HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ishulli i hipokrizisė

-- nga Andis Harasani

Pėrfytyroni pėr njė ēast njė fakir tė mjerė qė ka ulur kurrizin dhe mbi lakuriqėsinė e tij dikush rėndon me gjithė peshėn e krahut njė kamxhik lėkure. Numrin e goditjeve e numėron vetė viktima. Po ai nganjėherė ngatėrron shifrat, i kėrkon ndjesė tė zotit tė kamxhikut, vetėkorrigjohet, i tregon me gisht pjesėt e buta poshtė barkut ku mund tė godasė lehtėsisht dhe nė njė moment tė caktuar pyet gjithė respekt: do tė pushosh njė ēast? Dhe pastaj, ngrihet pak, drejtohet dhe me njė shami tė pastėr i fshin djersėt tė zotit tė kamxhikut. "Rifillojmė sėrish!", i njėjti zė dhe e njėjta skenė qė pėrsėritet, njė kurriz i pėrkulur dhe njė kamxhik qė vete vjen kurrizit, sikur do tė nxjerrė tė keqen qė mban barku i viktimės. Fatmirėsisht kjo mund tė jetė vetėm ėndėrr xhelati dhe jo makth viktime.

Ēfarė ka tė pėrbashkėt kjo skenė me politikėn e sotme shqiptare? Unė nuk kam dashur tė bėj njė paragonė tė tillė. Thjesht tregova njė histori dhe nuk kam dashur tė them se njeriu me kurriz nėn kamxhik ėshtė - largqoftė - publiku shqiptar nė vite dhe po ashtu, nuk kam dashur tė them se dora qė lodhet me kamxhik ka imunitet. Kushdo qė pėrqasje tė tilla tė rastit, i pėrkthen sipas realitetit qė po jetojmė, thjesht gabon; ato janė fare tė rastėsishme. Por kur kryeministri i vendit betohet se xhelatėt e djeshėm janė ende nė jetė publike dhe janė kushtėzues tė jetės publike, pak arsye kam qė tė mos e besoj. Ja qė kėshtu mė ndodh dhe ndonjėherė edhe e besoj atė.

Unė kam dashur vetėm tė tregoj se Shqipėria nuk ėshtė njė ishull dhe se eksperimente tė tilla me ndėshkim tė sė shkuarės, nuk mund tė bėhen nė vetmi, por kanė shumė e shumė dėshmitarė, brenda dhe jashtė vendit. Kam dashur tė bėj njė pėrsiatje fare tė zakontė pėr ligjin, qė nė gjuhėn e pėrditshme sot e quajmė, ligji pėr dosjet. Dhe sapo kujtoj kėtė togfjalėsh, skena qė pėrshkrova mė sipėr, zgjatet mė tej: dora le mėnjanė kamxhikun dhe nis tė mjekojė plagėt e kurrizit tė dėrmuar. I garanton plot patos dhe me njė zė emfatik shėrim tė shpejtė duke i treguar duart e pastra tė futura nė doreza mjeku pėr tė siguruar higjienė tė pėrkryer.

Nė kėto kushte nuk ndahet dilema: Mirė qė pėr njė moment pėrdor kamxhikun, por a ėshtė e drejtė tė pėrdorė dhe "farmaceutikėn" pėr tė shėruar? E thėnė ndryshe dhe e thėnė nė mėnyrė direkte: ish-sigurimi i shtetit ishte njė armė e dashur e ish-komunistėve tė djeshėm nė pushtet. Njė armė qė ka sjellė shumė gjėma dhe ka bėrė shumė bėma. Por a ėshtė mė shumė fajtore arma pėr krimin apo dora qė e krijoi dhe truri qė e ideoi? Domethėnė, a ėshtė mė shumė fajtor sigurimsi qė tashmė pėrfytyrohet si njė mistrec shtatshkurtėr, i zi nė fytyrė dhe me kasketė nė kokė apo komunisti i tribunave dhe i organizatave bazė qė tė bėnte gjėmėn i veshur me kostumin e intelektualit tė kohės, bluzėn e mjekut apo tirandat e inxhinierit?

Akoma mė troē pėr kėdo, ka mė shumė tė drejtė Sali Berisha, ish-komunisti i djeshėm nė trup e shpirt tė dėnojė tė pėrlyerit me dosjet apo Taulant Balla, miku im qė ende nuk ka mundur tė shohė pėr shkak tė moshės njė dosje me sy? Duhet tė presim qė dekomunistizimin e kėtij vendi tė munduar ta bėjė njė komunist apo tė kėrkojmė atė tė na e sjellė si pilulė shpėtimtare Gjergj Bojaxhiu i KESH-it nėse bėhet nesėr kryetar i PD-sė sė Tiranės, siē dhe thotė? Si mundet qė tė na bindė pėr tė shkuarėn vetė e shkuara jonė, si mund ta besoj mė shumė Saliun sesa Bumēin, fjala vjen?

Me shembuj tė tillė lokalė mund tė vazhdohet pafund. Por hataja ngjan kur nė luftė me tė shkuarėn, e sotmja jonė qeverisėse na nis njė luftė tė marrė me gjithė dynjanė. Me SHBA-nė qė nuk ka jetuar njė ditė nėn komunizėm e kemi tė lehtė tė japim leksione antikomuniste dhe kur e bėjmė me njė superfuqi, ėshtė e lehtė ta bėjmė me gjithēka tjetėr qė lėviz e prodhon politikė kėtej nėpėr Evropė, me BE, me KE, me OSBE. Sikur tė reagonin australianėt, edhe atyre do t'u kujtonim se nė Luftėn e Dytė Botėrore luftuan bashkė me sovjetikėt komunistė tė Stalinit.

Edhe senatorit McCarthy do t'i dukej vetja komunist pėrballė antikomunistėve tanė. Kėsodore, bota sa vjen dhe bėhet mė e vogėl, kurse Shqipėria jonė, nėn qeverisjen e qeveritarėve tanė, nis e bėhet njė ishull ndriēues, nga i cili duhet tė mėsojė gjithė ēfarė mbetet pėrreth. Sa pėr tė mos e harruar si detaj, ata janė nė krizė dhe recesion, ne na rritet GDP-ja si ferrat nė pranverė.

Ka shumė hipokrizi nė kėtė mesdimri. Ka shumė gėshtenja nė zjarrin tek i cili dikush kėrkon tė ngrohė duart dhe dikush pėrcėllon duart. Ligji ėshtė masha pėr t“i nxjerrė ato jashtė. Sepse gėshtenjat pėlcasin nė zjarr. Shpejt do t“u ikė dhe stina. Nė verė ai frut karakteristik i veriut tonė nuk shijon.

Fatmirėsisht, edhe dje, nėse ndokush kujtohet pėr skenėn qė pėrshkrova nė fillim, ka pasur gra e burra tė fortė qė nuk i kanė fshirė djersėt atij qė i godiste me kamxhik mbi shpinė. Fatmirėsisht ka pasur gra e burra tė fortė qė kanė shtrėnguar dhėmbėt dhe kanė ėndėrruar se njė ditė do tė kishte drejtėsi. Por atė nuk mund ta bėjė tjetėr kush veē atyre, veē tė tjerėve qė ose nuk kanė prekur kamxhikun me dorė, ose nuk bėnin sehir kur ai ulej dhe ngrihej mbi kurrizin e tė tjerėve. Nėse sot ajo skenė e tė shkuarės ėshtė e papėrfytyrueshme, tė paktėn, le tė na kursejnė hipokrizinė se po shėrojnė plagėt e djeshme duke pasur parasysh, sėmundjet e tė sotmes!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara