HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bosnia Reloaded

Albin Kurti -- nga Albin Kurti*, Shekulli, 8 shkurt 2009

Nėse vazhdohet kėshtu, Kosova do tė shndėrrohet nė njė Bosnje tė dytė nė Ballkan. Titulli pėrfundimtar i filmit evropian "Kosova" do tė jetė "Bosnia Reloaded". Lart, protektorati ndėrkombėtar, me nė krye pėrfaqėsuesin e Javier Solanės, poshtė ndarja e institucioneve dhe e territorit mbi baza etnike, kurse ndėrmjet kėtyre, politikanėt vendas qė vjedhin e rrejnė. Qytetarėt mbesin tė ngujuar dhe shtrydhen pėr ta mirėmbajtur burokracinė enorme. Ata u ngjajnė njerėzve nė inkubator te filmi "Matrix", tė cilėve makina gjigante ua merr energjinė e trupit pėr tė funksionuar vetė ajo.

Ēfarė ėshtė bėrė e sajuar pėr dy javė nė Konferencėn e Daytonit pėr Bosnjen, nė Kosovė do tė bėhet pėr disa vjet. Republikėn Serbe tė Bosnjes e bėri Richard Holbrooke shpejt e shpejt, meqė nė Bosnje atėbotė po bėhej luftė dhe gjendja ishte emergjente. Republikėn Serbe nė Kosovė po e bėn dalėngadalė Pieter Feith-i (por edhe Lamberto Zannier-i e Yves de Kermabon-i) meqė nė Kosovė ka paqe dhe situata ėshtė e qetė.

Ndarja e Bosnjes nė dy entitete e pėrjetėsoi atje paradigmėn ndėrkombėtare pėr stabilitet (pa zhvillim). Qė prej 13 vitesh e gjithė energjia dhe koha u shpenzua nė ruajtjen e njė uniteti formal, fiktiv e artificial tė vendit. Nė hartėn e Evropės, Bosnja duket si njė shtet i vetėm, porse aty brenda i gjen sė paku dy shtete, ku policia, gjyqėsia, ushtria, arsimi e shėndetėsia mbesin tėrėsisht tė ndara. Asaj rruge po e shpiejnė edhe Kosovėn. Kosova do tė vazhdojė tė jetė shtet jonormal, do tė vazhdojė tė quhet rast 'sui generis', me tė cilin do tė vazhdohet tė eksperimentohet. E, nė njė kėso vendi, nuk do tė ketė investime nga jashtė dhe as progres ekonomik. Nė njė kėso vendi do tė ketė veēse korrupsion dhe mjerim social.

Me Lamberto Zannier-in, Yves De Kermabon-in dhe Pieter Feith-in, Kosova nuk mund tė jetė vend demokratik. Kėta burokratė ndėrkombėtarė e mishėrojnė autoritetin sovran qė e ka fjalėn e fundit sikurse mbreti. Nuk ka asnjė institucion a organ tė Kosovės, tė cilit kėta i japin llogari, nuk ka asnjė institucion a organ tė Kosovės qė nuk ėshtė pėrfund tyre, dhe nuk ka asnjė ligj apo rregull tė Kosovės, i cili mund t'u bėjė gjė kėtyre. Demokracia me kėso instancash politike s'ėshtė e mundur nė asnjė prej varianteve tė saj, as si liberaldemokraci dhe as si socialdemokraci.

Prandaj, tė gjithė ju, tė dashur politikanė e analistė qė e mbani veten pėr pėrkrahės tė demokracisė, ose braktisni parimet tuaja dhe mbėshteteni sundimin jodemokratik ndėrkombėtar mbi neve, ose luftojeni kėtė sundim nė emėr tė parimeve tuaja pėr demokracinė. Edhe demokracia liberale apo socialdemokracia nė njėrėn anė, edhe Zannier-i, Feith-i e Kermabon-i nė anėn tjetėr, bashkė nuk shkojnė. Pėrndryshe, sjellja juaj ėshtė hipokrizi.

Pėrndryshe, qėndrimi juaj ėshtė vetėracizėm ose mazohizėm. Nuk ka se si tė interpretohet ndryshe mbėshtetja juaj pėr demokracinė si parim dhe dobi pėr popujt dhe shtetet nė pėrgjithėsi, e kombinuar me gatishmėrinė tuaj tė veēantė qė ajo tė suspendohet pikėrisht pėr popullin, tė cilit i takoni e nė shtetin ku jetoni.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara