HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


17 Janari, Ditė Lutjeje dhe Reflektimi Kombėtar

Arbėn XHAFERI -- nga Arbėn Xhaferi, 8 janar 2009

Ka qenė sėrish njė kėnaqė si e veēantė pėr mua tė njihem me nismėn e FDE- Forumit pėr Demokraci dhe Etikė, pėr ta shpallė 17 janarin si ditė lutjeje dhe reflektimi(pėrsiatjeje) ...Edhe ngase tashmė ndihem nėn obligimin dhe njėkohėsisht kėnaqėsinė e tė qenurit Anėtar i Kėshillit tė Nderit tė FDE, duhet tė them se kjo nismė e realizuar me sukses edhe 2 vite mė parė, mė intrigoi jashtė mase, ngaqė njė kohė tė gjatė ndjej nevojėn e krijimit tė njė institucioni, tė njė shkasi qė do tė nxiste shqiptarin tė bėjė introspeksionin, ta inspektojė vetveten, tė reflektojė jo vetėm pėr bėmat e tė tjerėve, por edhe tė vetvetes.

Siē dihet, kisha katolike, pėrmes institucionit tė rrėfimit ka krijuar pretekstin qė njeriu, besimtari, pėrmes rrėfimit ta zbulojė tė ligėn nė vetvete dhe duke u aftėsuar ta njohė atė, tė fillojė tė ballafaqohet me tė, ta mundė atė. Filozofėt antikė, veēmas Aristoteli, mendonin se ai qė nuk e njeh tė ligėn ėshtė e ligė absolute, vetė djalli. Sėkėndejmi, njohja e sė ligės ėshtė parakusht pėr kontrollimin, parandalimin e saj. Mosnjohja e sė ligės ėshtė parakusht i legalizimit, legjitimimit dhe pėrfundimisht i adhurimit tė saj.

Shqiptarėt, si kurrė mė parė kanė nevojė pėr trajnim, pėr aftėsim qė nė mėnyrė sa mė efikase tė fillojnė ta inspektojnė vetveten, ta zbulojnė tė ligėn, ēfarėdo forme qoftė ajo dhe mekanizmat, pretekstet qė e legjitimojnė atė. Pa njohje nuk ka vetėdijėsim, ndėrgjegjėsim qė ėshtė faza e parė e relativizimit moral. Pėr kėto fenomene kam filluar tė mendoj pas informimit pėr pėrmasat titanike tė rezistencės dhe tė pėsimit biblik tė familjes sė Jasharajve. Nė ato momente ne nuk ishim tė vetėdijshėm pėr aktin moral dhe atdhetar tė kėsaj familjeje.

Fjala dėshmor, ngėrthen nė vete idenė e dėshmimit se beson nė Zot dhe se je i gatshėm ta dėshmosh kėtė duke e flijuar veten apo tė afėrmit. Jasharajt, si Abrahami dikur e dėshmuan kėtė, nė njė kontekst cinik dhe tė rrezikshėm socio-politik. Kur ne filozofonim, profetizonim, belbėzonim pėr teoritė tona gjeostrategjike, kur plot sqimė i hurbisnim kafetė tona dhe kishim kujdes pėr maniret dhe kotėsitė e tjera, dikush dėshmonte se besonte nė qenien shqiptare, nė liri, dinjitet dhe integritet individual dhe kombėtar.

Ata mė cinikėt shkonin edhe mė larg, krijonin teori qė edhe kėto akte prometheike i cilėsonin si kotėsi. Ne sot moralin, mburrjen tonė e ushqejmė nga kjo gurrė, por ka edhe tė tillė qė vazhdojnė tė zhbėjnė ēdo gjė. Kjo verbėri morale, ky nihilizėm qė e vė nė rrezik tė tėrėn nė emėr tė sė pjesshmes nuk mund tė parandalohet pa introspeksion, pa reflektim, pa njohje tė sė ligės qė pastaj vetvetiu do ta impononte ndjenjėn e fajit, tė pendesės dhe pėrfundimisht nevojėn pėr lutje.

Ky Projekt, kjo Nismė e FDE, ėshtė sa e nevojshme po aq edhe e ndijshme dhe duhet bėrė ēmos qė tė pėrfundojė me sukses. Individi dhe komuniteti qė nuk kultivon nevojėn pėr pendesė, nuk arrin t’i korrigjojė gabimet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara