HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


E djathta e rrezikuar


Arben Ēokaj -- nga Arben Ēokaj, 24 shkurt 2009

Demat kanė filluar tė ndeshen nė njė para-fushatė elektorale maratonė. Krerėt e partive kryesore vendosen pėrballė alternativės sė fitores, ose humbjes shkatėrruese. Mė tė rrezikuarit janė dy mė tė mėdhenjtė, Berisha dhe Rama, tė cilėt i konsiderojnė kėto zgjedhje si kulminante pėr karrierėn e tyre: ose tėrhiqen nga drejtimi i partisė, ose fitojnė. Ndėr mė pretendentėt, Ilir Meta, luan me bllof. Me njė politikė agresive dhe pritshmėri tej realitetit, ai synon tė faktorizohet aq shumė, sa tė mbijetojė. Por duket se synimi, qė i ka vėnė vetes, ėshtė tepėr i lartė. Kaq i lartė do tė jetė edhe ēmimi, qė do paguajė.

Supozohet se LSI mund tė fitojė maks. 10 % tė votave tė pėrgjithshme, por sondazhet tregojnė mė pak, rreth 5-6%. Me njė matematikė tė thjeshtė, kjo i bie tė marrė 7-8, maks. 14 deputetė. Ndėrsa Meta pretendon 35. Me ligjin e ri elektoral, e majta e sotme favorizohet sė tepėrmi pėr tė fituar dhe pėr ta mbajtur pushtetin gjatė. Veēanėrisht me lėvizjet e fundit tė PD, e cila, e mbyllur nė kullė, ka punuar ēuditėrisht keq, pėr tė rrėnuar partitė e djathta, duke izoluar kryetarėt e tyre, nė pėrpjekjen e saj pėr t'i patur tė gjitha pėr vete. Sado e fortė tė jetė PD, gjė qė nuk rezulton e tillė, pėrsėri ajo e ka tė pamundur tė fitojė shumicėn e vetme, vetėm nė rast se zgjedhjet manipulohen.

Berisha, gjithēka pėr vete
Tashmė dihet nga tė gjithė, se Berisha erdhi tek studentėt nė dhjetor 1990, i dėrguar nga presidenti Ramiz Alia. Kur ai u shpreh kėshtu para studentėve, ata filluan tė kundėrshtojnė. Unė iu afrova atij, sapo kreu mitingu, dhe i thashė: "Nuk bėhet propagandė nė raste tė tilla..." Ai mė shtrėngoi fort dhe mė tha nė mėnyrėn e tij, plot patos: "Ju dua me gjithė shpirt..." Koha tregoi, se kjo nuk ishte e vėrtetė.

Berisha u bashkua me njė alternativė popullore anti-komuniste, nė kohėn kur komunizmi po binte. Njerėzit kishin arsye tė besonin diku, por kujt duhej t'i besonin ata? Askujt nuk do i shkonte mendja nė atė kohė se, Berisha nuk do ndryshonte aspak nga drejtuesit tradicionalė shqiptarė, qė u shėrbejnė skemave tė gatshme dhe hipin nė pushtet vetėm pėr tė pasuruar familjen e tė afėrmit e tyre, jo me punė, por duke abuzuar me fondet publike. As analistėve mė tė mirė shqiptarė, qė e njihnin Berishėn nga afėr, nuk u shkonte mendja se Berisha i sotėm do tė shmangte politikisht mė parė njė Mero Baze, se sa njė kushėrirė tė sė shoqes. Kėto taktika janė importuar nga Fazlliēi. Berisha luajti njė politikė tė dyshimtė, problematike gjatė gjithė kohės, dhe sot kur ai nuk mund ta mbajė mė veten, nga pėrkeqėsimi i shėndetit, po del nė dritė se paska qenė demagogu mė i besueshėm nė politikėn shqiptare.

Berisha ėshtė tepėr i plakur pėr tė drejtuar njė fushatė fitimtare, nė kohėn kur faktori ndėrkombėtar, SHBA dhe BE kanė dhėnė sinjale tė qarta se, nuk i mbėshtesin disa nga nismat ligjore tė tij, si psh. ligjin pėr lustracionin, dhe nuk i aprovojnė aspak, pėrkundrazi i kundėrshtojnė me forcė veprimet agresive tė qeverisė kundrejt mediave, akademisė sė filmit "Marubi", dhe mė gjerė. Edhe kontrata me BG&R ka gjasa tė mos pėrsėritet, kėshtu qė nuk dihet se ēfarė planesh ka Berisha pėr tė fituar. Ndoshta me njė mega-manipulim tė votave, pėrmes kartave tė reja tė identitetit, tė cilat mund tė prodhohen nė njė numėr mė tė madh, nga sa ėshtė numri i popullsisė. 100 mijė tė tilla do tė kryenin mjaft punė...

Manipulimi i zgjedhjeve, njė formulė mbijetese
Njė student i vitit 1996, mė tregon se ai bashkė me studentė tė tjerė, ku merrte pjesė edhe gazetarja e njohur Anila Basha (nė atė kohė studente e padjallėzuar), kanė qenė pjesė e njė manipulimi zgjedhor, duke votuar pėr Alush Shimėn, kandidat i PD, me nga 10 fletė votimi njėherėsh. Letrat ishin tė gatshme - mjaftonte t'i hedhėsh nė kuti. Shima fitoi, por mandati i tij nuk zgjati, pasi ngjarjet e rėnda tė vitit 1997 pasuan pikėrisht ato zgjedhje. Kushdo qė sot mendon tė manipulojė zgjedhjet, dhe ky mund tė jetė kryeministri enigmatik, duhet te kujtojė ngjarjet rrėnqethėse, kur shteti shqiptar u thye nė kurriz. A ėshtė i gatshėm Berisha tė rrėnojė pėrsėri shtetin shqiptar, vetėm pėr tė fituar? Kėsaj nuk i dihet...

Sot ėshtė mė e vėshtirė tė manipulohen votimet, por rreziku ekziston dhe kartat e "sigurta" tė identitetit, tė cilat pajisen edhe me shenja gishtėrinjsh, mund tė bėhen fare thjeshtė pré e njė abuzimi tė paramenduar, si nė vitin 1996. Njeriu qė pėr 18 vjet rresht, nė bashkėpunim, e bėri lėmsh politikėn shqiptare, duke marrė mbi vete atribute qė nuk i meritonte, nuk i dihet sot se ēfarė plani ka, si zgjidhje gjeniale, pėr tė fituar zgjedhjet e ardhshme. Si mundet PD tė fitojė, kur ka njė tė majtė kundėr, e cila gjithsesi mbledh shumicėn e votave dhe nė tė njėjtėn kohė, ka kundėrshti tė forta brenda saj?

Media ėshtė nėn presion tė vazhdueshėm. Njė gazetė e guximshme (TemA) ėshtė mbyllur, njė shkollė filmi (Marubi) bllokohet, kriminaliteti dhe pasiguria nė vend janė rritur. Pėrgjimet nga njėra anė dhe agjentėt civilė tė policisė nė anėn tjetėr, survejojnė vazhdimisht veprimtarėt politikė, qė janė shprehur kritikė ndaj politikave qeverisėse. Pėrndjekje tė tilla janė bėrė aq tė bezdisshme nė Shkodėr, sa imponohen me harbutėri. Po ndodhin shumė gjėra tė dyshimta dhe kjo nuk ėshtė shenjė aspak e mirė pėr standardin e zgjedhjeve tė ardhshme. Zgjedhjet janė tė rrezikuara. Me ose pa fitoren e Berishės, e djathta shqiptare ka tė drejtė tė ndjehet e rrezikuar, pasi ajo u mashtrua qė nė fillim tė demokracisė dhe nė 18 vjet tranzicion, ajo nuk arriti tė merrte pronėn e trashėguar. Edhe tė persekutuarit politikė, si pjesė integrale e tė djathtės shqiptare ndjehen tė zhgėnjyer nga politika e Berishės, e cila dėmshpėrblen njė numėr tė vogėl drejtuesish tė tyre dhe jo masėn e gjerė tė tė persekutuarve.

Diktati nė Shkodėr
Nė Shkodėr vazhdon diktati mono-parti. Vota e shkodranėve vidhet nga drejtuesit e PD. Njė votė e vjedhur, sjell pushtet tė vjedhur dhe abuzim me tė drejtat civile e pasurinė e pėrbashkėt. Njerėzit janė mėsuar tashmė me kėtė verdikt hajnie, nga pafuqia e tyre pėr tė kundėrshtuar. Nė kushte tė tilla, drejtuesit e PD nė Shkodėr kanė mundur tė mbijetojnė me njė pushtet arrogant, dhe kanė dalė nė krye njerėz pa vizione politike, servilė e tė paaftė. Mėnyra e pėrzgjedhjes sė njerėzve nė politikėn mono-parti ka krijuar klanin e Jozit, i cili kontrollon me arrogancė politikėn shkodrane dhe mė gjerė. Frymėmarrja nė demokraci ėshtė konkurrencė mes alternativash, por kjo bllokohet dhe kalon nė ngėrē pikėrisht nga drejtues politikė tė tipit simbolik si Topalli, ish-polici Ēobaj, kryetari fluturak i Bashkisė, Luka etj., tė cilėt demokracinė e barazojnė vetėm me fitoren e tyre. Duke i marrė tė gjitha pėr vete, deri edhe tė drejtat familjare, ata janė bėrė tė padurueshėm pėr tė tjerėt dhe mbėshtetėsit kanė filluar tė rebelohen.

Ndėr tė parėt qė ngriti zėrin kundėr rreshtit, ishte deputeti i PD Gilman Bakalli. Ai nuk mund tė rrinte gjithė kohėn duke parė qafėn e kolegut para tij. Sot deputeti shkodran, bashkė me avokat Ngjelėn, janė bashkėthemelues tė njė partie tė djathtė, pasi pėr tė dy, PD nuk kishte vend pėr alternativa brenda saj. Disa parti tė vogla kanė krijuar "Polin e Lirisė" - njė lėvizje e djathtė, qė shtrihet nga qendra deri tek e djathta konservative. Nė politikė duhet tė tėrheqėsh fort nga njėra anė, qė tė dėgjohesh. Kėtė po bėn edhe Meta nė krahun tjetėr. Por sa efektive do tė jenė kėto taktika pėr elektoratin e stėrlodhur e tė keq-ushqyer shqiptar? Nėse Meta ishte kryeministėr nė kohėn kur u vodh thesari i shtetit, dhe ka pasur mundėsi tė marrė njė dorė tė mirė parįsh, qė duket se kanė filluar t'i mbarohen, po "Poli i Lirisė", qė pėrfaqėson njė alternativė tė djathtė, a ka parį tė mjaftueshme, qė tė luajė politikė nė kohėn e sotme? Dhe politikė tė djathtė, madje!

Botuar nė gazetėn TemA

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara