HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur Kuvendi drejtohet si kafene lagjesh

-- nga Armand Maho, TemA, 28 janar 2009

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me arrogancėn qė e karakterizon, arriti tė na vinte dhe njė herė nė qendėr tė njė debati tė panevojshėm pėr ne dhe tė ēuditshėm nė sytė e ndėrkombėtarėve. Njė letėr e dėrguar kryetarit tė Asamblesė sė KE, Terry Davis, e lajmėronte atė se Topalli kishte shkarkuar nga detyra nėnkryetarin e Asamblesė Parlamentare tė KE, Aleksandėr Biberaj. Vetėm me njė letėr bakalli dhe jashtė kompetencave tė saj, Topalli lajmėronte se nė kėtė post ėshtė caktuar dikush tjetėr, ndėrkohė qė Biberaj ishte dhe raportuesi i krimeve tė komunizmit nė Ukrainė. Duhet sqaruar se nė tėrė kėto vite posti i nėnkryetarit tė Asamblesė ėshtė mė i larti qė ka mbajtur Shqipėria nė kėtė organizėm evropian.

Imazhi qė la shteti shqiptar nė kėtė organizėm, s’ka nevojė pėr koment, sepse komentet i bėnė vetė ndėrkombėtarėt. U pa qartė se nė sytė e tyre ne bėjmė imazhin e njė shteti nė degradim e sipėr, qė vendos nė bazė tė orekseve dhe inateve tė atyre qė janė zgjedhur pėr tė qeverisur. Akoma mė qesharak ishte arsyetimi qė, sipas Topallit, Biberaj paska abuzuar me fondet e Kuvendit, pėr nja tri udhėtime qė paska bėrė ky i fundit. Faksin e dėrguar nga njė agjenci, kryetarja e Kuvendit e tundi si shpatėn e triumfit kundėr njė deputeti qė pėrfaqėson Shqipėrinė nė njė organizėm kaq tė lartė. Ndėrsa PD, megjithėse vlerėsonte dje lart rolin e Biberajt nė kėtė organizėm, sėrish kėtė palaēollėk e konsideroi si njė “kompetencė tė kryetares sė Kuvendit”.

Kryetarja e Kuvendit, e cila flet pėr abuzimet me dietat e Biberajt, mund tė thuhet se ėshtė njeriu qė ka udhėtuar mė shumė nė kėtė shtet me fondet e institucionit qė ajo drejton. Kryetarja ndėrmerr udhėtime pėr Kosovėn, ndėrmerr udhėtime pėr MSA, ndėrmerr udhėtime pėr anėtarėsimin nė NATO, pėr mbretėreshėn Elisabet, qė do flasė nė parlamentin britanik, pėr tė drejtat e njeriut, pėr tė drejtat e grave. I vetmi tur qė ka ndėrmarrė nėpėr fshatrat shqiptare ka qenė ai pėr kancerin nė qafėn e mitrės.

Sė fundi, kryetarja, sė bashku me njė delegacion, shkoi nė Uashington me rastin e marrjes sė presidencės sė SHBA nga presidenti Obama, i cili u shoqėrua dhe me njė skandal tjetėr. Sa pėr sqarim, duhet saktėsuar se nė kėtė eveniment tė gjithė pjesėmarrėsit shkojnė atje privatisht. Pra, Shtėpia e Bardhė nuk dėrgon ftesa zyrtare pėr kėtė eveniment. Ftesat pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e betimit presidencial nė SHBA mund tė gjenden fare lehtė dhe nė internet, kundrejt shumės prej 20 dollarėsh. Me pak fjalė, si Erion Veliaj, ashtu dhe kryetarja e Kuvendit kanė pasur tė njėjtin status nė kėtė ceremoni, vetėm se Erion Veliaj ka shkuar atje me paratė e G99, dhe Jozefina Topalli me paratė e Kuvendit, por e shoqėruar nė kėtė eveniment nga njė shpurė njerėzish. Askush nuk e akuzoi kryetaren pėr kėtė veprim, qė u shit si ftesė zyrtare e Shtėpisė sė Bardhė.

Nga ana tjetėr, publikimi i disa fotove nė faqen e internetit ishin njė skandal tjetėr akoma mė i rėndė. Kryetarja kishte ngatėrruar njė hotelier amerikan, natyrisht njeri i nderuar, me njė kongresmen, duke kėrkuar qė tė tregojė takimet e niveleve tė larta qė kishte pasur atje. Kryetarja vetė u mjaftua me njė falje pėr gabimin qė ishte bėrė, megjithėse kėto gabime janė tė pafalshme, kur bėhet fjalė pėr njoftime zyrtare, qė njoftojnė takimet e kryetares.

Aleksandėr Biberaj, nė kėtė rast, ishte vendi i shkarkimit tė inatit tė kryetares, e cila do mbahet mend pėr mėnyrėn e veēantė si e ka drejtuar Kuvendin. Gjithsesi, nė telendisjen e shumtė qė po na bėn qeveria nė sytė e ndėrkombėtarėve, e cila akuzohet pėr korrupsion dhe autoritarizėm, jo pak imazh negativ po na krijon dhe inati i papėrmbajtur i zonjės Topalli, e cila duket se po e drejton Kuvendin jo si vendin ku hartohen ligje, vendin ku merren vendime dhe ndėrtohet imazhi i kėtij vendi, por si ndonjė kafene thashethemesh, ku mund tė nxjerrėsh jashtė kėdo qė nuk i pėlqen Berishės apo kryetares.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara