HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nuset, apo deputetėt e Shkodrės?


Arben Ēokaj -- nga Arben Ēokaj, 9 shkurt 2009

Sistemi i ri elektoral mund tė nxjerrė kėtė herė nė Shkodėr edhe deputetė tė majtė, gjė qė ka qenė e vėshtirė, thuajse e pamundur me sistemin e vjetėr. Mė parė, PD kishte "tė fortit e lagjes" nė Shkodėr dhe ishte mė e favorizuar pėr njė fitore tė plotė. Tani, nė listėn prej 11 deputetėsh, qė do tė dalin nė Qarkun e Shkodrės, kandidatėt e PD-sė synojnė tė gjithė tė hyjnė nė gjashtėshe. Edhe militantėt mė fanatikė tė PD-sė, ata qė ia dhanė votėn asaj nė tė mirė e nė tė keq, nuk shkojnė mė shumė se tek numri 6 nė 11-tė. Ka gjasa tė jetė edhe mė keq se kaq, prandaj u sulmua PDK.

Ajo qė kemi vėrejtur nė kėtė traditė politike 18 vjeēare ėshtė fakti se, deputetėt veriorė, sidomos ata tė Shkodrės, nuk janė aktivė sa duhet nė parlamentin shqiptar. Duke qenė disi tė 'fjetur', pėrfaqėsuesit shkodranė kanė lėnė njė investim si rruga Shkodėr - Hani i Hoti pa u kryer, qė prej 12 vjetėsh. Znj. Topalli favorizohet disi nga kreu i PD-sė dhe ka pasur rol tė dukshėm, por ajo nuk di tė drejtojė. Me mėnyrėn arrogante tė sjelljes sė saj, me ligėsitė qė u bėn "nėn tokė" njerėzve, etj., ajo i ka pėrhapur vetvetes njė reputacion tė keq nė elektorat, saqė ka njerėz pranė PD-sė nė Shkodėr, qė mendojnė se, znj. Topalli mund tė mos kishte fituar fare nė njė sistem mazhoritar, nė atė formė siē ka qenė deri tani.

Por nėse kjo ėshtė e vėrtetė, a duhet atėherė qė znj. Topalli tė futet nė listėn e deputetėve tė Shkodrės, apo ta kryesojė listėn pėr Partinė Demokratike? Berisha e ka shumė pėr zemėr atė, dhe sot ėshtė mjaft i rrezikuar, qė tė fillojė e tė tallet me tė, siē ka bėrė mė parė me Pjetėr Arbnorin, Gjovalin Bzhetėn, etj. Pėr arsye se sistemi i ri elektoral, kuoton femrat nė 30 % pjesėmarrje, kėsaj radhe, znj. Topalli nuk ka pse tė shqetėsohet. Ajo do tė vetė-vihet e para nė listėn e deputetėve tė PD-sė pėr Qarkun e Shkodrės, dhe do marrė me vete nė gjashtėshen e parė edhe njė femėr tjetėr, ndoshta tė bindurėn Arenca Troshani.

Kryetari aktual i PD-sė nė Shkodėr si dhe deputeti Astrit Bushati, pavarėsisht mos-dėshirės sė klanit tė Jozit, qė i do tė gjitha pėr vete, ai ka mundėsi tė sigurojė njė emėr nė listė. Ajo qė thuhet ėshtė e vėrtetė: znj. Topalli nuk ka mė asnjė mik, pėrveē Berishės, sa tė zgjasė edhe kjo miqėsi, se uragani i PD-sė nuk i ka miqtė fort tė qėndrueshėm. Topalli i bėn tė gjithė armiq. Por ka mundėsi se kjo mėnyrė sjelljeje dhe gjėra tė tjera qė merren me mend, i kanė dhėnė asaj mundėsinė qė tė ketė sukses nė politikėn shqiptare - ka marrė njė post tė lartė, tė cilin nga padija e ligėsia po e shqelmon vetė dita nė ditės.

Kėsaj here ajo ka dėshirė tė godasė sa tė mundet, nėse Berisha e dėgjon. Topalli nuk pyet pėr interesat e PD-sė, por tė vetat personale. Deri sot, Berisha i ka dėgjuar sugjerimet e saj, pėr ta kthyer zonjėn Topalli nė panterėn e zezė, pėr tė mos thėnė, tmerrin e politikės shkodrane. Sipas tė gjitha kalkulimeve, nėse PD dėshiron tė pėrfaqėsohet me dinjitet para elektoratit tė Qarkut tė Shkodrės, asaj i duhet tė fusė nė gjashtėshen e parė katėr deputetė nga Shkodra, njė nga Malėsia e Madhe, dhe njė nga Puka. Dy femrat e gjashtėshes janė znj. Topalli dhe njė tjetėr. Po dy meshkujt shkodranė, kush e kanė fatin tė jenė?

Zemra, Jozefinės i thotė tė marrė Lorenc Lukėn, kreun aktual tė Bashkisė Shkodėr, por Lorenci nuk mund tė jetė nė dy poste njėherėsh. Duhet tė lėnė njėrin. Atėherė ajo do mundohet tė fusė nė listė dikė, qė nuk e shqetėson, apo konkurron atė. Astrit Bushati mund tė jetė i parrezikshėm, dhe ai do ta ndėrronte pa problem postin e deputetit, se paguhet mė mirė, me kreun e degės sė Shkodrės. Po tjetri? Pyetje e vėshtirė, kur kihet parasysh se nuk ėshtė vetėm raporti femra dhe meshkuj, qė duhet respektuar nė kėtė pėrfaqėsim, por ėshtė edhe raporti fetar, qė luan rolin e tij. Nėse Astriti hyn nė listė, atėherė znj. Topalli duhet tė zgjedhė njė kandidat tė besimit katolik, qė kuptohet, tė jetė besnik i saj.

Por, kush do tė jetė kandidati nė gjashtėshe nga Malėsia e Madhe? Gjovalin Bzheta do tė ishte mė i pėrshtatshmi, pasi ka reputacion tė mirė, dhe e merr votėn e malėsorėve mė me dinjitet, se kėta tė tjerėt, qė jemi mėsuar t'i shohim nė parlament, nga Malėsia e Madhe. Ka njė problem. Bzheta, ka pasur dy mandate, si i zgjedhur i PD-sė dhe pavarėsisht reputacionit tė mirė, ai ka njė konflikt tė kaluar me znj. Topalli dhe kreun e PD-sė Berisha. Dihet se barku ndikon shumė nė trurin e politikės shqiptare. A do mundet Berisha ta mposhtė inatin e brendshėm dhe tė bėjė zgjedhjen e duhur nė kėtė rast? Nuk e besoj. Sa i pėrket znj. Topalli, ajo e di fort mirė, se ish-deputeti Bzheta ėshtė mė pak i rrezikshėm pėr tė, se sa ish-polici dhe deputeti aktual Ramiz Ēobaj. Ky i fundit mund tė ishte prekur edhe nga ligji i lustracionit, pasi nė kohėn kur ne rrėzonim sistemin komunist, ai punonte nė Min. Brendshme.

Deputeti Ēobaj nė vetvete, ose "nusja", nuk e pėrfaqėson si duhet Malėsinė e Madhe, as qė mund tė krahasohet pėr nga reputacioni politik, dinjiteti e karakteri me ish-deputetin Bzheta. Ēobaj banon nė Tiranė dhe lidhjet me Malėsinė i ka ngaqė e ka prejardhjen prej kėtej; ēon ndonjėherė traun e doganės, pa pyetur pėr premtimin e Berishės, bėn ndonjė pisllėk profesional me ish-kolegėt e tij nė polici, dhe ka futur ndonjė tė korruptuar nė konsullatėn e Selanikut, etj. qė u bė objekt vėzhgimi edhe nga "Fiks Fare". Gjėra kėto, qė megjithėse janė kundėr tij, mund tė mos ndikojnė nė pėrzgjedhjen e tij tė mundshme, pasi ai mbėshtetet nga grupi pranė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Bode.

Herėn e fundit, kandidatura e tij u kundėrshtua brenda PD-sė nga znj. Topalli, e cila me kėtė rast donte tė favorizonte kandidatin socialist, Lekė Ēukaj. Por me sugjerim nga Besnik Mustafaj, Berisha kėmbėnguli nė pėrzgjedhjen e kandidaturės sė Ramiz Ēobajt. Kjo histori e vjetėr, e mban gjallė shpresėn e deputetit Ēobaj pėr futjen e tij nė gjashtėshen e parė tė listės sė Shkodrės, pavarėsisht se "mėkatet" e tij nė elektoratin e zonės, ku ėshtė zgjedhur, mund tė shkaktojnė njė reagim negativ kundėr vetė listės sė PD-sė, nėse ai pėrzgjidhet. Pėr kėtė ėshtė paralajmėruar edhe vetė Berisha, aq mė tepėr qė znj. Topalli dhe klani i saj nė Shkodėr, nuk kanė marrėdhėnie tė mira me deputetin nė fjalė, si konkurrent i mundshėm.

Nga fushata e fundit, mė kujtohet njė episod. Ēobaj u zgjodh deputet falė besnikėrisė se kryetarit tė Komisionit Zonal, Gjelosh Prendi, tė cilin mė pas e la nė baltė dhe kreu edhe veprime kundėr interesave tė tij, duke e lėnė aktualisht tė papunė. Kishte manipulime nė 3-4 kuti dhe zgjedhjet mund tė ishin kontestuar. Nė kohėn kur Astrit Bushati u zgjodh deputet nė balotazh, ai vendosi ta festonte fitoren e tij nė Shkodėr. Kur e ftuan deputetin e zgjedhur Ēobaj tė merrte pjesė nė festime, ai tha: "Nuk ka vend pėr dy nuse nė njė festė..." dhe pėr kėtė arsye ai nuk mori pjesė.

Zgjedhėsit e zonės 3 nuk do tė harrojnė 'oratorinė origjinale' tė deputetit tė tyre, aspirant pėr njė vend nė gjashtėshe. Ai u tha atyre nė njė mėnyrė tė transformuar: "Nėse mė rren (gėnjen) njė herė, tė raftė (rėntė) pika ty; nėse mė rren dy herė, tė raftė pika ty dhe mu; nėse mė rren tre herė, mė raftė pika mu..." Nuk mbetet tjetėr vetėm tė qeshim ha, ha, ha... pėr kėtė shqipėrim gjenial. A do tė arrijė z. Ēobaj t'i gėnjejė pėrsėri zgjedhėsit e vet, siē bėri herėn e parė? Kjo mbetet pėr t'u vendosur nga strukturat e PD-sė nė qendėr dhe nga vetė zgjedhėsit nėse duan t'u bjerė pika...

Botuar nė gazetėn Sot

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara