HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Terror shtetėror

-- nga Artan Mullai, 17 shkurt 2009

Sfidat e botės sot, mė shumė se tė tilla, nė fakt janė dilema apo paqartėsi pėr pasojat e ardhshme tė aventurave qė tė mėdhenjtė dhe tė fuqishmit e njerėzimit shkaktojnė me vendime shpesh tė dyshimta. Nė skenėn botėrore kėtyre dilemave tė politikės sė ditės iu shtohet edhe njė dozė terrori shkencor, qė nderet me shpejtėsi nė planet pėr rreziqet dhe fatalitetet e kohės sonė duke e bėrė edhe mė tė brishtė jetėn njerėzore nė tėrėsi. Madje, mė shumė se politika, ngaqė ėshtė mė e sinqertė se ajo dhe mė e besueshme, shkenca ėshtė shndėrruar nė njė pėrbindėsh psikologjik, ndėrsa gėrvisht edhe vetėdijen e atyre mė skeptikėve, me lajme tė hidhura qė hidhen nė tregun mediatik shpesh jo aq me prestigj, por me njė furi tė paparė.

Ndėrgjegjja e popujve bombardohet jo rrallė me rreziqe tė supozuara, qė nė fakt, nė shumicėn e rasteve s'janė veē skenarė, supozime dhe hamendėsime vipash dhe mendjeshquarish. Mbipopullimi babėzitės, sėmundjet e frikshme, sida dhe viruset vdekjeprurėse, statistikat e rritjes marramendėse tė vdekjeve tė parakohshme, luftėrat, probabiliteti i pėrplasjeve tė mundshme kozmike tė planetit me kometat apo asteroidet, shkėmbinjtė e frikshėm tė hapėsirės, provokimet e fuqive bėrthamore, ngrohja globale, shterimi i naftės, Lufta e Ftohtė, UFO-t, ushqimet me hormone, shkurt vetė fundi i botės. Tė gjitha kėto bashkė me dilemat e mėdha tė krerėve dhe mendjeve tė shquara, qė shoqėrojnė vendimet e tyre, zėvendėsojnė sot dhunshėm ushqimin shpirtėror tė njeriut, duke e planetizuar, shpėrfytyruar dhe robotizuar atė.

Atėherė, nė njė metaforė kalimthi, me kėtė terror tė instaluar, duket sikur mė tė fuqishmit dhe mė tė menēurit nė kėtė botė duan tė na thonė: “Jemi tė kėrcėnuar gjithherė, atėherė, ē'na qenka kjo forcė pėrtej gjykimit tonė, qė na i dhuron dhe na i rrezikon njėherėsh tė gjitha dėshirat e epokave tona? A s'duhet pranuar e besuar qė njerėzimin deri tani e ka shtyrė pėrpara njė dinamikė misterioze, qė buron jo nga shpirti i tij dhe s'ėshtė gjithashtu vullneti i instinktit? Ē’na polli neve mes gjithėsisė, mes kėsaj vetmie tė tmerrshme e tė kėrcėnuar, dhe ē'gjė, ē'fuqi, ē'vullnet pra na rrotulloi miliona vjet rreth njė ylli me njė qėllim tė errėt e tė rėndomtė, tė cilit i mungon shkakėsia? A s'jemi ne kėtu hapi i fundit i zhvillimit? A s'kemi kėsisoj tė drejtėn mbyllėse tė lexojmė fletėn e fundit tė shkruar me njė gjuhė tė ēuditshme? Ē’do tė jetė pas nesh, pas pėrpjekjeve dhe pas tmerrit tonė? Kush mund ta thotė! Ndoshta njė fuqi tjetėr krijuese pas shkatėrrimit, si njė ndėshkim, do tė na pluhurosė tė gjithėve.

Misioni ynė, me sa duket, ėshtė dėshmia. Vetėdija e ruajtur e pėrfundimit. Me sa duket kemi mbėrritur buzė njė gremine tė mendimit njerėzor. Pėrposh yllėsia ėshtė indiferente, e kotė, e panevojshme dhe e padurueshme. Ē'na mbetet? Durimi? Aspak. Shpresa. Njehsimi. Njeriu ėshtė kėtu, pėrballė kėtyre provave fatale, qė tė durojė, jo fundin e llahtarshėm pėrpara, por tė durojė lodhjen e pritjes dhe lodhjen e shpresės.” Ky shkulm zhvillimi dhe frike nė tė vėrtetė ka njė kaotizėm instiktiv, i cili zbulon qartazi se pasojat e kėtyre dilemave dhe paqartėsive nė kokat e liderėve, si edhe kjo masė terrori shkencor ka njė koeficient tė lartė artificialiteti. Nė fakt, shpesh, pėrkundrazi, vėrtetohet se rreziqet asnjėherė nuk janė aq tė mėdha sa parashikohen e thuhen nga mendjet e mėdha. Irani, Al Qaeda, sėmundjet (jo aq tė shpeshta sa tė jenė dhe tė rrezikshme), ngrohja globale, kometat, rezultojnė jo aq tė sigurta dhe aq kėrcėnuese sa thuhet, (akujt janė zėvendėsuar nė skajet e tokės sėrish, kometat rrallojnė, Lufta e Ftohtė shfaqet edhe si farsė, naftė ka edhe pėr shumė vjet, UFO-t nuk janė dhe aq armiqėsorė etj), aq sa pėr optimistėt kėrcėnimet e mėdha janė veē fantazi tė mėdha, dhe pėr tė tjerėt, fetarėt dhe frikacakėt, ndėrsa tmerri i jetės pėrpara ėshtė diēka qė duhet pranuar, kėrcėnimet janė punė tė fatit ose punė tė Zotit.

Krahasuar ndėrkaq me gjithė ingranimin dhe dėshirėn e verbėr pėr integrim, shqiptarėt funksionojnė krenarisht, tradicionalisht por edhe barbarisht sipas ligjėsive tė tjera, qė shpesh, sfidojnė botėrorėt dhe nuk mund tė shpjegohen. Si rrallėkund nė planet (mbase kėshtu ndodh vetėm nė fiset e panjohura indiane, ku nuk ka mendje tė ndritura dhe profetė), ne jemi qytetarė qė tė paktėn nuk jemi ndėshkuar me mungesėn e kurajės pėr tė sfiduar gjithēka. Nė Shqipėri nuk kanė rėndėsi edhe vlerė trazirat dhe shqetėsimet planetare, as terrori shkencor i shpėrndarė si mjegull mbi tokė. Ndryshe nga tė tjerėt, ne konstatojmė nė liri tė plotė se nuk na plas edhe aq pėr rreziqet e botės, as pėr krizėn ekonomike, as pėr Obamėn, as pėr rritjen e Kinės dhe as pėr kėrcėnimet kozmike qė publikojnė shkencėtarėt e NASA-s. Ne jemi kaq tė imunizuar, sa kemi njė liri tė kristaltė nė vlerėsimin shpėrfillės tė gjėrave, ndėrsa me veprimet tona, me mėnyrėn si funksionojmė, iu themi tė tjerėve: “Do vijė fundi i gjithēkaje, fundi i botės.

Pėr ne bota e prishur ka qenė nė ēdo kohė. Tani veē nė u rregulloftė. Por edhe kjo s'ka si tė ndodhė!” Me kėto fraza ka gjasa tė kemi filozofuar kalimthi funksionim tonė pėrgjithėsisht! E thėnė ndryshe, e supozuar kundėr rrymės, si njė mekanizėm vidhėliruar, sjellja jonė tregon vulgarisht se deri nė ē'masė janė tjetėrsuar e kondensuar nocionet dhe vlerat e ekzistencės. Nė jetėn e shqiptarėve (ku si askund tjetėr nuk janė tė nevojshėm psikologėt), terrori shkencor dhe pushteti i planetarizimit tė njerėzimit qė pėrmendėm mė sipėr, kėtu prezantohet veē si derivat pa ndikime, sepse qenia shqiptare ėshtė viktimizuar prej vitesh nga njė fuqi tjetėr shkatėrruese. Kjo ėshtė fuqia e zezė, e keqe, tokėsore e pushtetit dhe e politikės sė tranzicionit tė kobshėm. Terrori shtetėror!! Politika e keqe dhe menaxhimi i keq! Terrori qė buron nga pėrdorimi i keq i pushtetit!

Terrori qė buron nga mohimi i tė drejtave elementare. Terrori qė buron nga drejtėsia e munguar; nga mungesa e aftėsisė civile pėr tė kontrolluar institucionet e ligjėsive qė rregullojnė jetėn nė komunitet; nga braktisja e dėshirės kolektive pėr tė shpresuar! Nė Shqipėri ka njė pėrplasje tė shpresės me fatalitetin, me humbjen e ardhshme, me humbjen e ardhshme tė tmerrshme tė shpresės! Nė jetėn e shqiptarėve, terrori shtetėror qė fuqizohet edhe mė nga varfėria psikologjike e njerėzve me ndėrgjegje tė vrarė shtyp e paralizon gjithēka. Nė mėnyrė vicioze, ky terror rigjenerohet edhe njėherė, edhe mė shumė, edhe mė shpesh nga ambientimi i rrezikshėm me tė gjitha humbjet me radhė.

Nėn kėtė presion fati tė zi, mė shumė se tė zemėruar, si nė kampet e pėrqendrimit, shqiptarėt janė pesimistė. Ata kanė zėnė kallo dhe kanė rėnė nė rutinė, nga durimi i gjatė dhe nga shtypja e gjatė…. Kėtė e vėrteton indiferentizmi kombėtar pėr tė gjitha mungesat. E vėrteton paqja qytetare me fatalitetin, pajtimi me tė, nėnshtrimi.. Ata janė njerėz qė vidhen pėrditė, qė shpėrdorohen pėrditė, qė janė tė papunė, qė aksidentohen pėrditė, qė shokohen e poshtėrohen pėrditė, brenda kufijve dhe jashtė... aq sa pėr ata kėrcėnimet e kėrcėnimeve janė bėrė njė gjė e zakonshme.

Njeriut shqiptar i janė shuar instinktet e vetėmbrojtjes ndaj kėtij terrori nė kėtė pėrballje tė gjatė me babėzinė e pushtetarėve tė kėqij.

Kushedi ē'erė do tė fryjė nė tė ardhmen pėr ta.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara