HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Topi, presidenti i duhur


Arben Ēokaj -- nga Arben Ēokaj, 11 mars 2009

Nė njė bisedė tė hershme me disa miq qė banonin nė Bruksel, ndėr ta njė punonjės i lartė i tatimeve sot nė Shqipėri si dhe njė ish-diplomat shqiptar, ata kėmbėngulnin nė idenė se "mbreti belg nuk ka asgjė nė dorė, tė gjitha i ka kryeministri". Duke qenė banor dhe shtetas i njė mbretėrie si Danimarka, dhe duke kuptuar rolin e njė mbretėrie demokratike, unė kundėrshtoja, duke thėnė se mbreti ka shumė nė dorė. Biseda e zakonshme postmoderne e mbushur me thėnie e kundėrthėnie ndėrmjet shqiptarėsh, u tensionua pėr njė moment, por pėrfundoi me konkluzionin se, po tė mos ishte mbreti, Belgjika mund tė shpėrbėhej ndėrmjet francezėve dhe flamangėve. Kaq pak kishte nė dorė mbreti - unitetin e kombit...

Njeriu qė respekton institucionet
Nė tranzicionin e stėrzgjatur shqiptar, politika ka pasur dhe ka njerėz me koncepte perėndimore, qė duan ta bėjnė Shqipėrinė si gjithė Evropa dhe punojnė si evropianė. Por jo tė gjithė kanė mundur tė ndriēojnė me politikėn e tyre, pėr shkak tė realitetit tė ashpėr politik shqiptar. Fatkeqėsisht, njė dorė politikanėsh me kulturė e koncepte arabike-bizantine, ia kanė arritur tė dominojnė kulturėn dhe mentalitetin politik shqiptar dhe pėrcaktojnė mėnyrėn kėrmillore tė ecjes sė Shqipėrisė nė rrugėn e integrimit euro-atlantik, duke krijuar pengesa ligjore e konceptuale dhe duke zgjatur tranzicionin.

Presidenti Topi nė OKB
Presidenti Topi nė OKB

Pėrkundėr kėtyre tendencave, shfaqet Presidenti i Republikės me njė model tjetėr drejtimi, me modelin perėndimor tė krijimit tė institucioneve tė forta e tė pavarura dhe respektimit tė veprimtarisė sė tyre. Kjo ėshtė njė detyrė mjaft e vėshtirė nė Shqipėrinė e sotme. Rruga institucionale, e shoqėruar me njė kontroll tė rreptė, i forcon institucionet gradualisht dhe e bėn shtetin mė tė fortė. Nė jetėn tonė tė pėrditshme, tė mbushur me vėshtirėsi, konflikte e dilema, ne qė merremi me gazetari dhe median e shkruar, ndodhemi shpesh nė dilemė. Jo gjithmonė shkrimet tona kuptohen drejt, apo japin efektin e duhur. Por kur ndodh qė ndonjė shkrim ka impakt pozitiv - kjo na bėn qė tė vazhdojmė mė tej, na motivon, qė tė mos ndalemi nė misionin tonė, pėr tė trajtuar tema, qė ndikojnė shoqėrinė shqiptare.

Personalisht prirem tė mos i shoh gjėrat zi. Kam qenė njė ndėr mbėshtetėsit publikė tė kandidaturės sė Topit pėr President, me njė koment nė kohėn e duhur, dhe pėr kėtė nuk jam penduar. Nėse Nano do tė ishte zgjedhur president, do tė kishim ngatėrresa tė stisura, nuk do tė kishim njė ekuilibėr tė pushteteve nė Shqipėri, nuk do tė kishim akuza shpėrdorimi ndaj zyrtarėve tė lartė, mund tė mos kishim fare kėtė klimė bashkėpunimi pozitė-opozitė, se do tė mungonte mirėbesimi pėr paketa ligjore nė procesin e integrimit nė NATO dhe nė BE. Mėnyra e punės sė Presidentit Topi nuk ėshtė njė protagonizėm fals e irritues, siē jemi mėsuar ta shohim shpesh te aktorėt e politikės shqiptare. Presidenti ka treguar deri tani se nuk ka dėshirė tė merret me thashethemet e pėrditshme tė politikės shqiptare dhe gjuha e tij ėshtė pikėrisht ajo, qė ai pėrsėrit shpesh, gjuha e dekreteve. Kjo ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr njė shtet ligjor.

Ekuilibri qė vjen nga presidenti
Si nė rastin e mbretit belg, qė "nuk ka gjė nė dorė", edhe Presidenti Topi ka treguar me punėn e tij, se di tė ruajė mjaft mirė relacionet mes politikės, shoqėrisė dhe institucioneve. Punėt e mira duan kohė, por presidenti Topi ia arriti tė shuajė me kujdes dhe punė institucionale kundėrshtitė e fillimit nga opozita, qė kontestonin mėnyrėn e zgjedhjes sė tij. Ashtu si nė rastin e parė, duke u munduar tė qėndrojė i paanshėm mbi palėt, presidenti Topi filloi tė sulmohej nga partia e tij, madje me akuza nga mė banalet, qė prekin nė sedėr ēdo kėnd, jo mė njė president. Nuk ka asnjė dyshim, qė presidenti Topi ėshtė produkt i Partisė Demokratike, por jo njė ushtar i bindur i kryetarit tė saj. Aq mė tepėr sot, ku ai ka tashmė njė rol tjetėr nė shoqėri, dhe krerėt e PD duhet ta kuptojnė, se jo gjithmonė ai mund t'i mbėshtesė nismat e tyre ligjore, sidomos kur ato bien ndesh me Kushtetutėn, siē ishte psh. rasti i ligjit pėr lustracionin.

Tė jesh president me njė kryeministėr si Berisha, qė do t'i marrė tė gjitha atributet pėr vete, qė nuk njeh institucione tė pavarura por vetėm ato qė i binden, ėshtė tepėr e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur tė shpėtosh pa u pėrgojuar. Me sa mbaj mend, asnjė president shqiptar deri tani nuk ka kthyer me mos-dekretim paketa ligjore tė miratuara nga mazhoranca, tė cilat pavarėsisht kundėrshtive, janė pranuar nė fund si tė tilla. Rekomandimet pėr ndryshime tė bėra nga Presidenti Topi, si pėr kodin zgjedhor etj., janė pranuar sepse ato ishin tė drejta dhe tė argumentuara ligjėrisht.

Njė president i suksesshėm ka nevojė edhe pėr njė staf tė zgjuar e tė kualifikuar, gjithashtu. Tė gjithė e pamė se sa me takt u kalua nė heshtje ligji pėr lustracionin. PS kėrkonte qė presidenti, njė ish i persekutuar i regjimit komunist, tė shprehej me mos-dekretim, ndėrsa PD kėrkonte qė ai tė shkelte nė dėrrasė tė kalbur. Manovrat e znj. Topalli dhe inskenimet e protestave tė disa tė persekutuarve para presidencės, kėrkonin qė presidenti tė shprehej me dekretim, nė kohėn kur ligji nė vetvete binte ndesh me Kushtetutėn. Por a duhej qė presidenti tė komprometohej? Pavarėsisht se kujt i pėlqeu ose jo, presidenti Topi bėri atė qė ka bėrė gjithmonė, punėn e duhur nė momentin e duhur.

Kultura e tėrheqjes para gabimeve tė paqėllimta
Tė mėsuar me njė kulturė politike, qė ka gjithmonė tė drejtė edhe kur humbet, shqiptarėt ishin dėshmitarė tė reagimit tė arsyeshėm tė Presidentit tė Republikės pėr rastin e dekorimit tė njė juristi, i cili kishte shėrbyer nė kohėn e komunizmit edhe pėr gjykime tė dėnueshme. Pas reagimit tė drejtė nga njerėz, qė kishin informacion tė saktė mbi personin e dekoruar, presidenti e pranoi gabimin e bėrė paqėllim dhe premtoi nė shfuqizimin e dekoratės sė dhėnė. Kjo tregon se nga pikėpamja njerėzore dhe politike, presidenti Topi ėshtė njė personalitet me njė arsye tė shėndoshė dhe jo pasionant, duke i peshuar mirė veprimet e tij. Ai nuk vepron si ndonjė politikan tjetėr prominent, qė i ngjan atij shoferit, makina e tė cilit po shkon drejt humnerės, por ai nuk ndalon, pėr forcė zakoni, ose pėr tė mos treguar dobėsi, para pasagjerėve qė ka nė makinė. Topi fut kėshtu nė politikėn shqiptare njė standard tjetėr, konceptin e arsyes: Kur e ke gabim, duhet tė tėrhiqesh, nė momentin mė tė mirė tė mundshėm!

Si ushtarėt qė bien nė fushėbetejė pėr mbrojtjen e vendit tė tyre, ashtu edhe presidenti humbet mbėshtetje politike, nė pėrpjekjen e tij pėr tė qenė garant i Kushtetutės, mbi palėt dhe i paanshėm nė veprimtarinė e tij, pasi kultura jonė politike ėshtė e njė niveli tė ulėt. Prandaj do tė ishte mė mirė, qė presidenti tė zgjidhej me votė popullore, nė mėnyrė qė posti i tij tė kushtėzohej nga vota dhe jo nga relacioni, qė ai mund tė krijojė me njė kryetar tė fortė partie.

Pavarėsisht kostos, qė presidenti paguan, duhet tė jemi tė qartė pėr atė qė mund tė ndodhte, nė kushtet e sotme, nėse nuk do tė kishim njė president tė ekuilibruar. I ndodhur mes dy palėve agresive, qė secila pėr vete do tė shqyejnė "kofshėn e luanit", menaxhimi i situatės nė vend bėhet mjaft kritik. Roli i Topit si garant i respektimit tė Kushtetutės bėhet tani edhe mė i vėshtirė para zgjedhjeve, ku rrėmbimi dhe euforia e Berishės pėrballet me njė tjetėr personalitet tė fuqishėm politik, atė tė Edi Ramės. Dhe kur bėhet fjalė pėr fitore, asnjėra palė nuk ėshtė e gatshme, apo e duruar pėr tė lėshuar pe, pėr tė toleruar.

Presidentit i duhet tani tė shėrbejė si katalizator qetėsues, si ftohės i moderuar i pasioneve politike ndėrmjet palėve. Kjo ėshtė mė e mira pėr vendin dhe rrugėn e ecjes pėrpara tė tij. Ndriēimi politik, qė jep presidenti Topi me veprimtarinė e tij, ėshtė mė tepėr se simbolik, ėshtė diēka aq e "parėndėsishme", sa ē'ėshtė edhe roli i mbretit belg, pėr unitetin e kombit. Dhe njerėzit ėshtė mirė ta dinė kėtė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara