HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lady J. - pushteti qė mban Topallin


Arben Rrozhani -- nga Arben Rrozhani, Shekulli - 02.02.2009

Ku qėndron forca e numrit dy tė Shqipėrisė, Kryetares sė Kuvendit. Nga Shkodra, qė e nxjerr deputete prej vitit 1996 dhe ku bėn ligjin nė pushtetin vendor, te salla e Kuvendit, ku kanė dėshtuar tri herė tentativat pėr ta shkarkuar. Rrėfimi i deputetit tė Shkodrės, Gilman Bakalli, pėr njerėzit qė kanė krijuar oborrin e gruas mė tė pushtetshme nė vend.

Ėshtė armike me tė gjithė: me krerėt e shtetit (pėrdor tė njėjtėn gjuhė me Topin, siē sulmonte Moisiun), me prokurorėt e pėrgjithshėm (denigron Ina Ramėn, siē bėnte edhe me Theodhori Sollakun), me kundėshtarėt politikė, me pjesėn mė tė madhe tė kidershipit tė PD-sė, me demokratėt e zonės qė e kanė mandatuar deputete prej vitit 1996, me kundėrshtarėt politikė, sidomos pas daljes sė PS-sė nė opozitė dhe ėshtė spikere e Kuvendit.

Jozefina Topalli - Cowboy
Jozefina Topalli - Cowboy

Miqtė i ka tė paktė, por edhe ata i ka siguruar falė njė pushteti interesash politike dhe ekonomike, qė nė Shkodėr e etiketojnė me tė njėjtėn nofkė qė kishte bashkėshortja e ish-udhėheqėsit komunist Hoxha gjatė dikaturės.

Dhe ėshtė pushteti politik dhe ai ekonomik, qė ajo ka ditur ta menaxhojė nė Shkodėr dhe veēanėrisht nė Tiranė, qė e kanė bėrė Jozefina Topallin jo vetėm numrin dy tė vendit, si Kryetare e Kuvendit, por edhe si personi qė luan fijet e pushtetit.

Gilman Bakalli, deputet i PD-sė nė Shkodėr, prej korrikut 2005 deri nė maj 2007, kur iku nė shenjė proteste ndaj mungesės sė demokracisė nė parti, thotė se pushteti i znj. Topalli nė Shkodėr bazohet "nė krijimin e njė klani tė ngushtė njerėzish, tė cilėt ushtrojnė poste drejtuese nė administratėn lokale", nė PD, te fakti trishtues se "individėt brenda grupit demokrat janė tė ngjashėm me njėri-tjetrin si thėrrmijat e rėrės", ndėrsa nė Kuvend te "mungesa e votave qė e ka shpėtuar znj. Topalli nga shkarkimi". Nėse sot pjesa mė e madhe e opinionit shkodran e cilėson atė si "Nexhmija" e qytetit mė tė madh verior, kjo bazohet te pushteti qė ajo ka konsoliduar te pushteti vendor dhe vendimarrja e tij, duke emėruar nė poste kyēe tė njėjtėt njerėz qė prej 10 vitesh.

"Ėshtė njė klan qė i shėrben vetvetes, njė grup i ngushtė njerėzish me hierarki tė qartė, nė majė tė sė cilės qėndron natyrisht znj. Topalli", - thotė deputeti Bakalli. Ndėrsa qytetarėt e Shkodrės janė mė tė drejtpėrdrejtė: "Kush ėshtė kreu i Bashkisė sė Shkodrės, Jozefina Topalli apo Lorenc Luka?", - pyet nė njė forum shkodran, qytetarja Ermira Kullaj.

Falė lidhjeve me Topallin, Luka u rizgjodh gati njė dekadė mė parė kryetar i PD-sė nė Shkodėr, megjithėse e kishte braktisur pa asnjė motiv nė mars 1997. Bashkė me tė kanė fituar edhe zyrtarė tė tjerė tė PD-sė.

Emri i njerėzve tė Kryetares sė Kuvendit ėshtė i lidhur edhe me skandalin e trojeve nė Velipojė.

"Asnjė kuadėr nuk vendoset nė Shkodėr pa miratimin e Jozefinės", - thuhet nė Shkodėr, ku nuk ka vetėm pakėnaqėsi qė lidhen me ngjyrime politike, por edhe me ato fetare, pėr tė cilėt shkodranėt kanė shumė sensibilitete, pavarėsisht harmonisė qė duket nė publik dhe pushteti i Topallit me emėrimet ka krijuar shumė pėrēarje tė panevojshme mes komunitetit katolik dhe musliman.

Ndėrsa pushteti i deputetes Topalli nė Shkodėr ėshtė pak i njohur pėr shqiptarėt, nė Tiranė, pushteti i saj si spikere e Kuvendit ėshtė nė qendėr tė polemikave dhe akuzave. Deputetėt e legjislaturės aktuale, tri herė tentuan pa sukses ta shkarkonin atė nga posti dhe dėshtuan me sukses.

Nė mocionin e parė, mė 22 shkurt 2006, kur Topalli akuzohej pėr shkelje tė rregullores sė Kuvendit, u arrit vetėm bojkoti i deputetėve socialistė dhe largimi i deputetit Spartak Ngjela nga PD-ja.

Me 70 vota pro, Topalli qėndroi nė detyrė dhe pas tetė muajsh ishte po opozita qė kėrkoi njė tjetėr mocion shkarkimi, por edhe kėtė herė dėshtoi, sepse kundėr shkarkimit votuan 77 deputetė.

Nė qershor 2008 do tė dėshtonte edhe tentativa e tretė, pas akuzave tė opozitės se nuk ishin futur nė seancė dekretet e Presidentit pėr pesė gjyqtarėt dhe vonesat pėr heqjen e imunitetit tė ish-ministrit tė Mbrojtjes Fatmir Mediu, i akuzuar pėr tragjedinė e Gėrdecit.

Po si ka arritur Jozefina Topalli tė ketė kaq pushtet nė Kuvend, aq sa tė thuhet se ka "blerė" deputetėt, veēanėrisht ata tė shumicės qė i sigurojnė mosprekjen e mandatit si spikere e Kuvendit.

Nė shtator 2005, vetėm pak ditė pas nisjes sė legjislaturės sė Kuvendit tė dalė nga zgjedhjet e 3 korrikut 2005, Parlamenti miratoi ndryshimet nė "Statusin e deputetit", duke u dhėnė mė shumė para pėr celularėt dhe makinat e deputetėve, ndryshe nga ēfarė ishte premtuar nga qeverisja me dietė e z. Berisha.

Ai dhe Topalli do tė votonin kundėr, por ishin 93 vota pro, tė djathtė e tė majtė, qė do tė rrisnin privilegjet e deputetėve, nė ndryshim nga shumica e homologėve tė tyre nė rajon apo mė gjerė.

Edmond Vėrēani kishte punuar si drejtor ekonomik me ish-Kryetarin e Kuvendit, Servet Pėllumbi, dhe punoi edhe me Kryetaren Topalli, deri nė fund tė vitit 2006. Ai thotė se kryetarja ishte e interesuar pėr ta shkurtuar buxhetin pėr Kuvendin, por nuk ia arriti.

Vėrēani tregon njė relacion tė drejtuar sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kuvendit nė 2006-n, pėr "njė mėnyrė tė re tė transportit tė deputetėve", zėri mė i kushtueshėm i trajtimit tė deputetėve.

Sipas tij, projekt-ideja "Pėr njė mėnyrė tė re tė transportit tė deputetėve", ka pėr qėllim jo vetėm uljen e disa shpenzimeve tė buxhetit tė shtetit pėr transportin e deputetėve, por njėkohėsisht rrit efektivitetin e tyre nė pėrmirėsim tė kėtij shėrbimi. Zbatimi i kėtij projekti do tė ndryshojė mėnyrėn e transportit tė deputetėve, duke i bėrė tė krahasueshėm me vendet e Europės Lindore.

Sipas Vėrēanit, nga pėrdorimi i mjeteve tė transportit rezultonte qė tė gjitha mjetet nė pėrdorim tė deputetėve pėrshkonin 70 pėr qind, dhe nė disa raste dyfishin e kilometrave tė planifikuara, duke sjellė rritjen e shpenzimeve tė riparimit dhe tė mirėmbajtjes dhe rritjen e shpenzimeve pėr karburant, nė krahasim me kuotat e planifikuara.

Sipas projektit tė ri do tė jepej njė buxhet mujor, qė do tė siguronte transportin dhe lėvizjet e deputetėve pėr pjesėmarrje nė seancat plenare, pjesėmarrje nė mbledhjet e komisioneve dhe grupeve parlamentare, vajtje-ardhje nė zonė elektorale dhe qendrat e banimit, rreth 63.500 lekė nė muaj dhe qė ndryshonte pėr ēdo deputet nga vendbanimi dhe lėvizjet e tij nė zonė elektorale, qė tė menaxhohej nga vetė deputetėt pėr tė paguar drejtuesin e mjetit, shpenzimet e karburantit, shpenzimet e riparimit dhe mirėmbajtjen e automjetit.

Kjo pagesė do tė bėhet ēdo muaj nė favor tė deputetėve.

Deputetėt qė dėshironin tė privatizonin automjetet qė kishin nė pėrdorim, mund ta bėnin kėtė sipas rregullave dhe ligjeve nė fuqi, duke u krijuar kushte lehtėsuese nė blerjen e tyre dhe nėse kėrkonin tė blinin automjete tė reja nga shoqėritė e automjeteve, administrata e Kuvendit do tė krijonte mundėsi pėr sigurimin e ofertave mė tė leverdishme nė krahasim me tregun.

Por projekti dėshtoi nga rezistenca kundėr e deputetėve qė prekeshin nga kjo reformė financiare.

Pas kėsaj, zullumi u trash dhe deputetėt jo vetėm nuk patėn mungesa financiare, por pėrfituan mė shumė, bashkė me pėrfitimet qė shtoi pėr veten e saj Kryetarja Topalli.

Mė njė personel tejet tė fryrė prej mėse 440 punonjėsish nė administratė dhe 140 deputetė, Kuvendi ėshtė njė lubi miliardash nė buxhetin e shtetit.

Aq shumė, sa edhe Berisha, i njohur pėr llafe dhe jo pėr vepra, do tė shprehej nė tetor 2008: "Nuk ka vend nė botė, qė deputeti tė marrė 1,5 herė mė shumė se Kryeministri, nė dieta e tė tjera".

Kryeministri e bėnte kėtė deklaratė vetėm njė ditė pasi opozita akuzonte atė dhe Kryeparlamentaren Jozefina Topalli pėr shpenzime marramendėse nga paratė e taksapaguesve shqiptarė pėr udhėtime jashtė vendit.

Akuzė e rifreskuar nga deputeti i PD-sė Aleksandėr Biberaj, i shkarkuar njė javė mė parė nga zonja Topalli, si anėtar i delegacionit shqiptar nė KE, pėr tė ashtuquajtura abuzime financiare dhe qė, nė fakt, i bashkohet korit tė opozitės pėr turizmin parlamentar, qė spikerja e Kuvendit, prej katėr vitesh po bėn me paratė e shtetit, falė pushtetit qė ajo ka krijuar, duke blerė votat e bazės dhe kartonėt e deputetėve, nė kėmbim tė imazhit tė PD-sė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara