HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Cirku i flluskave

Albin Kurti -- nga Albin Kurti*, Shekulli, 14 janar 2009

Nė vitin 2008 kishim shumė cirk e pak bukė. Shpallja e pavarėsisė dhe njohjet e saj nuk sollėn mė shumė bukė, por mė shumė cirk. Para akrobacioneve tė politikanėve, qytetarėt e kthyer nė spektatorė mbeteshin gojėhapur. Jo vetėm sepse tė uritur, por edhe sepse tė trembur: akrobacionet zhvilloheshin mbi kokat e tyre.

Bėhej fjalė pėr akrobacione qė i rrezikonin spektatorėt mė parė sesa vetė akrobatėt. Krerėt politikė tė Kosovės mburreshin para qytetarėve tė Kosovės, kurse strukturat e Serbisė mburreshin para tyre. Gjithēka ishte nė funksion tė ceremonive dhe spektakleve: edhe shpallja e pavarėsisė, edhe njohjet e reja, edhe shpallja ilegale nė Kosovė e zgjedhjeve tė Serbisė tė 11 majit, edhe aprovimi i Kushtetutės, edhe konferenca e donatorėve, edhe kundėrshtimi i 6 pikėshit nga ana e Sejdiut dhe Thaēit, edhe traktori i Thaēit pėr bujkun serb, edhe 10.000 eurot e Thaēit pėr Ali Kadriun, edhe vizitat e politikanėve nė veri, edhe vajzat qė buzėqeshnin para llojit tė ri tė patentė-shoferit, edhe pėrurimi i shkollave pa drita, ujė, ngrohje dhe ushqim pėr fėmijėt, edhe pėrurimi i rrugėve tė gjera milionėshe, qė pėrfundojnė nė fytin e ngushtė tė Prishtinės, edhe buldozerėt e komunės qė rrėzonin ndonjė mbindėrtim prej teneqes, edhe shkyējet e KEK-ut nga rrjeti elektrik, edhe akademitė pėr dėshmorėt me politikanėt qė i kanė braktisur idealet e tyre nė saf tė parė, edhe urimet pėr Bajram e Krishtlindje, qė VIP-at e pasur ua bėjnė masave tė varfra, edhe pėrkulja te varri i Adem Jasharit ēdo herė para e pas kompromiseve, edhe arrestimet e tė korruptuarve vendorė dhe tė terroristėve ndėrkombėtarė, edhe kėrcėnimet e ministrit tė Tregtisė se do tė bllokohet tregtia me Serbinė, etj., etj.

Mbase, spektakėl nuk ishte vetėm spektakli: ardhja e Richard Holbrooke-ut, arkitektit tė ndarjes sė Bosnjės, mu nė kohėn kur dukej qartė se qeveria e Kosovės sė pavarur as qė e kishte ndėrmend, se lėre mė tė provonte, ta bashkonte territorin e saj (sic.). Po tė ishte gjallė Jean Baudrillard-i, gjithsesi do tė duhej ta ftonim nė Kosovė pėr ta parė mishėrimin e teorisė sė tij pėr "hiper-realitetin".

Shpallja e pavarėsisė dhe njohjet e saj nė vitin 2008 nuk sollėn substancė tė re, por edhe mė shumė forma tė vjetra. Kemi gjendje tė luftės pa luftė: nuk jemi nė luftė me Serbinė, ndonėse s'kemi marrėveshje tė paqes me tė.
Kemi gjendje tė jashtėzakonshme pa masa tė jashtėzakonshme: nė ēerekun e territorit tė kontrolluar nga strukturat paralele tė Serbisė nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme pėr qeverinė e Kosovės sė pavarur.

Kishim trupa mbrojtėse pa mbrojtje: TMK-ja kishte grada, uniforma e kazerma, por jo edhe armatim. Do tė kemi forcė tė sigurisė pa mbrojtje: FSK-ja me 2.500 pjesėtarė me armatim tė lehtė se mbron dot as njė qytet e lėre mė njė shtet. Kemi pavarėsi pa sovranitet: pushteti vendor qė e shpalli pavarėsinė u bė edhe mė i varur nga ndėrkombėtarėt.

Kemi territor pa integritet: Kosova figuron me kufijtė e saj nė flamur dhe nė harta gjeografike, porse jo edhe nė realitet. Kemi integritet pa territor: Qeveria dhe njerėzit e saj na krekosen nė emėr tė shtetit, territorin e tė cilit e kontrollon tjetėrkush. Kemi Ministri tė Punėve tė Brendshme, e cila vetė ėshtė punė e brendshme e EULEX-it: EULEX-i do tė jetė polici mbi policinė.

Kemi Ministri tė Energjisė dhe tė Minierave pa energji dhe pa miniera: s'kemi drita dhe ministresha nuk disponon mė Trepēėn. Kemi Ministri tė Tregtisė dhe Industrisė pa tregti e industri: fabrikat i kanė bėrė qendra tregtare, kurse tregtia, praktikisht, ėshtė vetėm import. Kemi zona industriale pa industri: shihni depot e panumėrta pėrgjatė rrugėve kryesore tė Kosovės.
Kemi Ministėr tė Ekonomisė dhe Financave pa ekonomi dhe financa: s'ka zhvillim ekonomik, s'ka politikė monetare, politikėn fiskale dhe doganat i dirigjon tjetėrkush, kurse paratė e kosovarėve janė jashtė vendit.

Kemi decentralizim pa demonopolizim: pushteti qendror vendas do tė decentralizohet, kurse mbi tė do tė mbetet pushteti ndėrkombėtar qė s'na jep llogari neve. Kemi kufij pa pushtet dhe pushtet tė pakufishėm: kufijtė nė veriun e Kosovės Qeveria as qė i sheh, kurse pushtetit tė Feith-it, Zannier-it dhe Kermabon-it nuk i shihet e as dihet fundi.
Kemi flamur jodemokratik dhe pa histori: nuk pat referendum dhe as debat nė Kuvend pėr flamur dhe pamja e tij s'i korrespondon historisė sonė. Kemi himn pa tekst: njė melodi pa fjalė, tė cilėn askush s'e mban mend, e aq mė pak tė jetė nė gjendje ta vėrshėllejė.

Kemi Kushtetutė qė ka parakushte dhe ėshtė jodemokratike: Plani i Ahtisaarit qė ndodhet brenda saj ėshtė edhe mbi tė, kurse interpretimi i pėrket mbretit mė tė ri, Pieter Feith-it; as pėr Kushtetutė, sėrish, s'pati referendum dhe as debat nė Kuvend. Kemi qėndrime pa vendime dhe vendime pa zbatime: kundėrshtohen planet proserbe sa pėr sy e faqe, kurse ato nene tė Kushtetutės dhe ligjeve qė do t'i ndihmonin Kosovės nuk zbatohen.

Kemi punė pa punėsim: Kosovėn e ka kapluar tregu i zi i mallrave, qė e dėmton mirėqenien e pėrgjithshme. Kemi punėsim pa punė: shumica e tė punėsuarve janė punėtorė tė qeverisė qė shumicėn e kohės nuk punojnė.
Kemi sindikata pa punėtorė dhe punėtorė pa sindikata: shumė degė tė sindikatave kanė mbetur pa anėtarė, kurse shumė punėtorė nuk guxojnė tė organizohen nė sindikata, meqė punėdhėnėsit i kėrcėnojnė me armatėn e tė papunėve.

Kemi shkolla pa arsim: nxėnėsit pėrpiqen t'i heqin qafe arsimtarėt dhe anasjelltas; mėsimi e studimi bėhen nga ata pak tė rinj tė pasionuar pas dijes nėpėr shtėpitė e tyre, e jo nė institucionet e arsimit.

Kemi spitale pa shėrim: kur nuk ka greva qė pėrfundojnė me koncesione tė sindikalistėve mė parė sesa tė qeveritarėve ka shėrbime tė varfra qė tė detyrojnė tė tė rrjepin nė klinika private, etj., etj.

Forma tė zbrazėta, gjithandej. Mungesė e tmerrshme e pėrmbajtjes. Pakufi flluska qė presin tė shpėrthejnė duke u rritur. Nėse bota ndodhet para shpėrthimit tė njė flluske tė madhe financiare, ne ndodhemi edhe para flluskave tė shumta jo vetėm financiare. Urime Vitin e Ri?

*Autori ėshtė lider i Lėvizjes Vetėvendosja, Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara