HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dekadenca e kombėtarizmit

-- nga Ardian Vehbiu, Shekulli - 05.01.2009

Disa ngjarje tė javėve tė fundit kanė nxjerrė nė pah mangėsitė e atdhetarizmit shqiptar, tė cilat pėrthyhen pastaj si simptoma tė kombėtarizmit primitiv.

Nga njė anė, zhvillimet e fundit politike nė lidhje me Kosovėn nuk mund tė mos interpretohen edhe si dėshtim i diplomacisė shqiptare – tė Prishtinės dhe tė Tiranės. Mė anė tjetėr, ministri i Jashtėm Basha, i cili i ka disa dosje tė hapura nė Prokurorinė e Republikės, pėr abuzime qė mund tė kenė ndodhur me financimet e rrugės Rrėshen-Kalimash, ėshtė mbrojtur ndaj kėtyre akuzave duke pėrmendur “rėndėsinė” e kėsaj rruge pėr kombin shqiptar, por edhe sabotimin qė i paskan bėrė konceptit tė kėsaj arterieje qarqet “serbo-greke”.

Tė njėjtėn vepėr rrugore, njė gazetė e afėrt me qeverinė e ka quajtur “kryevepėr e shekullit shqiptar, njė nga mrekullitė e tokės, historisė e jetės shqiptare nė breza”. Tani nuk mbetet veēse qė rrugės Rrėshen-Kalimash t’i kushtohet edhe njė pėrmendore, madje qė pa u pėrfunduar.

Muajin qė shkoi, gazetari i njohur Mero Baze, kėtė farė patriotizmi e quajti “strehė tė fundit tė horrave”.

Nga ana e vet, i njėjti Mero Baze ka folur shpesh dhe ashpėr pėr aferat e Damir Fazlliēit nė Shqipėri, tė cilat pas gjase implikojnė drejtpėrdrejt qeverinė e tanishme Berisha; mirėpo kur vjen puna pėr t’i diskutuar kėto afera, mediat duket sikur shqetėsohen mė tepėr ngaqė ky zotėria Fazlliē ėshtė “serb”, sesa me shkeljen e ligjit dhe korrupsionin, tė cilat s’kanė fare tė bėjnė me etninė e personit nė fjalė. Me njė fjalė, pėr njė kategori zėdhėnėsish tė pasionit patriotik, shkeljet nė aferėn Fazlliē kishin tė bėnin kryesisht me gjakun qė i rrjedh kėtij nė deje.

Me tė njėjtėn frymė jepej edhe njoftimi tjetėr, pak ditė mė pas, se njė kompani serbe kishte fituar njė tender kompjuterash; ose lajmi pėr korrupsionin e guvernatorit “serb” tė shtetit amerikan tė Illinois-it, Blagojeviē, gjithnjė i shoqėruar me njė gėzim tė hidhur ose Schadenfreude, thuase Perėndimi, pasi tė bindej pėrfundimisht pėr origjinėn etnike tė kėtij funksionari tė lartė, por tė korruptuar, do t’ia hiqte vizėn pėrfundimisht Serbisė, duke thėnė “paskan pasur tė drejtė shqiptarėt”!

Deri pardje, askush nuk kujtohej pėr Skėnderbeun, pėrveē disa tė zellshmėve qė po mbledhin fonde nė Internet pėr njė film blockbuster. Papritur, mjaftuan disa deklarata nė shtyp tė pėrkthyesit tė njė vepre, pėrndryshe tė pabotuar, tė njė historiani gjerman, pėr t’u tronditur dynjaja nga themelet: “mos na e prekni heroin!”.

Ėshtė pėr t’i shprehur mirėnjohje pėrkthyesit A. Klosi, qė tėrthorazi i kujtoi publikut se edhe historia ka nevojė tė mirėmbahet, sikurse ndjenja kombėtare dhe dinjiteti, paēka se shumė nga tė indinjuarit e kishin mė tepėr merakun me gjumin nanuritės qė ua prishėn – kur ua hoqėn nga goja ēibukun e opiumit.

Erdhi nė Shqipėri kryeministri italian Berlusconi, pėr tė negociuar, ndėr tė tjera, ndėrtimin e njė impianti tė madh turbinash me erė nė Karaburun, pėr tė ushqyer me energji Italinė. Natyrisht, marrėveshja e qeverisė shqiptare me palėn italiane linte shumė pėr tė dėshiruar; por kundėrshtimi i kėsaj marrėveshjeje me argumente patriotike, tė “shitjes” sė Shqipėrisė, binte erė.

E mira do tė ishte qė fermėn me turbina tė erės qeveria shqiptare ta kishte ndėrtuar vetė, pėr tė furnizuar me energji Shqipėrinė; por kjo nuk ka tė bėjė fare me marrėdhėniet ekonomike shqiptaro-italiane, tė cilat zhvillohen nė interes tė tė dy palėve. Tek e fundit, atė energji qė do t’i shkojė Italisė nga Karaburuni, Shqipėria do ta blejė prapė nė dimėr, kur t’i duhet, nėpėrmjet kabllos sė ndėrlidhjes nėnujore – meqė edhe era nuk ka kombėsi.

Nga ana tjetėr, pėr tė kuptuar mė mirė se ē’mendon qeveria e tanishme pėr arritjet e veta kombėtare, le t’i referohemi Arben Imamit, Shef i Kabinetit tė Kryeministrit, i cili nė njė intervistė tė kohėve tė fundit deklaroi se “pakkush do tė mendonte para 18 vjetėsh qė Shqipėria nė 2010-n tė jetė kandidate pėr nė BE, tė jetė anėtare nė NATO dhe njė vend qė po fillon tė normalizohet dhe t’i ngjajė sado pak vendeve tė familjes ku ajo bėn pjesė.”

E kundėrta i pėrgjigjet realitetit – 18 vjet janė kaq kohė e gjatė, sa i fyejnė aspiratat e tė gjithė atyre qė ėndėrronin pėr Shqipėrinė europiane nė fund tė viteve 1980, duke pėrfshirė kėtu edhe Arben Imamin vetė.

Shqipėria ėshtė e vonuar; krejt shqiptarėt janė tė vonuar. Jo vetėm kaq: shtetit shqiptar i mungon njė plan strategjik perspektiv i zhvillimit kombėtar pėrtej anėtarėsimeve nė kėtė apo atė organizatė, qė nga Konferenca Islamike deri nė NATO. Ndaj kėtyre mungesave, vonesave dhe dėshtimeve, ne reagojmė kryesisht duke kompensuar.

Janė shqiptarė ata qė duan tė ikin nė masė nga atdheu, sikurse edhe kanė ikur me qindra mijėra, sepse u ka ardhur nė majė tė hundės – por Skėnderbeun nuk tė lėnė t’ua prekėsh, as ilirėt, as pellazgėt; sepse po guxove, tė quajnė tė shitur, tė rrėmojnė biografinė dhe biologjinė, tė akuzojnė pėr spiun dhe kėlysh tė djajve, vampirėve dhe kukudhėve anembanė.

Janė shqiptarė ata qė nuk pyesin shumė pėr mjedisin, madje as pėr rrugėn pėrbri hyrjes sė pallatit kur u mbushet me plehra dhe pellgje bretkosash; por pėrloten kur lexojnė ndonjė turist qė e quan Shqipėrinė El Doradon e Europės, vendin e malėsorėve kreshnikė e tė shqipeve tė malit; madje atėherė ndihen gati t’ia falin edhe Kanunit mėkatin qė i mban Lulat e Vocėrr nė kulla ngujimi, ku u shkojnė mėsuesit t’u mėsojnė abetaren dita-ditės.

Janė shqiptarė ata qė ngrenė supet pėrballė Tiranės gropėthithėse demografike, gjithnjė e mė e pabanueshme pėr shkak tė trafikut dhe piramidės sė ndėrtimeve dhe mungesės sė infrastrukturės; por qė do tė votonin pa iu dredhur dora kundra TEC-eve nė bregdet, ose veprave industriale madhore, madje edhe sikur t’u iknin dritat bash ditėn e votimit dhe ta shprehnin vullnetin sovran nėn zhurmėn solemne tė gjeneratorėve.

Janė shqiptarė ata qė nuk punojnė tokėn e tyre dhe po i humbin traditat e mjeshtėrive tė bujqėsisė, tė blegtorisė; dhe harrojnė si tė rritin shalqirin e si tė mjelin delen, e si tė prodhojnė djathin e bardhė pėr ta shitur anembanė botės, njėlloj si grekėt e bullgarėt; por qė mėsojnė me zell si tė vėnė baste pėr ndeshjet e kombėtares kuqezi dhe ta nxjerrin shqipen me dy krena nė sfond tė blackberry-t, qė t’i frymėzojė sa herė pėrfshihen nė allish-verishin e radhės pėr tė kaluar maunėn nė doganė, ose drogėn nė kufi.

Janė shqiptarė ata qė i lėnė spitalet e tyre t’u kthehen nė paradhoma tė trishta tė vdekjes, por duartrokasin tė gjithė kur marrin vesh se, pėr shkak tė njė gjeni tė fibrozės cistike, mund tė jemi me prejardhje nordike... Sikurse i lėnė shkollat t’u shemben dhe fėmijėt t’u marrin rrugėt herė tė hallit, herė tė vesit e herė tė Evropit; dhe trashėgiminė e tyre kulturore t’u harrohet e t’u shkėrmoqet para syve; por pastaj shkojnė e theren forumeve tė Internetit pėr Fishtėn e pėr Konicėn e pėr etimologjinė e fjalėve pellazgjishte, si tė ishte fjala pėr pulla poste ose kopacė.

Janė shqiptarė ata qė nuk kanė lėnė monument arkeologjik e kulturor pa shkatėrruar, pa pėrdhosur me grafiti, ose pa braktisur nė mėshirė tė fatit qė tė rrėnohet krejt dhe pastaj tė ndėrtojnė mbi tė hotelin ose lavazhin e makinave, pa pėrmendur ikonat e vyera qė kanė shkulur prej ikonostaseve e shitur anembanė botės; por qė nuk lejojnė kėnd t’ua vėrė nė dyshim mbretin Genc, pa folur pastaj pėr Homerin qė e paskėsh shkruar jo vetėm Iliadėn shqip, por edhe njė pjesė tė madhe tė Odisesė.

Janė shqiptarė ata qė e pranuan me indiferencė tė plotė riorganizimin e Akademisė sė Shkencave dhe reduktimin dramatik tė buxhetit pėr kėrkime, sidomos nė fushat albanologjike, por qė nuk u mungon kurrė zelli pėr t’u pėrleshur pėr punė tė rishkrimit tė historisė nga mėngjesi nė mbrėmje; pa folur pėr veprat madhore tė sharlatanėve qė po i rrėmbejnė prej rafteve tė librarive, thuase profkat me etruskė dhe egjiptianė do tė na shelbojnė nga vrima e zezė e sė pėrditshmes.

Janė shqiptarė ata qė u hodhėn tė linēojnė komunistēe nė vitet 1970-1980 Ismail Kadarenė, pikėrisht kur ky ishte ndoshta shkrimtari mė i madh nė Ballkan e nė Europė; ose Eqrem Ēabejn pėrsėri komunistēe nė vitet 1960-1970, kur ky ishte ndoshta albanologu mė i madh nė botė; ndėrsa tani e trajtojnė Ismail Kadarenė si tė ishte mumje e kyēur nė mauzoleun e veprave tė veta, dhe intervistat televizive vrapojnė t’ia botojnė njėkohėsisht tė gjitha gazetat, si fjalimet e Enver Hoxhės dikur.

Janė shqiptarė ata qė nuk pyesin pėr gjithfarė trafiqesh dhe kontrabandash qė bėjnė bashkatdhetarėt; madje s’e kanė pėr turp tė admirojnė hajdutėt, egėrsirat dhe tė fortėt, rrahėsit e grave dhe spekulatorėt e basteve, tė falin vjedhjen dhe vrasjen sidomos “pėr burrni”, mashtrimin dhe korrupsionin, madje edhe tė pėrligjin edhe prostitucionin, sidomos kur prostitutat ende u dėrgojnė “ndonji lek pleqve”; por qė shkrihen ama rregullisht nė mbrėmje para televizorit, duke parė emisionin e radhės pėr virgjineshat e Bjeshkės.

Sa herė ndodhem para kontradiktash tė tilla, bindem se atdhetarizmi ynė, i shpallur vend e pa vend, vetėm sa na kompenson e na mbulon si gjethe fiku pafuqinė e qėllimshme, humbjen e kohės, kokėfortėsinė, mllefet, zymtėsinė, shmangien e pėrgjegjėsive, dėshtimet e pėrsėritura nė kryerjen e detyrave, projektimin e fajit pėrtej vetes, mosbesimin ndaj tė tjerėve, pėrfytyrimin e vetes si viktima, paaftėsinė pėr t’u vetanalizuar nė mėnyrė kritike; sikurse bindem edhe se, nė rrethanat e sotme, asgjė nuk do ta pėrkufizonte mė mirė atdhetarizmin shqiptar, sesa gatishmėria pėr shėrbim publik, edhe pse kush i shėrben vėrtet publikut, rrallėherė e gjen kohėn tė mburret, t’i bjerė gjoksit e tė tundė flamurin kombėtar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara