HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A mund tė sėmuren shoqėritė?


Arbėn XHAFERI -- nga Arbėn Xhaferi, Shekulli, 17.02.2009

Sa mė tė zhvilluara janė shoqėritė, aq mė shumė rriten kėrkesat pėr verifikim shkencor tė proceseve qė zhvillohen brenda tyre.

Matshmėria (mesurabiliteti), apo kuantifikimi, paraqitja numėrore e dukurive shoqėrore, bėhet me qėllim qė vlerėsimet pėr proceset e ndryshme historike, shoqėrore, ekonomike tė kenė njė bazė shkencore, objektive, tė liruara nga pėrshtypjet individuale tė njerėzve, nga interesat e ndryshme, qė mund tė pėrgjithėsohen me nocionin, qė nė teorinė e njohjes njihet me emrin "voluntarizėm".

Mirėpo, siē ndodh edhe me metodat e tjera tė hulumtimit, edhe metoda statistikore mund tė ketė mangėsi profesionale ose intencionale, pra tė priret nga njė qėllim dytėsor, i fshehur, qė synon njė dukuri ta paraqesė nė pėrputhje me interesat e caktuara.

Sidoqoftė, matja e dukurive shoqėrore, tashmė ėshtė metodė e domosdoshme, pa tė cilėn nuk mund tė bėhen vlerėsime serioze pėr to dhe aq mė pak tė hartohen elaborate pėr pėrmirėsim tė situatės.

Bie fjala, njė kohė tė gjatė, kreu politik maqedonas e pėrhapte bindjen se Maqedonia, nė krahasim me shtetet tjera pėrreth saj, qenka oazė idilike e paqes, ku maqedonasit dhe shqiptarėt paskan bashkėjetuar nė harmoni, pa urrejtje dhe pa konflikte.

Ky konstatim ishte tipik voluntarist, qė nė vete ngėrthente njė interes tė fshehur, atė tė imponimit tė konceptit etnocentrik nė ndėrtimin e shtetit, konceptit qė ishte, nė fakt, kundėr interesave shqiptare. Porosia reale e kėtij konstatimi ishte: "Nėse doni qė Maqedonia tė mbetet oazė e paqes, mos kėrkoni ndryshime".

Fatkeqėsisht, ndryshimet erdhėn me konflikt. Realiteti nė Maqedoni ishte krejtėsisht ndryshe nga rrėfimi zyrtar: dy komunitetet kishin njė distancė tė madhe etnike, qė flet pėr mosdurim tė ndėrsjellė, ksenofobik.

Nė vend qė ky konstatim, i mbėshtetur nė sondazhe dhe metoda tė tjera sociometrike tė shėrbente si pikėnisje nė procesin e ndėrtimit tė shtetit, krerėt politikė, parapėlqyen demagogjinė, "tė vėrtetat" voluntariste me ēka, nė vend tė stabilitetit tė shtetit dhe tė shoqėrisė, arritėn tė kundėrtėn.

Me gabime tė ngjashme, qė ndėrlidhen me hamendėsimet voluntariste lidhur me anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO dhe UE, Maqedonia, pak nga pak, gabim pas gabimi, hyn nė listėn e shteteve tė dėshtuara.

Pra, matja, objektivizimi i dukurive shoqėrore, sado qė rezultatet tė jenė dėshpėruese, ėshtė kusht pėr funksionim normal tė shoqėrive moderne, ėshtė kusht i domosdoshėm pėr vendimmarrje nė tė gjitha fushat e planifikimit shoqėror.

Edhe nė Shqipėri, si duket, ka filluar tė zbatohet metoda e hulumtimit empirik tė dukurive shoqėrore. Sipas njė analize tė kėtillė, afėr njė e katėrta e popullatės paska probleme psikike. Ky konstatim shtron dilemėn pėr shėndetin e njė shoqėrie.

A mund tė flitet me kėto kategori pėr shoqėritė, pra a mund tė sėmuret njė shoqėri? Sipas antropologėve, gjithsesi, sidomos nė periudha kalimtare, kėto dukuri nuk duhet tė mistifikohen, por qetė-qetė tė analizohen.

Nė Shqipėri, pas kolapsit tė komunizmit, zhvillohen njė varg procesesh qė rezultojnė me rrėnimin e sistemit tė vlerave. Ndryshimet ishin radikale nė ēdo dimension, atė individual, familjar dhe shoqėror nė pėrgjithėsi.

Sistemi i vjetėr i vlerave, ashtu si u vendos, ashtu edhe u rrėnua, nė mėnyrė revolucionare, sistemi i ri nuk u ndėrtua, qytetari, i mėsuar me siguri sociale, humbi tė gjitha garancitė, sidomos klasa e mesme, kurrizi i shoqėrisė.

Ndėrrimi, pothuajse i dhunshėm i rendit shoqėror, e shndėrroi qytetarin nė mall tė skaduar. Askush nuk kėrkonte prej tij mendim, vlerėsim, askush atij mė nuk i ofronte as siguri sociale, as fizike. Brenda natės ai u bė i panevojshėm.

Ēdo gjė filloi ta humbė vlerėn e vet. Babai, burri, nėna, punėtori, mėsuesi, profesori, aktori, shkrimtari, etj., e humbėn statusin shoqėror, bashkė me ta edhe institucionet. Filloi zhgėnjimi, madje edhe nė planin familjar.

Burri, dikur person i rėndėsishėm, me status shoqėror, brenda natės humbi relevancėn nė shoqėri, mė vonė edhe nė familje. Filluan ndarjet nė familje dhe nė shoqėri. Zhgėnjimi, depresioni, apatia, humbja e identitetit u bėnė dukuri masive.

Edhe shoqėritė tjera kanė kaluar faza tė kėtilla tė krizės, por nė dallim nga Shqipėria, ato hartonin plane pėr dalje nga kriza (exit strategy).

Nė Shqipėri, ashtu tė katandisur, jo vetėm qė nuk u arrit njė konsensus minimal pėr dalje nga kriza, por ajo politikisht agravohej. Klasa politike shqiptare do ta mbajė pėrgjegjėsinė, qė nuk arriti njė marrėveshje pėr dalje nga kriza.

Nė vend tė qetėsimit, racionalizimit tė situatės, filloi njė proces i rrezikshėm, ai i luftės sė heshtur qytetare. Vlerat e dikurshme shpalleshin antivlera, ndėrkaq tė rejat as qė sistemoheshin.

Qytetari i mbetur pa punė, pa relevancė shoqėrore, me identitet tė humbur, priste shpėtimin, kuptimin e ri tė jetės. Tė parat qė ia zgjatėn dorėn ishin partitė politike dhe religjionet.

Qytetarit tė depersonalizuar, tė lodhur nga anarkia dhe absurdi, si pasojė e rrėnimit tė botės sė tyre, nė situatėn e re i ofroheshin dy lloj parajsash: atė tokėsoren, nga partitė politike dhe atė qielloren, nga religjionet.

Kushti i vetėm qė duhej tė plotėsohej ishte hyrja nė radhėt e tyre, bojkotimi i ofertave tė tjera, trajtimi i tjetrit si kundėrshtar. Ky lloj i menaxhimit tė krizės edhe mė shumė e komplikoi situatėn, nė njė vend ku njerėzit ishin mėsuar me identitetin e tyre tė njėjtė.

Kėto dy faktorė, plot elan dhe bindje fanatike dhe pa dilema morale, filluan nga jashtė t'i mbjellin dallimet, tė pėrhapin bindjen se ti nuk je si ai, por je diēka tjetėr. Nė vijė tė theksimit tė dallimit, filloi lufta me simbolet politike dhe religjioze.

Ky aktivitet i papenguar u shoqėrua me ringjalljen e atavizmave tė vjetėr, tė botėkuptimeve dhe vlerėsimeve tė dikurshme.

Nihilizmi, mohimi i tjetrit, u shndėrrua nė metodė pune: mohohej e pėrbashkėta dhe theksohej e veēanta. Me kujdes maksimal sulmoheshin kodet qė dikur prodhonin kohezionin e brendshėm tė shoqėrisė shqiptare, kodet qė i jepnin kuptim dhe vlerė historisė kombėtare, kodet qė e ndėrtonin identitetin kombėtar.

Dallimet nė shoqėritė demokratike janė tė natyrshme, ngaqė vetė realiteti ėshtė i tillė. Mirėpo, nė Shqipėri, ndryshimet erdhėn shumė shpejt, tė shoqėruara me humbje tė sigurisė, tė vlerave, tė normave.

Anatemimi i kundėrshtarit ishte kapitull i veēantė. Rreshtimi nė anėn tjetėr rrezikonte humbjen e vendit tė punės, e mirėqenies familjare, ndėrkaq, tė qenit anėtar i njė grupi nuk sillte ndonjė profit tė madh. Kohės sė re i nevojiteshin ushtarėt, njerėzit e dėgjueshėm dhe jo intelektualė tė mirėfilltė, ngaqė nuk ekzistonte projekti pėr tranzicion. Shqipėria nuk ndryshonte, por i adaptohej kontekstit tė ri demokratik.

Pluralizmi erdhi, por totalitarizmi dhe autoritarizmi nuk u hoqėn. Ato u bartėn nė njėsi mė tė vogla, parti politike, religjione, media, institucione. Shqiptari, i mėsuar tė tolerojė besimet dhe etnikumet e tjera, i pamėsuar me pluralizmin politik, duhej nga jashtė tė infektohej, tė stėrvitej, qė tė shndėrrohej nė bartės tė dallimit tė domosdoshėm.

Partitė politike, tė formuara nga brumi totalitar, sėrish synonin kontrollin absolut mbi shoqėrinė, mbi institucionet. Esenca e kontekstit tė ri demokratik, ndarja e pushtetit, nuk respektohej.

Tė gjitha kėto, mbase do tė tejkaloheshin po qe se qytetari do tė kishte siguri materiale, por ai u ngrys nė njė sistem tė barazisė nė varfėri dhe u zgjua nė njė sistem tė pabarazisė, pėr tė, tė paimagjinueshme.

Njeriu mė nuk respektohej pėr shkak tė asaj qė ishte, por pėr shkak tė asaj qė kishte. Tė jesh mė nuk ishte mė rėndėsi, por tė kesh.

Qytetari i zhveshur nga prona nė periudhėn e komunizmit, brenda natės e fitoi tė drejtėn qė tė ketė, tė posedojė diēka tė veten. Por, si ta arrijė atė? S'do mend, me korrupsion, kontrabandė dhe abuzime tė tjera tė detyrės.

Ata qė nuk i kishin kėto "aftėsi" filluan, nė mėnyra tė ndryshme, kryesisht tė rrezikshme, tė ikin nga shteti. Shumėkush pėsoi, duke humbur jetėn nė rrethana tragjike.

Tė gjitha kėto ndryshime, pėsime, humbja e vendit tė punės, statusit shoqėror, sigurisė sociale dhe fizike, ndarjet nga tė afėrmit, heqja e ndalesave, liria e papritur qė u shndėrrua nė anarki, shembja e sistemit tė vlerave, mungesa e kujdesit shoqėror ndaj nevojtarėve, humbja e identitetit, e integritetit personal, etj., gjithkund lėnė pasoja nė trajtėn e traumave, neurozave dhe psikozave. Kjo ėshtė kostoja e tranzicionit, e rrėnimit tė sistemit tė vlerave.

Ajo mund tė ishte mė e ulėt, nėse do tė arrihej njė konsensus politik pėr tejkalim tė krizės...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara