HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gazetarėt e “TemA”-s, si del nė treg gazeta pas dėbimit nga redaksia

-- nga Besian Ajazi, NEWS 24 - 16.01.2009

Gazetarėt e gazetės “TemA” dhe botuesi i saj, Mero Baze, janė ndaluar kėto ditė nga dhjetėra forca policore tė hyjnė nė ambientet e redaksisė, me pretendimin se ndėrtesa e gazetės ndodhet pranė njė objekti shtetėror, i klasifikuar si i njė rėndėsie tė veēantė. Protesta e stafit tė gazetės “TemA” ėshtė mbėshtetur nga dhjetėra gazetarė, kryeredaktorė tė medies sė shkruar dhe vizive, analistė dhe botues, tė cilėt kanė vlerėsuar se ky akt ėshtė tendencioz dhe ka tė bėjė personalisht me botuesin e gazetės “TemA”.

TemA e kyēur

Janė gazetarė, janė kolegėt tanė, por me njė ndryshim tė madh, qeveria nuk i lejon tė punojnė nė redaksinė e tyre. Kėta janė gazetarėt e gazetės “TemA”, tė cilėt prej katėr ditėsh qė nuk lejohen tė hyjnė nė redaksinė e tyre kanė pėrshtatur nė ambient pune kafetė me internet, banesat e tyre apo qendrat e internetit. Pa frikė mund tė themi se gazeta “TemA” ėshtė kthyer nė njė media nė ekzil nė vendin e saj. Kamera e News 24 ka qenė pėr disa momente nė redaksinė e improvizuar tė “TemA”-s nė njė nga pallatet e kryeqytetit. Kryeredaktori i gazetės, Enton Palushi, tregon vėshtirėsitė qė hasen qė nga gjetja e lajmit e deri te faqosja.

Tė gjithė ne qė jemi familjarizuar nė kėtė profesion, e dimė afatin deadline pėr tė njohur lexuesin me atė qė ka ndodhur. Ky lloj presioni, pra presioni i afateve ėshtė gati trefishuar nė kėtė situatė. E para, sepse ne nuk po punojmė brenda ambienteve tė punės, brenda redaksisė sonė, d.m.th., jemi dėbuar nga ato mjete pune qė ne kishim aty, pra nga arkiva dhe nga mjetet e tjera. E dyta, jemi tė detyruar tė lidhim njė kontratė me njė shtypshkronjė tjetėr, sepse nė ato ambiente ndodhej dhe shtypshkronja qė shtypej gazeta, e cila dhe ajo tashmė ėshtė e bllokuar, ashtu si dhe ambientet e redaksisė, dhe e treta qė nuk ėshtė mė pak e rėndėsishme, na duhej tė nxirrnim nė treg njė numėr cilėsor pas bllokimit tė redaksisė, sepse lexuesit, duke menduar se ne jemi brenda kėsaj ngjarjeje, prisnin njė pasqyrim sa mė tė mirė. Dhe ju e dini se sa e rėndėsishme ėshtė tė mbulosh njė ngjarje tė kėtyre pėrmasave katėrcipėrisht, pra ishte njė numėr i njė rėndėsie tė veēantė.

Fillimisht na ėshtė dashur tė punojmė nė ambiente tė improvizuara nga vetė ne, dhe problem kryesor kishim arkivin tonė, por dhe kryesisht vėshtirėsi hasnim nė faqosje, pėr shkak se programi me tė cilin punojmė ne, fontet, dizajni qė pėrdorim tashmė nuk ekziston dhe na u desh t’i rikrijonim nga fillimi. Na ėshtė dashur tė bėjmė faqosjen e gazetės nė kompjuter laptop, dhe ata qė janė nė fushėn e gazetarisė e dinė se sa e vėshtirė ėshtė tė bėsh njė faqosje nė kushte tė tilla, dhe mė pas tė konvertosh faqosjen nė program tjetėr dhe ta printosh nė redaksinė e njė gazete tjetėr, dhe mė pas ky material ėshtė dėrguar nė shtypshkronjė. Natyrisht, produkti nuk ka dalė nė cilėsinė e dėshiruar… Sot e tutje ne kemi improvizuar njė tjetėr ambient, njė dashamirės i gazetės na vuri nė dispozicion kėtė hapėsirė, hapėsirė kjo, e cila nuk i plotėson standardet qė kėrkon njė redaksi pėr tė punuar, por kjo ėshtė situata.

Me ēfarė vėshtirėsish u hasėt nė momentet e para?

Ashtu siē ju thashė problemi mė i madh ishte i faqosjes sė gazetės se ku do e vendosnim, pasi ajo ėshtė pjesa teknike. Pjesa tjetėr e redaksisė ishte vendosur nėpėr internet kafe, dhe vetėm dy apo tre prej tyre mund tė futeshin nė ambientet e improvizuara fillimisht. Natyrisht, jo tė gjithė e kemi luksin tė punojmė me internet nė shtėpi, siē nuk e ka pjesa mė e madhe e njerėzve. Pra, imagjinoni pak, ėshtė kryeqytet, interneti ėshtė nė fazat kulmore tė tij dhe ata janė gazetarė dhe u duhet tė shkojnė nėpėr internet kafe pėr tė punuar. Tė tjerėt kanė qenė tė detyruar tė punojnė nė vende ku ka internet wireless pėrmes laptopit.

Redaktori i politikės, Armand Maho dhe redaktorja e kulturės, Dhurata Hamzai, flasin pėr vėshtirėsitė, me tė cilat gazetarėt e “TemA”-s po pėrballen kėto ditė

Armand Maho, redaktor politike

Prej pesė ditėsh, qė kur na u mohua hyrja nė redaksi nga ana e policisė, jemi ndeshur me vėshtirėsi, sidomos nė atė qė ėshtė thelbėsore, komunikimin me gazetarėt. Komunikojmė me anė tė internetit dhe ai qė e njeh zanatin tonė e di shumė mirė se kėshtu nuk mund tė punohet. Siē e shihni ndodhemi nė njė ambient tė huazuar, kompjuterėt nuk punojnė dhe kemi marrė me vete kompjuterėt personalė duke regjistruar dhe zbardhur me celularė, pasi diktofonėt dhe sendet e tjera personale na kanė mbetur nė redaksi, qė tashmė ėshtė e rrethuar me policė. Pra, na mungojnė kushtet mė elementare dhe po punojmė si tė thuash me mjete rrethanore, pasi kėto janė kushtet minimale pėr tė bėrė tė mundur pėrditėsimin e gazetės. Nuk e di sa do tė vazhdojė kėshtu, por edhe cilėsia e gazetės nė kėto kushte bie, formati, siē e keni parė, nuk ėshtė mė ai i mėparshmi, gazetėn e kemi nxjerrė me 16 faqe nga 24 qė ėshtė formati i zakonshėm.

Pra, ata qė e njohin kėtė zanat, e dinė qė kėto janė elementet bazė qė i duhen gazetarėve brenda njė redaksie pėr tė botuar njė gazetė. Pėr mė shumė ju e shihni ku jemi vendosur brenda njė ambienti katėr me katėr, dhe nuk mund tė punojnė 20 veta, aq sa mban njė redaksi normale, me gazetarė, redaktorė, korrektorė dhe faqosės. Nė kėtė vend rrinė vetėm redaktorėt, se gazetarėt janė shpėrndarė disa nė kafe ku ka internet, ose atje ku ka wireless me laptopė nė krahė. Nuk bėhet as raportimi, nuk bėhet as mbledhja e gazetarėve, nuk ndjekim dot as lajmin.

Keni pasur pėrkrahje nga kolegėt?

Po, pėrkrahja nga kolegėt nuk na ka munguar. Kanė bėrė sa kanė mundur pėr tė na mbėshtetur, qoftė moralisht, qoftė me anė tė ndihmės fizike, pra pėr lajmet e tė tjera, por, sado qė tė bėjnė ata, ju e dini mirė qė kjo nuk ėshtė e mjaftueshme. Nė rast se nuk ke njė redaksi tėnden, kompjuterin tėnd, arkivin tėnd, mjetet e duhura etj., kolegėt, sado qė tė mundohen, sėrish nuk mund tė bėjnė tė mundur nxjerrjen e gazetės me atė cilėsi qė duhet tė jetė.

Dhurata Hamzai, redaktore kulture

Unė jam redaktorja e kulturės, dhe nuk mė duhet thjesht njė lajm dhe njė raport, sepse kėtė kushdo gazetar mund ta bėjė nė njė laptop dhe nuk ėshtė aq problem, por mė duhet pjesa redaksionale qė ka tė bėjė dhe me botime tė tjera, sepse kultura ka dy faqe dhe botimet e tjera pėrfshijnė fotot, fondin, arkivin e kulturės qė ndodhet aty, dhe mjaft tė dhėna, tė cilat i mbaj unė nė shėnimet e mia nė dosjet, fondin, arkivin pėr ta bėrė kulturėn sipas konceptit qė ėshtė bėrė deri mė sot nė gazetėn “TemA” prej kaq vitesh. Kėto janė vėshtirėsi qė tė vėnė nė pozitė tė vėshtirė dhe para lexuesit, sepse po tė shohėsh dhe mesazhet qė na vijnė, ata nuk e kuptojnė pse gazeta nė internet nuk ėshtė mė ajo e njėjta, dhe qė ajo ka ndryshuar kėto ditė. Dhe kjo sidomos pėr faktin kur bėhet fjalė pėr kulturėn, janė tė shumtė emigrantėt qė e lexojnė atė dhe ndryshimi ka tė bėjė me cilėsinė, pavarėsisht pėrpjekjeve tona, duke punuar nėpėr shtėpi nė internet, sepse e kemi konsideruar kėtė gazetė si tribunė tė fjalės sė lirė. Ne nuk mund tė ndryshojmė mendėsi pėr njė barrierė apo njė pengesė. Duket pak qesharake, sepse duket sikur jemi gazetarė nė ekzil.

Ju mungon vendi i punės, ju mungojnė mjetet e domosdoshme, si arrini t’ia dilni?

Na shpėton vetėm pėrvoja, sepse ne jemi profilizuar si gazetarė. D.m.th., marrja e punės nė mėnyrė instinktive na ndihmon paksa, por njė gazetar i ri nuk do tė bėnte asgjė pa tė gjitha kėto mjete pune. Janė shumė gjėra, nuk i dėrgoj dot shkrimet korrektores, ia dėrgojmė me disqe, sigurisht krijohet dhe konfuzion, por, sidoqoftė, ne jemi ata qė nxirrnim gazetėn “TemA” nė fillim, ne do tė jemi ata qė do vazhdojmė ta bėjmė. “TemA” ka qenė pėrherė njė gazetė qė ėshtė bėrė nga gazetarėt, dhe ne do vazhdojmė ta bėjmė, pavarėsisht kushteve.

Prej katėr ditėsh gazetarėt e gazetės “TemA” nuk lejohen tė hyjnė nė redaksinė e tyre, pasi njė vendim i Kėshillit tė Ministrave ndalon ēdo person apo veprimtari pranė ndėrtesės ku prodhohen kartat e identitetit, i shpallur si objekt me rėndėsi tė veēantė shtetėrore. Edhe gjatė natės kamera e News 24 ka vėzhguar praninė e dy efektivave tė Policisė sė Shtetit pranė redaksisė sė gazetės “TemA”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara