HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tirana dhe zgjedhjet nė Maqedoni

Afrim Krasniqi -- nga Afrim Krasniqi, Shekulli, 4 mars 2009

Lajmi se dje filloi zyrtarisht fushata elektorale pėr zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni, fqinjin tonė lindor, nuk bėn pjesė nė lajmet kryesore politike tė medias apo debateve politike nė Tiranėn zyrtare, politike e publike.

Kėshtu ka ndodhur nė shumicėn e rasteve kur kemi pasur tė bėjmė me zgjedhje politike nė vendet fqinje, pėrfshirė edhe Maqedoninė, Greqinė apo Malin e Zi.

E kundėrta ka ndodhur kur ka patur zgjedhje presidenciale nė SHBA e Francė, apo zgjedhje parlamentare nė Gjermani, Itali, Britani e ndonjė vend tjetėr tė rėndėsishėm europian.

Kjo sjellje bėn pjesė nė traditėn e krijuar, sipas tė cilės, qytetarėt shqiptar, sidomos ai qė krijon opinion publik apo ndjekės i tij, gjithnjė janė mė tė interesuar pėr politikėn e madhe globale, pėr fatet e shteteve tė mėdha, sesa pėr politikėn lokale dhe fatet e shteteve tė vogla, edhe kur kėto tė fundit kanė lidhje specifike me ne.

Nė fakt, Maqedonia nuk ėshtė njė shtet i huaj, i largėt dhe i parėndėsishėm. Bėhet fjalė pėr njė shtet fqinj, ku mė e pakta, njė e katėrta e popullsisė janė shqiptarė, pra janė bashkėkombėsit tanė.

Pėr kėtė shkak, ēdo zhvillim pozitiv e negativ nė Maqedoni, reflektohet edhe nė marrėdhėniet midis dy vendeve dhe, mė tej, edhe nė zhvillimet politike dhe negative nė rajonin e pėrbashkėt ku jetojmė.

Vetė zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni, pavarėsisht natyrės sė organizimit shtetėror e rolit tė Presidentit, janė njė ngjarje me rėndėsi dhe me interes direkt edhe pėr shtetin shqiptar.

Shteti shqiptar ka dy rrugė: ose duhet tė qėndrojė larg zhvillimeve nė Maqedoni dhe tė sillet ndaj tyre, p.sh., siē sillet ndaj zgjedhjeve presidenciale nė njė vend tė panjohur tė Afrikės apo Azisė, ose duhet tė qėndrojė pranė kėtyre zhvillimeve dhe tė sillet ndaj tyre, p.sh., siē i takon njė shteti serioz dhe njė politike tė pėrgjegjshme.

Gjatė 18 viteve tė ekzistencės sė shtetit maqedonas, shteti shqiptar ka mbajtur ēdo variant tė mundshėm qėndrimesh: nga ndėrhyrja direkte nė jetėn politike shqiptare nė Maqedoni, deri nė bojkotimin dhe injorimin e plotė tė saj.

Kėshtu, fillimisht u mbėshtet ēdo kėrkesė e grupimeve politike shqiptare tė drejtuara nga N. Halili. Nė mesin e viteve '90-tė ndėrhyrja direkte e qeverisė sė Tiranės solli ndarjen e PPD-sė nė dy parti, krijimin e njė partie tė re shqiptare dhe fundin e organizimit njėpartiak brendashqiptar.

Mė 1999-ėn dhe 2001-shin, politika zyrtare e Tiranės u pėrfshi nė jetėn politike nė Maqedoni, nė rastin e parė pėr shkak tė luftės sė Kosovės dhe nė rastin e dytė, nė mbėshtetje tė njė force tė re politike, tė dalė nga luftėtarėt e UĒK-sė. Raste tė tjera tė ndėrhyrjes direkte kanė qenė ato tė krizave midis dy shteteve (ngjarjet e vitit 1993-1994, ngjarjet e vitit 1997, etj.).

Shumica e qeverive tė Tiranės, tė majta e tė djathta, kanė investuar shumė nė mbėshtetjen e njė krahu politik shqiptar nė Maqedoni, kundėr njė krahu tjetėr, gjithashtu shqiptar.

Ajo parti dhe qeveri qė respektonte Nevzat Halilin, sulmonte Arbėr Xhaferin, ajo qė mbėshteste Arbėr Xhaferin, sulmonte Ali Ahmetin, ajo qė mbėshteste Ali Ahmetin sulmonte Mendu Thaēin dhe kėshtu me radhė.

E drejta e shtetit shqiptar pėr interesim direkt nė zhvillimet demokratike nė Maqedoni ėshtė e drejtė kushtetuese, e drejtė politike dhe e drejtė morale. Kushtetuta e Shqipėrisė, neni 8, detyron shtetin shqiptar tė mbrojė "tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj".

Kushtetuta e shtetit shqiptar njihet nga shteti maqedonas dhe ēdo shtet tjetėr europian, kėshtu qė edhe ky detyrim kushtetues njihet dhe, praktikisht, pranohet nga shumica e shteteve fqinje me ne.

Rėndėsia e Tiranės zyrtare nė zhvillimet brendashqiptare nė rajon (Kosovė, Maqedoni e Malin e Zi) pranohet zyrtarisht edhe nga shtete e institucione tė rėndėsishme ndėrkombėtare.

Kėshtu, p.sh., janė tė shumta rastet kur SHBA-ja, BE-ja, KE-ja apo shtete e institucione tė tjera, i kanė kėrkuar Tiranės zyrtare tė influencojnė nė vendimmarrje tė ndryshme tė faktorit shqiptar nė Kosovė, Maqedoni e Malin e Zi.

Rasti mė i fundit pėr Maqedoninė ishte kėrkesa pėr influencim pėr nxitjen e pjesėmarrjes nė votime tė shqiptarėve tė Preshevės apo pėr rivendosjen e dialogut ndėrpartiak shqiptar, pas protestave qė shoqėruan zgjedhjet parlamentare 2006 nė Maqedoni. Partitė politike, lidershipi dhe institucionet politike shqiptare nė Maqedoni, janė tėrėsisht tė pavarura nė vendimmarrjen e tyre.

Askush, pėrfshirė Tiranėn zyrtare, nuk ka tė drejtė tė influencojė direkt nė vendimmarrje, por shumėkush, pėrfshirė Tiranėn zyrtare, kanė tė drejtė tė kėshillojnė qėndrime, tė cilat mendohet se mund tė jenė nė tė mirė tė tyre tė pėrbashkėt.

Nėse ky mekanizėm do tė kishte funksionuar me rėndėsinė dhe nė kohėn e duhur, shqiptarėt nuk do tė kishin dalė me disa kandidatė pėr presidentė, pa asnjė platformė konkrete bashkėpunimi dhe nė nivel tė zgjedhjeve lokale, me konkurrencė tė ashpėr nė qytete tė rėndėsishme, ku, pėr kėtė shkak, mund tė ndodhė qė shumicat shqiptare tė drejtohen nga pakicat maqedonase.

Ajo ēfarė mund tė bėjė Tirana zyrtare, ishte mbajtja e njė qėndrimi neutral ndaj garės brendashqiptare nė zgjedhjet politike nė Maqedoni.

Ka ikur koha e qėndrimeve militante dhe ndarėse, kur Tirana priste me nderime zyrtare udhėheqės tė veēantė shqiptarė nė Maqedoni, dhe pėrmes komunikatave tė shtypit apo mediave zyrtare, sulmonte rivalėt e tyre politikė brendashqiptarė.

Nė zgjedhjet e fundit parlamentare nė Maqedoni, u pa njėfarė njėanshmėrie e Tiranės zyrtare nė favor tė njėrės parti, gjė qė indirekt u pėrsėrit edhe nė javėt e fundit nė prag tė zgjedhjeve presidenciale.

Megjithatė raporti midis anėsisė dhe paanėsisė, vitet e fundit, vijon tė peshojė shumė mė tepėr nė favor tė paanėsisė nė raport me dy partitė kryesore politike shqiptare nė Maqedoni.

Aktualisht, fushata presidenciale pėr kryetarin e shtetit maqedonas, ka nisur, zyrtarisht, me pjesėmarrjen edhe tė tre kandidatėve zyrtarė shqiptarė.

Kandidatėt shqiptarė janė ish-ministri Imer Selmani (Demokracia e RE), ish ministri Agron Buxhaku (Bashkimi Demokratik pėr Integrim) dhe Mirushe Hoxha (Partia Demokratike Shqiptare), e ardhur nga jeta akademike. Krahas tyre janė edhe katėr kandidatė maqedonas, dy prej tė cilėve, Gjorgji Ivanov i VMRO-DPMNE-sė dhe Lubomir Ferēkovski i LSDM-sė, kanė shanset reale pėr tė pasuar nė detyrė Presidentin aktual, Branko Cervenkovski.

Partitė shqiptare i kishin tė gjitha mundėsitė qė, me kompromis e marrėveshje, tė binin dakord pėr njė kandidat tė vetėm. Kjo ėshtė pėrgjegjėsi kryesisht e partisė mė tė madhe shqiptare, e partisė qė ėshtė nė pushtetin qendror, nė qeverisje.

Ato, gjithashtu, i kishin mundėsitė, qė, nė rast mosmarrėveshjesh pėr kandidatin, tė testonin nė publik veten e tyre me kandidatėt mė potencialė tė mundshėm. Shqiptarėt nuk kanė ende vota pėr tė zgjedhur njė President shqiptar nė Maqedoni.

Mė 2004-ėn, dy kandidatėt shqiptarė pėr President, Gėzim Ostreni, BDI dhe Zydi Xhelili (PDSH) fituan pėrkatėsisht 134,048 vota ose 14.8% dhe 78,269 vota ose 8.6%. Sė bashku, ata fituan rreth 23-24% tė votave, ose 16% mė pak se kandidati i dytė i partive maqedonase.

Megjithatė, ata kanė vota tė mjaftueshme pėr tė influencuar dhe pėrcaktuar fituesin e garės presidenciale nė Maqedoni. Ky ėshtė, gjithashtu, njė potencial i madh politik, i cili mund tė jetė mė efikas pėr realizimin e kėrkesave kushtetuese shqiptare sesa konferencat e shtypit me akuza e kundėrakuza midis vetė partive shqiptare. Interesant ėshtė edhe njė fakt tjetėr.

Nga tre kandidatėt shqiptarė pėr president, dy prej tyre kanė qenė ministra dhe, si tė tillė, nė vite tė ndryshme kanė kryer vizita zyrtare e partiake nė Tiranė. Megjithatė, deri tani, asnjėri prej tre kandidatėve nuk ka kryer njė vizitė kortezie nė Tiranė me cilėsinė e kandidatit presidencial.

E njėjta gjė ka ndodhur edhe mė 2004-ėn, me dy kandidatėt e atėhershėm pėr president, Ostreni dhe Xhelili. Kjo mund tė jetė pjesė e strategjisė sė tyre politike, por gjithsesi, megjithėse njoh shumė arsye pėr tė udhėtuar si mysafir zyrtar drejt Tiranės dhe pse jo edhe Prishtinės, nuk njoh asnjė arsye pėr tė bėrė krejt tė kundėrtėn.

Ashtu siē nuk shoh arsye pse Tirana zyrtare nuk investon nė ndryshimin e kėsaj tradite negative dhe nė heqjen dorė nga politika e pritjes dhe e paskomentimit tė zhvillimeve politike nė Maqedoni.

Vizitat nė vendet fqinje, edhe kur nuk bėhet fjalė pėr vende tė sė njėjtės kombėsi, janė praktikė normale e tė gjitha vendeve dhe e tė gjithė kandidatėve presidencialė.

Ato janė rast pėr tė paraqitur vizion fqinjėsie e bashkėpunimi, si dhe pėr tė fituar mbėshtetje e besueshmėri, e cila nuk ka pse tė konsumohet pėrmes njė tė treti, qoftė ai edhe kryetar partie.

E njėjta kėshillė vlen edhe pėr Shqipėrinė e Kosovėn, ku kandidatėt pėr presidentė e kryeministra (edhe pse Presidenti nė kėto vende zgjidhet nė Parlament, pra nuk zhvillon fushatė elektorale), duhet tė respektojnė institucionet dhe politikėn fqinje, sidomos atė brendashqiptare.

Me keqardhje ka njė keqkuptim midis koncepteve tė shtetit, tė vendit fqinj, tė institucioneve legjitime tė tyre dhe tė marrėdhėnieve e preferencave personale nė politikė.

Konkretisht, kohė mė parė, njė kryetar i rėndėsishėm i njė partie shqiptare sulmoi ashpėr Presidentin e Kosovės, pėr njė ide tė tij tė propozuar nė takim me homologun e Shqipėrisė.

Duke e shpjeguar nė atmosferėn tradicionale brendashqiptare, sulme tė tilla edhe mund tė kapėrdihen, por duke patur parasysh se bėhej fjalė pėr Presidentin e njė vendi dhe shteti tė pavarur, i cili njėherėsh ėshtė bashkėkombėsi yt, sulmi ishte i nxituar, i pamatur dhe i papranueshėm.

Nė njė plan mė tė gjerė, NATO-ja dhe Bashkimi Europian, nė kriteret kryesore tė pranimit tė anėtarėve tė rinj, kanė marrėdhėniet e miqėsisė dhe bashkėpunimit intensiv. Bashkėpunimi kėrkon hapa konkretė, projekte konkrete, mirėkuptim real, dialog konstruktiv e tė vazhdueshėm, seriozitet dhe respekt reciprok.

Pėrtej retorikės skematike pėr shumė vende tė rajonit, vijon tė konstatohet sėmundja e interesit tė madh pėr dėgjueshmėri, bindje bashkėpunim intensiv me Brukselin, gjė qė ėshtė pozitive, por, ndėrkohė, nuk ka tė njėjtin zell e angazhim nė bashkėpunimin midis vetė vendeve tė rajonit.

Edhe nė raport me Maqedoninė, shteti ynė, p.sh., ka zhvilluar disa samite e raunde bisedimesh pėr energjinė, bashkėpunimin kufitar apo miradministrimin e liqeneve midis dy vendeve, por ende asnjė konferencė tė pėrbashkėt pėr integrimin real tė shqiptarėve nė shtetin e shoqėrinė maqedonase, nė pėrputhje me Marrėveshjen e Ohrit dhe dokumentet e njohura ndėrkombėtare.

Sė fundi, duhet nėnvizuar se politika shqiptare nė Maqedoni ka krijuar njė model tė ndryshėm politik nga modeli i Tiranės apo i Kosovės.

Nė Maqedoni, asnjė parti shqiptare nuk e ka selinė nė kryeqytetin e vendit, ekziston njė numėr i madh partish tė krijuara sipas parimit, "njė qytet, njė parti", partitė e mėdha janė tė gatshme pėr koalicion qeverisės me tė majtėn dhe tė djathtėn maqedonase, retorika politike midis udhėheqėsve partiakė ėshtė shumė e ashpėr, shpesh edhe e shoqėruar me konflikte, si dhe partitė shqiptare nė Maqedoni janė tė vetmet nė botėn shqiptare, tė cilat qeverisin me delegim, pra ku liderėt e tyre nuk marrin poste ekzekutive nė qeverisje.

Secili lider shqiptar zhvillon fushatė me emrin e tij, me ekipin e tij, me logon, foton dhe spotin e tij elektoral, por asnjėri nuk ka qenė asnjėherė ministėr, funksionar i lartė nė qeveritė e koalicionit apo as kandidat pėr president nė zgjedhjet direkte presidenciale. Madje, ata nuk kanė konkurruar dhe drejtuar as nė bashkitė dhe komunat e fituara nga partitė e tyre.

Do tė ishte gabim nėse vlerėsohet se ky model ėshtė mė i keq apo mė i mirė sesa modelet e Tiranės dhe tė Prishtinės. Ēdo parti, ēdo faktor politik, nė pėrputhje me kushtet, rrethanat dhe synimet politike, zgjedh vetė modelin mė tė pėrshtatshėm.

E rėndėsishme ėshtė qė modeli tė funksionojė jo vetėm pėr arritjen e qėllimeve pragmatiste, siē janė marrja dhe ushtrimi i pushtetit, por edhe qėllimi mė i madh, krijimi i institucioneve tė qėndrueshme politike e shtetėrore, e mekanizmit dhe sidomos imazhit tė njė politike efektive, tė besueshme dhe thellėsisht europiane.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara