HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rebelim nė periferi


Arben Ēokaj -- nga Arben Ēokaj, mars 2009

Ndėrsa pushteti i PD po bėhet gjithnjė e mė i ashpėr e kontrollues nga pasiguria e zgjedhjeve tė ardhshme, militantėt dhe mbėshtetėsit e saj, njė pjesė e tė cilėve u zhgėnjyen pas ardhjes nė pushtet tė partisė sė tyre, kanė humbur tashmė durimin dhe po rebelohen. Pritshmėria e tyre nuk u shpėrblye me njė qeverisje tė mirė, apo me zgjidhjen e halleve tė tyre dhe varfėria ėshtė ulur kėmbėkryq nė vatrat e tyre nga papunėsia e mundėsitė e pakta tė jetesės.

Jemi nė prag tė fushatės elektorale dhe zgjedhėsit mendojnė se pushtetarėt e tyre kujtohen pėr ta vetėm nė kohė fushatash. Por kush do i fitojė zgjedhjet kėtė herė? Kjo ėshtė njė pjesė e shqetėsimit.

Nga matematika e Jozefinės tek ekuacioni i Sokol Olldashit
Nė njė bisedė nė studio, gazetari Baton Haxhiu e pyeti znj. Topalli: "Nė zgjedhjet e ardhshme, njė sondazh tregon se PD fiton shumicėn, por jo aq shumė sa pėr tė krijuar qeverinė. Me kė do tė krijoni koalicion, me PS apo me LSI?" Zonja Topalli u zu ngushtė nga kjo pyetje dhe ngaqė nuk kishte mundėsi tė thoshte "kėtė e di doktori...", ajo tha diēka tė paqartė: "nuk ėshtė e thėnė tė hysh nė parlament... ne bėjmė qeveri edhe me parti jashtė parlamentit..." Rroftė logjika dhe matematika e saj. Pėrgjigjia nuk do koment, pėr tė kuptuar dimensionin politik tė njė zonje, qė ėshtė katapultuar pa meritė, nė majėn e shtetit tė sotėm shqiptar. Ndėrsa ministri Olldashi, nė njė artikull gazete plotėson se, bashkėpunimi i PD me legalistėt dhe PDI, do tė ishte ekuacioni i fitores sė tė djathtės nė zgjedhje.

Tani para zgjedhjeve, fitorja e PD duket se ėshtė mė shumė njė dėshirė, se sa njė mundėsi reale. Premtimet e pambajtura, aferat korruptive tė zyrtarėve tė lartė dhe tė familjes Berisha, konflikti me partnerėt ndėrkombėtarė etj., duket se e kanė zbehur ndjeshėm ndikimin e PD nė elektorat. Njerėzit kanė humbur besimin dhe janė bėrė agresivė. Mund tė pritet njė eskalim mė i madh i situatės. Tė djathtėt shqiptarė dhe shtresa e tė persekutuarve ndjehen me tė drejtė tė zhgėnjyer nga qeverisja.

Manipulim me tė persekutuarit politikė
Nė njė takim nė Tamarė, Malėsi e Madhe, znj. Topalli foli pėr tė persekutuarit e zonės, ku evokoi ndjenja pikėllimi e dhembshurie pėr atė kohė tė shėmtuar, qė vrau padrejtėsisht burrat dhe patriotėt e malėsisė. Por ndjenjat nuk mjaftojnė. Nė fund tė takimit, ajo u ndesh me protestėn e njė banori tė atjeshėm, i cili e pyeti pėr dėmshpėrblimin e tė persekutuarve. Folėsja e Kuvendit bėri sikur nuk dėgjoi, ndėrroi rrugė dhe nuk u pėrball me kėrkesat e banorit nė fjalė.

Kėshtu ndodhi edhe nė takimin e datės 20 shkurt 2009, nė sallėn e Muzeut Historik Kombėtar, nė Tiranė. Takimi u mbyll sapo pjesėmarrėsit e persekutuar filluan nga salla t'i kujtonin folėses sė Kuvendit, se nė kėto 18 vjet, vetėm ėshtė premtuar dhe nuk ėshtė bėrė shumė pėr tė kompensuar vuajtjet e tyre. Disa tė persekutuar anti-komunistė sollėn me siguri nė kujtesėn e tyre edhe ngjarjen e vitit 2007, kur znj. Topalli urdhėroi gardėn t'i largonte ata me forcė nga ambientet e Kuvendit. Nė atė kohė, znj. Topalli urdhėroi punonjėsit e saj, qė tė mos merren mė me shoqatėn anti-komuniste dhe tė persekutuarit politikė. Sidoqoftė, ajo tani po pėrshpirtet pėr humbjet e tyre tė mėdha, qė qeveria realisht nuk ka kėllqe, t'i dėmshpėrblejė. Dhe ngaqė qeveria tani i koncentron paratė vetėm pėr fushatėn e ardhshme elektorale, takimet me tė persekutuarit politikė mbeten nė vetvete, vetėm deklarative.

Tjegullat e Jozefinės
Kėto ditė, mediat njoftuan se pranė shtėpisė sė folėses sė Kuvendit nė Shkodėr, u gjet lėndė plasėse nė njė mėngjes. Kėsaj nuk i thonė shaka. Zonja Topalli, ka kohė qė ndjehet e frikėsuar. Ajo u ka bėrė dėm shumė njerėzve, duke krijuar vetėm armiq. Nė Shkodrėn anti-komuniste, ku njerėzit i kanė hedhur tė parėt nė qafė litarin bustit tė Stalinit, nuk duhet harruar se shkodranėve nuk u pėlqen tė tallesh me ta.

Nė vizitėn e saj tė fundit, ditėn e karnavaleve, znj. Topalli shfrytėzoi rastin tė pėruronte rrugėn pedonale nė pjacė tė Shkodrės, njė investim tepėr i madh pėr njė rrugė kaq tė vogėl. Shfrytėzoi rastin se njerėzit ishin mbledhur pėr karnavalet, se ka mundėsi tė mos i mblidheshin fare njerėz. Asaj i kujtohet njė nga vizitat e fundit nė Shkodėr, kur eci mbi 500-600 m., nė pjacėn e Shkodrės dhe asnjė njeri nuk u ndal pėr ta pėrshėndetur. "Nė fshatin e vet, nuk i respektojnė profetėt..." - mendon ajo me vete, por ka mundėsi qė shkodranėt tė jenė lodhur me mėnyrėn konjukturale tė drejtimit politik, qė ajo u ka ofruar atyre.

Folėsja e Kuvendit u ndodh para njė situate tragji-komike. Ndėrsa po fliste pėr Shkodrėn e re, pėr Shkodrėn e ndryshimit tė madh, disa tjegulla tė vjetra u rrėzuan nga njė ēati, dhe znj. Topalli u lėshua pėrdhé, mbi tė, rojet fizike tė saj. Ngjarja u filmua nga njė kameraman lokal. Pasi u qetėsua, znj. Topalli iu drejtua kameramanit tė ri: "A ke filmuar gjė?" "Po, gjithēka", i tha ai. Ajo foli diēka me njė nga rojat e sigurisė, qė u drejtua pėr nga kameramani, dhe ky i fundit si nė filmat mafiozė, ia mbathi nga frika, dhe u shpėtoi rojave tė sigurisė sė saj. Mė pas kameramani u lidh me Fiks Fare, pėr t'ia dėrguar kasetėn atyre.

Njerėzit e Jozefinės, tė lidhur me policinė, ia arritėn tė hyjnė nė kontakt me kameramanin, i afruan atij si fillim pesė mijė lekė dhe nė njė bisedė personale me vetė zonjėn Topalli, kameramani i ri u bind t'ia jepte kasetėn asaj. Duke qenė njė grua me pėrvojė, nuk besoj tė ketė qenė e vėshtirė pėr znj. Topalli tė bindte kameramanin e ri. Kėshtu qė ne mbetėm pa e parė nė TV trimėrinė e koktejit laēiano-shkodran.

Topat me dėborė tė deputetit Ēobaj
Njė nga zgjedhėsit e zonės 3 mė pati treguar njė herė se, gomat e makinės sė deputetit Ēobaj, u shpuan nė njė fshat tė zonės sė tij elektorale. Kur e mora nė telefon mė vonė, qė tė mė tregonte emrin e fshatit, ku kishte ndodhur ngjarja, banori mė tha jo pa sarkazėm: "ti e di se na i pėrgjojnė telefonat, a do tė mė lėsh pa bukė, tė mė kėpusin rrogėn..." Shiko se me ēfarė merret deputeti ish-polic? Edhe njė fshatari tė thjeshtė ia ka futur frikėn, se i pėrgjon telefonin! Kjo ėshtė mėnyra e vetme, me frikė, presion e terror psikologjik, qė ish-polici deputet synon tė mbledhė votat, nė zgjedhjet e ardhshme, nėse futet nė listė.

Nė kėto ditė prag-fushate, Komuna Rrethina nė Shkodėr kishte mbledhje. Kėshilltarėt e komunės kishin kėrkuar tė vinte edhe deputeti i zonės, i cili mori pjesė nė mbledhje. Pati debate tė ndryshme dhe pakėnaqėsi, sidomos nga banorėt e fshatit Bardhaj e Bleran, pėr shkak tė mungesės sė investimeve nė fshatrat e tyre. Meqė kryetari i komunės nuk guxonte tė shkonte nė Bleran, shkoi mė pas deputeti i majmur si grua shtatzėnė, qė duket se shumė shpejt do tė marrė pushimin e lindjes. Nė debat e sipėr, deputeti u detyrua tė largohej nga revoltimi i banorėve, pasi ata gati sa nuk kaluan nė konflikt me tė. Imuniteti i deputetit dhe profesioni i tij i vjetėr, duket se e shpėtuan kėsaj radhe deputetin "nuse", pa u sulmuar me topa dėbore, qė ishin pėrgatitur nga banorėt e fshatit.

Botuar nė gazetėn Sot

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara