HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ju flet Zėri i Amerikės ! Nė mikrofon...


-- nga Ajet Nuro, 4 mars 2009

Ndoshta pas tre pikave mund tė ishte emri im. Pse jo, por nuk kanė rėndėsi emrat. Sepse e rėndėsishme ėshtė “Ju flet Zėri i Amerikės”. Me Zėrin e Amerikės ėshtė i lidhur ēdo shqiptar. Ndonėse, kjo radio, qė nė fakt mund tė quhet radio, televizion dhe internet, sot ngelet e rėndėsishme po tė kemi parasysh konkurrencėn nė fushėn e mediave, pjesa mė e madhe e shqiptarėve, besoj unė, e lidhin Zėrin e Amerikės me atė rol qė ky stacion ka luajtur nė ngjarjet e fund viteve 80 fillimi i viteve 90 kur kjo radio luajti njė rol tė rėndėsishėm nė zgjimin dhe ndėrgjegjėsimin e shqiptarėve se ekzistonte njė botė tjetėr veē asaj qė shqiptarėt ishin tė detyruar tė njihnin. Askush nė atė kohė nuk e kishte shkuar nė mendje dhe jo mė tė shqiptonte fjalė si “tė drejtat e njeriut”, “pluralizėm mendimesh dhe pluralizėm politik” apo terma tė harruar si prona private, avokatė etj etj.

Elez Biberaj

Ju flet Zėri i Amerikės ! Nė mikrofon Elez Biberaj

Kam qenė gjithmonė i dhėnė pas shtypit dhe lajmeve. I kam lexuar dhe i lexoj me zell gazetat por para 1990 tek gazetat e asaj kohe, mė tėrhiqte sidomos faqa 4. Ndonjėri mund tė mendoj se kisha qėllime diversive apo simpati pėr perėndimin apo se prisja ndonjė pėrmbysje... jo, jo isha shumė larg njė gjėje tė tillė. Thjesht, mė pėlqente tė dija ēfarė bėhej nė botė dhe mund tė them se dija emrat e tė gjithė udhėheqėsve botėror ashtu sikurse dija kryeqytetet e pothuajse gjithė botės. Duhet tė ketė qenė pranvera e vitit 1990 kur i dola pėrpara postierit tė fshatit pėr tė marr gazetėn dhe si duket biseda u soll rreth plenumeve tė famshėm tė PPSH dhe demokratizimit tė mėtejshėm tė vendit sipas variantit Alia. Postieri mė tha diēka qė do tė fillonte tė ndėrronte gjithēka tek unė. Gjithēka, kam parasysh burimet e informacionit dhe njė mėnyrė tjetėr tė tė parit tė botės. Pa shiko se ē’thotė Zėri i Amerikės, - mė tha. E pash nė sy se mos tallej. Jo, ai e kishte seriozisht. Ktheje radion nė valė tė shkurtra, shko nga e majta dhe dėgjo. – Ēfarė ore? –Nė orėn 6 (18). Nuk desha tė tregohesha mė entuziast nga ē’duhej por me vehte mezi prisja. Ishte ende koha kur nuk mund tė luhej me zjarrin. Unė dėgjoja ndonjėherė radio Moskėn apo Sofien por mė shumė i tėrhequr nga shqipja e folėsve sepse informacioni nuk dallonte nga radio Tirana. Por duhet thėnė se nėse dėgjimi i radiove tė huaja pėrbėnte njė krim sipas ligjeve tė kohės, pa mendo se si duhej konsideruar radioja e armikut mė tė madh tė Shqipėrisė, Amerikės...

E pra, nė orėn e duhur ndoqa udhėzimet por nuk munda ta gjej menjėherė kanalin. Mu desh tė levizja majtas e djathtas butonin qė ndėrronte kanalet pėr tė rėnė nė ...shqip. Zėri herė vinte e herė ikte por lajmet i kapa. Pėrveē programit tė orės gjashtė ishte dhe njė tjetėr nė orėn tetė e gjysėm. Iu ktheva radios nė orėn 8 e gjysėm se doja ta dėgjoja qė nga fillimi. Ēfarė thoshte nė fillim, si prezantoheshin folėsit. Nga radiot e tjera si radio-Moska, Radio-Ankara apo dhe Radio-Sofia, dija formulėn “Tė dashur miq”... Por Zėri i Amerikės ishte i veēantė. Sigla nė anglisht qė ruhet edhe sot “Welcome to the Voice of Amerika, in Albanian” ndiqej nga “Ju flet Zėri i Amerikės ! Nė mikrofon Elez Biberaj”. Zėri i Biberaj, ishte njė zė i veēantė qė ruante pak njė farė aksenti dhe duke e dėgjuar aq shpesh, isha nė gjendje ta imitoja. Radha e rubrikave ishte lajme, opnioni i qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara, intervista, emisione informative nga kultura etj. Pak a shumė struktura ruhet edhe sot. Nė fund Biberaj jepte edhe numrin e telefonit tė Zėrit tė Amerikės duke qenė se Shqipėria ishte lidhur me rrjetin telefonik botėror dhe ata qė mundeshin mund tė kontaktonin direkt radion. Ėshtė numri i parė qė kam mėsuar pėr mendėsh, 202 619 2223. Mos e provoni, se nuk ėshtė mė nė shėrbim...

Ajet Nuro
Ajet Nuro

Duke dėgjuar Zėrin e Amerikės, ndihesha i privilegjuar sepse dėgjoja gjėra qė gjithėsesi nuk mund ti dėgjoje nė radio-televizionin shtetėror tė Tiranės ku lajmet diktoheshin dhe kontrolloheshin nga lart. Ėshtė pėr tu ēuditur por Biberaj ishte siē i themi ne, shumė i futur. Ndonėse Shqipėria sapo ishte lidhur me rrjetin botėror te telefonave, ai ishte nė gjendje tė bėnte thirrje telefonike nė Tiranė dhe tė zhvillonte intervista me personazhe me peshė nė jetėn politike dhe kulturore tė vendit. Nė emisionet e Zėrit tė Amerikės kishte rubrika edukative dhe bashkėpunėtorėt e Biberajt ishin nga intelektualėt mė nė zė tė diasporės shqiptare si Martin Camaj, Arshi Pipa, Nikolla Pano, Peter Prifti pėr tė cituar disa nga emrat qė mė vijnė sot nė mendje. Ajo qė mė pėlqente veē lajmeve ishte rubrika “Opinion i qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara” sepse nga ajo rubrikė dėgjoja gjėra me tė vėrtetė tė reja por edhe tė paimagjinueshme. Pėr ngjarjet e 2 korrikut 90, largimi e Kadaresė nė Perėndim dhe fillimi i lėvizjes studentore nė dhjetor 1990, ishte Zėri i Amerikės qė jepte versionin e vėrtetė tė ngjarjeve. Atė, qė bėri postieri i fshatit me mua, e bėra unė me tė tjerėt, pra fillova tė “ritransmetoj” lajmet e Zėrit tė Amerikės. Komentet e Biberajt pėr zhvillimet politike nė Shqipėri dukeshin tė pabesueshme po tė shikoje fasadėn qė partia-shtet mundohej tė ruante. Kėshtu, Biberaj fliste pėr grindje nė udhėheqjen e lartė shqiptare midis atyre qė ishin pro dhe atyre qė ishin kundėr demokratizimit tė vendit. Nė njė krah gjendej Ramiz Alia me klanin e vetė dhe nė krahun tjetėr Nexhmije Hoxha edhe ajo jo e vetme. Nė teorinė e tranzicionit qė do ta mėsoja mė vonė, kjo ėshtė ndarja mes hardliners dhe softliners apo e thėnė shqip ndarja mes vijės sė ashpėr dhe vijės sė butė nė gjirin e kastės sė lartė tė diktaturės. Nė fakt, nė janar tė 1990, babai i ndodhur pėr vizitė nė Tiranė mė kish thėnė se, njerėz tė panjohur, u thoshin kalimtarėve “Do shihemi tek sheshi”.

Ndoshta askush nuk kish guxuar tė konkretizonte ndonjė veprim. Por nuk mund tė them se sot di diēka mė shumė rreth asaj qė mund tė ketė ndodhur apo qė pritej tė ndodhte. Sidoqoftė rritja e dėgjueshmėrisė sė zėrit tė Amerikės pėrkon me njė fenomen tjetėr atė, tė asaj qė do ta quaja periudhė derizioni ku, pas Shkodrės qė e kishte filluar shumė mė shpejtė, edhe nė pjesė tė tjera tė vendit sidomos nė Tiranė e Kavajė, kishin filluar batutat, shakatė, poezitė satirike ku nė qendėr ishte skamja, injorantėt e byrosė politike qė drejtonin atė vend, familja e Hoxhės etj etj. Nuk ka se si tė shpjegohet ndryshe rritja e guximit tek shqiptarėt pėr tė kundėrshtuar diktaturėn duke filluar me rritjen e numrit tė arratisurve, me ngjarjet e dy korrikut 1990 dhe pastaj me ngjarjet qė pasuan dhjetorin 1990. Zėri i Amerikės ka pjesėn e vetė nė rritjen e kundėrshtimit popullor ndaj diktaturės nė Shqipėri. Pėr tė shprehur besimin e njerėzve tek Zėri i Amerikės mjafton tė themi se njė lajm ishte i besueshėm nėse “e tha Zėri i Amerikės”. Madje kjo e dallon edhe sot Zėrin e Amerikės nga shumė media tė tjera. Pėr rolin e Zėrit tė Amerikės nė demokratizimin e Shqipėrisė ėshtė folur shumė dhe ka mendime nga mė tė ndryshmet. Unė do tė thosha, pa dashur tė jap njė vlerėsim shkencor, se Zėri i Amerikės shėrbeu si katalizator i njė procesi qė ndoshta ishte i pashmangshėm nė kushtet historike qė u gjend Shqipėria pas rėnies sė murit tė Berlinit dhe ngjarjeve nė Europėn Lindore. Por, mund tė ndodhte qė Shqipėria si nė rastin e pavarėsisė tė zgjohej relativisht vonė. Zėri i Amerikės i shkundi shqiptarėt pėr tu zgjuar politikisht. Ndėrsa roli i Elez Biberaj do ta pėrmblidhja nė atė qė ai, ishte personi i duhur, nė kohėn e duhur dhe nė vendin e duhur.

Viti 1991, ishte viti i triumfit. Elez Biberaj, tashmė i mirėnjohur nga tė gjithė shqiptarėt ishte pėrkthyesi zyrtar i delagacionit amerikan me nė krye Sekretarin e Shtetit Xhejms Bejker. Pritja e jashtėzakonshme qė shqiptarėt i rezervuan Bejkerit dhe takimi me krerėt e shtetit shqiptar s'ka se si tė mos ketė shkaktuar ndjenjė triumfi tek Biberaj. Ai ishte njė hero nė sytė e shiptarėve. Por, merret me mend reaksioni i Ramiz Alisė kur ėshtė gjendur pėrball pėrkthyesit – gazetar. Besoj se do ketė marr hua shprehjen e shokut Perikli tek Pallati 176 “Ma more kalanė nga brenda, o Jovan Bregu...( Elez Biberaj...)”

Pas viteve 1990-1991, viti 1997 mė ka bėrė ti rikthehem Zėrit tė Amerikės. At'herė nė fakt nuk besoja kurr se shteti do tė binte ashtu siē ra. Nuk e di sepse kisha besim se shteti ishte shtet, qė askush nuk do tė guxonte ta prekte. Pastaj, ndoshta edhe nga dėshira pėr ta parė vendin tim nė gjendje sa mė normale, besoja se do gjendej njė zgjidhje, por kthesa qė morėn ngjarjet mė kanė bėrė tė mendoj se ajo klasė politike qė e ēoi Shqipėrinė nė atė ditė, nuk duhet tė vazhdonte mė tė qeveriste. Tė paktėn moralisht. Por ... morali dhe politika ndonjėherė nuk bėjnė tė njėjtėn rrugė. E, qė ti kthehem Zėrit tė Amerikės, nė ditėt qė i paraprinė ngjarjeve tė marsit 1997, fillova tė dėgjoj Zėrin e Amerikės. Veē besimit qė kisha se dėgjoja lajme “safi” kisha dhe njė besim se Zėri i Amerikės mund tė ndikonte pėr mirė. Mė dukej se Biberaj do fliste me ndonjė nė Tiranė pėr ti thėnė njė “Hej, thirrini mendjes !” Nė fakt, Zėri i Amerikės u tregua tejet aktiv. Por, gjėrat precipituan aq shpejt sa jam i bindur se edhe gazetarėt e Zėrit tė Amerikės duhet ti ketė kapur nė befasi. Ndėrsa unė nė thellėsi besoja se ashtu siē kisha dėgjuar lajme tė mira dhe shpresėdhėnėse nė vitin 1990 e 91 ndoshta pėrsėri do dėgjoja mrekullira. Por, kur zbret nė tokė, e kupton se Zėri i Amerikės ėshtė njė radio-stacion qė edhe pse me njė ekip profesionistėsh...nuk bėnė mrekullira. Edhe ata janė krijesa tė gjalla me mish, kocka dhe gjak si dhe ne tė tjerėt...

Rrjedhat e mėtejshme tė jetės mė shkėputėn nga Zėri i Amerikės ashtu siē mė shkėputėn edhe nga media tė tjera. Shumė vite mė vonė nė Kanada do tė rizbuloja Zėrin e Amerikės nė internet. Ndėrkohė Zėri i Amerikės ishte shndėrruar nė televizion me rubrikėn DITARI dhe ishte i pranishėm nė internet me faqen e tij zeriamerikes.com. Pėr prindrit e mi qė kaluan mėse njė vit nė Amerikė rubrika DITARI nė internet ishte burimi i vetėm informimi. Dhe si ata ka mijėra shqiptarė nė botė.

Stazh tek Zėri i Amerikės

Ndonėse tek web siti i Zėrit tė Amerikės e bėjnė tė ditur se pranojnė stazhiera, nga sa kuptova ata pranonin kryesisht inxhiniera pra teknikė. Nė kėto kushte, njė stazh tek Zeri i Amerikės mbetej ... njė ėndėrr. Pėr mė tepėr, nga ekipi i zėrit tė Amerikės njihja me emėr vetėm Astrit Lulushin qė ishte i njohur nė listat shqiptare tė diskutimeve nė internet falė njė sėrė shkrimesh nga fusha e tė rejave shkencore nė mjeksi. Vendosa dhe i shkruajta njė mesazh zotit Lulushi qė nuk vonoi tė mė pėrgjigjej. Ndonėse, ai mė tha se shef i shėrbimit ėshtė Arben Xhixho, ndoshta e ka menduar ngurrimin tim pėr t'iu drejtuar njė tė panjohuri. Kėshtu ai flet vetė me zotin Xhixho dhe kėshtu vihemi nė kontakt. I shkruaj zotit Xhixho dhe ...mrekullia ndodhi. Zoti Xhixho mė telefonon dhe mė thotė se pėr ata nuk ka asnjė problem dhe informatat e zakonshme...Aty fillon maratona e dokumetave mes meje, univesitetit dhe Arbenit. Ky i fundit kishte goditur i duruar sepse nė universitet mė kėrkonin edhe qiqra nė hell. Kėshtu, u vendos dhe janari 2009 u rezervua pėr stazhin nė Zėrin e Amerikės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara