HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kriminalizimi i humanitetit


Ali Podrimja -- nga Ali Podrimja

Nuk i kisha klasifikuar ende gjėrat ushqimore, kur ia behu vrap shefi i supermarketit. Mė kėrkoi falje qė nuk i kishte hequr me kohė ca prodhime qumėshtore, qė i kishte nxjerrė jashtė pėrdorimit Bashkėsia Ndėrkombėtare, se dėmtonin shėndetin. Kisha qėlluar nė njė vend mik kur kishte ndodhur afera me prodhimet qumėshtore nė ca vende tė Beneluksit. Zotėria prapė kishte kėrkuar falje. E shihja se kėtė e bėnte mė tepėr pėr shkak tė ndėrgjegjes. Nga shporta ime i kishte hequr ca gota jogurt dhe kishte kontrolluar mos kisha edhe diēka nga lista e shėnuar. Dyshohej se ca prodhime kishin elemente kanceroze. Zotėria ishte larguar nga unė me ndjesė. Hallakatje tė tilla kisha parė nė Evropė shpesh. Sanitarėt kryenin punėn e vet me ndėrgjegje tė madhe: atė qė konsideronin se kėrcėnon shėndetin, e hiqnin pa pyetur fare. Njė herė kisha qėlluar kur i hedhnin edhe dengje ndėrresash tė brendshme, qė, sipas tyre, mund tė shkaktonin ndonjė sėmundje tė rėndė lėkure.

Rreth kėtij problemi, kisha menduar, lufta nė Kosovė ishte kryer. A do tė vihet rendi dhe mund tė ndodhė njė kujdes i tillė edhe nė Ballkan, ku popujt e luftojnė njėri-tjetrin nė ēdo mėnyrė, edhe pėrmes luftės biologjike. Do tė pėrjetonim njė luftė perfide. Nė emėr tė humanizmit, kush do tė zbrazte depot e kush do kryente punėn e djallit. Nga literatura kisha njohuri dhe mund ta merrja me mend se deri ku mund tė vete mendja e prishur. Sjellja e zotėrisė sė supermarketit mė frikėsoi pakėz.

Siē ndodhte nė Kosovė, nuk e lexoja vetėm shtypin. Nė radio kap njė ditė lajmin tronditės nga jugu i Shqipėrisė. Nė tė vėrtetė, dėgjoja reagimin ndaj njė shoqate greke, qė kishte dhuruar afro njė milion vezė tė dyshimta e nuk i diheshin gjurmėt. Zatėn, ato ishin nga vendet e Beneluksit, pėr tė cilat Bashkėsia Ndėrkombėtare kishte mendimin e vet. Por gjesti “human” i njė shoqate greke ma kishte kujtuar njė tezė tė Sheshelit: nė mes shqiptarėve tė pėrhapet sida, droga, prostitucioni e ēdo gjė qė rrėnon vitalitetin e tyre. Ngjashėm kishte ndodhur edhe me dėrgesat e gjalpit nga Ukraina. Afati i pėrdorimit kishte kaluar para pesėmbėdhjetė vjetėsh e u dėrgohej si ndihmė “vėllazėrore” popullit shqipar. Edhe nė shtypin tonė ėshtė shkruar se ka njė dozė tė radioaktivitetit nė ndėrtimtari, por dikush e heshti se nuk jemi nė Evropė dhe nuk bėn tė bėhet e madhe. Dihet, po ashtu, se syri i bashkėsisė ndėrkombėtare vėshtirė tė kontrollojė ēdo gjė qė hyn tek ne, por Kosova nuk “bombardohet” nga tė gjitha anėt. Unė mė sė pakti besoj se njė luftė prefide ndaj nesh mund ta bėjnė ata qė predikojnė proceset demokratike.

Se tregtia nuk njeh komb, tregoi edhe internacionalizimi shqiptaro-serb nė Fushė-Kosovė, kur u kapėn nė mėnyrė flagrante njė grup qytetarėsh tanė duke bėrė tregti me prostituta nga Rusia e largėt. Mirėpo, nga ky kriminalizim i humanitetit mund tė mbrohemi nėse zbulojmė adresat nga na vijnė dhe kush i dėrgon. Shpesh dėrgesat qė bėhen kinse nė emėr tė humanitetit, mund tė kenė qėllimin e vet. Shefi i supermarketit kishte kėrkuar falje, por shoqata greke ishte zhdukur pa gjurmė. Ky farė “humanizmi” nuk dėmton vetėm shėndetin, por vdekėson pėr njė kohė edhe ambientin. Pra, lufta perfide do tė jetė mė afatgjatė se ajo qė ndodhi. Tė urtit tonė thoshin: atij me tė cilin je vrarė, nuk bėn t’i hahet buka, pa u harruar e keqja.

Pėr kėtė le tė mendojnė edhe ata qė nė fatkeqėsi tonė kėrkojnė profitin. Kur shkruaj kėtė tekst, mė pėrfytyrohet fytyra e zotėrisė nga Kėlni dhe “historia e trishtė dhe e pabesueshme”, siē ėshtė quajtur fabula e novelės Erėndira tė Markezit. Pas njė lufte gjenocidale bėn tė pėrjetojmė edhe njė formė krejt tjetėr? Bashkėsia ndėrkombėtare nuk mund tė jetė vetėm syri ynė nė zgjedhjen e “dhuratave”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara