HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ēėshtja shqiptare dhe Muri ynė

Agron TUFA -- nga Agron Tufa, shkurt 2009

Ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė ēėshtje vetėm e Kosovės. As vetėm e kosovarėve. Madje ajo as nuk ka qenė dhe as nuk ėshtė ēėshtje vetėm e shqiptarėve, edhe pse tani, mė fort se kurrė, ajo shfaq pėrmasat e vėrteta tė Ēėshtjes shqiptare nė tėrėsi. Pėrderisa ajo, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, pashmangėsisht, ku mė ndjeshėm e ku mė pak, ėshtė ēėshtje e tė gjitha shteteve ballkanike, euroamerikane, ruse, aziatike, - thėnė mė gjerė, - ėshtė ēėshtje e ndjeshmėrive dhe ekuilibrave ndėrkombėtarė. Por mė sė pari, e, shumė mė pėrpara se tė jetė ēėshtje paranoidale e nacionalizmit serb, ēėshtja e Kosovės duhet tė kishte qenė dhe duhet tė jetė ēėshtje realiste e pragmatizmit shqiptar nė Ballkan. Se si dhe sa ėshtė kuptuar kjo gjė nė raport me tė shkuarėn dhe tė tashmen, ėshtė tjetėr punė, e cila do tė na shtrėngonte tė ktheheshim nė digresione kontekstesh historiko-politike apo ideologjike, ēka nuk mund ta bėjmė dot kėtu, brenda kėtij shkrimi modest.

Ia vlen tė pėrqendrohemi nė njė tezė kauzale, qė ēėshtja e Kosovės, siē e thashė mė lart, ėshtė ēėshtje e tė gjithė shqiptarėve. Parė nė njė vėshtrim mė tė gjerė, ajo nuk ėshtė ēėshtje thjesht e politikės shtetėrore apo vetėm e politikanėve. Njė receptim i tillė, kaq banal, do ta teknicizonte shumė peshėn dhe rėndėsinė qė ka ēėshtja shqiptare sot, pasi ka kaluar tashmė shekulli i romantizmit patriotik, i retorikės naive apo i qėndrimeve snobiste kuazi-intelektuale, qė japin efekte tė dėmshme dhe shpesh pėrbėjnė gjeste ekzibicioniste nė kurriz tė njė drame tė gjatė kombėtare.

Nuk ėshtė ēėshtje thjesht shtetėrore e politike tė vetėm shtetit shqiptar, pasi shpesh dihet kapaciteti ndikues i ndėrvarur i faktorit tė politikės shtetėrore shqiptare nė vendimet e fuqive tė mėdha. Prandaj tė trishton fakti kur sheh se fatet e Kosovės receptohen nė mėnyrė banale brenda reagimeve tė ministrive tė Jashtme Shqipėri-Kosovė, pa lėnė alternativa tė tjera dinamike nė jetėn shoqėrore tė gjithė shqiptarėve, tė cilat duhej ta pėrthyenin sensibilitetin panshqiptar nėpėr disa rrafshe bashkėvepruese, sipas modeleve origjinale, pėrgjatė gjithė hapėsirės shqiptare nė Gadishull.

Shpesh ėshtė pikėrisht politika dhe politkorrektesa shtetėrore qė vepron pa fantazi, nė njė rrafsh tė lexueshėm drejtvizor, e cila, dashje-pa dashje, bėhet e vetmja izoluese nė shtrirjen dhe sensibilitetin dinamik tė ēėshtjes shqiptare. Duke u ngujuar nė disa pozicione statike tė qėndrimeve formale, dy shtetet shqiptare harrojnė se nuk janė ata administratorėt e vetėm tė fateve tė shqiptarėve dhe se ēėshtja shqiptare nuk mund tė jetė monopoli legjitim vetėm i tyre.

Pėrtej fasadės sė “pingpongut” politiko-diplomatik, mbizotėron njė miopi e dhimbshme, njė verbėri pa ndjenjėn e perspektivės dhe njė paaftėsi e mefshtė pėr tė sinkronizuar potencialet e gjalla reale, jashtė jetės politike, frymėn e brendshme dhe pulsin e gjallė tė idealit qė rravgon nė qarqet kulturore e intelektuale. Kėto janė shqisat e vėrteta orientuese qė i paraprijnė intuitivisht psikes nacionale.

Nuk e di pse politikat shtetėrore shqiptare veprojnė tė ngurosura e tė veēuar nga stihia e brendshme e lėndės shpirtėrore shqiptare. Pse i tremben kėsaj force, mu sikur ajo tė qenkėsh shpėrthimi i njė cope uraniumi, kur nė tė vėrtetė, diplomacitė tona mund tė mėsonin shumė prej kėtij vitaliteti dhe tė gjallėronin reagimet skematike standarde.

Ēėshtja shqiptare ne Ballkan sot ėshtė njė realitet ambig: njėri, shtetėror-zyrtar, qė bėn njė jetė tė pavarur e tė shkėputur, duke u shtrirė parashikueshėm, nė vijė drejtvizore dhe tjetri, njė realitet i gjallė intelektual e kulturor, dinamik, por sekular, i cili, duke e kėrkuar idealin me tahmin, vuan nė mėnyrė konfuze pamundėsinė e shpėrthimit, i mbyllur brenda kornizave hermetike. Mungesa e njė forme pėr tė afirmuar vullnetin e vet, ēon pikėrisht nė topitjen e energjive, nė tėhuajėsimin e dalėngadaltė, pasi nuk po e gjejnė dot atė “mbinjeriun” e versionit tė Migjenit, qė tė mund t’i kanalizonte tė gjitha kėto energji tė amullta nė njė ide tė vetme.

Politikat diplomatike shtetėrore shqiptare janė, pėrveēse tė paafta, edhe tė kompleksuara, edhe frikacake, ēka nuk ndodh e njėjta gjė me anėn e pėrkundėrt tė receptimit tė ēėshtjes shqiptare nga kundėrshtarėt.

Dihet qė realitetet shqiptare nė gjeografinė politike tė Ballkanit kanė qenė tė izoluara gjatė shekullit XX, sa pėr shkaqe historike e diplomatike tė formacioneve shtetėrore tė kohės, aq dhe pėr shkaqe ideologjike e nacionaliste, ēka e bėnte tė pamundur njė kontekst tė gjallė,organik e koherent tė bashkėveprimit. Paradoksi i sotėm, megjithėse janė hequr barrierat dhe hapėsirat e pashkelshme tabu, megjithėse janė hequr kufizimet, sjell prapė tė njėjtin rezultat: moskomunikimin. Barrierat dhe kufizimet qė e bėnė tė pamundur komunikimin brendashqiptar, janė shpėrngulur nga gjeosakraliteti ideologjik i djeshėm nė mendėsinė dhe mundėsitė e sotme. Bota e lirė shqiptare sot, pėrsėri jep tė njėjtin rezultat: moskomunikimin.

Thuhet se sot ka liri lėvizje tė ndėrsjellė, njerėzish e mallrash, midis Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Janė hequr pengesat doganore, vizat, taksat doganore. Por thelbi i moskomunikimit mbetet njėlloj, si mė parė. Njeriu ėshtė i lirė ta pėrshkojė si tė dojė hapėsirėn intershqiptare, vetėm, me maune mallrash, tė shkojė e tė vijė nė universitete, por kjo ėshtė vetėm surrogatoja e komunikimit.

Elitat intelektuale, shtypi, shkencat humane, arti, projektet e pėrbashkėta dhe dialogu janė krejtėsisht tė paralizuara, pa asnjė e efekt. Lėvizja e lirė dhe qarkullimi ėshtė banalizuar neveritshėm nė aspekte tė ngushta jo frymore, pasi nuk janė ato pėrcaktuese pėr ēėshtjen kauzale shqiptare, as zhvendosjet e ndėrsjella tė masave tė llaēit e betonit, as shkėmbimi tregtar i grurit apo patateve, e as rrangullinat e elektroshtėpiakeve e santeknikės, sikundėrse nuk i shtojnė gjė thelbit tė kėsaj marrėdhėnieje disa mijėra shqiptarė tė Kosovės a Maqedonisė, qė vendosin, thjesht pėr platonizėm atdhetar, tė kalojnė pushimet nė bregdetin propagandistik tė Mėmėdheut. E vetmja gjė e palėvizshme, i vetmi moēal, qė nuk qarkullon ujėrat e veta tė ndenjura, ėshtė tregu i ideve, kultura dhe arti, shkenca dhe mendimi shqiptar; ato, njėlloj si dje, edhe nė mungesė tė puritanizmit ideologjiko-shovinist tė Enver Hoxhės dhe Millosheviēit, janė tė ngujuara nėpėr principatat hermetike tė trevave shqiptare, por tashmė, tė mbetura pa alibinė kundėrvėnėse tė izolimit, s’kanė me kė tė ndeshen dhe brejnė vetveten.

Shqiptarėt nė Ballkan janė tė hutuar nga kriza e lirisė, nga pamundėsia pėr dialog, nga mungesa e komunikimit, nga privimi i shanseve pėr tė hyrė nė rezonancė ideore me vetveten. Inteligjencia kosovare dhe, herė-herė, edhe ajo e Shqipėrisė, e kanė pėrsėritur e theksuar nė mėnyra tė ndryshme katastrofėn e kėtij moskomunikimi. Nė nuk i dimė “psetė” pėr shumė gjėra tė thjeshta elementare, sepse pėr t’u pėrballur me to, nė vend qė ta shohim veten tonė nė pasqyrėn e njėri-tjetrit, kemi shpikur njė artificė perverse: zhvendosemi disa qindra apo mijėra kilometra nė botė, pėr t’i parė, gjykuar e vlerėsuar problemet qė i vuajmė nė lėkurėn tonė me sytė e ndonjė emisari tutkun nga Londra, Parisi apo Uashingtoni.

Njė ves tejet i sėmurė. Duket se ne na intereson hija, projektimi ynė te tė tjerėt, jo tėrėsia organike e thelbit tonė. Prandaj shpesh harrojmė se ēfarė duhet tė mendojmė pėr probleme konkrete dhe zhvendosemi nė pozicione anormale, duke e gjykuar veten nga njė perspektivė aberrative, si tė qenkėshim ndoca personazhe filmash surrealistė. Ky deformim nė vetvėshtrimin tonė pjell ekuivokė me protagonizma tė sėmurė, tepėr tė rrezikshėm pėr ēėshtjen shqiptare, njė vetcenzurė dhe vetviktimizim, tė cilin nuk di si ta quash, pėrveēse lapėrdhari intelektuale, prej sė cilės nxjerr jo pak fitim kundėrshtari, madje e bėn argument tė sulmit dhe atentatit mbi imazhin tonė.

Po ju citoj njė perlė tė zezė nga ky lloj i ekzibicionizmit fodull, njė prej shembujve tė shumtė tė herostratėve shqiptarė, e pikėrisht Erion Veliajn, ish-liderin e lėvizjes “Mjaft”, qė ndėrkaloi pluskueshėm nga shoqatė civile “G 99”, nė subjekt politik pėr zgjedhjet e kėtij viti. Duke komentuar nė njė artikull tė tij, vizitėn e presidentit amerikan George W. Bush nė Shqipėri, qershor 2007 nė gazetėn “The Huffington Post”, ai paralajmėron (kė?), duke “analizuar” itinerarin e njė logjike tė ēuditshme faktesh nga tragjedia e skemave piramidale, te “profecia” e njė mosbesimi tė ri ndaj shqiptarėve:

“Kjo politikė iu kthye kundėr Shteteve tė Bashkuara, sepse qeveria e Berishės u bė aq shumė e korruptuar dhe abuzive, saqė mė nė fund shpėrtheu. Nė 1996-‘97, shumė skema piramidale dhe mashtruese falimentuan, duke vjedhur kursimet e dhjetėra mijėra shqiptarėve. Ata dolėn nė rrugė dhe kėrkuan dorėheqjen e tij, por mė parė sulmuan depot e armėve tė vendit.

Shumė nga kėto armė qė (ata) vodhėn pėrfunduan pėrtej kufirit me Kosovėn, duke shkaktuar sėrish njė luftė tjetėr nė ish-Jugosllavi – e ndaluar vetėm nga ndėrhyrja 45 miliardė dollarėshe e NATO-s. Ndodhi pikėrisht ajo ēka SHBA donte tė shmangte”.

(Washington Shouldn't be Fooled by Albania's Euphoric Welcome of President Bush,

June 26, 2007, “The Huffington Post”).

Nuk e diskutojmė kėtu teptisjen e ndjenjės internacionaliste qė i kap erionė veliajt dhe bėhet ku e ku mė parėsore e parimore se interesat “meskine” shqiptare, dhe as transferimin transcendental qė bėjnė levantinėt e rinj nė perceptimin e ēėshtjes shqiptare, por, si interpret i kuptimit dhe kumtit tė teksteve, paragrafi i cituar na hap disa vėshtirėsi logjike dhe metodike nė lidhje me instancėn e rrėfimit (kush rrėfen), besueshmėrinė e informacionit (ku dhe si mbėshtetet), koherencėn logjike (alibitė), adresatin (kujt i drejtohet) dhe intencėn rrėfimore (ēfarė qėllimi tė fundmė pėrmbush).

Kjo dukuri egoiste e vetlartėsimit dhe e tė dukurit interesant nėpėrmjet poshtėrimit tė ndjenjės sė sinqertė mikpritėse tė shqiptarėve ndaj presidentit Bush, pason me njė derdimenomani akoma mė tė keqe: me instalimi e trashė tė alibisė, se gjoja, Berisha qenkėsh shkaktari i “njė luftė tjetėr nė ish-Jugosllavi”, ēka do tė thotė, si minimum, a) tė tė dhimbset aq shumė ish-Jugosllavia fashiste e Millosheviēit dhe, b) tė vajtosh paratė e NATO-s, tė cilat, duke u harxhuar pėr kėtė “luftė tė re”, dhanė njė rezultat “kriminal e monstruoz”, qė ėshtė... ēlirimi dhe pavarėsia e Kosovės!

Nuk e di nė do tė kishte shkuar mė larg se kaq cilido nga nacionalistėt radikalė serbė (them se jo), por “argumentet” e kėtij shkrimi tė Veliajt janė cituar me dhjetėra herė nė shtypin e Beogradit gjer tek gazetat e diasporės serbe nė SHBA (“Serbiana”).

Ēėshtja shqiptare sot vėrtet fillon me Kosovėn, por ajo shtrihet shumė mė pėrtej saj: ajo kėrkon njė lexim tė thellė e tė shumanshėm tė natyrės dhe faktorėve politikė, historikė e kulturorė, duke kombinuar qasje tė ndryshme organike, si njė tėrėsi funksionale e pėrbashkėt. Atė nuk mund ta nxjerrin nga paraliza disa aspekte formaliste tė qėndrimeve shtetėrore dhe as ndjekja me kartė dixhitale e jetės sė disa studiove televizive, kėndej dhe andej “murit tė madh” shqiptar. Spektaklet dhe sektet e porositura qė bujnė nė studiot televizive Tiranė-Prishtinė, e shumta, mund tė shenjojnė vetveten apo protagonizmin e drejtuesve dhe pjesėmarrėsve, gjithmonė tė njėjtė. Ēėshtja shqiptare ėshtė dhe nuk duhet tė mjaftohet me njohjen e informacioneve apo deklaratave tė tė tjerėve, ē’thonė e ē’mendojnė, ē’besojnė e ē’nuk besojnė.

Para sė gjithash, ēėshtja e shqiptarėve nė Ballkan duhet tė fitojė konturet e qarta tė njė Ideje nėpėrmjet njė dialogu tė dendur e tė pandėrprerė, qė tė na lejojė tė hedhim dritė mbi njė perspektivė tė vetrealizimit tonė nė histori; tė fitohet njė ndėrgjegje reale pėr tė, jo e imponuar vetėm nga qėndrimet e instancave shtetėrore, por edhe nėn presionin e dėshirės pėr tė qenė me dinjitet ata qė mundemi tė jemi. Ne sot kemi hamendje, por jo ide.

Ky ėshtė ndryshimi qė na kap gafil nė raport me kundėrshtarėt, tė cilėt, edhe ata, duke u marrė shumė mė tepėr se ne me ēėshtjen tonė, e kanė pasur gjithmonė, pėrkundėr nesh, njė ide tė qartė, hidhėsirėn e sė cilės, e kemi ndjerė pėrgjatė gjithė historisė. Ekzistenca jonė kombėtare nuk duhet tė jetė mė e rastėsishme dhe fati i qenies sonė nuk duhet tė shtegtojė mė nga rasti nė rast, nga intervali nė interval, nga konjuktura nė konjukturė, me mendimin, se “ka kush mendon pėr ne”, pa ditur tė mendojmė vetė pėr veten.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara