HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrse Ēashku nuk ka tė drejtė

Andi Bushati -- nga Andi Bushati, TemA - mars 2009

Ēdo mėngjes, pėrpara se tė shkoj nė punė, kur kaloj pėrkrah kopshtit tė pėrēudnuar dhe tė zhveshur nga simbolet kinematografike tė akademisė “Marubi”, e kuptoj qė Kujtim Ēashku nuk ka pasur tė drejtė.

Sa herė mė kujtohet ajo vizitė e para do kohėve nė ambientet e kėsaj akademie, kur Ēashku me pasionin e njė njeriu anormal mė tregonte pėr ēdo kthinė tė saj, vazhdoj tė mendoj se ai nuk ka pasur tė drejtė.

Sa herė qė miq tė mi vazhdojnė tė mė kujtojnė filmat kult tė shfaqur tė enjteve nė mbrėmje, them se ai e ka pasur gabim. Aq mė tepėr mė pėrforcohet ky mendim, kur ndjek nė shtyp polemikėn, pėr qira, metra katrorė, parį tė papaguara, kontrata tė shkelura.

Po, po, nė fakt, Kujtim Ēashku dhe ata pak pedagogė apo studentė qė e mbėshtetėn nuk kanė tė drejtė.

Janė mė tė privilegjuar se shumėkush. Dikur qeveria Nano i ka dhėnė 200 metra falas pa qira pėr tė filluar aktivitetin e akademisė “Marubi”. Pikėrisht ky “favor” u pėrdor pėr tė thithur fonde tė huaja e pėr tė ngritur atė ēka ėshtė sot “Marubi”. Njerėzit qė i njohin procedurat, thonė se edhe kjo sipėrfaqe e ofruar nga njė qeveri socialiste (qė duhet thėnė se nuk kishin ndonjė sensibilitet mė tė madh as pėr artin as pėr arsimin), nuk mbėshtetet nė asnjė ligj. Madje, po tė dėgjosh argumentet e tyre prej burokratėsh race, Kujtim Ēashku rezulton thjesht njė plaēkitės. E ka tetėfishuar kėtė sipėrfaqe nė favor tė tij. Nuk paguan qira pėr ato ambiente qė ka nė dispozicion, e kėtu arrin kulmin ironia e zyrtarėve “politikisht korrektė”: pas gjithė kėtyre, Kujtim Ēashku do tė zaptojė edhe oborrin qė rrethon shkollėn e tij.

Ēdokush qė do tė lexonte paragrafin e mėsipėrm, do tė ishte i gatshėm tė pranonte madje edhe prangosjen e kėtij grabitėsi me petk artisti, njėsoj si ata qė shkaktuan Gėrdecin, qė rrėmbyen troje, apo qė u marrin ryshfet qytetarėve.

E po t’i shtosh kėtyre argumenteve ligjore edhe ato morale, bėhen vėrtet shumė. Ata qė thonė qė Kujtim Ēashku nuk ka tė drejtė, flasin edhe nė emėr tė barazisė. Po pse t’i bėhet favor Ēashkut, kur kėtė gjė mund ta kėrkonin sa e sa kineastė tė tjerė tė nivelit tė tij? Po pse t’i bėhet favor njė shkolle tė lartė si “Marubi” e mos t’i bėhet njė gjė e tillė edhe tė gjitha universiteteve tė tjera private?

Po, ėshtė e vėrtetė. Tė gjitha kėto qėndrojnė. Pėr tė gjitha kėto Kujtim Ēashku nuk ka pasur tė drejtė.
Tė drejtė kanė tė gjithė atė qė e shohin nė mėnyrė burokratike e tė ftohtė kėtė ngjarje.

Por, nė fakt ajo nuk ėshtė e tillė. Sepse ajo nuk mund tė shihet vetėm nga ky kėndvėshtrim nga ēdo njeri qė ka njė lloj bonsensi dhe vizioni pėr t’i ēuar gjėrat pėrpara. Kujtim Ēashku, energjik, aventurier, donkishotesk dhe i ēartur, pati ēmendurinė tė fillonte njė shkollė pėr filmin dhe mediet vizive nė njė vend ku dihet se nė ē’gjendje kanė pėrfunduar kėto tė fundit. Me kokėkrisjen e tij, ai nuk tentoi tė niste njė biznes, megjithėse nė letra figuron si i tillė. Tė gjithė operatorėt e arsimit privat nė treg mund tė dėshmojnė lehtėsisht se me 30 studentė ėshtė pothuajse e pamundur tė jetosh e jo mė tė pėrfitosh. Me ėndrrėn e tij irracionale, ai tentoi tė bėnte njė shkollė pėr tė mbajtur gjallė atė pasion dhe atė zanat, tė cilit i kishte kushtuar njė pjesė tė mirė tė jetės sė tij. Kush e ka vizituar akademinė “Marubi”, e di mirė se Kujtim Ēashku ka transferuar aty edhe bibliotekėn dhe orenditė e shtėpisė sė tij. Se me marrėzinė e tij, ai donte t’i kthente muret e rrėnuar tė ish-Kinostudios, pėr pronėsinė e sė cilave ngrefosen sot shtetarėt shqiptarė, nė njė shtėpi tė artit.

Kush ka pasur tė bėjė me “Marubin”, e ka pasur tė lehtė tė dallojė diferencėn me pjesėn tjetėr, jo vetėm tė ambientit tė pėrgjithshėm, por edhe tė ambientit tonė kulturor. Kush e ka vizituar apo e ka frekuentuar atė, e ka parė dhe prekur lehtė qė ajo ėshtė njė gjė ndryshe, njė gjė e veēantė si tė gjitha prodhimet dhe frytet qė rrjedhin nga pasioni, ēmenduria, ideali dhe donkishotizmi. E tillė ėshtė akademia “Marubi”. Por e keqja sot ėshtė se askush nuk po do ta masė me kėtė metėr. Ta shohė nga ky kėndvėshtrim. Qeveria shqiptare as nuk po pyet pėr njė dimension tė tillė. Pėr tė, Ēashku dhe bashkėpunėtorėt e tij janė thjesht shkelės tė ligjit. Askush nuk ka ngritur njė pyetje themelore: A ėshtė ky njė model i mirė?

A rrezaton kulturė? A prodhon artistė? A ėshtė njė nismė pėr tė mbajtur me shpirt nė dhėmbė njė flakėz arti tė vėrtetė nė njė ambient tė mbytur nga banaliteti dhe komercializmi? Pėrpara se tek akademia “Marubi” tė ēoheshin policėt, u duhej dhėnė pėrgjigje kėtyre pyetjeve. E nėse pėrgjigjet pėr to ishin pozitive, zgjidhja do tė ishte shumė mė e lehtė. Kush e ka ndjekur historinė e kulturės dhe kinemasė nė kėto vitet e fundit, e mban mend mirė se sa polemikė dhe kundėrshtime pati njė ligj i parlamentit shqiptar pėr tė financuar me fonde shtetėrore ngritjen e njė biznesi siē qe kinemaja e parė e rihapur pas njė dekade nė Tiranė. Edhe ajo qe njė nismė private. Dukej absurde qė shteti tė ndėrhynte. Por kjo ‘shkelje rregullash e barazie” solli ngritjen e njė rrjeti kinemash nė qytetet kryesore te vendit dhe kthimin e filmit te qytetarėt. Pavarėsisht se njė shembull i tillė nuk ėshtė mė ilustruesi pėr mėnyrėn se si rrodhėn mė pas ngjarjet, ai tregon se ligjet mund tė bėhen dhe mėnyrat mund tė gjenden, nėse jemi tė bindur pėr qėllimin.

Por, nė rastin e akademisė “Marubi” askush nuk ēau kokėn, as pėr qėllimin, as pėr kulturėn. As pėr atė qė mund tė arrihej, as pėr simbolin qė rrezatonte njė nismė si ajo e Ēashkut. Aq mė pak e ēanė kokėn pėr guximin, pasionin, qoftė dhe donkishotizmin apo ēmendurinė e njė njeriu qė do tė bėjė diēka mė shumė se ajo ēka i ofron realiteti.

Kujtim Ēashkut nuk u munduan t’i ofrojnė zgjidhje, e trajtuan si gjithė shkelėsit e rėndomtė tė ligjit, duke i ofruar vetėm mėnyrėn burokratike tė tė parit tė gjėrave. Ai u pėrball, si shumėkush nė historinė e kėtij vendi, me ligėsinė, brutalitetin e nė rastin mė tė mirė moskokėēarjen, qė bie mbi tė gjithė ata qė duan t’i ēojnė gjėrat pėrpara. T’i bėjnė ato mė mirė.

Prandaj, kur ēdo mėngjes kaloj pėrpara kopshtit tashmė tė shkatėrruar tė akademisė “Marubi”, e kuptoj qė Kujtim Ēashku e ka pasur gabim. E kuptoj qė e ka pasur gabim, kur dėgjoj njė nga mbrojtėsit e tij ligjorė tė mė ankohet se ai u bėrtiste: “Jeni talebanė” atyre zyrtarėve tė lartė, me tė cilėt shkonte tė negocionte. E kuptoj qė e kishte gabim, se kėrkonte ta mbėshtesnin nė ato zyra ku askush nuk fliste gjuhėn e tij. E kuptoj qė e kishte gabim, kur shoh se i kontrollojnė metrat katrorė tė njėjtėt njerėz qė s’kontrolluan njėherė fėmijėt qė ē’montonin predha nė fabrikėn e vdekjes. E kuptoj qė e kishte gabim, kur shoh se si shndėrrohet nė njė ēėshtje kombėtare oborri i njė shkolle filmi nga tė njėjtėt njerėz qė rrėmbejnė tokat e bregdetit.

E kuptoj qė Kujtim Ēashku nuk ka se si tė ketė tė drejtė, kur do qė aventura dhe ēmenduria e tij beninje, tė miratohet nga ata njerėz qė janė mėsuar tė vjedhin dhe tė shkatėrrojnė duke u mbėshtetur nė ligj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara