HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Meditim pėr falsitetin e njė zonje


Arben Ēokaj -- nga Arben Ēokaj, 21 janar 2009

Respekt pėr njerėzit me ngjyrė
"He mar Anton*, a ke fillu tė merresh me zezakė tash a?!" - dėgjohet njė zė nga prapa dhe Antoni kthen kokėn. Ndodhet nė njė kokteil nė Ambasadėn Amerikane. Gruaja qė flet, ėshtė shtrirė sa gjerė e gjatė nė njė kolltuk tė ambasadės dhe me njė gotė nė dorė e zgėrdhirje nė fytyrė, shikonte nga Antoni dhe bashkėbiseduesi i tij me ngjyrė. Ishte njė kohė para se PD tė vinte nė pushtet, nė 2005.

"Si jeni zonjė?" - i drejtohet nė anglisht zonjės nė fjalė njeriu me ngjyrė. "Jam shefi i sigurisė sė Ambasadės." Zonjės i ngriu buzėqeshja nė buzė pėr gafėn qė kishte bėrė dhe u mundua tė rregullojė vetveten. Shefi i sigurisė sė ambasadės nuk di shqip, por fjalėn 'zezak' e kupton me siguri. Ai kapėrceu me takt fyerjen, qė i bėri zonja nė fjalė pėr racėn e tij dhe bėri sikur nuk ka kuptuar asgjė.

Kėto ditė u betua Presidenti i 44-t i SHBA-s, qė ka tė njėjtėn ngjyrė lėkure, si shefi i sigurisė sė Ambasadės Amerikane nė Tiranė. Zonja mendjelehtė u nis nga Shqipėria pėr tė marrė pjesė nė ceremoni. Kjo zonjė, qė pėr hir tė vėrtetės zotėron sasinė e nevojshme tė cinizmit dhe falsitetit, u takua edhe me Hillary Clinton, i dha asaj nė kuti njė dhuratė para kamerave, duke menduar me vete se, "ja, me kėtė, e bleva Hilarin". Lajmet shqip nga Amerika tregonin se kjo zonjė, qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė ceremoni (pasi Berisha ka frikė tė udhėtojė jashtė), ishte ulur nė tribunėn e personaliteteve. Amerikanėt tregojnė respekt, por sa i respekton kjo zonjė amerikanėt dhe Presidentin e tyre me ngjyrė?

Bėj keq, meqė nuk mundesh tė bėsh mirė
Zonja Topalli e ndjen peshėn e tė padėshiruarit nė politikė. Ajo vuan qė tė duket, qė tė dalė nė dritė - nuk i mjafton posti qė ka. Ka dėshirė tė adhurohet e tė kthehet nė njė Evita Peron, apo Ledi Dianė, qė tė adhurohet nga tė gjithė, por "zemrėn e ka tė ligė" mė thoshte njė mik njė ditė, qė e njihte nga afėr. Nė faqet e revistės sė saj Kuvendi, ajo ka publikuar 41 fotografi tė saj. Egocentrizmi dhe narcisizmi i saj, i kalon parashikimet. Ajo po vuan nga dėshira e madhe pėr t'u dukur, pasi e sheh se politika qeverisėse ka dalė jashtė binarėve, me metodat agresive qė pėrdor nė abuzime dhe dhunėn kundrejt mediave, etj. Znj. Topalli nuk mund ta mbajė peshėn e pushtetit dhe pėr tė ruajtur pozicionin e saj, ajo ngaqė nuk i bėn zemra tė bėjė mirė, po pėrdor organet e sigurisė, qė i binden, pėr t'u bėrė keq njerėzve.

Banner nė Shkodėr pėr vit tė Ri
Banner nė Shkodėr pėr vit tė Ri 2009

Paniku qė u ka hyrė nė nėnndėrgjegje, i bėn ata tė padurueshėm. Nga njėra anė shohim "sukseset" e qeverisė, si nė filmin "Orwell '84" dhe nė anėn tjetėr imponimin fshataresk tė njė zonje, e cila ėshtė e mbushur me urrejtje e hakmarrje (qė tani i ėshtė shfaqur nė fytyrė), si rezultat i tė qenit viktimė e persekutimit, nė kohėn e komunizmit dhe pėr shkak se ka qėndruar gjatė krah njė politikani, qė nuk di ndryshe veē tė pėrdorė metodat e poshtėrimit, kulaē e kėrbaē. Znj. Topalli kujton se nuk ka rrugė tjetėr pėr sukses, vetėm tė pėrdorė metoda kėrcėnuese, dhe ka kohė qė urdhėron sipėrmarrje pėrndjekjesh tė stilit Kafkian, nėn psikologjinė e steriotipit "Gra tė pushtetshme". Por, sa jetėgjata dhe efektive kanė pėr tė qenė kėto metoda?

Si e njohin dhe sa e respektojnė shkodranėt Jozefinėn
Njė ditė po prisja nė ambientet e Prokurorisė sė Shkodrės. Nė stol po rrinin tre gra tė moshuara shkodrane. Vajza e njėrės prej tyre ishte e martuar me njė amerikan, qė punonte nė Bondstill, Kosovė. Se ē'kishin njė punė nė prokurori, por qė nuk mundėn ta kryenin. Ato ditė, znj. Topalli ishte shprehur "kapeni pėr zhelesh" deputetin Balla dhe gratė filluan tė flisnin pėr kėtė, me njėrin nga rojet.
"E meriton me i lėshu nja 20 tė burgosur e me e shqy pėr kambėsh" - tha njėra nga gratė. "Mirė ka thanė pėr tė Ahmet Osja" - u hodh e tha diēka roja, qė nuk e dėgjova, por me siguri nė Shkodėr e dinė shumė njerėz, se ēfarė ka thėnė pėr tė ish-drejtuesi i Institutit tė misrit e orizit, kur Jozefina punonte aty.

Nė biseda ndėrmjet shkodranėve ėshtė e pamundur tė mos pėrmendėsh nėn zė Jozefinėn, qė shkodranėt e etiketojnė me nofkėn "Nexhmija e Shkodrės". Kjo ka ardhur ngaqė Jozefina nuk lė asnjė shkodran tė dalė nė dritė, pa kaluar rruga nga ajo. Jozefina, me ndihmėn e organeve tė sigurisė dhe militantėve tė PD-sė, synon ta poshtėrojė dhe diskretitojė personin dhe kush ėshtė nė gjendje ta durojė poshtėrimin e saj, mundet edhe tė marrė njė pjesė nga keku i hajnisė sė pasurisė publike, nėn hyqmin e saj.

Marrėdhėniet me znj. Topalli nuk janė dhe nuk mund tė jenė tė barabarta dhe me respekt reciprok. Ajo ėshtė kapoja, tė tjerėt janė nėn tė, lango, qė i binden verbėrisht. Ose kundėrshtarė, qė ajo ka njė dėshirė perverse pėr t'i dhunuar, me ndihmėn e organeve tė sigurisė. "Nėse dėgjon Jozefina tė flasėsh keq pėr tė, tė vė 20 vetė nė shpinė pėr tė tė vrarė" - mė paralajmėroi njė ditė njė biznesmen nė Shkodėr, i cili ka nė pronėsi njė kafené nė qendėr. Kjo ėshtė ndjenja reale e shkodranėve pėr Jozefinėn, por asaj duket se i intereson mė shumė ta druajnė se ta duan e respektojnė. Dhe kjo pėrzierje ndjenjash e ka bėrė atė tė vuajė pasojėn e mosdashjes, prandaj ajo ka nevojė tė vetė-lavdėrohet pėr tė kompensuar panikun, qė e ka kapur nga humbja e pritshme.

Falsitet nė ligjin kundėr dhunės nė familje dhe tė drejtat e grave
Ishte nėntor 2007. Nė e-mailin e faqes sime pėr Shkodrėn me vjen njė mesazh nga zyra e znj. Topalli me titull: "Java Ndėrkombėtare kundėr Dhunės nė Familje". E mora kėtė shkrim dhe e publikova nė faqe, tė shoqėruar me njė foto joshėse tė Kryetares sė Kuvendit. Me 31 dhjetor marr njė mesazh urimi pėr vitin e Ri, nė emėr tė familjes Topalli. Unė nuk i kisha dėrguar akoma ndonjė urim znj. Topalli, dhe e vlerėsova kėtė gjė si shenjė respekti, qė ajo tregonte pėr mua, siē mund tė tregojė pėr tė tjerėt. Pėr dy-tre ditė rresht ndodhen disa gjėra tė pakėndshme, nga organet e sigurisė (pa etiketuar ndonjė), qė mė lanė njė shije tė keqe. Nga pėrvoja e mėparshme me znj. Topalli dhe veprimet e saj kontradiktore (tė stilit kulaē - kėrbaē), fillova tė ndėrmendoj ndonjė nga metodat e saj cinike e poshtėruese.

Paralelisht me sa mė sipėr, nė tetor - nėntor 2007, familja e njė vajze, tė cilėn vėllai im e kishte kėrkuar pėr nuse, filloi tė sillej ēuditshėm. Dukej qartė njė ndikim i pushtetarėve mbi kėtė familje, meqė prindėrit e vajzės punojnė tė dy nė administratė. Me atė qė u pa mė tej, ndjenjat e vajzės u injoruan dhe mbi tė fitoi dhuna, jo vetėm e familjes por edhe njė ndėrhyrje kriminale e policisė nėn dirigjimin e njė deputeti pa emėr, tė cilėt pėrhapnin thashetheme dhe shpifje kundrejt reputacionit tė vajzės. Tė gjitha kėto, tė urdhėruara nga zonja fisnike me emrin Jozefinė. Shiko artin e verbėr tė intrigave qė pėrdor kjo zonjė.

Nga njėra anė bėhet promotore nė hartimin e ligjeve kundėr dhunės nė familje, pėr tė cilat mė dėrgon e-mail edhe mua, dhe nė anėn tjetėr ėshtė ajo e para, qė i dhunon pikėrisht tė drejtat e njė vajze tė re, 17-18 vjeēare, dora e sė cilės ishte kėrkuar nga vėllai im mjek. Me tė njėjtin falsitet, ajo organizon edhe mbledhjet me gra nė rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė, sikur ajo vėrtetė po shqetėsohet pėr to... ashtu si pėr vajzėn nė fjalė, qė ndėrhyri pėr t'i dėmtuar tė ardhmen.

Goditje ndaj fjalės sė lirė
Kėto ditė pata njė bisedė me gazetarin Vasel Gilaj. Ai ishte mjaft i acaruar. Mė tregoi se pas njė lajmi tė dhėnė nė TV Kopliku, i cili kishte tė bėnte me farsėn e organizimit tė protestuesve para Presidencės pėr ligjin e dosjeve, nėn 'kujdesin e veēantė' tė znj. Topalli, ai ishte pezulluar nga puna. Pronarėt e TV-sė i kishin thėnė atij se, deri pėr zgjedhje ai mund ta marrė rrogėn, por nuk duhet tė shkelė nė TV, pasi kjo ishte njė kėrkesė e Nexhmijes. Siē shihet, znj. Topalli, dhe jo vetėm ajo, nuk pushojnė nga puna njerėz vetėm nė administratė, por edhe nė sipėrmarrjet private. Kaq egėr i ka hyrė ajo, dhe jo vetėm ajo, pėrpjekjeve pėr ta marrė pushtetin me forcė nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Kam kujtuar se drejtuesit e lartė tė PD-sė do i thirrin mendjes dhe nė vend tė forcės, ata do tė pėrdornin alternativėn mė tė mirė, pėr ta merituar fitoren nė zgjedhje. Por jo! Duket qartė se ata kanė shkuar tepėr larg nė korruptimin e tyre, si njerėz e si politikanė dhe ka mundėsi qė alternativa mė e mirė nė PD, kėrkon largimin e vetė Berishės, tė znj. Topalli e tė ndonjė tjetri, nė mėnyrė qė Partia Demokratike tė marrė frymė demokratikisht dhe tė konkurrojė nė zgjedhje, pėr t'i fituar ato me meritė. Berisha dhe krahu radikal nė PD, afėr tij, nuk janė tė pėrgatitur qė tė tėrhiqen, pavarėsisht se politikat dhe veprimet e tyre kanė rėnė ndesh edhe me normat e demokracisė, qė kėrkohen nga aleatėt tanė perėndimorė.

* Emri Anton ėshtė pėrdorur nė vend tė emrit tė vėrtetė.

Botuar me shkurtime nė: Shekulli

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara