HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ndarjet vazhdojnė

Arbėn XHAFERI -- nga Arbėn Xhaferi, Shekulli, 14.02.2009

Jemi me tė vėrtetė nė hall me maqedonasit, me nacionalizmin e tyre teatral dhe patetik. Ēdo ditė shpikin ose bėjnė ndonjė proēkė. Shpeshherė janė kundėrthėnės me vetveten. Nė vitet e '80-ta, kur hetuan se komunistėt jugosllavė dhanė sinjalin e gjelbėr qė tė luftohet, kinse nacionalizmi shqiptar e shpikėn nocionin e paraleleve tė pėrziera ( meshani-paralelki). Ata argumentonin se nė emėr tė altruizmit, idealeve humaniste, duhet tė luftohet nacionalizmi, tė luftohet largimi prej njėri-tjetrit, tė afirmohet bashkim-vėllazėrimi, uniteti nė mes njerėzve. Pėruruesit e kėsaj ideje klithnin: boll me ndarjet, duhet tė jetojmė bashkė!

Prapa kėtij altruizmi fshihej, nė fakt, njė ide e padurueshme cinike: eliminohej mėsimi nė gjuhėn shqipe. Bie fjala, formoheshin klasa tė pėrziera, ku kishte 20 nxėnės shqiptarė dhe 4 nxėnės maqedonas. Gjuha e mėsimit bėhej maqedonishtja, kėshtu qė mėsuesit, profesorėt qė kishin ligjėruar me dekada nė gjuhėn shqipe, tani duhej tė flitnin nė gjuhėn maqedonase. Edhe pse presioni ishte i madh nga tė gjitha faktorėt dhe institucionet, arsimtarėt dhe nxėnėsit shqiptarė, me guxim refuzonin kėtė proēkė tė re tė nacionalizmit maqedonas.

Krahas kėsaj, nė atė kohė, shfaqet njė ide e ngjashme absurde: ndalesa e emrave " tė rrezikshėm" shqiptarė, si dhe tė toponimeve. Kėto tendenca cilėsoheshin si elementė tė nacionalizmit shqiptar, ose thėnė mė shkurt, si albanizim i shqiptarėve dhe i toponimeve. Pėr ata ishte normale qė Vjena, Roma, Selaniku, nė gjuhėn e tyre tė quhen Beē, Rim, Sollun, por ishte e palejueshme qė shqiptarėt, Skopjen, Debarin, Tetovon, ta quajnė nė gjuhėn e tyre Shkup, Dibėr, Tetovė. Madje, ndėrhynin edhe nė gramatikėn e gjuhės shqipe, duke i ndaluar rasat. Kjo pėr ta ishte normale, por pėr ne qesharake dhe patetike.

Dy dekada mė vonė ndodh fenomeni i kundėrt: maqedonasit kėrkojnė tė kundėrtėn; tė ndahen shkollat. Siē dihet, nė qytetet etnikisht tė pėrziera, nėpėr shkolla eksitojnė klasa ku zhvillohet mėsimi nė gjuhėn shqipe ose maqedonase. Herė pas here, nėpėr kėto shkolla ndodhin zėnka nxėnėsish, ashtu si gjithkund nė botė, ndėrmjet adoleshentėve. Zyrtarėt maqedonas, kėtyre zėnkave u dhanė njė ngjyrim etnik dhe jo psikologjik: u grindkan shqiptarėt me maqedonasit dhe jo adoleshentėt dhe si terapi ofruan ndarjen etnike tė shkollave. Aktualisht, situata ėshtė pėrkeqėsuar nė Strugė, ku nė shkollėn Niko Nestor, ndodhi njė konflikt ndėrmjet nxėnėsve shqiptarė dhe atyre maqedonas.

Nė kėtė shkollė, mėsimin e ndjekin 950 nxėnės shqiptarė dhe 720 nxėnės maqedonas, ndėrkaq, nė njė shkollė tjetėr, Ibrahim Temo, mėsimin e ndjekin nė gjuhėn shqipe 900 nxėnės shqiptarė dhe 350 nxėnės maqedonas, ose 25 paralele nė gjuhėn shqipe, 16 nė gjuhėn maqedonase dhe 4 nė gjuhėn turke. Drejtoresha e shkollės ku ndodhi incidenti, Mare Bojēevska-Savevska dhe ministri i Arsimit Pero Stojanovski, vendosėn qė tė zbatohet regjimi i mėsimit nė turne etnike: paradite nė gjuhėn shqipe dhe pasdite nė gjuhėn maqedonase.

Por ndodhi diēka e papritur: nxėnėsit shqiptarė dhe prindėrit e tyre nuk pranuan kėtė ide segreguese tė ministrit dhe tė drejtoreshės. Kėtė ide, pa kurrfarė koordinimi, unanimisht e refuzuan tė gjitha partitė politike shqiptare, duke e cilėsuar si njė projekt segregues, qė ėshtė absurd pėr shoqėritė moderne demokratike. Me kėtė qėndrim tė subjekteve shqiptare u pajtua, edhe faktori ndėrkombėtar. Edhe me kėtė rast kemi pėrplasje nė mes tė mendėsive inkluzive shqiptare dhe ekskluzive maqedonase ose thėnė mė konkretisht, shqiptarėt i durojnė tė tjerėt, ndėrkaq, maqedonasit jo.

Ky fenomen ksenofobik, frika, mosdurimi i tjetrit, u zhvillua deri nė trajta ekstreme, agresive, nė Kosovė, gjatė viteve tė '80-ta dhe te '90-ta, kur u dėbuan nxėnėsit shqiptarė nga shkollat e tyre dhe u detyruan qė nė objekte private tė ndjekin mėsimin. Ky apartheid shkollor pastaj u zgjerua dhe mori trajta monstruoze, qė njihet me emrin pastrim etnik.

Inkluzivizmi dhe ekskluzivizmi (toleranca dhe intoleranca, pranimi dhe pėrjashtimi) janė pjesė pėrcaktuese tė identitetit kulturor tė kombit, pra edhe tė qytetėrimit. Nė pėrgjithėsi, kulturat, kombet, qytetėrimet qė janė nė fillim tė ndėrtimit tė identitetit, atė e bėjnė duke perceptuar tjetrin si rrezik, prandaj zhvillohet tendenca e pėrjashtimit tė tij, ose tė eliminimit tė rrezikut dhe e kundėrta: kur njė kulturė, njė komb ose njė qytetėrim qė arrin kulmin e zhvillimit tė vet, formimit tė identitetit, tjetri mė nuk perceptohet si rrezik, por ai tolerohet, pranohet dhe nuk ndėshkohet. Nė kohėrat e hershme, kur njė qytet apo fshat e pllakoste ndonjė epidemi, atėherė fajtori kėrkohej tek ata qė ishin ndryshe, atipik pėr mjedisin tė pėrfshirė nga murtaja, thatėsira apo acari.

Sipas tė gjitha gjasave, shqiptarėt kanė mentalitet inkluziv. Gjatė konfliktit tė vitit 2001, kur gjakrat zienin, prej Kumanovės dhe deri nė Strugė mund tė shiheshin grafite antishqiptare nė gjuhėn maqedonase si, bie fjala, "MK-bez shiptari" (Maqedonia pa shqiptarė), "Shiptari vo gasni komori" (Shqiptarėt nė dhoma gazi) etj., por s'mund tė gjeje asnjė nė gjuhėn shqipe me mesazhe anti-maqedonase. Ose tė marrim njė shembull mė serioz. Nė bisedimet e Ohrit, pala shqiptare kėrkonte tė drejta tė kuptueshme, nė pėrputhje me konventat ndėrkombėtare si, bie fjala, pėrdorimi zyrtar i gjuhės shqipe.

Qė nė fillim i njoftuam maqedonasit dhe faktorin ndėrkombėtar se nuk kontestojmė asgjė qė ka tė bėjė me interesat vitale tė popullit maqedonas, siē ėshtė emri, gjuha apo autoqefalia e kishės ortodokse, pastaj uniteti dhe integriteti i shtetit, por nga ana tjetėr, kėrkojmė barazi nė shoqėri, mekanizma qė me automatizėm e mbrojnė kėtė barazi dhe pėrdorimin zyrtar tė gjuhės shqipe. Kėtė qasje pat z. Ahtisari gjatė bisedimeve lidhur me statusin pėrfundimtar tė Kosovės dhe tė drejtat qė duhet t'u garantohen serbėve dhe, shqiptarėt, as qė tentuan t'i kontestojnė ato. Sė kėndejmi, nė Drenicė, ku pothuajse nuk ka asnjė serb, gjuha e tyre ėshtė nė pėrdorim zyrtar.

Pse shqiptarėt e Kosovės, pa hamendje i pranuan kėto tė drejta, qė nobelisti finlandez ua pėrcaktoi serbėve qė paraprakisht ndaluan arsimimin nė gjuhėn shqipe dhe tentuan ta pastrojnė Kosovėn nga shqiptarėt, dhe pse maqedonasit, me njė mijė telashe refuzuan qė ta ndjekin linjėn inkluzive tė shqiptarėve dhe filluan tė ngatėrrojnė ēdo propozim tė palės shqiptare? Pėrgjigjja duhet kėrkuar te mendėsia, te natyra e nacionalizmit maqedonas. Siē dihet, maqedonasit kanė problem me dėshminė e prejardhjes sė tyre etnike. Tė gjitha telashet qė kanė aktualisht, janė tė ndėrlidhura me argumentin pėr prejardhjen etnike.

Kėtė ua mohojnė si serbėt, si grekėt, si bullgarėt, ashtu edhe njė pjesė e konsiderueshme e vetė maqedonasve. Rrjedhimisht, ata e ndėrtojnė identitetin kombėtar mbi premisa politike, qė krijon mundėsi pėr njė voluntarizėm nė pėrkufizim tė identitetit. Natyrisht se ekzistojnė edhe raste tė tjera tė krijimit tė identitetit mbi premisa politike. Nė botė eksitojnė shtete dhe kombe tė tilla politike. Por, problemet lindin kur tjetrit ia mohon origjinėn dhe veēoritė etnike dhe ia ofron mundėsinė e barazimit nė kuadėr tė konceptit tė kombit politik qė, me fjalė tė tjera, do tė thotė asimilim. Prandaj lindin problemet lidhur me pėrdorimin zyrtar tė gjuhės shqipe, pra tė faktorit qė pengon nė start mundėsinė e asimilimit.

Pamundėsia qė tė ērrėnjoset pėrdorimi i gjuhės shqipe, ose identiteti etnik i shqiptarėve, faktorit qė u mungon maqedonasve, rezulton me tendencėn qė tė pėrthahen kėto veēori tė identitetit tė shqiptarėve tė atij elementi tė pėrjetshėm dallues. Sot, ligji pėr pėrdorim zyrtar tė gjuhės shqipe, qė para disa muajsh e votoi Kuvendi i Maqedonisė e vėrteton kėtė konstatim: gjuha shqipe ėshtė segreguar nė pesė nivele nė krahasim me gjuhėn maqedonase. Por jo vetėm kaq: ky ligj, krahas modifikimeve tė kėtilla segreguese, as qė zbatohet. Nė shenjat mė tė reja tė komunikacionit, toponimet shkruhen nė variantin sllav dhe nė alfabetin cirilik maqedonas, si dhe nė atė latin tė alfabetit tė gjuhės angleze. Tė mos harrojmė se kjo ndodh nė njė shtet tė brishtė ku, sipas statistikės zyrtare, ka 64% maqedonas qė kanė telashe me njohjen e identitetit tė tyre nga tė gjithė fqinjėt e tyre, pos shqiptarėve.

Mendėsia inkluzive e shqiptarėve dallon edhe historikisht nga mendėsia e fqinjėve tė tyre, prandaj nuk duhet harruar fakti se, nė kanunin e Lekė Dukagjinit, statusi i tjetrit, i tė huajit, i mysafirit, ėshtė vlerė kryesore. Ai edhe nėse ėshtė hasėm, armik, gėzon mbrojtjen e plotė tė nikoqirit. Prandaj shpjegohet se pse shqiptarėt u treguan aq tolerantė ndaj tė huajve, hebrenjve tė pėrndjekur, qė lypnin strehim nė Shqipėri, italianėve tė dorėzuar ose ndaj besimeve tė tjera. Vetėm nė Shqipėri dhe tokat shqiptare mund tė thuhet "I dashuri armik".

Jugosllavia e bashkėjetesės, e cilėsuar si idealiste, nė fakt u shthur, pėr shkak tė mendėsisė pėrjashtuese nacionaliste, tė tolerancės sė rrejshme, ndėrkaq, Shqipėria e viti 1997, pėrkundėr kolapsit tė shtetit, nuk u shthur pėr shkak tė mendėsisė inkluzive dhe tolerante. Nė kėtė periudhė anarkike, shoqėria shqiptare e ruajti shėndetin e vet, tolerancėn ndėretnike dhe ndėrfetare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara