HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


20 shkurti, kur shqiptarėt tėrhoqėn zvarrė diktaturėn

-- nga Armand Maho, TemA, 21 shkurt 2009

Prej dy ditėsh studentėt e Universitetit tė Tiranės kishin hyrė nė grevė urie. Ishte data 18 shkurt dhe sekretari i parė i Komitetit Qendror tė PPSH, Ramiz Alia, me njė dekret tė veēantė, nė janarin e vitit 1991, vetėm pak ditė pasi kishin kaluar festat e fundvitit, ndalonte mediet dhe njerėzit tė preknin simbolet e komunizmit. Pluralizmi dhe krijimi i Partisė Demokratike nė dhjetorin e ‘90, dukej ende si diēka e pabesueshme.

Fillimi i Lėvizjes

Fillimi i shkurtit ishte i ftohtė pėr Tiranėn. Studentėt, ende pa u shuar jehona e ndryshimeve politike qė kishin ndėrmarrė vetėm dy muaj mė parė, tashmė kėrkonin qė emri i Enver Hoxhės tė hiqej nga universiteti i tyre. Ata nuk donin qė tė quheshin “Studentė tė Enverit”. Duhej tė ishte data 12 apo 13 shkurt, kur studentėt, pas disa kėrkesave drejtuar qeverisė sė atėhershme, vendosėn tė bojkotonin mėsimin dhe tė mblidheshin nė vendin ku ata kishin filluar protestat e Dhjetorit qė mė pas do tė merrte emrin sheshi “Demokracia”.

Eksponentė tė PD, Azem Hajdari asokohe dhe student, Arben Imami, Eduard Selami, Neritan Ceka, por edhe kreu aktual, Sali Berisha, vinin herėpashere nė mbėshtetje tė studentėve, megjithėse krahasuar me ngjarjet e dhjetorit 1990, nė shkurt tė vitit 1991, pjesėmarrja e tyre nėpėr foltore ishte mė e paktė. Folėsit kėrkonin tė njėjtėn gjė, emri i njeriut qė kishte mbajtur vendin pėr afro gjysmė shekulli nėn diktaturė, tė hiqej nga universiteti i tyre. Njė kėrkesė kjo, po aq politike, sa edhe kėrkesa pėr pluralizmin. Rituali i protestave do tė vazhdonte dhe nė ditėt mė pas. Studentėt mblidheshin rreth orės dhjetė nė sheshin e Qytetit Studenti, protestonin dhe kėrkonin tė njėjtėn gjė. Enver Hoxha nuk duhej tė ishte mė simboli i universitetit tė tyre.

Protestat

Pas disa ditėsh proteste, mė datėn 17 shkurt, mes protestuesve u lajmėrua njė grevė urie pėr plotėsimin e kėrkesave tė tyre. Nga ana e qeverisė sė asaj kohe vazhdohej me deklarata boshe, sipas tė cilave emri i Enver Hoxhės “ishte i lidhur thellė me historinė e partisė dhe tė vendit”. Pra, bisha komuniste, megjithėse nė grahmat e fundit, nuk pranonte tė braktiste simbolin e saj. Thirrjes sė studentėve pėr t’u bashkuar me idealin e tyre, iu bashkuan dhe mijėra qytetarė tė Tiranės. Lista e atyre qė kėrkonin tė hynin nė grevė urie ishte tepėr e gjatė, dhe nė fund u vendos qė shumė nga studentėt pjesėmarrės nė protestė, por edhe disa nga iniciatorėt e tyre, ta mbėshtesnin grevėn nga jashtė. Hija e diktaturės, e frikshme dhe kėrcėnuese, qėndronte ende prezent. Me njė urdhėr tė ish-ministrit tė Brendshėm, Hekuran Isai, ishin pėrforcuar forcat policore dhe qė prej nisjes sė protestave forcat speciale dhe ushtria patrullonin 24 orė nė rrugėt e Tiranės.

Greva

Greva e urisė duhet tė ketė filluar rreth orės 11 tė datės 18 shkurt dhe nga tė gjitha hyrjet e Qytetit Studenti shiheshin qytetarė tė Tiranės, tė tė gjitha shtresave qė vinin pareshtur nė mbrojtje tė studentėve. Sindikatat e sapokrijuara nė atė kohė kishin bėrė thirrje qė punėtorėt tė braktisnin punėn dhe tė bashkoheshin me studentėt. Megjithėse nėn kėrcėnimin e drejtorėve komunistė tė ndėrmarrjeve dhe megjithėse rrezikonin seriozisht tė humbisnin vendet e punės, pėr dy ditė rresht, me mijėra qytetarė tė Tiranės, punėtorė dhe intelektualė, ndenjėn 24 orė rreth godinės sė Kinoklubit nė Qytetin Studenti, duke e kthyer kėtė tė fundit nė strehėn mė tė sigurt pėr ta. Orėt kalonin dhe qeveria komuniste e drejtuar nga Ramiz Alia nuk lėshonte terren pėr ndryshimin e emrit. Nė hyrje tė Qytetit Studenti dalloheshin qartė makinat e policisė, por askujt nuk i shkonte ndėrmend se pas tyre qėndronin autoblindat dhe tanket e ushtrisė.

Mėngjesi i 20 shkurtit

Pas dy ditėsh nė grevė urie, gjendja e disa prej studentėve po pėrkeqėsohej. Jashtė thirrjet pėr rrėzimin e diktaturės nuk reshtnin. Duhej tė ishte ora 10.00 e paradites, kur njė grup grash tė njė ndėrmarrjeje veshjesh filluan tė bėnin thirrje pėr tė dalė nė qendėr tė qytetit, dhe pse jo pėr tė hyrė nė ambientet e ish-“Bllokut”. Nisja e tyre pėrpara dhe sjellja brutale e policisė nė rrugėn e Elbasanit pėrballė Fakultetit tė Histori-Filologjisė do irritonte dhjetėra-mijėra qytetarėt e tjerė qė ishin mbledhur te kinoklubi i Qytetit Studenti. Atėherė, turma mori rrugėn pėr andej nga ishte nisur nė fillim dhe grupi i vogėl i atyre grave. Policia nuk bėri rezistencė, derisa turma po kalonte pėrballė Liceut Artistik.

Nė atė moment, rreth gjysmė ore pas nisjes sė parė, njė makinė policie e blinduar do tė kalonte me shpejtėsi marramendėse nė mes tė turmės duke rrezikuar seriozisht jetėn e protestuesve. Mė pas, nga rruga e ambasadės franceze, si dhe nga rruga e qė tė ēon te TVSH do shiheshin forcat e policisė qė me shkopinj gome dhe lopata xheniere lėshoheshin drejt protestuesve. Pėr njė moment u krijua njė situatė kaosi. Grupi i parė protestuesve u ndodh mes dy zjarreve, ndėrkohė qė paniku i fillimit bėri qė tė zmbrapsej pėr disa minuta dhe pjesa tjetėr e turmės. Tė ndodhur nė kėtė situatė, protestuesit fillimisht u strehuan nė shtėpitė e banorėve aty pranė, derisa njė thirrje bėri qė pjesa tjetėr e turmės tė zmbrapste policinė duke e qėlluar me ē’tė gjente…. Nė kėto kushte, forcat policore u tėrhoqėn pėrsėri dhe u pozicionuan pėrballė Radiotelevizionit, ku fillonte dhe hyrja pėr nė “Bllokun” e udhėheqjes.

Rrugės pėr nė qendėr

Bisha e frikėsuar ishte strehuar nė atė qė pėr 45 vjet kishte qenė oazi i saj, vendi i sa e sa intrigave tė pėrgjakshme qė luheshin nė kurriz tė kėtij populli, tek ish-“Blloku”. Nga ana tjetėr dhe policia duke parė fuqinė e asaj turme u dorėzua dhe i la rrugė tė lirė protestuesve drejt qendrės, atje ku pėr mė shumė se 5-6 vjet qėndronte busti i diktatorit. Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”, qė tek ura e madhe dhe deri tek universiteti ishte bllokuar nga autoblindat dhe tanket e ushtrisė. Nė rast se turma do tė tentonte tė hynte nė ambientet e ish-“Bllokut” tė udhėheqjes, atėherė nuk dihej se ēfarė do tė ndodhte.

Ishte ora rreth 13 e pasdites dhe pas ditėve tė ftohta kishte dalė njė diell i ngrohtė dhe i pazakonte pėr atė fund shkurti. Hyrja pėr nė sheshin “Skėnderbej” ishte e lirė, por busti i diktatorit ishte rrethuar nga forca tė shumta policore. Por ato sikur u bėnė tė padukshme pėr atė masė njerėzish qė kėrkonin tė derdhnin urrejtjen e tyre mbi atė shtatore tė atij njeriu tė urryer. Nga ana tjetėr, njė grup gazetarėsh tė TVSH dhe teknikėsh, nė kundėrshtim me urdhrat e udhėheqjes, kishin hyrė nė transmetim dhe po transmetonin direkt atė ēka po ndodhte, pra kėtė ngjarje tė madhe po e shihte e gjithė Shqipėria, ashtu siē po ndodhte.

Rrėzimi i bustit

Sulmi i parė i turmės do tė zmbrapsej nga forcat e policisė, tė cilėt u lėshuan drejt protestuesve me shkopinj gome, qen, zjarrfikės dhe bomba me gaz lotsjellės. Por ama vetėm aq, dhe njė tentativė e fundit e disa prej policėve, tė cilėt qėlluan me armė sėrish nuk mundėn ta pėrballojnė turmėn. Pas rrethimit nga ana e protestuesve, disa persona shkuan drejt njė makine aty pranė dhe sajuan njė kavo. Njė djalė, i cili mbante veshur njė palė pantallona jeshile dhe bluzė me vija, banues nė Tiranė, e ngritėn lart dhe arriti tė vendoste kavon te dora pas shpine e bustit tė diktatorit. Nė kėtė moment policia sulmon sėrish, dhe turma zmbrapset pėr pak sekonda, ndėrsa djaloshi qėndronte varur nė ajėr me njėrėn dorė atje ku kishte vendosur kavon, me tė cilėn do bėhej hedhja e bustit. Ishin pamje tė rralla, qė ēdokush qė i ka parė, zor se mund t’i shkulen nga kujtesa. Pėr disa sekonda djali qėndronte atje lart me njėrėn dorė dhe me dorėn tjetėr mundohej tė qėllonte policinė me pjesėn tjetėr tė kavos.

Nė kėtė kohė turma organizohet sėrish, dhe zmbraps sėrish policinė. Shumė prej tyre filluan tė tėrhiqnin kavon, ndėrsa tė tjerėt shikonin me ankth atė qė po ndodhte. Busti filloi tė lėkundej, ashtu siē kishte filluar tė lėkundej nga themelet i gjithė ai sistem qė kishte mbajtur kėtė popull nėn diktaturė pėr 50 vjet. Lėkundja e parė, e dytė, e tretė, e katėrt…… busti anohet dhe qėndron pėr disa sekonda pezull nga ana e veriut si pėr t’i dhėnė njerėzve kohė tė shpėrndahen…. Njė tėrheqje e fundit dhe mė nė fund diktatori ishte nėn kėmbėt tona.

Njė helikopter kaloi mbi kokat e protestuesve, bėri dy-tri rrotullime si kėrcėnim i fundit nga ai shtet gjakatar dhe mė pas u largua nė drejtim tė veriut. Njerėzit ndėrkohė kishin filluar tė brohorisnin, nėn kėmbėt e tyre qėndronte shtrirė diktatori si shpagim i krimeve qė kishte bėrė nė aq vjet. Policia ishte larguar dhe protestuesit morėn njė nga automjetet ushtrisė, e lidhėn diktatorin pas saj me tė njėjtėn kavo qė e kishin rrėzuar dhe e tėrhoqėn zvarrė nėpėr Tiranė duke e sharė dhe pėshtyrė, pėr ta dėrguar te studentėt qė akoma qėndronin nė grevė urie. Kėta tė fundit ende nuk arrinin ta besonin qė busti i diktatorit ishte rrėzuar, derisa qytetarėt ua dėrguan pėrpara kinoklubit.

E keqja ishte nėn kėmbėt e tyre, ndėrsa festa sapo kishte filluar…

20 shkurti ka njė domethėnie tė madhe pėr kėtė vend, dhe jo vetėm sepse ėshtė dita kur njerėzit e treguan hapur urrejtjen e tyre pėr diktaturėn. Ata nuk tėrhoqėn zvarrė vetėm njė bust, tėrhoqėn me pėrēmim zvarrė njė ideologji tė tėrė, tėrhoqėn zvarrė nėpėr rrugėt e kėtij qyteti atė kob tė zi qė na kishte zėnė derėn dhe qė pėr shumė vite kanė qenė tė detyruar t’i thurin lavde. Ishte dita, kur komunizmi kuptoi qartė sesa i tepėrt dhe i lodhshėm kishte qenė nė jetėt e kėtyre njerėzve. Prandaj tė gjithė ata qė kanė qenė protagonistė tė atyre ditėve janė pjesė e historisė sė kėtij kombi.

20 shkurti do na kujtojė pėrherė se si shqiptarėt tėrhoqėn zvarrė tė keqen.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara