HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Faji individual dhe faji kolektiv


Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi, 6 mars 2009

Kur kam pėrmendur ndonjėherė kohėt e fundit Ylli Pangon nė shkrimet e mia shėnoja se ėshtė Ministėr i Kulturės (sė tij).

Kultura qė ai njeri rrezatonte ishte vetėm e tij, ajo nuk mund tė ishte jona, nuk mund tė ishte e njė populli dhe e njė vendi, qė sado i capėrluar nėn perandori, sfera tė ndryshme influence, diktatura, prapė e ka krijuar njė kulturė tė vetėn tė papėrsėritshme, pėr tė cilėn krenohemi.

Ndėrsa nga ministri Pango turpėroheshim shumė kohė pėrpara se tė bėnte turpet tė cilat pardje i pa gjithė Republika dhe mė tej.

E di, problemi ėshtė edhe i gjuhės shqipe. Nė pikėpamje semantike ėshtė shumė gabim tė thuash Ylli Pango, Ministėr i Kulturės, Lufter Xhuveli, Ministėr i Mjedisit etj., sepse kėshtu tė duket sikur ata mbulojnė ose duhet tė mbulojnė fushat pėrkatėse, (kur jo vetėm nuk i mbulojnė, por i zbulojnė dhe zhveshin me sa munden).

Mė e mira do tė ishte tė emėrtoheshin: Ministėr pėr Kulturėn, ose pėr Ēėshtje tė Mjedisit, sepse kėshtu s'do tė kishin tė paktėn pretendimin qesharak se pėrfaqėsojnė gjėra kaq tė mėdha saē janė kultura ose mjedisi i njė vendi.

Lajthitja semantike shoqėrohet me lajthitje financiare, administrative etj. etj. Nė tė vėrtetė njė ministėr „Kulture" nė Shqipėri nuk mund tė ministrojė asgjė, jo sepse tradicionalisht ėshtė njeri qė nuk ka tė bėjė me kulturėn, por edhe pse disponon njė buxhet qesharak, i cili nuk mund tė mbulojė as njė tė njėmijtėn e gjithė atyre gollave qė ka jeta kulturore e Shqipėrisė, as njė tė njėqindmijtėn e atyre shumave qė nevojiten pėr tė shpėtuar atė ēka ende ekziston nė trashėgiminė e kėtij vendi me kujtesė prehistorike, antike, mesjetare e ballkanike-orientale.

Kėshtu nė mjerimin e ministrave tanė tė kulturės, qė ashtu siē zgjidhen i shkojnė fare mirė malit tė pazgjidhshėm tė problemeve, i vetmi lehtėsim ėshtė qė gjejmė njė target, njė ministėr gati-gati njė fajtor pėr brengėn tonė, qė nė kėtė vend kultura nuk po zhvillohet. Atėherė bėjmė shkrime tė hidhura kundėr ministrive.

Por lehtėson kjo vėrtet?

Pėr t'u kthyer te ministri konkret Pango: ai ishte aq vulgar si ministėr i Kulturės (sė tij), saē ishte edhe nė mėnyrėn se si ua lypte dy vajzave nevojtare nė transmetimin e parmbrėmshėm, aq i parealizuar nė projektet gjoja madhėshtore qė „lanēonte" sa dhe nė pėrpjekjen pėr tė zbėrthyer kėmishat e kandidateve pėr punė nė ministri.

Para njė jave mė sulmoi nė shtyp nė mėnyrėn mė vulgare qė kam njohur nė gjithė kėta 18 vjet tranzicion, duke renditur njė listė shpifjesh pėr personin tim, por fyl dhe gjysmagjel siē ishte harroi qė asnjė gjyq nuk mund t'i kalonte ato shpifje pa i ndėshkuar me gjoba tė rėnda.

Pikėrisht njė dosje tė tillė po pėrgatisja pėr gjykatėn, kur ndoqa live nė televizion vetėfundosjen e njė ministri.

Atėherė nuk mund tė mė shijonte mė ndjekja e njė procesi penal, sepse nuk ka kuptim ta shkelėsh edhe mė njė njeri qė ka bėrė autodafé.
Vėrej qė shumė pak vetė, pas lehtėsimit qė ndjenė me shkarkimin e Pangos nga Berisha, pyetėn: po mirė, po si e kishte emėruar?

Si mund tė emėrohet deputet e Ministėr Kulture njė njeri aq i fryrė e vulgar, njė manjak seksual i njohur si i tillė nga gjithė vajzat e shkreta qė kėrkonin tė jepnin provime e diplomoheshin nė Sociologji?

Nuk i dinte Berisha kėto? vėrtet ishte pardje aq i revoltuar kur e shkarkoi sa dhe kryetarja e Kuvendit, qė nuk vė asgjė mbi familjen e shenjtė?

Tė gjitha i dinin e tė gjitha i di, sidomos ai, kryeministri i kėtij vendi. Me vetėdije dhe planifikim tė plotė ai merr nė qeverinė e tij njė ministėr qė dikur ka dashur ta futė vetė nė burg pse preu arrat qindravjeēare tė Shqipėrisė, njė tjetėr ministėr qė ka biznesin e gomave mė fėlliqėse tė kontinentit, njė ministėr Transporti qė akuzohet pėr 200 e sa milionė euro shpėrdorim e bėn ministėr tė Jashtėm, njė ministėr tė tretė qė ėshtė dėnuar me tre vjet burg nė shkurt tė vitit 2003 pėr pajisje me pasaportė diplomatike njė njeriu tė shumėkėrkuar nga drejtėsia italian e shpėton nga burgu dhe e merr me vete nė Shtėpinė e Bardhė etj. etj.

Me ndėrgjegje tė qetė ai vė ministėr Kulture njė ish-drejtor doganash nė provincė, ministėr Shėndetėsie njė mekanik, kryetar komisioni ligjesh njė ministėr frėngjishteje etj. etj. Qeveria e tij ėshtė e pėrbėrė ose nga ministra penalė ose nga ministra aksidentalė.
Ėshtė kjo nė njėrėn anė mėnyra e qeverimit me rikatim: dmth. mbylle gojėn, se unė tė di me mijėra tė zeza, nga ana tjetėr mėnyra e qeverimit me komandim: mbylle gojėn, se ti s'merr vesh.

Niveli i bisedės sė Pangos kur jargavitej pėr tė parė pak sisė, po ai nivel me tė cilin iu vėrsul Kujtim Ēashkut, Ardian Klosit, ndoshta edhe tė tjerėve qė merren me kulturė, ėshtė niveli i Berishės, qė rrezaton dhe ushqen ai prej vitit 1991 e kėtej.

Ėshtė niveli i gazetės RD, qyshse u larguan njerėzit e pavarur prej saj, ėshtė niveli i „Albanias" tė viteve '90, niveli i „Temės" para se tė kthente Mero Baze, niveli i „55-ės" sot e gjithė ditėn, shkurt llava e vulgaritetit qė e mbajti ndrydhur gati 50 vjet regjimi i Enver Hoxhės, e qė del sot pikėrisht nėpėr ventila tė tillė, tė cilėt pėr fatin tonė tė keq arrijnė tė bėhen administratorėt kryesorė tė pasurisė publike tė Shqipėrisė.

Edhe diēka mė ra nė sy nė shkarkimin e rrufeshėm tė Pangos prej Berishės. Kur ėshtė fjala pėr fajin individual tė njė bashkėqeverisėsi ėshtė me sa duket i pamėshirshėm.

Bie fjala, nė qoftė se ministri i tij i privatizimit, do tė vidhte i maskuar Bankėn e Kursimeve (sot Raiffeisen Bank) e do tė zbulohej, ai do tė pushohej nė vend. Kurse nė rast se, supozojmė, ai vjedh nė mėnyrė kolegjiale me rastin e njė privatizimi tė fuqishėm, kjo vetėm sa forcon pushtetin.

Po t'i kishte ndarė vetėm me Delijorgjin predhat e ushtrisė ish-ministri i tij i mbrojtjes, tani do tė kishte marrė fund, ndėrsa kėshtu siē i ndau mund tė thuhet se sot ėshtė rehabilituar plotėsisht.

Na mbetet nė fund pyetja: mund tė kishte qenė nė kėtė qeveri kolektiv shfrytėzimi seksual, qė kėshtu si ndodhi iu faturua vetėm Ylli Pangos? Zot na i largo kėto pėrfytyrime.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara