HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Media dhe politika

Afrim Krasniqi -- nga Afrim Krasniqi, Shekulli, 14 janar 2009

Rreth njė shekull mė parė, kur patėn filluar tė hapen themelet e para tė shtetit shqiptar, njė nga ministrat e qeverisė vendosi tė organizojė njė konferencė shtypi. Problemi ishte se nė Vlorėn e atėhershme nuk kishte gazetarė dhe as gazeta, kėshtu qė ministri i kėrkoi ndihmė njė miku tė tij gazetar italian. Ky i fundit i solli njė tufė personash, tė cilėt e bėnė konferencėn dhe i drejtuan disa herė pyetje ministrit vetėm mbi njė ēėshtje: A do tė vihet linjė me vapor nga Vlora pėr nė Shkodėr. Pas konferencės, ministri, i ēuditur pėr kėtė interes tė madh tė medias perėndimore pėr vaporin, iu drejtua mikut tė tij pėr tė ditur mė shumė. Pėrgjigjja ishte: ata nuk janė gazetarė, janė miq tė mi tė njė misioni italian, qė kanė nevojė tė shkojnė nė Shkodėr pėr tė marrė pjesė nė meshėn e Krishtlindjeve. Kėshtu, ministri e bėri punėn e vet (ishte konferenca e parė e shtypit nga qeveria e parė shqiptare), miku italian e bėri detyrėn (i solli mjaft "gazetarė" tė huaj) dhe vetė "gazetarėt" e bėnė detyrėn, se mėsuan qė nuk do tė ketė vapor, por duhet t'u hipin njė orė e mė parė kuajve.

Kėtė skenė tė shėnuar nga pena mė e njohur shqiptare, Faik Konica, duket se e shohim edhe sot pas rreth 100 vjetėsh nė shoqėrinė shqiptare. Kemi qeveri e ministra, kemi gazeta e gazetarė, kemi konferenca shtypi dhe kemi ende pyetje pa fund pėr vaporė e rrugė, qė asnjėherė nuk marrin pėrgjigjen e vėrtetė. Pra, jetojmė nė njė shekull tė ri, nė njė sistem modern global, nė njė demokraci parlamentare, por ne ende vijojmė tė pėrballemi me imazhin si imazh i shtetit, i shtypit, i lirive dhe i demokracisė.

Pamundėsia pėr tė ndryshuar aq shumė nė njė kohė kaq tė shkurtėr, na bėn tė krijojmė iluzione, tė cilat prodhojnė imazh dhe e tėrė sjellja jonė publike bėhet pastaj nė funksion tė kėtyre iluzioneve e imazheve. Njė i tillė ėshtė imazhi mbi median e lirė si pushtet i katėrt nė Shqipėri. Do tė ishte iluzion tė mendojmė se pushteti i katėrt ėshtė nė rregull, kur ne faktikisht nuk i kemi tamam as tre pushtetet e para. Ne kemi probleme tė mėdha identiteti dhe koncepti nė funksionimin e jetės parlamentare, probleme tė mėdha nė qeverisjen ekzekutive, probleme akoma mė tė mėdha nė sistemin gjyqėsor, kėshtu qė kur arrihet tek pushteti i katėrt, lista e problemeve ėshtė dyfishuar.

Kjo, pėr mė tepėr pėr njė vend si Shqipėria, nė tė cilin gjatė viteve tė republikės, monarkisė e diktaturės, ka pasur njėfarė tradite nė Parlament, qeveri e gjykata, por thuajse ka munguar tėrėsisht tradita e medias sė lirė, kurajoze e profesionale. Komentet mė tė mira nė historinė e medias nuk i gjejmė tė shkruara nga gazetarėt, por nga politikanėt qė, nė periudha tė ndryshme u angazhuan nė media. Ne kemi dėshmorė e simbole tė panumėrt nė ushtri, drejtėsi, polici, politikė, kulturė, etj., por nuk kemi njė gazetar simbol, i cili tė merrej si pikė referimi pėr median. Pėr disa dekada kemi pasur fakultete juridike, ushtarake, inxhinierie, letėrsie, por tė vetmen katedėr tė gazetarisė e mbyllėm pėr ta rihapur pas rreth 20 vjetėsh.

Nė kėto rrethana, tranzicioni i 18 viteve tė fundit nuk pritej tė kishte ndonjė produkt tjetėr mediatik nga ai aktual. Mund tė ishte bėrė mė shumė pėr kualifikimin profesional, pėr besimin publik, pėr konkurrencėn reale mediatike apo pėr pėrshtatje mė tė madhe me teknologjinė moderne, por pavarėsisht kėsaj, stadi i sotėm ėshtė produkti i vetė tranzicionit dhe shoqėrisė ku jetojmė. Nė vende rajonale tė krahasueshme me ne si, Kroacia, njė gazetė ditore ka mė shumė tirazh se sė bashku 18 gazetat ditore tė Tiranės. Nė Ballkan kanė rėnė nė krye tė detyrės, nė kėrkim tė lajmit dhe respekt tė profesionit, disa dhjetėra gazetarė e punonjės tė medias, sidomos asaj vizive. Kurse media shqiptare, edhe lajmet e luftės sė Kosovės apo predhave serbe nė Kukės, nuk i merrte nga terreni, por nga CNN-ja apo Reuters-i. Nė "NYT", "FAZ", "LMD", apo gazetat tė tjera tė mėdha amerikane e evropiane, nuk ka arritur tė botojė njė koment asnjė gazetar shqiptar, ndėrkohė qė shumė kolegė tė rajonit kanė mbushur CV-tė me botime tė tilla.

Historia e medias dhe e marrėdhėnieve me politikėn tek ne ėshtė njėsh me vetė historinė e politikės. Krijuam parti politike dhe mė pas krijuam gazetat partiake. U kryen rotacione politike dhe bashkė me to fituesit e zgjedhjeve krijuan media tė reja. Politika u pėrdor pėr tė krijuar media, media u pėrdor pėr tė bėrė politikė dhe kėshtu, janė tė paktė ata persona qė aktualisht simbolizojnė pushtetin e katėrt nė Shqipėri, tė cilėt nė momente tė ndryshme nuk kanė pasur angazhime direkt politike, deri edhe funksione tė larta drejtuese.

Le tė shohim vetėm njė aspekt: raportin e botuesve dhe kryeredaktorėve me politikėn. Mė 1996-n konkurruan nė zgjedhje 4 kryeredaktorė / botues gazetash, mė 1997-n tre kryeredaktorė / botues, mė 2001-shin konkurruan 7 kryeredaktorė / botues dhe mė 2005-n gjithashtu konkurruan 3 kryeredaktorė / botues. Apo mė tej: rreth 80% e kryeredaktorėve apo komentatorėve nė media, nė periudha tė ndryshme, kanė qenė nė mos direkt aktorė politikė, pjesė e stafit politik tė ministrave e qeverive.

Edhe aktualisht kemi botues gazetash qė publikisht janė aktivė nė politikė, madje kanė poste tė larta nė strukturat partiake kombėtare. Mjaftojnė kėto shembuj ilustrues pėr tė vlerėsuar se shqetėsimi mė i madh i medias nė kėto vite nuk ka qenė ndarja e qartė nga politika dhe pushteti politik. Pėrkundrazi, shqetėsimi mė i madh ka qenė e vijon tė jetė, kryesisht, sesi mund tė ndikohet mė shumė nė politikė, sesi mund tė pėrdoret media mė shumė pėr interesa politike.

Nė modelin amerikan, mediat kryesore deklarojnė mbėshtetjen pėr njė nga kandidatėt presidencialė dhe kjo ėshtė traditė normale qė nuk cenon standardet e tyre tė lirisė dhe profesionalizmit. Nė modelin shqiptar, media, jo vetėm deklaron mbėshtetje pėr kandidatė e parti tė caktuara, por shėrbejnė si gardianė tė pushtetit, gati-gati njėsohen me tė, duke sakrifikuar dy armėt kryesore tė njė mediaje perėndimore, lirinė krijuese dhe profesionalizmin.

Gjatė kėtyre viteve nuk kam parė ende njė kryeministėr apo qeveri qė nuk ka tentuar tė kontrollojė median dhe opinionin publik. Qėllimi ka qenė pėrherė i njėjtė, mjetet dhe format kanė ndryshuar. Ky tipar qeveritar ėshtė disi i kuptueshėm pėr vetė rrjedhėn e politikės nė Shqipėri.

Nė diktaturė regjimi mbahej me propagandėn, e cila nga populli mė i varfėr nė Europė ishte e gatshme tė na bėnte tė besonim se ishim qytetarėt mė tė lumtur nė botė. Media zyrtare nuk lejonte qytetarėt tė mėsojnė tė vėrtetėn pėr botėn, pėr gjendjen ekonomike, pėr krimet, pėrndjekjet, internimet apo korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarėve tė partisė - shtet. Kontrolli dhe censura e rreptė e shndėrruan median nė njė kėnd emulacioni tė regjimit, ku jepeshin vetėm suksese dhe arritje, tė cilat nė realitetin qytetar nuk ekzistonin.

Nė demokraci, aktorė dhe mentalitetet politike janė tė njėjtat produkte tė sistemit tė kaluar. Kėshtu, ata sa herė vijnė nė pushtet investojnė nė propagandėn dhe imazhin, tė cilat shpesh herė kanė qenė pėrcaktuese edhe nė imponimin e votės sė qytetarėve. Veprimi i parė qė bėn ēdo mazhorancė ndryshon ekipin drejtues tė KKRT-sė, institucioni qė licencon e monitoron median elektronike nė Shqipėri.

Veprimi i dytė, merr aksione javore kundėr medias, pronarėve, botuesve, etj., tė cilėt nuk janė treguar dashamirės nė fushatėn elektorale. Ēdo kryeministėr ka akuzuar si tė lidhur me mafien mediat kritike, edhe pse pėr kėtė nuk ka pasur asnjėherė fakte dhe se e njėjta media, kur ka ndryshuar kursin politik ndaj qeverisė, prej kėsaj tė fundit ėshtė kthyer nė misionare e lirisė. Veprimi i tretė, krijohen ose stimulohen media tė reja apo ato militante, duke u dhėnė akses qeveritar dhe simbolikisht, duke i ftuar tė jenė prezent nė ēdo helikopter ku udhėtojnė ministrat e shefat e qeverive.

Veprimi i katėrt dhe i rėndomti, gjithnjė ka qenė e mbetet pėrpjekja pėr tė blerė median pėrmes reklamave, taksave, mjediseve me ēmim simbolik apo favoreve tė tjera, kryesisht ekonomike. Kėshtu, pėr ata qė kanė jetuar nė SHBA, Gjermani, Francė apo vende tė tjera simbole tė demokracisė, nuk mbajnė mend tė kenė parė ndonjėherė reklama tė paguara qeveritare pėr rrugėt, ujėsjellėsit, shkollat, spitalet apo kanalet ujitėse. Tek ne tė gjithė kanė bėrė e bėjnė reklamė, reklamė me paratė e shtetit, pa transparencė e qėllim publik, dhe nė thelb, antiligjore.

Fatkeqėsisht, vetė media, ajo qė duhet tė ndihmojė nė korrigjimin e saj, bėhet pjesė e reklamės, e pranon, financohet prej saj dhe e konsideron diēka tė zakonshme e tė nevojshme. Aq absurde ėshtė kjo formė shqiptare e marrėdhėnieve qeveri - media, saqė nė TV e gazeta dalin ēdo ditė njoftime pėr shpronėsime publike tė disa fshatrave e zonave, nė tė cilat ka 19 vjet qė faktikisht nuk shkon asnjė gazetė. Kėtė e di shumė mirė ministri qė firmos reklamėn, e di edhe gazeta qė e boton. Thjesht, dy palėt bėjnė njė sy qorr, ashtu si ministri me turistėt italianė rreth 100 vjet mė parė.

Njė ēėshtje tjetėr sa thelbėsore pėr demokracinė aq edhe pėr krijimin real tė institucionit tė medias, ėshtė raporti me qytetarėt. Kėta tė fundit duan qė media t'i mbrojė nga presionet e qeverisė, por njėherėsh duan qė nė momente tė caktuara tė mbrohen edhe nga vetė presioni i medias. Ne shohim ēdo ditė komente redaksionale televizive, kronika politike apo tituj gazetash qė, faktikisht nuk kanė tė bėjnė me median e lirė e profesionale, por shfaqen si shantazhe tė medias ndaj aktorėve tė caktuar politikė e institucionalė ndaj biznesit apo ndaj kategorive tė ndryshme qytetare. Njė muaj mė parė, njė media kombėtare, pėr 10 ditė dha kronika televizive speciale kundėr bashkisė e policisė sė Tiranės, sepse ishte vendosur njė tabelė njė-kalimi nė rrugėn ku banonte pronari i medias.

Gjithashtu, mediat, sidomos ato televizive, pranojnė tė gatshme kasetat e policisė me fytyra tė ndaluarish dhe tė akuzuarish pėr krime tė ndryshme, edhe pse shumė prej tyre dalin mė pas tė pafajshėm. Nė kundėrshtim me legjislacionin nė fuqi dhe parimet e gazetarisė, mediat tona mbushin lajmet me publikime tė emrave, fotove e tė dhėnave personale pėr ēdo individ qė akuzohet pėr diēka, edhe kur bėhet fjalė pėr fėmijė, gra, dhe kategori tė tjera, tė cilat mbrohen me ligj. Shembuj tė tilla janė aq tė shumtė e tė pėrditshėm, sa nuk del kohė pėr t'i renditur.

E fundit, por me rėndėsi simbolike, Shqipėria vijon tė jetė vendi i vetėm nė kontinent, ku shumica e shoqatave tė gazetarėve dhe tė mediave elektronike e tė shtypura, janė krijuar e drejtohen nga vetė botuesit ose zyrtarė politikė, prej tė cilėve normalisht duhet tė mbrohen gazetarėt.

Ēfarė duhet tė bėjmė? A mjaftojnė kėto mangėsi e probleme pėr ta pranuar ēdo formė tė presionit qeveritar mbi median? Natyrisht qė jo. Media mund tė tolerojė problemet e energjisė, konfliktet brenda saj, rivalitetin midis lirisė dhe autocensurės, por nė asnjė rast nuk duhet tė tolerojė rastet e presionit, nė ēdo formė qofshin ato, qė vijnė nga ata qė kanė mandatin tonė pėr tė qeverisur. Mediat nuk votohen, ato ndėshkohen nga vetė lexuesi e shikuesi nėse bėhen tė pabesueshme. Qeveria e pushteti votohen, dhe pėr pasojė, kanė pėrgjegjėsi pėrpara qytetarėve, ligjit dhe Kushtetutės. Njė zyrtar qė shantazhon apo kėrcėnon median, nėse tolerohet, ėshtė nė gjendje tė bėjė gjithēka. Kjo nuk duhet toleruar.

Por reagimi duhet i besueshėm nė argumente dhe nė standarde. Kemi pasur protesta gazetarėsh pėr tė shkarkuar njė ministėr qė goditi njė gazetar, por ka pasur heshtje kur njė gazetė ėshtė mbyllur, ėshtė gjobitur, ėshtė djegur apo ėshtė shitur e blerė nga klane politike. Nga ana tjetėr, shoqėria shqiptare dhe media si tribunė publike e saj kanė nevojė pėr edukim demokratik, kod etike e sjelljeje, krijimin e institucionit tė faljes e vetėkorrigjimit, tė tillė siē e kemi nė familjet dhe nė marrėdhėniet tona shoqėrore, ku gjithēka nis e vijon duke treguar respekt, karakter, ndjeshmėri e qytetari.

Nė ēdo kohė qė kjo tė ndodhė, e sigurt ėshtė se media do tė jetė e fituar, qytetarėt do ta besojnė e duan mė shumė dhe vetė politika do tė jetė edhe mė e ndjeshme, mė reflaktare dhe mė e kushtėzuar pėr tė ndryshuar pozitivisht.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara