HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Flet gazetari dhe botuesi Mero Baze

Berisha, i pafuqishėm brenda "Familjes"

-- nga Alqi Koēiko, Klan - 19.01.2009

Mero Baze Pėr opozitarėt e korruptuar nuk ėshtė Berisha kriteri i pastrimit tė tyre. Berisha tashmė ėshtė standard ndotjeje jostandard pastėrtie. Ata nuk janė pastruar vetėm nga fakti se Berisha ėshtė bėrė mė pis se ata.

"PD e Berishės do tė ikė bashkė me Berishėn. Tė tjerė do tė jenė ata, qė do ta ringrenė atė parti"


EDHE KUNDĖRSHTARĖT e tij mė tė flaktė (sidomos ata), ia njihnin njė meritė: Ishte ndėr gazetarėt e paktė tė djathtė, nė mos i vetmi, shkrimet therėrse tė tė cilit, gjuha e mprehtė dhe e hidhur, konsekuenca nė qėndrimet pro opozitės sė PD dhe kryetarit tė saj Berisha, paralelisht me akuzat e pėrditshme ndaj korrupsionit socialist nė pushtet; tė gjitha kėto i jepnin oksigjen tė ēmuar opozitės sė djathtė. Kundėrshtarėt, miqtė dhe armiqtė kanė ndryshuar, por kėto cilėsi ia njohin akoma mė shumė. Sot, gazeta e tij "TemA", operoron nė kushte gati prej ilegalėsh, qė tė kujtojnė samizdat-et klandestine sovjetike qė flisnin kundėr pushtetit; makina e tij pėrfundoi nė flakė; ndėrsa armiqve tė dikurshėm iu desh goxha kohė tė marrin veten nga "hataja" e tė paktėn dy viteve tė fundit: Mero Baze, kundėrshtar i betuar i kryeministrit Berisha!

I parė me skepticizėm dhe ēudi ose jo, kjo pak rėndėsi ka. Ditė pas dite publiku ėshtė njohur me qėndrimet e tij ndaj aferave qeveritare, mė saktė me kontributin nė zbulimin e tyre, jo vetėm me editorialet e "TemA"-s, por sė fundi edhe pėrmes ekranit tė "Vizion Plus". Nė kėtė interviste, Mero Bazes i bėhen disa pyetje, qė me siguri nuk e shuajnė dot kuriozitetin e lexuesit, pėrkundrazi. Por e rėndėsishme ėshtė qė lexuesi merr disa pėrgjigje, nė po atė stil qė ėshtė mėsuar tė hasė tek ai:Tė drejtpėrdrejtė.

Si u shit Berisha
Si u shit Berisha

Zoti Baze, ta nisim nga fundi: Ku punojnė tani gazetarėt e "TemA"-s dhe ju pėr tė nxjerrė gazetėn?

Ėshtė njė histori e pabesueshme se si mundet qė tė dalė njė version i kufizuar i gazetės me 16 faqe. Unė punoj nė njė apartament privat afėr "Vizion Plus"-it, pesė redaktorėt kryesorė dhe faqosėsi kanė gjetur njė mjedis 20 metra katrorė qė ua ka ofruar njė biznesmen nė njė tavolinė tė pėrbashkėt, ndėrsa reporterėt punojnė kryesisht online nga internet kafetė apo laptopėt e tyre. Ėshtė njė situatė e papėrsėritshme gati nė kushte lufte, vetėm qė gazeta tė mos ndėrpritet. Shtypja e saj bėhet nė njė shtypshkronjė tjetėr nė Tiranė, si gjithė gazetat e tjera. Por kompania ka bllokuar nga ana tjetėr aktivitetin, pasi nuk kemi mundėsi tė veprojmė financiarisht. Kemi tė bllokuara faturat tatimore, vuiat, ēeqet bankare, dhe deklarimet e TVSH. Kemi ēuar njė deklaratė nė Tatime qė deklarojmė ngrirjen e biznesit dhe kalimin nė status joaktiv, derisa tė normalizohet situata. Pastaj do tė deklarojmė shpenzimet e bėra pėr gazetėn ose do tė hapim shoqėri tė re.

Prej vitesh tashmė jeni vetidentifikuar nė shumė raste si gazetar pro tė djathtės. Si ndodhi ky afrim? Me ēfarė motivimesh? Historiae freskėt e pluralizmit ofron shembuj se, tė kesh punuar dikur te RD, nuk domethėnė tė mbetesh i djathtė...

Le ta nisim nga fundi. Nuk kam punuar kurrė nė RD, por i pėrkas studentėve tė viteve '90 dhe kam qenė i pėrfshirė qė nė fillim me ndryshimet politike nė Shqipėri. Kam qenė pjesė e themelimit te PD. Tė vetmin kujtim qė mbaj nga ajo jetė e shkurtėr politike dy-tre mujore, ėshtė njė vėrtetim me makinė shkrimi qė ma ka dhėnė Azem Hajdari, ku mė autorizonte tė shkoja tė themeloja degėn e PD nė Burrel, ngaqė mė kishin emėruar aty, sa mbarova fakultetin. Pra, ishte njė lidhje normale, ku dominonin emocionet antikomuniste.

Berisha u shit pėr njė apartament
Berisha u shit pėr njė apartament

Keni mbėshtetur PD qė nė fillim, por duhet nėnvizuar se i keni qėndruar pranė kryetarit tė saj, Berisha, edhe nė momentet mė tė vėshtira, pas vitit 1997 e nė vijimėsi, kur ai identifikohej si shkatėrruesi i demokracisė dhe i vendit. Pse? Ju e njihnit nga afer: Mos nuk e shihnit si fajtor pėr shumė nga akuzat qė i atribuoheshin tij?

Historia e vitit 1997 nuk duhet aq bardhezi. Siē e ka pas thėnė nė atė kohė kancelari Vranicki, nuk dihej cilėt ishin djajtė dhe cilėt ishin engjėjt nė atė kohė. Mbėshtetja pėr Berishėn nė vitin 1997 ishte instiktive dhe e sinqertė. Nė atė kohė, tė zgjidhje Berishėn ishte njėsoj sikur tė zgjidhje vetė njė jetė me probleme. Ka pasur disa arsye. Arsyeja e parė ishte se degradimi i situatės radikalizoi shoqėrinė dhe pėrballė tij nuk pati politikė dhe politikanė, por banda, tė cilat ringjallėn komunistėt fanatikė.

Ishte ende herėt pėr tė harruar komunizmin dhe, kur shikoje margjinalizimin e politikės sė moderuar tė PS dhe ringjalljen e falangave, natyrisht qė duhet tė mbaje njė qėndrim. PS e vitit 1997 ishte inaktive. Fatos Nano ishte nė burg, Rexhep Meidani, Pandeli Majko dhe tė tjerė nė krye tė saj ishim tė moderuar dhe jo-aktivė. Berisha ėshtė politikan i aftė. Ai e radikalizoi situatėn qė njerėzit tė kishin sa mė pak zgjedhje, tė zgjidhnin mes tij dhe njė pale tė armatosur dhe tė frikshme nė tė papriturat qė mund t'i sillte vendit. Po tė isha pak i rnajtė, natyrisht do kisha menduar gjatė me kė do isha, por duke qenė ky qė jam, s'kisha asnjė hezitim se Berisha duhej mbėshtetur nė atė krizė, pėr tė qenė faktor frenues i revanshit, me tė cilin po marshonin kundėrshtarėt e tij.

Ju kanė pyetur nė njė intervistė mė tė hershme pėr rolin tuaj si njeriu me tė cilin Berisha kėshillohej mė shpesh, dhe keni thėnė se ai nuk merrte kėshilla nga askush. Si e portretizoni sot Berishėn e opozitės?

I qėndroj vlerėsimit se Berisha ka kėshilltar vetėm Sali Berishėn. Kjo nuk e pėrjashton mundėsine e ndikimit tė tė tjerėve te Berisha, por ky ėshtė njė proces tjeter, i gjatė, psikologjik dhe shumė njerėzor. Kurse kėshilla tė drejtpėrdrejta askush nuk i jep. Ai dėgjon, bisedon, rri me njerėz te afėrt dhe pastaj nėn ndikimin e tyre edhe mund tė veprojė, por kurrė nė emėr tė kėshillave tė tyre. Kjo ndodh me njerėz qė ai i ka tė afėrt, por jo nė parti. Me njerėzit e partisė dhe tė qeverisė as rri, as bisedon dhe as i dėgjon. Miqtė e tij privatė dhe nė mungesė tė tyre tani, familja ėshtė ajo qė ndikon nė vendimet e tij.

Keni kandiduar nė zgjedhjet parlamentare 2001 pėr PD. Ishte shpėrblim pėr mbėshtetjen? Kishit shpresa se do fitonit? Ēfarė ndodhi?

Tė kandidoje mė 2001 pėr opozitėn e atėhershme nuk ishte shpėrblim, por sakrificė. Mbaj mend se ishte kėmbėngulje e Sali Berishės pas njė takimi me intelektualė, nė shkurt tė vitit 2001, ku unė fola dhe kritikova pėr herė tė parė antiopozitarizmin si fenomen nė politikėn e asaj kohe. Ishte koha kur shkėlqente si opozitė e emėruar Genc Pollo. Nėn kujdesin e kryeministrit, Ilir Meta, Genc Pollo i kishte marrė PD-sė edhe siglėn, edhe privilegjet e njė partie opozitare tė emėruar nga pushteti. Dhe tezat e mia pėr partitė antiopozitare, medien antiopozitare, luajtėn shumė rol pėr ta demontuar strukturėn e njė opozite false, qė donte tė zėvendėsonte opozitėn e vėrtetė. Ėshtė njė betejė qė zoti Pollo nuk ma fal as sot qė buzėqesh i lumtur nė krah tė Berishės.

Por dua tė theksoj se ato ishin ndoshta zgjedhjet mė tė kėqija tė pranuara ndonjėhere nė historinė Shqipėrisė. Ishin zgjedhje ku policia pėrmbysi kuti dhe rezultate nga e para. Unė i braktisa nė mesditė, pasi policia mbushi kutitė qė nė mėngjes, duke mos lėnė asnjė votė pėr mua, edhepse kandidoja nė njė zonė ku PD kishte fituar nė zgjedhjet lokale njė vit mė parė. Dhe ajo qė mė tronditi mė shumė atėherė ishte edhe b!erja e lehtė e opozitės prej strukturave mafioze. Komisionerėt e mi rezistuan thuajse si heronj, megjithėse u rrahėn dhe u morėn nė furgonė policie, kurse strukturat e partisė, nė shumicė bėnė pazare. Dhe kjo ėshtė njė histori e hidhur, qė vjen nga arroganca e njė pushteti qė do tė qėndrojė me dhunė. Ėsshtė njė histori qė nuk besoj se pėrsėritet mė.

Cilėsia e dyshimtė e kėtyre zgjedhjeve ishte fillimi i ringjalljes politike tė Berishės, sepse pushtetit tė majtė iu desh tė negocionte me tė pėr Presidentin e Republikės. A keni ndihmuar ju nė kėtė ringjallje?

Nuk ishte cilėsi e dyshimtė. Ishin zgjedhjetė vjedhura. Berisha mund tė mos ishte fitues i tyre, por rezultati ishte shumė i ngushtė. Berisha ka marrė mė shumė vota mė 2001 se mė 2005. Berishės i ka dhėnė mė shumė vota politika e qartė radikaie sesa truket elektorale tė 2005. Nė qoftė se Fehmi Abdiu nuk do tė anulonte 40 mandate kundėr opozitės, situata do tė ishte krejt ndryshe dhe diferenca mund tė varej nė katėr-pesė deputetė. Socialistėt kurrsesi nuk mund tė merrnin ato vota, qė u ēertifikuan me Gjykatėn Kushtetuese.

Kronologjikisht, kur ndodhi krisja e besimit tuaj ndaj kryeministrit Berisha? Kur ai takoi paraardhėsin Nano nė Pallatin e Brigadave, ndėrsa politika diskutonte kushtet e zgjedhjeve lokale? Kur nisėt kritikat nė gazetė ndaj zyrtarėve tė qeverisė, ministrit Pollo apo kreut tė ISKSH?

Dyshimet nisėn bashkė me pushtetin e tij, por nė kujtesėn e shumė njerėzve ka mbetur sulmi im ndaj mbesės sė Liri Berisbės dbe mė pas qėndrimet e mia denoncuese pėr Gėrdecin apo Fazlliēin. Nė tė vėrtetė, nėse e dėgjoni Berishėn, ai ėshtė mė i sinqertė. Ai pėrmend 2005 dhe jo vitet 2007 apo 2008. Dhe e di ai vetė pse e pėrmend. Unė kisha njė kontratė morale me ish-opozitėn, pasi isha thuajse i vetėm krah saj dhe shpeshherė mbajtėsi gjallė i frymės sė sajl. Ardhja e Bedrishės nė pushtet e prishi kėtė raport. Krisja e parė besoj ka ndodhur javėn e dytė tė Berishėsnė pushtet. Ishte pėrplasja ime e parė me familjen e tij tashmė nė pushtet. Ai kishte emėruar si zėvendėsministėr tė Brendshėm njė njeri tė afėrt me fisin e gruas, qė i kishte falur apartamentin.

Unė u tmerrova. I pari ma tregoi me shqetėsim njė bodyguard i Berishės, qė mė vonė u bė polic i rėndėsishėm. Mė tha se kishte parė shkresėn. Realisht pėsova njė lloj mpirjeje, sikur m'u ftoh diēka brenda vetes. Fillova ta justifikoj me vete ndoshta si njeri qė nuk e njeh. Dhe bėhej fjalė pėr njė njeri qė kishte ndėrtuar pallate nė mes tė Tiranės nė kohėn e Edi Ramės, duke i ēuar thasėt me parį te sekserėt e lejeve nė bashki.

Ishte njė turp emėrimi i tij. Dhe e mora nė telefon nė mesnatė. I thashė se, nėse kjo do tė ndodhte, gazetat, pėrfshi dhe timen, do tė hapeshin me titullln "Njeriu qė i ka falur shtėpi Berishės, emėrohet zėvendėsministėr". "Ti po mė kėrcėnon?" - tha. "Kush tė tha qė e kam emėruar?" Nuk dija ē'emėr t'i thosha dhe thashė, e ka shkrim nesėr "Zėri i Popullit".

Dhe nėse ėshtė e vėrtetė, dhe unė do ta shkruaj si Erion Braēe. Filloi tė justifikohej. Mė tha: "Nuk ėshtė e vėrtetė qė ėshtė aksioner, ėshtė administrator tek ajo firmė". I thashė se askush nuk e kupton kėtė. Duhet tė mos emėrohet. Dhe e mbyllėm bisedėn nervoze.

Ai mori prapė rreth orės 2 tė natės dhe tha se nuk ėshtė e vėrtetė qė ai ėshtė emėruar. "Dikush ka sjellė njė propozim, por unė nuk e emėroj. Por kam problem, - mė tha, - se nuk pranon Gjergj Lezhja tė emėrohet". Tė nesėrmen fola qė nė mėngjes me Lezhjan, pashė qė s'kishte asnjė hezitim. Por, megjithėse u shmang ngazėvendėsministėr, i njėjti person u emėrua nė njė post edhe mė kyē, por jo publik nė ministri. E kuptova se familja, dhe sidomos vajza dhe gruaja qė kishin ofruar atė emėr, nuk ma falėn kurrė. Njė javė mė vonė drejtori i Shtypit i kryeministrit kishte shpėrndarė njė qarkore pėr instituticionet, ku rekomandonte qė gazetat tė trajtoheshin pėr reklamė sipas njė renditjeje qė ua ofronte ai, dhe ku gazeta "TemA" ishte thuajse jashtė liste.

la thashė i revoltuar kėtė, por e pashė qė nuk i bėri pėrshtypje. E pashė qė nuk ma kishte falur as ai, as familja. Dhe vendosa pėr njė moment ta ndaj historinė me ta. Nxora gazetėn nė shitje dhe pėr njė kohė vendosa tė qėndroj larg politikės sė tij.

Zoti Baze, ndėrkaq nė xhunglėn e folkut urban tė Tiranės ekzistojnė tė paktėn dy opinione mbi prishjen tuaj me Berishėn, dhe do ishte interesante tė merrnin njė pėrgjigje. I pari thotė se ju mbetėt i pakėnaqur qė kontributi juaj pėr rikthimin nė pushtet tė PD nuk u shpėrblye me pjesėmarrje nė menaxhimin material tė kėtij pushteti. Sipas tė dytit, me gjithė pėrkushtimin tuaj tė sinqertė djathtas, kryeministri preferoi tė afrohej me interlokutorė tė tjerė mediatikė, ndoshta tė konsideruar si mė tė vlefshėm...

Nuk ėshtė as njėra, as tjetra. Unė nuk kėrkoja asgjė nga pushteti i Berishės. Asnjė gjė. Le tė dalė dikush dhe tė thotė qė Mero Baze ka kėrkuar diēka. Pėrkundrazi, shumė njerėz qė janė nė pushtet, janė pėr shkakun tim apo lidhjeve me mua. As e dyta nuk qėndron, megjithėse dikush kėrkon tė mburret me kėtė gjė. Berisha nuk bėn sakrifica pėr gjėra qė i merr falas. Dhe mbėshtetjen e klanit mediatik qė ju thoni, ai e ka falas nga zakoni i vetė atij klani mediatik pėr t'iu servilosur pushteteve. Siē thotė dhe Berisha, u ndava prej tij mė 2005, por ndarja u bė e dukshme dy vjet mė vonė, pas zgjedhjeve lokale. Zgjedhjet lokale tė 2007, pėr shkak tė kandidimit tė Olldashit, e fshehėn ēarjen nė opinion, pasi unė mbėshteta njė ish-mikun tim tė vjetėr dhe dukej se isha me Berishėn. Nė fakt, PD ishte kundėr Olldashit, kurse Berisha - soditės i kėsaj armiqėsie.

Politikani Sali Berisha ka qenė dy herė nė pushtet. Nė tė dyja herėt, qeverisja e tij ėshtė shoqėruar me probleme, veē tė tjerash edhe sa i pėrket sjelljes ndaj medieve kritike ndaj tij. Ku dallon Berisha i djeshėm nga i sotmi?

Berisha ka njė sjellje spekulative ndaj medies. Nuk e ka aq bardhezi, d.m.th., qė ata qė e shajnė i sulmon dhe ata qė e mburrin, i do. Jo, ai zgjedh nga tė dy anėt, zgjedh dikė pėr ta dashur nga ata qė e duan, dhe dikė pėr ta urryer nga ata qė e urrejnė. Ecėn pėrmes shembujve, nuk ecėn nė shembull ndėshkimi tani, dhe kėshtu tremb tė tjerėt. Gazetėn "55" ose Frangajn p.sh., e ka zgjedhur si shembull shpėrblimi dhe u ka dhėnė nja 130 milionė euro tenderė, leje pėr fshatra turistikė, leje brenda Tiranės me ndryshim destinacioni etj. Kėshtu qė nuk duhet marrė aq lehtė.

A i konsideroni ndonjė arritje kėsaj qeverie? Ndonjė ministri? Ndonjė fushė?

Po. Konsideroj disa pėrpjekje serioze pėr vendosjen e rendit nė Shqipėri. Konsideroj faktin qė policia tenton tė ruajė profesionalizmin deri nė njėfarė kufiri ku ndėrhyn politika, konsideroj sukses disa reforma te nxitura nga qeveria amerikane lidhur me regjistrimin e biznesit, pėrgjysmimin e taksės pėr biznesin e vogėl, taksėn e sheshtė etj. Ka ministra seriozė, edhe pse tė politizuar, siē ėshtė ministri Bode, zėvendėsministri Shehu, ministri Gjana, dhe deri nė njėfarė mase dhe zonja Bregu.

Kryetari i PS, Edi Rama, shprehu solidarizimin me ju kėtė javė, pa harruar "t'ju bėjė biografinė" dhe ju dhatė pėrgjigje nė gazetė. Nė fakt, edhe Ramėn e keni kritikuar nė shumė momente tė tijat opozitare. A e shihni atė tė pėrgatitur pėr kryeminhtėr tė 2009? Cilat janė shanset pėr kėtė, sipas jush?

Ramėn e kam kritikuar, madje e kam sulmuar, jo si opozitar por si pushtetar. Nuk do tė gjeni asnjė shkrim timin nga viti 2005, qė kur ai ėshtė bėrė kryetar i PS, qė ta sulmoj si politikan opozitar. E kam princip timin qė opozitėn nuk e kritikoj kurrė. Kemi vuajtur gjatė nga antiopozitarizmi nė kėtė vend. E kam paralajmėruar nė njė debat televiziv qė mė 2005 zotin Rama, se "ke pėr tė vuajtur nga njė shoqėri antiopozitare". Dhe nuk ėshtė se nuk po e vuan indiferencėn qė mbjell nė shoqėri antiopozitarizmi. Ėshtė njė fenomen tinėzar, qė shpėrndahet nė formė gojėdhėne, pėr gjoja opozitė tė dobėt, pėr njėvlershmėrinė e saj me qeverinė, vetėm pėr tė ndjellė dėshpėrim. Edi Ramėn kam sulmuar si pushtetar, si kryetar bashkie pėr fenomene qė jam i bindur se kanė qenė problematike, siē kanė qenė lejet e ndėrtimit dhe njė lloj rrjeti sekserėsh qė pushtonin ato.

E kam vėnė re se shumė opozitarė tė sotėm janė tė kompleksuar nga ideja qė denoncimet e gazetės "TemA" godasin qeverinė dhe pėrpiqen tė shprehin mbėshtetje, duke mė kujtuar se edhe ata i kam kritikuar. I kam kritikuar, se kanė vjedhur. Dhe fakti qė Berisha po vjedh mė shumė, apo po sillet mė keq, nuk i bėn ata automatikisht tė pastėr. Nuk ėshtė Berisha-kriteri i pastrimit tė tyre. Berisha tashmė ėshtė standard ndotjeje, jo standard pastėrtie. Ata nuk janė pastruar, vetėm nga fakti se Berisha ėshtė bėrė mė pis se ata. Ata duhet tė japin prova tė besueshme se do ta ndryshojnė historinė e kėtij vendi, para se shqiptarėt t'i votojnė. Se mes dy njerėzve tė bėrė pis, vėshtirė e ke tė zgjedhėsh kush ėshtė mė pak pis.

E njihni mirė PD, njerėzit e saj dhe funksionimin si parti nė 18 vite. Gjatė kėsaj kohe tė gjatė, a ka pasur njė moment, kur me veten tuaj i keni vėnė gishtin njė njeriu dhe keni thėnė: Ky po, vlen si pasardhės i Berishės nė PD?

PD s'mund tė ketė pasardhės tė Berishės. PD e Berishės vdes me Berishėn, nuk ekziston mė. I pari qė do ta ringrejė atė parti pas Berishės nuk do tė jetė njeri i Berishės, do tė jetė dikush tjetėr, njė njeri qė ka dhėnė prova se e ka kundėrshtuar atė. Do tė ndodhė ajo qė ndodhi te PS. Pas liderit historik Nano, atė parti nuk e mori njė nanoist. Nuk ka ndodhur kurrė nė botė qė vendin e njė lideri tė fortė ta zėrė njė ithtar i tij. Partitė e liderėve ikin bashkė me liderėt. PD e Berishės do tė ikė bashkė me Berishėn. Tė tjerė do tė jenė ata qė do ta ringrenė dhe do t'i heqin ndryshkun qė ai ka depėrtuar nė atė parti.

Nėse pėrfundimisht, Mero Baze shpallet "problematik pėr sigurinė kombėtare", ēfarė do tė bėni me shtypshkronjėn dhe gazetėn?

Unė nuk kam ndonjė problem me shpronėsimin pėr interesa publike apo pėr siguri'kombėtare. Atė e parashikon Kushtetuta dhe unė e respektoj, edhe pse ėshtė shpikur qėllimisht pėr te.mė prishur punė. Ajo qė unė nuk pranoj, ėshtė tė shkelen vendimet e gjykatės dhe tė rrethohem me policė duke nxjerrė gazetcn rrugėve. Kjo do t'i kushtojė rėndė qeverisė dhe kryeministrit. Pėr arsye publike shpronėsohen ēdo ditė njerėz nėpėr Shqiperi; ndėrtohen autostrada apo vepra publike dhe njerėzit shpronėsohen. Por nuk rrethohen me policė.

Shkon ministria, negocion me ta, bien dakord pėr zhvendosjen, paguhen dėmet qė shkaktohen nga ky interes publik dhe nuk ka asnjė konflikt. Berisha nuk sheh nė atė territor asnjė rrezik kombėtar dhe asnjė interes publik. Ai shikon njė njeri qė e ka shpallur armik dhe kėrkon ta shkatėrrojė financiarisht, ushtarakisht, politikisht, nė ēdo gjė. Ėshtė njė urrejtje e verbėr qė buron nga karakteri i njė njeriu qė ka frikė nga e vėrteta dhe natyrisht nga historia e tij, e cila nuk ėshtė nė dorė tė tij dhe nuk mund tė blihet prej tij, sado i pasur tė bėhet.

Marrė nga revista "Klan"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara