HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Topalli, klani qė ka pushtetin nė Shkodėr

Arben Rrozhani -- nga Arben Rrozhani, Shekulli - Dossier - 02.02.2009

INTERVISTA

Rrėfimi i Gilman Bakallit, deputetit qė braktisi grupin parlamentar tė PD-sė, dy vite mė parė


"Njė klan qė i shėrben vetvetes, njė grup i ngushtė njerėzish me hierarki tė qartė, nė majė tė sė cilės qėndron natyrisht znj. Topalli". Kėshtu shprehet ish-deputeti i PD-sė nė Shkodėr, Gilman Bakalli nė intervistėn pėr "Shekulli", duke sqaruar fijet e pushtetit tė Kryetares sė Kuvendit.
I dalė deputet nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005 dhe i larguar nga grupi i PD-sė nė maj, Bakalli thotė se ndjen keqardhje pėr deputetėt demokratė tė Shkodrės, tė cilėt, gjatė kėtij mandati kanė harxhuar energji tė jashtėzakonshme thjesht pėr tė futur ndonjė njeri tė fisit tė tyre nė punė, apo pėr t'u shėrbyer ambicieve tė znj. Topalli nė krijimin e njė klani tė ngushtė njerėzish.


Z. Bakalli, ju u larguat nga grupi parlamentar i PD-sė mė 3 maj 2007. Pse ndodhi dhe, sot, gati pas dy vitesh, a ndiheni i sigurt se keni bėrė zgjedhjen e duhur?

- Kur kam pranuar ftesėn pėr t'u bėrė pjesė e PD-sė, kam menduar se njė parti funksionon si bashkim e marrėdhėnie individėsh, e jo si njė kope delesh me njė bari nė krye.

Kur jam bindur se prej meje pritej thjesht njė votė, njė karton apo prirje e verbėr pėr tė ligjėruar fjalėt e veprimet e njėshit, e kam kuptuar qė nė atė grup nuk ka mė vend pėr mua.

Dhe kam vendosur tė largohem. Jam menduar gati dy vjet pėr ta marrė njė vendim tė tillė dhe sot, dy vjet pas atij vendimi, mund ta konsideroj gjestin tim si njė akt lirie tė njė individi, i cili dėshiron tė jetė individ dhe jo ushtar.

Nėse njė individ nuk ka integritet, nuk ka respekt pėr veten, si mundet tė ngjallė respekt tek tė tjerėt? Pėr mua gjithshka e ka bazėn tek ajo qė jemi e tek ajo qė mendojmė pėr veten.

Gilman Bakalli
Gilman Bakalli

Atėherė deklaruat se largoheshit nga grupi i mazhorancės, sepse nuk mund tė duronit mė qė tė gėnjenit veten dhe zgjedhėsit nė Shkodėr. Ēfarė premtimesh nuk mbajti PD-ja pėr Shkodrėn?

- Nėse ka patur njė premtim, tė cilin ua ka bėrė secili deputet qytetarėve tė Shkodrės, ky ka qenė premtimi pėr tė pėrfaqėsuar realisht problemet e ndryshme tė qytetit. Ne nuk u kemi premtuar shkodranėve vetėm rrugė, por shumė mė tepėr se kaq.

U kemi premtuar atyre se do tė luftojmė monopolet nė biznes dhe nuk e kemi bėrė, u kemi premtuar se do tė krijojmė njė klimė tė favorshme biznesi, por kėtė ua kemi krijuar vetėm disave, kurse disa tė tjerė i kemi shtyrė drejt falimentimit.

U kemi premtuar rritje rrogash e pensionesh, por ndėrsa ua kemi rritur kėto nė mėnyrė tė papėrfillshme, ua kemi rritur njėkohėsisht ēmimet e elementeve bazė ushqimorė dhe tė energjisė elektrike, nė njė mėnyrė tė papėrballueshme pėr shumicėn e qytetarėve.

U kemi premtuar investime tė huaja, por nuk u kemi siguruar kushtin kryesor pėr kėto investime: zgjidhjen e problemit tė pronės.

Dhjetėra pronarė tė zonės sime elektorale luftojnė akoma sot nėpėr gjyqe me shtetin pėr dėmshpėrblimin e pronės sė tyre.

U kemi premtuar ish-tė pėrndjekurve dėmshpėrblimin dhe nuk ua kemi dhėnė akoma. Dhe nese ua japim, po ua japim sėrish nė kėmbim tė votės nė 2009-n dhe po ua zvarritim deri pėrtej 2013-s, sėrish nė kėmbim tė votės.

Ju keni akuzuar drejtpėrdrejt Kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila ėshtė dhe deputete nė Shkodėr, se e ka reduktuar grupin e deputetėve shkodranė nė njė klan interesash tė ngushtė, qė i shėrbejnė vetėm fuqizimit tė pushtetit tė saj. Ēfarė ėshtė ky klan dhe ēfarė pėrfaqėson ai?

- Ndjej keqardhje pėr deputetėt demokratė tė Shkodrės, tė cilėt, gjatė kėtij mandati kanė harxhuar energji tė jashtėzakonshme, thjesht pėr tė futur ndonjė njeri tė fisit tė tyre nė punė apo pėr t'u shėrbyer ambicieve tė znj. Topalli nė krijimin e njė klani tė ngushtė njerėzish, tė cilėt ushtrojnė poste drejtuese nė administratėn lokale, por qė realisht nuk janė aspak tė lirė nė vendimmarrjen e tyre.

Vini re: ėshtė i njėjti grup njerėzish prej 10 vjetėsh qė qarkullon nė mėnyrė tė pamerituar nėpėr postet mė tė larta tė administratės lokale nė Shkodėr: drejtori bėhet deputet, deputeti bėhet kryetar qarku, kryetari i qarkut bėhet kryetar bashkie, kryetari i bashkisė bėhet deputet, drejtori prefekt, prefekti kryetar qarku, e kėshtu me radhė.

Kemi pra njė qarkullim bajat e monoton tė tė njėjtave figura, qė nuk i sjell asgjė tė re qytetit. Njė klan qė i shėrben vetvetes, njė grup i ngushtė njerėzish me hierarki tė qartė, nė majė tė sė cilės qėndron, natyrisht, znj. Topalli.

Ju shkoni ne Shkodėr, te zona juaj elektorale. Nuk mund ta mohoni se ka investime nė Shkodėr, apo jo? Pyetja ime ėshtė kush ka pėrfituar nga miliardat, qytetarėt apo tender-marrėsit?

- Natyrisht qė vitin e fundit kanė nisur investimet nė infrastrukturėn rrugore tė qytetit. I patolerueshėm fakti qė kėto investime po bėhen ashtu siē i bėri edhe Partia Socialiste, disa muaj para fillimit tė fushatės elektorale. Investime tė vonuara dhe me njė cilėsi jashtėzakonisht tė keqe, tė cilėn mund ta konstatosh me sy tė lirė.

Se kush ka pėrfituar nga ky bum investimesh tė dobėta dhe me ēmime super tė larta, duhet ta verifikojnė institucionet pėrkatėse tė shtetit.

E qartė ėshtė se qytetarėt shkodranė duhet tė pėrgatiten tė ripaguajnė nga taksat e tyre pėr tė njėjtat rrugė qė janė shtruar vitin e fundit.

PD-ja fitoi shumė mandate nė Shkodėr, katėr vite mė parė. Ju si mendoni, cila do tė jetė pozita e PD-sė nė zgjedhjet e ardhshme tė 28 qershorit?

- Pėr shkak tė premtimeve tė pambajtura dhe abuzimit me pushtetin, pozita e PD-sė do tė jetė mjaft e brishtė.

"Koha pėr ndryshim" nuk ua solli shkodranėve ndryshimin e premtuar, kėshtuqė shkodranėt janė sėrish nė kėrkim tė njė ndryshimi tė mundshėm. Kėtė ndryshim Shkodrės nuk ia sollėn socialistėt e djeshėm, nuk ia sollėn as demokratėt e sotėm, kėshtuqė duhet njė forcė tjetėr politike mė e besueshme, e cila ėshtė nė formim.

Ju u kandiduat nga PD-ja dhe morėt mandatin e deputetit nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Por, dy vite mė pas, ju e akuzonit PD-nė si "njė formacion i majtė, komunist, mė komunist ndoshta se vetė komunistėt e dikurshėm!" Ku e bazoni njė deklaratė tė tillė?

- Deklaratėn time e mbėshtes tek mungesa e njė fryme tė lirė komunikimi midis anėtarėve tė grupit, tek mungesa e njė fryme kritike.

Me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, individėt brenda grupit demokrat janė tė ngjashėm me njėri-tjetrin si thėrrmijat e rėrės.

Tė gjithė fotokopje tė njėri-tjetrit, tė gjithė nė rresht pėr tė dėshmuar besnikėri ndaj liderit, tė gjithė presin me kokėn ulur se kur do tė vijė goditja nga lart. Rasti Biberaj, njė anėtar i kryesisė sė PD-sė, dėshmoi nė mėnyrė ekzemplare se si funksionon komunikimi nė PD dhe ē'vlerė ka individi nė kėtė parti.

Ju i jeni bashkuar korit tė kritikėve tė zonjės Topalli pėr menaxhimin qė i ka bėrė Kuvendit, por tė gjitha tentativat pėr shkarkimin e saj nuk kanė patur sukses. Ēfarė i bėn tė dėshtojnė ato, mosargumentimi i akuzave, apo mospasja e votave tė duhura?

- Nuk ma merr mendja se duhet ndonjė argument i fortė pėr diēka kaq evidente sa drejtimi joprofesional i punimeve tė Kuvendit. Sa herė ka qenė e nevojshme, znj. Topalli i ka hedhur benzinė zjarrit dhe e ka precipituar situatėn parlamentare. Mendoj se vetėm mungesa e votave e ka shpėtuar znj. Topalli nga shkarkimi.

Topalli, zyrtarisht, e akuzoi z. Biberaj se kishte abuzuar me fondet e dhėna nga Kuvendi pėr nė delegacion, duke marrė shkak nga deklarimet e fundit tė z. Biberaj, pėr shkarkimin nga delegacioni i KE-sė, ndėrsa shumė deputetė e kanė akuzuar zonjėn Topalli se ka udhėtuar mė shumė se ēdo kryetar tjetėr Parlamenti.

Ju si deputet, si do ta komentonit agjendėn e zonjės Topalli nė krye tė Kuvendit?

- Abuzimi kryesor i zonjės Topalli me detyrėn e saj si Kryetare e Kuvendit, konsiston nė marrjen pa tė drejtė tė kompetencave tė Komisionit tė Jashtėm dhe atij tė Integrimit. Diplomacia parlamentare, tė cilėn znj. Topalli e pėrdor vend e pa vend pėr tė pėrligjur nė fakt turizmin e saj parlamentar, ėshtė njė aktivitet qė i takon Komisionit tė Jashtėm dhe jo spikeres sė Parlamentit.




Koment nga: Mehmet Metaj

Meqenese eshte i vetmi nga grupi i PD-se Z. Bakalli qe reagon me kurajo qytetare dhe i kundervihet haptazi Zonjes-kokete Topalli me ben te jap nje koment per temen ne fjale dhe politiken bajate tonen keto 18-vjet rrumpalle.

Shumekush tek ne dje dhe sot per tu distancuar nga prevalenca e dallkauke-kaēakeve apo nga dominanca e kultures baritore distancohen ndonese jetojne e vdesin perseri ne kete vend qe s'u rregullua kurre, te ta heqin vehten qytetar te prerjes perendimore, dhe ka tek-tuk dhe te tille ky vend por une vertet nuk e di nese jane te tille sa te bashkohen ne mision dhe ti japin ngjyre ketij vendi apo jane si kanarina e kapur rob nga mbreteria e bufave.

Shqipėria jone sot ndoshta mė shumė se kurre ka nevoje per intelektualė te vertete dhe te virtytshem dhe per njerez dinjitoze. Por jo te gjithe ne, qė e quajme apo s'e quajme veten intelektuale mund te kemi keto vlera, se:"jo te gjitha mizat bejne mjalte". Por sidoqofte nuk duhet lene vendi ne meshire te fatit.

A nuk duket se kjo Shqiperi mbetet pergjithmone me krye ne hi ?! Nese i referohemi historise sone ndoshta ajo nuk na ka ndeshkuar kot. Une mendoj se ky vend s'ka te drejte morale ende te thote as qe ka intelektualė as politikane bile as njerez normale perderisa eshte ne kete gjendje dhe po shkon teposhte.

Latinet thoshin "albanus adversus albanus" (shqiptari kunder shqiptarit) dhe kete ves te sojit tone qysh ne shekuj e kane shfrytezuar te tjeret per interesat e tyre, sidomos fqinjet ballkanas duke na "mesuar" te behemi ose kaēakė ose skllavė. Vetem per hunden e bukur te Kleopatres, Mark Antoni i vuri flaken Romes. Po ne si reagojme ndaj padrejtesive? Prej kohesh jemi mesuar te degjojme e “pelqejme me shume zerin e kendezit se sa zerin e bilbilit, se kendezi na zgjuan nė mengjez” (thoshte L. Poradeci.)

Jemi ne ata qe ndonese meritonte lapidar F. S. Noli; qe kur pasi e munden dhe e ndoqen pashallaret e bajraktaret ne 25-en e percollen vetem nje grusht njerzish, saqe ai i merzitur dhe i indinjuar me shume se nga humbja, duke iu drejtuar tokes shqiptare, tha "Skllever, bij sklleverish ju kurre s'keni per ta merituar lirine!"

Shoqerite njerezore ndertohen dhe mabahen mbi dy shtylla kryesore, virtytin dhe inteligjencen, qe ne i kemi por siē tha Bajroni “mbeten te paarrira” dhe tesqullura. Ne jemi ai vend e ai popull, ku i dituri s'ka gjetur kurre preh, atij ose i eshte "prere koka apo gjuha, ose eshte debuar e detyruar te syrgjynoset". Edhe sot e gjithe diten gjoja jemi ne demokraci dhe aspirojme te bashkohemi me Evropen, mendja intelektuale nuk degjohet, paguhet kaq pak dhe vendos paganizmi yne mesjetar, qe sundon ne ēdo qelize dhe kjo eshte shume domethenese. Nje popull me kulture baritore. Tek ne ende lulezojne pese anarkite e Nolit: anarkia fetare, anarkia shoqerore, anarkia morale, anarkia patriotike dhe anarkia e idealeve. Asnji vend ne bote nuk eshte zhvilluar dot pa venė ne balle intelektualet.

Ky vend megjithe arsimimin masiv, qe beri sistemi i kaluar ka ende shume syresh nga ata qe u perkasin kategorise se njerezve qe kan lexuar vetem nje liber, kan pare nji teater dhe nje film dhe cicerojne si gjeli ne pleh apo flasin broēkulla te “kripura” ne midat tona qesharake dhe te tjeret i degjojne me kureshtje “ala balcanasi”, te prirur me teper nga rrumpalla se sa nga rregulli e puna dhe keshisoj dinjiteti mbetet vendnumero?!!

Solla ketu disa momente e nenvizime historike, as per te treguar erudicion as per te bere retorike, por per te kerkuar nga vetja e nga te tjeret, me shume dinjitet, se me njerez dinjitozė behet pastaj kombi dinjitoz, dhe per ata qe i thone vetes intelektual, me shume mendime e pjesmarrje ne jeten publike, se perndryshe do te na sundoje perjetesisht mbreteria e bufave, prevalenca e mediokerve.

Mesa duket, ne mbetemi viktime e perhereshme e vetevehtes, si gjithmone, qe durojme kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, luftojme dhe bejme zhurme kur duhet ndenjur urte dhe rrime suqut kur duhet thene acik fjala, per ta kuptuar mire dhe populli se ē'po ndodh ne kete vend perpara se te jete vone dhe jo post-mortum dhe le te dallohen pastaj ato, qe duhet te "ikin" ose te rrine "urte"; se "pas me elin varvarios" (kush nuk eshte helen eshte barbar).

Dhe vite e shekujt kanė kaluar dhe ende kjo Shqypni s'po behet dot se s'e leme vetė ne Shqiptaret e pamesuar me rregull e pa asnji vetedije te arrire... Ndoshta dhe ngase ky popull i shkrete s'ka mesuar fare nga historia e tij. Qe ky popull qe e la ne rruge dhe e percollen vetem 5-vete Nolin e humbur me 1925-en dhe ai i pezmatuar si asnjehere tha: ”Skllever, bij-sklleverish, ju kurre s'kini per ta merituar lirine”.

Por nga ana tjeter nga rraca jone kanė dale dhe njerez te shquar dhe te ditur, qe nga ata me emer ne bote, si nene Tereza, por dhe ata qe u vetmohuan per ideal dhe prosperietet, por ne pergjithesi ketu ka prevlauar e keqja sepse ata qe dine por s'kanė, rrine e bejne sehir.

Ne kete vend veretet ka patur burra te medhenj dhe qe kan bere xheste historike qe nga ai i Ismail Qemalit (qe pas tij e perdhosi vendin Haxhi Qamili) dhe deri tek mijėra intelektuale dje dhe sot te flijuar per ideal, siē ka qene dhe Znj. Sevasti Qiriazit etj. Por ne pergjithesi mendoj se ne kete vend asnjihere s'po i vihet pika mbi i gjerave dhe flasim e shkruajme dhe loja-vandale vazhdon rituali apo avazi i vjeter.

Dhe keshisoj, kjo Shqiperi qe po ta shohesh nga larg duket si ”Veza e Kolombit” dhe ne fakt me sa duket eshte si ”Guri i Sizifit” qe s'gjen derman e s'ze vend kurre, persa kohe vetedija publike dhe intelektuale te arrije ne nivelet e standartet e duhuara te kohes dhe te hedhė tej Nano-Berishet. Por mesa duket kjo tulatje e jona nuk eshte e rastit se kot s'tha Lord Bajroni “vetite, bijve te Shqipes s'ju mungojne por ..ah sikur te ishin me te arrira” apo Konica yne i ditur si rrallekush nga tanet se “e keqja e Shqiperise jane vete Shqiptaret”... dhe ne mbetemi tek thenia e Pashko Vases ende “O Shqypni, e mjera Shqypni, kush tķ ka qit kryet n“hi -!” (d.m.th. = vet Shqiptaret..?!)

Ashtu siē kishte thene njehere e nje kohe me pare dhe nje gjeneral anglez, qe se bashku me Sami bej Frasherin, rrugetonin ne fushen e Dumrese (te cilin vend per ne ate kohe Samiu yne e sugjeroi dhe per kryeqendren e Shqiperise) se Shqiptaret jane ”nje popull fukara, qe ecen mbi flori, se vendi eshte toke „sui generis” mesdhe dhe ka pasuri mbi e nen-toke por ē“e do, jemi ne e keqja e saj!.

Eshte veretet rrengjethese kur shkon e sheh ne skutat okulte te historise sone se ideatoreve te perpjekjeve te iluminuara iu eshte prere koka ose jane abandonuar ne harresen e injorances se kohes ose te Ponē-Pilate-ve, qe ky vend prodhon shume. Sa koka dhe mendje te ndritura tonat jane prere ose syrgjynosur, filluar qe nga Qeveria e Haxhi Qamilit, qe mu ne mes te dites u vrane qindra njerez te ditur, midis te cilesve dhe me te miret e Mallakastres sime, Ismail Klosi dhe Hajredin Fratari, e shume e shume bij nenash te tjere te ketij vendi dhe ajo qe devijoi dhe karakterin tone, qe regjimi komunist, ku u shfarosen ne mase mendjet e vyera dhe filistine te ideve si Vilson Blloshmi dhe Genc Leka dhe ato familje, qe kishin taban, nga kasapet e Enver Hoxhes, si Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Idriz Seiti, Feēorr Shehu, dhe kryeprokurori, qe ben xhiro per shtate-pale qejfe ne Tirane Aranit Ēela, apo mendje te ndritura, qe do ti kishte zili bota t'i kishte, siē po u mban disave edhe sot eshtrat, si Noli, Konica, Kuteli, Koliqi, Poradeci, Sejfulla Maleshova, Koēo Tashko, Zai Fundo, Zef Mala, Kasem Trebeshina e shume e shume te tjere... dhe ende sundon injoranca dhe prevalojne njerezit ose gjysem te mesuar ose sharlatane, qe keta si kudo jane apo behen pa dine e pa iman.

Ja nje pasazh se ē’na ishte dhe ē’na thoshte/mesonte Sejfulla Maleshova, qe Enveri dhe jagot injorante qe e pasonin, e dengdisi, duke e cilesuar trockist dhe u katandis, qe vdiq ne skamje dhe u varros nga karroca e komunales ne Fier, se s“kishte as familje, siē e citon dhe i ndjeri dhe i nderuari shok i tij i idealve, doktor Ymer Dishnica:

“Sejfullai e pėrsėriste shpesh fjalėn e W. Wilsonit, tė thėnė mė 1913: “Duhet tė shkatėrrojmė gjithēka, qė mban vulėn e vogėl tė privilegjit”, apo diskutonim pėr “Metafizikėn e dashurisė” tė Shopenhaurit. Nga nėnvizimet qė i kishte bėrė librit, shkruante nė njė fletė: “Njeriu i madh nuk ka kėrkuar kurre gjėnė e vet, nuk ka pėrjetuar pėr vete, por pėr tė gjithė…. Gjeniu qėndron nė kontradiktė, nė konflikt me kohėn e vet…. Njeriu normal ka 2/3 vullnet dhe 1/3 intelekt” e tė tjera.

Kur i pėrsėrisja fjalėn e Aristotelit “Gjithė mendjendriturit janė melankolikė”, fillonte njė debat i madh. “Kur flitnin per njerėzit e mėdhenj citonim Hygonė, Ēehovin..., ishin indiferentė ndaj lavdėrimeve tė veprave tė tyre, por ishim tė ndėrgjegjshėm se njeriu nė jetė ka nevojė pėr vlerėsime e nxitje, ashtu siē ka nevojė pėr ushqim e pėr ajėr." Pėr kėtė temė diskutimi, Sejfullai mė thoshte: “Pleqtė e fshatit tim, mė thonė shpesh se kalit po t’i biesh nga vithet, bėn pėrpara; po t’i biesh nga koka, ecėn prapa”. Ne bėnim shumė biseda pėr artin. Njė herė i thashė mikut tė dashur se si e shpjegon ai faktin qė A. Moisiut nuk iu vlerėsua qysh nė fillim talenti nga komisioni, kur konkurroi. Pa u menduar tha: “Pse, vetėm Moisiu e ka pėsuar kėshtu? Po Lasmani, mėsuesi i pasur, qė e largoi si tė patalentuar Rembrandin e pavdekshėm !?"

Kam lexuar “Artin poetik” tė Bualosė. Atje nuk flitet pėr La Fontenė, por jeta vėrtetoi tė kundėrtėn. La Fonteni u bė poeti kombėtar i Francės. Edhe pėr historinė ne shpesh bisedonim e shkėmbenim mendime. Ne na vinte keq e na shqetėsonte fakti qė pėr rolin e historisė, nė shekuj kanė folur njerėz tė menēur, por qė fatkeqėsisht, ndėr ne ishin nėnvlerėsuar. Fjala vjen, mendimi i Engelsit se historia kėrkon fakte e jo tė shpikur e tė stėrshpikur, ishin lėnė nė harresė. Sa e sa gjėra u shkruan, sipas oreksit tė disave, qė patjetėr, historia e vėrtetė do t’i hedhė nė kosh. Sejfullai citonte shpesh Bjelinskin qė kishte thėnė. “Ta thuash i pari tė vėrtetėn, duhet fisnikėri dhe guxim”, perfundon Doktor Dishnica.

Nderkohe, ne nje bisede me eruditin dhe shkrimtyarin e madh Kasem Trebeshina, midis te tjerash degjon dhe meson ndoshta te verteten e hidhur te shkakut te kesaje pasoje apo tragjedie kombetare te sterzgjatur se: “Shqiptaret kanė 2000 vjet, qe s’kanė bere asgje per veten e tyre, ende s’ngopen me buke, dhe alfabetin e tyre mezi e vune me 1908 (Kongresi i Manastirit) kur ne ndodheshim dhe jemi mes Romes, ku lulezoi Perandoria me e madhe ne gjithe historine e njerezimnit, dhe Konstandinopojes/Stambollit, kryeqyteti i Perandorise me ta madhe pas asaje Romake, Perandorise Turke, epiqendra e Patriarkanes dhe Islamit/Muslimanizmit”.

Ne kete vend dhe sot e kesaje dite sundon hipokrizia e arroganca e injorances – siē e quante ate Mikelanxhelo qe ne sh. XV-te. Keshtu foli dhe Zarathustra i Persise thote Niēja, 3000 vjete me pare per t'u bere dinjitoz dhe i vetedijshem i mjeri njeri dhe ne ende s’kemi kuptuar e zbatuar asgje nga dija dhe pervija njerezore, se dijen hyjnore pak e njohin. Kush u kujtua te vere piken mbi ķ, e te vleresojė figura te tilla nga tonat, te denigruara apo lena ende ne hije, qe jane ende gjalle e enden te injoruar mes nesh, qe rendin te etur vetem per pushtet e para dhe shtojne numrin e sojsezve ne kete vend.

Dhe mbetemi apo zhytemi ēdo dite e me shume me kryet n'hi !

Dhe ja kronikat TV-ve te dites, flet perdite Erion Braēe i vogel dhe i shpifur sa nje palaēo-cirku per politiken e madhe, bredh Edi Rama dhe kerkon te bitis nje politike te re si Diogjeni me qiri-ndezur ne diten me diell i shoqeruar me shume nga nje eskorte e vjeter mediokrish-malinje rreth vehtes, qe presin ende te zene karrige-tenderash, flasin per mungesen e dritave dhe politikat energjitike gjithe hajdutet e KESH-it me Harasanin ne krye, flet Arben Malaj per ekonomine e financat, qe eshte perfolur si krye-hajduti i tyre, flet per mjedisin Xhuveli, qe eshte bere sot me satrapi-mjedisor i kohes, flet per drejtesine e ligjet Fatmir Xhafaj - pionier shembellor i Enverit, flasin per politiken e Jashtme dhe Parlamentarizmin Arta Dade dhe Namik Dokle, njera e pispillosur si ne nje parade-ironike qejfleshash, qe po shkon ne nje promenade dhe tjetri krye-hipokrit, ben si cub Pandeli Majko, sikur te ishte marre nga nje kopėsht-femijesh-handikape dhe palé se ky na eshte bere nga Nano dhe kryeminister nja 2-3 here, flet dhe boton libra per Shtetin liliputi Bashkim Fino, qe s'ka lexuar asnji germe ne jete te vet dhe po ta pysesh palė a e di alfabetin e gjuhes shqipe ??!!!

Dhe kapakun e vendosin dy krye-bukuranet e kohes njera ne krye te Parlamentit Xhozefina Topalli, qe tund koken per te rregulluar baluket si nje adoleshente, qe mundohet te duket sa me e bukur dhe qe s'di mire as shqip dhe me kryeprokurore Ina Rama - qe buzeqesh sikur eshte e saposhkuar per nje takim-dashurie, dhe ne presim qe kjo te na mbrojė nga korrupsioni !!!

Keto jane qyfyret tona ne shekullin e ri ...ndersa presim te shkojme ne Evrope...!!!

Por sodoqofte shpresoj dhe mendoj se séshte fundi si tek agonia e Getes qe tha se ”fundi eshte por sidoqofte-perpara” !.




Koment nga: RIDVAN DANI

Une e njoh personalisht zotin Bakalli pasi babai i im ka qene bashkevuajtes ne burg me babain e zotit Bakalli.
Shkodra ka ndryshuar dhe nuk ashte ma ajo Shkoder qe do ta donin ndoshta edhe prinderit e Jozefines, pasi ne themi nje fjale te bukur ne shkoder "Jane ule malet dhe jane ngrite halet". Duhet ta dijne te gjithe ato qe e quajne vehten "Politikane Shkodrane" se "Shkodra nuk harron", ēfare kane me mjelle, kane me korre, kur t'i vine koha dhe ato kane me kene te paret qe kane me e provue shijen e keqe nqs. fara ka me kene e keqe, qe ata kane mjelle. Sot Shkodra ka nevoje me u perfaqesue me djelmosha politikanė, qe dojne Shkodren si shkodranė dhe jo qe po perfaqesojne Shkodren, duke iu nenshtruar "Bosave" te politikes shqiptare, qe sa te pa nder dhe te pa moral po vjedhin pasurite dhe nderin e popullit te Shkodres.

MOS HARRONI JU O PERFAQESUES TE SHKODRES NE POLITIKEN SHQIPTARE, SE PERFAQESONI NJE QYTET MIJAVJEĒAR, QE KA DITE ME E NDA TE KEQEN PREJ TE MIRES NE KOHET MA TE VESHTIRA DHE JUVE DO TE JENI NDER ATO, QE KENI ME MBUSHE ATO FAQE TE ASAJ KOHE, QE I KENI SHERBYE, DHE HISTORIA KA ME JU NGRITE PEDIESTAL PER Ē'KA PO BANI OSE KA ME JU FUNDOSE ME TURP JUVE DHE FAMILJET TUAJA.
SHKODRA KA ME MBETE DHE KA ME MBIJETUE.
TE FALEMINDERIT GILMAN PER GUXIMIN!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara