HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kartat e identitetit dhe inkriminimi i njė shoqėrie informale


Arben Ēokaj -- nga Arben Ēokaj, 16 janar 2009

Fotografia biometrike nga njėra anė merret pėr identifikim, ndėrsa shenjat e gishtave nė anėn tjetėr pėr inkriminim. Pse duhet tė penalizohet nė mėnyrė hipotetike njė shoqėri e tėrė? Nė rast se ndodh njė krim diku, dhe organet e sigurisė kanė si provė edhe shenja gishtash, databaza e qytetarėve shqiptarė do kėrkohet se mos shenjat e gjetura korrespondojnė me njė person tė caktuar nė databazė. Teknikisht nuk ka asgjė tė keqe kėtu, por, a mund tė gabohet nė njė rast tė tillė? Dhe mė e keqja, sa tė sigurtė jemi pėrkundrejt manipulimit? Shenjat e gishtave tė marra nga databaza mund tė projektohen mbi njė skenė krimi pėr tė shpikur autorin e krimit.

Ka raste edhe nė vende tė ndryshme, qė organet e sigurisė e shpikin autorin e krimit pėr tė justifikuar paaftėsinė e tyre nė gjetjen e autorit dhe shenjat e gishtave janė njė mjet identifikimi i fortė, i cili edhe mund tė manipulohet pėr qėllime tė caktuara. Shoqėritė perėndimore nuk e kanė aplikuar kėtė metodė identifikimi, vetėm kundrejt emigrantėve si potencialisht kriminelė, jo se nuk dinė dhe se nuk kanė para pėr ta bėrė, por qytetarėt e mėsuar me mundėsitė e abuzimit nuk e lejojnė lirinė e tyre tė shpėrdorohet apo vihet nė dyshim nga organet e sigurisė. Unė nuk di asnjė vend tė zhvilluar perėndimor qė aplikon njė metodė tė tillė regjistrimi me shenja gishtėrinjsh. Edhe fotografia biometrike nuk ka nevojė tė bėhet njė statujė e fryrė politike sikur po shpikim rrotėn. Ėshtė njė proces thjesht paksa mė i shtrenjtė dhe paksa mė i saktė.

Marrja e shenjave tė gishtave Siguria e kartave shqiptare tė identitetit nuk vjen vetėm nga elementėt e sigurisė sė kartės, por varet ndjeshėm edhe nga serioziteti i organit qė e lėshon dhe sidomos nga serioziteti i politikės qė luan shteti shqiptar. Nuk mund tė integrohemi vetėm sepse bėjmė disa karta tė sigurta, po nuk e shoqėruam kėtė tendencė integrimi me njė shtet tė rregullt, me dinjitet dhe mė pak korrupsion e banalitet shtetformues. Duket se kryeministri Berisha do qė tė kompensojė shkallė e lartė tė pasigurisė nė vend, krimet qė ndodhin tek ne edhe qėllimshėm, dhe demokraturėn qė ofron pas 18 vjetėsh, me njė kartė plastike, ku dėshiron ta mbushė me shenja gishtėrinjsh tė shqiptarėve, pėr tė treguar se ėshtė i besueshėm.

Histeria e radhėve pėr t'u pajisur me kartat e identitetit nė Tiranė vjen mė tepėr si rezultat i kėrcėnimeve dhe sanksioneve tė bėra nga qeveria shqiptare nė lidhje me kėtė proces, se sa nga ideja qė kartat e identitetit janė ēelėsi i zgjidhjes sė halleve tė qytetarėve. Me sa di unė, asnjė vend i BE-sė nuk i ka detyruar banorėt e tij, qė tė japin shenjat e dhjetė gishtave pėr t'i depozituar ato nė njė chip. Njė databazė, qė ruan tė dhėnat personale tė njerėzve, bėhet monopol i njė firme tė huaj Sagem Securité, e cila bashkėpunon me njė firmė shqiptare Aleat shpk dhe Ministrisė sė Brendshme.

Firma qė ka fituar tenderin me koncesion tė kėsaj marrėveshjeje, bėn atė qė i kėrkojnė. Por marrja e shenjave tė gishtave nė kėtė botė tė informacionit dhe tė teknologjisė sė lartė, jo vetėm qė rrit koston e prodhimit tė kartave, rrit koston dhe kohėn e punės pėr t'i lėshuar ato, por dėmton ndjeshėm dhe pashmangshėm edhe sigurinė e qytetarėve shqiptarė. Kartat e identitet dhe pasaportat biometrike mund tė kenė shkallė tė lartė sigurie edhe pa qenė e nevojshme tė kenė shenjat e gishtave. Konfigurimi i kockave tė fytyrės nė njė fotografi biometrike ėshtė i mjaftueshėm pėr sigurinė qė kėrkohet.

Nė botėn e rrezikuar shqiptare e plot halle, dhėnia e shenjave tė gishtave pėr qytetarėt shqiptarė dhe cenimi i sigurisė pėrmes tyre tingėllon ndoshta sot si qesharake, por duke pasur parasysh faktin, se me anė tė kėsaj teknologjie, koncentrohet mė shumė pushtet nė mė pak duar, njė ditė dhėnia e shenjave tė gishtave mund tė kthehet nė njė incident tė dhimbshėm manipulimi.

Pėrderisa nė shoqėrinė shqiptare, pėrgjimi i telefonit celular nga policia apo shėrbimi informativ i shtetit ėshtė bėrė njė "hobby", kjo e pakrahasueshme me asnjė vend tjetėr. Askush nuk ngre zėrin e arsyes me forcė, pėr t'i thėnė NDAL kėsaj masakre tė organeve tė sigurisė kundrejt qytetarėve tė lirė tė njė vendi. Shenjat e gishtėrinjve mund t'i shėrbejnė njė ditė organeve tė sigurisė pėr tė pėrndjekur mė lehtė njė person tė targetuar. Me kėtė shkallė korrupsioni, qė ka zyrtari i sotėm shqiptar, me kėtė dėshirė prej tė ēmenduri pėr tė bėrė keq dhe pėr tė parė keq, qė nga zilia, smirėzia e kushtet e vėshtira tė jetesės, ka hyrė kaq thellė nė ndėrgjegjen e njerėzve, askush nuk mund ta pėrjashtojė mundėsinė e inkriminimit tė njė personi, nė njė skenė krimi, duke i shfrytėzuar pikėrisht shenjat e gishtėrinjve, qė ai ka tė depozituara nė databazėn e regjistrit themeltar tė qytetarėve, pronė e Ministrisė sė Brendshme.

Njė person i caktuar mund tė akuzohet pėr kryerjen e njė krimi edhe pa qenė fare nė vend-ngjarje, vetėm duke projektuar shenjat e tij tė gishtėrinjve nė vendin e krimit. Dhe kjo me teknologjinė e sotme nuk ėshtė e vėshtirė pėr t'u bėrė. Kjo pra ėshtė inkriminim i personit nė mungesė. Atėherė, pse duhet ne si qytetarė t'u besojmė kaq shumė organeve tona tė sigurisė, shpeshherė joserioze dhe tė korruptuara?

Unė nuk e di se sa ėshtė direktivė e BE-sė njė proces i tillė, qė nuk e zbaton asnjė vend anėtar i saj. Le tė marrim Gjermaninė, Greqinė etj. Ato kanė karta identiteti kartoni me fotografi, tė plastifikuara - jo karta plastike me chip elektronik 76 MB. Vende tė BE-sė vazhdojnė t'i kenė kartat e tilla, tė thjeshta, ose nuk kanė fare karta identiteti, si psh. danezėt. Qytetarėt danezė janė tė gjithė tė regjistruar por nuk ka karta identiteti pėr shtetasit, vetėm pėr emigrantėt. A do i bėjnė danezėt njė ditė kartat e identitetit sipas kėtyre direktivave tė BE-sė? Kėtė nuk mund ta them me siguri. Pasi BE nė organizimin e saj mbėshtetet mbi vullnetet e lira tė shteteve pėrbėrėse dhe jo ēdo vendim i saj ėshtė normativ pėr vendet pėrbėrėse.

Nė Danimarkė, nėse merret njė vendim pėr tė bėrė kartat e identitetit me chip, ku do merren shenjat e gishtėrinjve, do tė duhej mė parė njė referendum popullor. Dhe jam i sigurt, qė popullsia daneze do tė votonte kundėr kėsaj ideje. Jam i sigurt se edhe nė Shqipėri, nėse do tė ishin pyetur qytetarėt me referendum, edhe shqiptarėt do tė kishin thėnė JO! Askush nuk ka dėshirė tė dhunojė tė drejtat dhe liritė e veta. Por kryeministri ynė nuk pyet askėnd. Majlinda Bregu do thoshte nė kėtė rast, "Ku dinė kėta nga kjo!", se kujton qė veē saj, tė gjithė janė budallenj. Berisha i merr me entuziazėm e padije vendimet, sa pėr tė kaluar radhėn, dhe njė ditė kur qytetarėt ta marrin vesh se koka e kryeministrit mendon shtrembėr, mund tė jetė vonė. Nė rastin konkret, shenjat e gishtėrinjve do mbesin aty, nė njė databazė, qė kushedi se kush do tė ketė hyrje nė tė. Aq mė tepėr kur shkalla e sigurisė nė kėtė vend ėshtė tepėr e ulėt dhe "siguria" politike fokusohet mė tepėr nė nxjerrjen nga ambientet e saj tė njė gazete guximtare si TemA, se sa nė ruajtjen e sekretit shtetėror apo privacinė dhe interesat e qytetarėve.

Njė fjalė e urtė daneze thotė: "Kurrė mos i merr vendimet me lugėn bosh." Shqiptarėt po detyrohen pėrdhuni nga qeveritarėt e tyre, qė tė kryejnė njė veprim, i cili njė ditė mund t'i penalizojė, pėr shkak tė njerėzve tė korruptuar nė organet e sigurisė, qė inskenojnė pėrndjekje tė paturpshme dhe falsifikojnė fakte e prova, pėr tė ngritur akuza tė rreme kundrejt kritikėve, konkurrentėve apo kundėrshtarėve politikė. Pjesė e kėtij procesi, me mundėsi manipulimi, mund tė bėhen vetė ata, qė sot kanė pushtetin nė dorė dhe nga padija, nėnshtrimi apo koncepti i jevgut qė bėhet mbret, po i detyrojnė qytetarėt shqiptarė t'i nėnshtrohen njė procesi tė dorėzimit vullnetar tė shenjave tė gishtėrinjve, gjė qė shkel rėndė tė drejtat dhe liritė themelore tė individit.

Pasqyrat e evropianėve pėr tė marrė arin afrikan, janė pėrdorur nė kohėn e kolonizimit. Portugezėt, spanjollėt pushtues etj., shkonin nė vendet afrikane, u jepnin nga njė copė pasqyrė dhe si kėmbim merrnin arin e tyre. Banorėt e paditur vendas kėnaqeshin me pasqyrat dhe nuk kishte problem pėr ta tė dhuronin arin, tė cilit nuk ia dinin vlerėn. A mos jemi ne njė fis - tribu afrikan? Kėshtu po na trajton kryeministri. Nė kėtė rast, ndjen keqardhje pėr shoqėrinė tonė tė vuajtur, qė pėr hir tė faktit se ka nevojė tė pajiset me karta identiteti, nuk ngre asnjė pikėpyetje pėr pasigurinė, qė vjen nga depozitimi i shenjave tė gishtave nė njė databazė tė pasigurtė.

Ka mundėsi qė qeveritarėt tanė kanė vėnė re njė praktikė, qė disa nga vendet e BE-sė ndjekin kundrejt emigrantėve. Emigrantėt shqiptarė kur aplikojnė pėr leje-qėndrimi nė Itali, Greqi, etj., duhet tė depozitojnė shenjat e gishtave atje. Kjo ndoshta jua ka ēuar ndėrmend kėtė ide qeveritarėve tanė, ta konsiderojnė tė gjithė popullin shqiptar si emigrantė, dhe tė kopjojnė sjelljen e disa shteteve anėtare tė BE-sė kundrejt emigrantėve, pėr ta aplikuar kėtė mbi njė popull tė tėrė. Mendoj se kjo politikė e qeverisė kundrejt qytetarėve shqiptarė duhet tė ndryshojė menjėherė, pasi kriminelit i merren shenjat e gishtave, jo njė qytetari normal. Ėshtė mungesė dinjiteti ta detyrosh qytetarin tė bėjė njė veprim tė tillė. Dhe kartat mund tė bėheshin mė shpejt duke shmangur njė procedurė tė panevojshme. Se tė tjerėt na shohin me bisht tė syrit dhe duan ndoshta tė na inkriminojnė, pse duhet ne t'ia bėjmė kėtė gjė vetvetes?

Botuar nė gazetėn TemA

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara