HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gjykata Kushtetuese rrėzon ALUIZNI-n

-- nga Aristir Lumezi, 03 shkurt 2009

Gjykata Kushtetuese shpalli dje vendimin e saj, i cili rrėzon ligjin pėr Legalizimet. Gjykata me 5 vota pro dhe 4 kundėr i dha tė drejtė pjesėrisht kėrkesės sė socialistėve, duke rrėzuar ato kompetenca tė ALUIZNI-t, i cili gjatė procesit tė Legalizimeve ia kishte marrė pushtetit vendor. Relatori i ēėshtjes, Sokol Sadushi nė argumentimin e tij kushtetues, shprehet se nė ligjin e ri “Pėr Legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”, pushteti qendror i pėrfaqėsuar nga njė agjenci nė varėsi tė tij, ALUIZNI, janė cenuar kompetencat e pushtetit vendor. Sipas tij, ndryshimet qė i janė bėrė disa prej neneve tė kėtij ligji, dhe pėrkatėsisht, nenet 3 pika 8, nenit 4 pika 1 shkronja a, c dhe pika 2 shkronja b, neni 5 pika 2, neni 6, 7, 8, 10, 14, pika 3, neni 16, pika 2, 5, neni 17, 20, pika 2 dhe neni 26 i ligjit pėr Legalizimet, u kanė hequr organeve tė qeverisjes vendore kompetencat bazė, qė lidhen me procesin e legalizimit, urbanizimit dhe integrimit tė ndėrtimeve pa leje. Sipas Gjykatės Kushtetuese, kėto ndryshime ligjore qė i janė bėrė ligjit tė mėparshėm e kanė zhveshur pushtetin vendor nga disa prej kompetencave tė tyre, qė nė kuptim tė Kushtetutės, tė Kartės Evropiane tė Autonomisė Vendore si dhe jurisprudencės kushtetuese, cenojnė parimin e decentralizimit tė pushtetit dhe tė autonomisė vendore.

Sipas Gjykatės Kushtetuese, ligji pėr Legalizimet i ka dhėnė agjencisė shtetėrore edhe kompetencat e mirėfillta qė kishte mė parė pushteti vendor, siē ishte dhėnia e lejes sė shfrytėzimit pėr ndėrtimet. “Nėpėrmjet nenit 17, ‘...leja e legalizimit ėshtė e barazvlefshme me lejen e shfrytėzimit..’, merret njė tjetėr funksion i rėndėsishėm i organeve tė qeverisjes vendore, qė lidhet me planifikimin urban dhe i ka kaluar ALUIZNI-t”, thuhet nė argumentimin e Gjykatės Kushtetuese. Duke sjellė argumente se nė cilat nene ligji “Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”, cenon pavarėsinė dhe funksionimin e pushtetit vendor, relatori i kėsaj ēėshtje shprehet se ALUIZNI nė zbatim tė kėtij ligji nga institucion bashkėrendues, ėshtė shndėrruar nė institucion pėrgjegjės, kompetencė qė i takonte mė parė pushtetit vendor.

“Neni 3 pika 8 dhe neni 4 pika 1 e shndėrrojnė ALUIZNI-n nga njė agjenci qė bashkėrendonte punėt me organet qendrore shtetėrore dhe njėsitė e qeverisjes vendore”, shndėrrohet nė “Institucion pėrgjegjės” pėr realizimin e procesit tė legalizimit, duke pėrjashtuar organet e qeverisjes vendore”, shprehet gjykata nė argumentimin e saj. Gjykata argumenton se njėsitė vendore vetėqeverisėse nuk mund tė mėnjanohen nė ushtrimin e kompetencave nga organet e pushtetit qendror, pasi ato kanė fushėn e tyre tė veprimtarisė, tė parashikuar nga Kushtetuta. Kompetencat me tė cilat ligji pajis organet e qeverisjes vendore, duhet tė jenė tė tilla, qė njė pjesė e mirė e ēėshtjeve publike tė rregullohen sipas parimit tė subsidiaritetit, qė qėndron nė thelb tė konceptit tė decentralizimit, sipas tė cilit “ushtrimi i pėrgjegjėsive publike duhet nė mėnyrė tė pėrgjithshme t’i takojė mė tepėr autoriteteve mė tė afėrta tė qytetarėve”. “Planifikimi urban dhe menaxhimi i tokės janė kompetenca tė plota dhe ekskluzive tė autoriteteve vendore dhe pėrfshihen nė konceptin ligjor “funksionet e veta”, sipas tė cilit nėpėrmjet lirisė dhe autoritetit pėr tė marrė vendime ato janė pėrgjegjėse pėr realizimin e tyre”, thuhet nė argumentimin kushtetues tė gjykatės.

Pikat kryesore tė vendimit

Nėpėrmjet nenit 17, “...leja e legalizimit ėshtė e barazvlefshme me lejen e shfrytėzimit...”, merret njė tjetėr funksion i rėndėsishėm i organeve tė qeverisjes vendore, qė lidhet me planifikimin urban dhe i ka kaluar ALUIZNI-t. Cenohet rregullimi kushtetues tė parashikuar nė nenin 113, pika 1, shkronja c, sipas tė cilit pushteti vendor ka tė drejtė tė mbledhė dhe tė shpenzojė tė ardhurat qė janė tė domosdoshme pėr ushtrimin e funksioneve tė tyre.

Ėshtė shmangur rregullimi i parashikuar nė nenin 32 tė ligjit “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, sipas tė cilit ėshtė kėshilli komunal ose bashkiak qė “miraton tjetėrsimin ose dhėnien nė pėrdorim tė pronave tė tretėve”, duke ia dhėnė kėtė kompetencė ALUIZNI-t.

“Planifikimi urban dhe menaxhimi i tokės janė kompetenca tė plota dhe ekskluzive tė autoriteteve vendore dhe pėrfshihen nė konceptin ligjor “funksionet e veta”, sipas tė cilit nėpėrmjet lirisė dhe autoritetit pėr tė marrė vendime ato janė pėrgjegjėse pėr realizimin e tyre.

Ndryshimet ligjore kanė minimizuar rolin e organeve tė qeverisjes vendore, duke fuqizuar rolin dhe kompetencat e ALUIZNI-t nė atė masė sa nė shumė drejtime kanė zhvendosur organet e qeverisjes vendore nga ushtrimi i kompetencave tė veta, Neni 3 pika 8 dhe neni 4 pika 1 e shndėrrojnė ALUIZNI-n nga njė agjenci qė bashkėrendonte punėt me organet qendrore shtetėrore dhe njėsitė e qeverisjes vendore”, shndėrrohet nė “Institucion pėrgjegjės” pėr realizimin e procesit tė legalizimit, duke pėrjashtuar organet e qeverisjes vendore Ligji i ri ia ka kaluar ALUIZNI-t kompetencat e arkėtimit tė tė ardhurave nga procesi i legalizimit, kompetenca qė i kishte mė parė pushteti vendor dhe do t’i pėrdorte pėr infrastrukturėn e kėtyre zonave.

ALUIZNI legalizon shtesat e pallateve

Gjykata Kushtetuese i ka lėnė nė fuqi ALUIZNI-t disa kompetenca jo pa rėndėsi. Ligji “Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje” nuk rrėzoi si antikushtetuese disa nene, tė cilat socialistėt nė kėrkesėn e tyre i cilėsonin nė kundėrshtim me ligjin themeltar tė shtetit. Ligji i lė kompetencė agjencisė shtetėrore legalizimin e shtesave nė ndėrtimet me leje. “Ky ligj i shtrin efektet edhe pėr legalizimin e objekteve, me leje ndėrtimi nga KRRT-tė apo KRRTRSH-ja, tek tė cilat janė kryer shtesa anėsore apo nė lartėsi, tej lejes sė ndėrtimit, si dhe pėr legalizimin e shtesave, nė objektet e ngritura pėrpara vitit 1993. Kėtu pėrfshihet edhe legalizimi i objekteve tė miratuara me vendim tė KRRT-sė sė njėsisė sė qeverisjes vendore ose tė KRRTRSH-sė, tė cilat kanė ndryshime nė funksionin e hapėsirave”, shprehet ligji nė nenin 23 tė tij.

Gjykata nė argumentimin e saj edhe pse sheh cenim tė sė drejtės pėr vetėqeverisje tė pushtetit vendor, e sheh tė lejueshėm nė disa nene rolin e ALUIZNI-t, pasi sipas saj legalizimi i ndėrtimeve pa leje hyn nė ato ēėshtje me rėndėsi kombėtare e strategjike pėr interesat e vendit, tė cilat duhet tė ushtrohen nėn autoritetin e pushtetit qendror. Gjykata nuk rrėzoi nenin 4 tė ligjit, i cili i jep agjencisė tė drejtėn e dhėnies sė lejes sė Legalizimit. “Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale (ALUIZNI) ėshtė institucioni pėrgjegjės pėr:
b) bashkėpunimin dhe njėsimin e procedurave me organet qendrore shtetėrore dhe njėsitė e qeverisjes vendore, pėr procesin e legalizimit, urbanizimit dhe integrimit tė zonave/vend-banimeve/bllokbanimeve me ndėrtime tė legalizuara;
c) programimin e fondeve nga Buxheti i Shtetit pėr legalizimin dhe urbanizimin e territoreve informale;
d) dhėnien e lejes sė legalizimit, sipas nenit 28 tė kėtij ligji”, thuhet nė ligjin e ri.

Gjithashtu Gjykata Kushtetuese nuk ka shfuqizuar edhe nene tė tilla qė detyrojnė pushtetin vendor t’i paraqesin ALUIZNI-t tė gjithė argumentimin ligjor pėr ndėrtimin pa leje. Neni 24 nė pikėn 2 pėrcakton “Pėr objektet e pėrcaktuara nė nenin 36 tė ligjit, zyra e urbanistikės sė njėsisė sė qeverisjes vendore pėrcjell pranė ALUIZNI-t argumentimin tekniko-ligjor tė kualifikimit, dokumentacionin e sipėrpėrmendur, si dhe ēdo dokumentacion tjetėr qė ajo disponon pėr objektet, nė pėrputhje me afatin e vendosur nė nenin 10 shkronja “a” tė kėtij ligji”.

Por me vendimin e djeshėm tė Gjykatės Kushtetuese, ligji i ri detyron qeverisjen vendore tė mos japė asnjė leje pėr shesh ndėrtimi nė territoret e pėrcaktuara si zona informale. Neni 28 i kėtij ligji pėrcakton se “nė territoret e pėrcaktuara si territore me ndėrtime informale ndalohet dhėnia e lejeve pėr shesh ndėrtimi ose e lejeve tė ndėrtimit subjekteve private, deri nė miratimin e studimit urbanistik pėr to”. Pėrfaqėsuesi i Kėshillit tė Ministrave nė seancėn gjyqėsore tė kėsaj ēėshtje kėrkoi rrėzimin e kėrkesės sė socialistėve duke u shprehur se “ndryshimet ligjore nuk cenojnė parimet kushtetuese tė decentralizimit tė pushtetit dhe tė autonomisė vendore. Nxjerrja e ligjit paraqet rėndėsi tė veēantė me natyrėn mbarėkombėtare, por me karakter tė pėrkohshėm, nė pėrgjigje tė nevojave sociale tė njė numri tė konsiderueshėm tė popullsisė pėr legalizimin e ndėrtimeve pa leje dhe urbanizimin e zonave informale, nė respekt edhe tė parimit tė proporcionalitetit”, u shpreh pėrfaqėsuesja e Kryeministrisė, Marsida Xhaferllari.

Shehaj: Legalizimet,ēėshtje me rėndėsi kombėtare

Ferdinand Shehaj, zv.drejtori i ALUIZNI-t nė seancėn gjyqėsore nė Gjykatėn Kushtetuese u shpreh se pretendimi i ngritur nga deputetėt socialistė pėr cenim tė parimit tė decentralizimit dhe autonomisė vendore nuk qėndrojnė pasi kanė qenė pamundėsia e organeve tė pushtetit vendor pėr tė ushtruar pėrgjegjėsitė e tyre si dhe pėrmasat qė mori informaliteti nė ndėrtim, qė e shndėrruan zgjidhjen e kėtij problemi nė njė ēėshtje me rėndėsi kombėtare, duke nxjerrė jashtė kuadrit tė komunitetit vendor pėrkatės. Gjithashtu sipas pėrfaqėsuesit tė ALUIZNI-t, ushtrimi i funksioneve qė lidhen me planifikimin urban dhe menaxhimin e tokės nga njėsitė e qeverisjes vendore del jashtė kuadrit tė procesit tė legalizimit tė ndėrtimeve informale, pasi kėto ndėrtime kanė sjellė nė mėnyrė tė pashmangshme ndryshimin e regjimit tė tokės dhe destinacionit tė pėrdorimit tė saj, duke tejkaluar kuptimin e kontrollit mbi territorin qė ushtrohet nga njėsitė e qeverisjes vendore.

Duke mbėshtetur ligjin e ri tė miratuar nga maxhoranca, pėrfaqėsuesi i ALUIZNI-t u shpreh se dispozitat e ligjit tė kundėrshtuar kanė pėrmirėsuar procedurat e urbanizimit tė territoreve pas legalizimit, pasi vendimmarrjet qė i pėrkasin planifikimit urban tė territoreve me ndėrtime tė legalizuara, si “funksione tė veta” tė njėsive tė qeverisjes vendore, janė zhvendosur nė pėrputhje me etapat e zbatimit tė ligjit. “Ligji ‘Pėr Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore’, nuk parashikon kompetenca lidhur me kryerjen e procedurave tė legalizimit tė ndėrtimeve informale dhe nga ky kėndvėshtrim, ALUIZNI nuk ka marrė kompetenca tė organeve tė qeverisjes vendore. Ēdo vendimmarrje pas procesit tė legalizimit, lidhur me planifikimin urban apo menaxhimin e tokės, qė implikon territoret me ndėrtime tė legalizuara, nuk sheh si pjesėmarrės kėtė strukturė shtetėrore”, u shpreh pėrfaqėsuesi i ALUIZNI-t nė Gjykatėn Kushtetuese.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara