HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ditari i njė shpėrthimi tė paralajmėruar

-- nga Mero Baze, TemA - 01.01.2009

Mero Baze Duhet tė ishte ora rreth 2:45 minuta, kur djali im i madh Joni, mė zgjoi i shqetėsuar, pasi po dėgjonte alarmin e makinės nė oborrin para pallatit. Si njė i pėrgjumur i rėndomtė, e hoqa qafe duke i thėnė mos tė shqetėsohet. Pas dy minutash ai hyri sėrish nė dhomėn time tė gjumit, duke mė pėrsėritur se po shikonte njė flakė pas makinės. Pėr tė mė mbushur mendjen se makina ishte nė rrezik, mė tha se dje kishin vjedhur njė makinė nė lagje.

U ngrita gjysėm i pėrgjumur, dola nė ballkon dhe pashė njė flakė ende jo tė fortė, qė nisej nga toka, pas bagazhit tė makinės dhe ngrihej mbi bagazh. Ishte qartėsisht njė zjarr i ndezur poshtė makinės qė kishte aktivizuar alarmin e makinės. U vesha me rrėmbim dhe dola nė koridor tė pallatit. S’mė kujtohej asnjė numėr policie, pėrvec Gent Strazimirit, zėvendėsministėr i Brendshėm.

Djegia e makinės sė Mero Bazes E zgjova me siguri nga gjumi, pasi iu desh dhe atij rreth njė minutė tė kthjellohej pse po e zgjoja nga gjumi nė atė orė. I shpjegova se makina ime kishte njė zjarr nga pas saj dhe rezikonte tė digjej, duke djegur dhe makina tė tjera tė parkuara afėr saj. Mė kėshilloi mos tė lėvizja dhe mos ti afrohesha, derisa tė vinte policia dhe zjarrfikėsit. Ngela i vetmuar nė koridorin e boshatisur, pa drita tė pallatit. Komshiu im nė kat tė tretė ėshtė drejtori i gazetės Albania, Ylli Rakipi. I rashė telefonit tė tij dhe u zgjua menjėherė. I tregova ēpo ndodhte. Pėr dy minuta ishim jashtė tė dy. Ju afruam nė distancė dhjetė metra makinės. Zjarri niste nga toka dhe po i afrohej gomės sė pasme tė krahut tė djathtė. Shtėllunga e flakės po ngrihej mbi bagazh, por makina ishte lehtėsisht e shpėtueshme, nėse shkoje ti hidhje ndonjė batanije, apo diēka tjetėr qė ta izoloje. Alarmi vazhdonte akoma, ēka tregonte se sistemi elektrik nuk ishte prekur ende.

Djegia e makinės sė Mero Bazes I ri-telefonova Strazimirit dhe i shpjegova situatėn. Mė tha mos tė shqetėsohesha se policia ishte nisur pėr nė vendngjarje por ne duhet tė largoheshim nga makina. Ideja se diēka mund tė shpėrthente ishte njė paranojė qė duket se e kishim tė gjithė, por nuk ia thoshnim njėri-tjetrit. Duke ndenjur, vendos atė njoftoj me sms disa kolegė tė mij. Ishte njė sms e thjeshtė, ku u tregoja se makina ime po digjej para pallatit. Ja nisa dhe Sali Berishės njė sms. Ishte pak cinike, por mendova qė ėshtė mirė ta ketė. Sė paku mund tė pėrfshihet ose tė distancohet mė me vetdije pas kėsaj.

Rreth orės 3 u shfaq polici i parė nė rrugicė. Kaloi para makinės dhe doli nga krahu ynė. U pėrshėndetėm dhe e pyeta pėr zjarrfikėsen. Ndoshta pak i alarmuar dhe i nervozuar nga ngjarja, i thashė se po rrezikohen makinat e tjera dhe siguria e pallatit nėse shpėrthen. Mė tha se po vjen. Dhe vėrtet nga krahu tjetėr i pallatit, pra nga njė rrugė krejt tjetėr shiheheshin dritat e zjarfikėses. Kalova pėrmes tunelit tė pallatit pėr t'i dalė pėrpara dhe u tregova qė zjarri gjendej nė anėn tjetėr tė pallatit dhe jo nga kishin hyrė ata. Pėr t'u kthyer nė anėn tjetėr u duhej njė rrugė rreth 3 kilometra. Pas pesė minutash dolėn nė vendin e duhur. U futėn nė rrugicė, iu afruan dhjetė metra makinės, nxorrėn zorrėn e ujit dhe filluan tė hedhin ujė makinės qė digjej.

Flakėt ndėrkohė kishin pėrparuar dhe kishin ndezur gomėn e pasme tė krahut tė djathtė. Po i afroheshin serbatorit tė benzinės. Polici mė pyeti nėse ka karburant makina. I thashė se ėshtė plot pasi e furnizova para se tė vija nė shtėpi. Mund tė kishte 80 litra benzinė. Por e sigurova se makina ime BMW ishte tip i ri dhe ka siguresa qė s’takojnė serbatorin e benzinės nga qarku elektrik i makinės. Zjarrfikėsi i parė qė nisi ta shuante me ujė, iu afrua shumė dhe unė realisht i frikėsuar pėr jetėn e tij i thashė tė largohej mos shpėrthente. Por duket se ai e njite tipin e makinės dhe nuk u tremb. Vetėm se vuri duart nė brez dhe nuk po lėvizte.

- S'ka mė ujė tha. S’paskemi ujė nė zjarrfikėse.
- Po shkumė e pyeta unė, se shkuma e fik.
- Asgjė s’paksemi tha. Kemi njė pompė dore po e provoj me tė.
Pompa e dorės me shkumė, nuk pati ansjė efekt.
U lidha prap me Starzimirin dhe i shpjegova se zjarrfikėsja e parė ka ardhur pa ujė dhe pa shkumė. Duhet njė tjetėr.
- Nuk varen nga unė zjarrfikėset tha.
E mbylla telefonin nervoz dhe po i rrija larg makinės. Policėt u shtuan dhe mbriti mes tyre dhe Gjergj Jorgoja, tė vetmin qė njihja prej kohėsh, prej tyre, tashmė Nėndrejtor i Policisė sė Tiranės. Mė tha se kolegėt e tjerė ishin po ashtu zyrtarė tė lartė.

Njėri ishte shefi i komisaritit numur 2, vėllai i deputetit Sali Shehu, kurse mė hijerėnd ishte nėjri qė u prezantua si shef i antiterrorit. Ai sapo mė dha dorėn mua dhe Ylli Rakipit, ende pa u prezantuar, na tregoi shkakun.

- Duhet tė ketė pas ndonjė shkėndijė elektrike tha. Kėto makina janė delikate.
- Ėshtė BMW e re, i thashė, e blerė me kilometra zero dhe shumė e sigurt. E shikon qė ka gjysėm ore dhe ende s'po merr flakė.
- E di, e di tha, por me siguri ėshtė shkėndije elektrike.

Mendova se po tallej, por njė prej kolegėve tė tij tė shumtė, qė mbinė aty, ma bėri me shenjė se ka pirė, dhe mendva se ishte duke mė thėnė “mos ja vė re”. Pėr tė mos u bėrė nervoz u largova prej tij. Banorėt e pallatit kishin dalė jashtė dhe Taqua i zoti i Klubit para makinės qė digjej, hapi klubin tė futeshim brenda.

Kishte mbritur ndėrkohė zjarrfikėsja e dytė. Nuk e kuptoja pse nuk futej nė rrugicė. I thashė policit tė largohej zjarrfikėsja e parė dhe tė futej e dyta qė ishte plot.

- Nuk ka si del tha.
- Tė ec pėrpara kjo qė ka zėnė rrugėn , I thashė dhe ti hap rrugė asaj.
- Mos u mėrzit se e zgjidhin vet tha.

Dhe zgjidhja ishte banale. Zjarrėfiksja e dytė i hidhte ujė dhe shkumė zjarrėfikės sė parė dhe kjo pastaj e pėrdorte atė pėr tė shuar makinėn, qė po pėrfshihej nga flakėt e shpėrthimet e her-pas-hershme. Njė zjarrfikės mori njė levė hekuri dhe filloi tė ēante xhamat e makinės para dhe anash dhe flaka e pėrfshiu tė gjithėn lehtėsisht pasi uji I zjarrfikėses kishte shpėrndarė benzinėn nė gjithė teritorin poshtė saj.

Fillova tė dyshoj pak pėr kėtė pėrpjekje shumė tė qetė pėr tė djegur gjithēka nga makina por mendova se mund tė jetė ndonjė sekret profesional. Ishin tė gjitha mundėsitė qė makina tė shpėtohej, vetėm duke ju djegur pjesa e bagazhit dhe ndoshta goma e pasme e krahut tė djathtė. Ashtu do tė shihej qart, ku ishte vėnė zjarri dhe mund tė merrej ndonjė provė.

Kėshtu makina po kthehej nė njė skelet hekuri, ku nuk kishte shpėtuar asgjė brenda saj dhe pėrreth saj. Flakėt po i afroheshin njė makine tė vogėl parkuar nė tė kundėrt para saj dhe i kishin shkrirė pak pjesėn ku mbahet targa, e cila i ra nė shesh. I zoti i makinės, po ashtu banor i pallatit doli dhe e largoi nga vendi, pasi zjarri nė makinėn time u shua.

Kamera e Vizon Plusit qė kishte mbritur nė pjesėn e poshtme tė rrugicės nuk po lehohej tė filmonte deri sa makina ishte nė flakė dhe kameramani i ngratė nuk e kishte telefonin tim tė mė njoftonte. Kur mė thanė nė telefon shkova e mora, por flakėt kishin ikur dhe kishte mbetur vetėm skeleti i makinės dhe njė filmimi im i keq me celular.

U ulėm nė kafen e hapur me ngut pėr shkak tė zjarrit nė makinė. U qetėsova qė gjithēka mbaroi me aq dhe po riprezantohesha me zyrtarėt e policisė. Gjergj Jorgoja, tė cilin e njihja prej vitesh po m'i prezatonte. Mė ngelėn nė mendje vetėm disa detyra tė tyre por jo emrat. Dhe mbiemri Metko, i atij tipit qė shtirej si pak i pirė dhe pak fodull. Ai ishte shefi i antiterrorit pėr Tiranėn. Ishte me mbiemėr Metko, me origjinė nga Kolonja dhe paskėsh punuar nė prokuori pas vitit 1997. Ky nuk doli asnjė sekond nga klubi qė kur u hap dhe po debatonte me Ylli Rakipin, Drejtorin e gazetės Albania pėr tė mbrojtur version e tij se zjarri mund tė ishte shkaktuar nga njė shkėndijė elektrike prej njė “fallco kontakt”. Ylli po i tregonte se kishte parė zjarrin nė tokė, pas makinės ende pa u pėrhapur, por fodullėku dhe arroganca e Metkos, ngjante me njė diagnozė tė pėrcaktuar pa ndodhur ngjarja. Kėrkova tė bėja deklartėn mbi ngjarjen. Njė djalė shumė i sjellshėm m'u ul nė tavolinė dhe unė fillova t'i pėrshkruaj rrethanat si e mora vesh dhe ēfarė kisha parė. Metkua, e la bisedėn dhe debatin mbi shkaqet e zjarrit ende pa filluar hetimet dhe u ul nė tavolinėn ku isha unė me ekspertin, edhe pse bėra kujdes tė kuptonte se nuk po e duroja dot.

- Tani tha tė kemi nė dorė. E dijmė ne ēbėjmė me ty. Dhe e shoqėroi gjithė kėtė budallallėk me njė tė zgėrdhirė prej pijaneci.
- Bėni detyrėn i thashė, nėse nuk e keni bėrė deri tani.
- Ku ėshtė djali tha se do pyesim dhe djalin.
- Nė shtėpi i thashė. Nuk kam folė me tė qysh kurse kam dalė nga shtėpia dhe ndoshta ėshtė shtrirė prap.

U zgjata tek dera e klubit dhe ngrita kokėn nga dritrja e apartmentit tim. Pas xhamit pash fytyrėn e djalit. Paskėsh qėndruar aty pėr gati njė orė duke parė gjithēka. U drodha i gjithi nga tmerri. Joni, tim bir, sapo ka mbushur 15 vjet dhe studion nė njė kolegj nė Vienė. Ka ardhur pėr vit tė ri nė shtėpi dhe nė ditėn kur ka pritur tė festojė me prindėrit e tij dhe vėllain, bėhet dėshmitar i njė ngjarje. qė ua kalon skenave tė filmave me “Ku Klus KLANIN”. U shqetėsova qė ai kishte qėndruar nė dritare gjithė kohėn. U ngrita ta njoftoja dhe pashė qė kėmbėt mė ishin mpirė nga tė ftohtit. Nga nxitimi paskėsha veshur kėpucėt pa ēorape dhe gishtat nuk i ndjeja mė. Dėrgova dikė ta sillte poshtė. Kur hyri nė klub dukej i qetė, por shumė hetues ndaj ēdo fytyre. I shpjegova se ky xhaxhi do tė bėj ca pyetje dhe ti do tregosh ēfarė pe.

Metkua, “njeriu i anti-terrorit”, ndėrhyri menjeherė.

- Ti mos e instrukto djalin, e dijmė ne ēbėjmė me ju tani, tha. Ik pak mė tutje ti,- mė urdhėroi mua.

Pėr njė moment pata njė dėshirė ta fyeja, por e mbajta veten.
Eksperti qė do ta pyeste ishte tepėr i sjellshėm. I tha Metkos se prindi duhet tė rrijė aty se fėmija ėshtė i mitur. Djali tregoi gjtihēka si e kishte dėgjuar alarmin e makinės, si kishte dalė nė dritare, si kishte parė makinėn nė flakė dhe si mė kishtė zgjuar mua nga gjumi. Nė fund firmosi. Eksperti kėrkoi tė firmosja dhe unė si i pranishėm dhe firmosa. Metkua kishte ikur ndėrkohė nga tavolina dhe po vazhdonte debatin me kolegun tim “se zjarri ishte shkaktuar sipas tij nga njė shkėndijė e prodhuar nga njė fallco kontakt”. Ju afrova grupit pėr t’u ndarė me ta.

E pyeta kėtė Metkon ku kishte punuar mė parė.

- Nė prokurori tha.
- Pse s’thua qė ti paske futur nė burg vėllain e kėtij shefit tė komisariatit, i thashė, biles dhe Gjergjin, qė tani ėshtė nėdrejtor.
- Se kėta kanė qenė militant tė PD-sė dhe ju i burgosnit pas ēdo mitingu.
- Jo jo tha. Une kėtė qė them e them nga pėrvoja, jo se e kam vendosur si do tė shkruajmė.

Gjergj Jorgua mė kapi nga krahu pėr tė mė qetėsuar dhe mė tha tė mos bėhem merak se pėrfundimin do ta nxirrnin tė gjithė sė bashku.

Ika me njė shije tė hidhur nga gjithė kjo, ndėrsa mėngjesi po zbardhte. U kujdesa qė djali tė flinte dhe i thashė se gjithēka ishte aksident dhe tė mos shqetėsohej.

- Aksident tekonoligjik mė tha duke shkelur syrin.

Padashje kuptova se ai ishte bėrė pjesė e kėsaj historie dhe ironia e tij mė la pa gjumė.

31 dhjetor 2008

Qindra mesazhe dhe telefonata qė kėrkonin shpjegime ē’kishte ndodhur mė futėn nėn njė terror psikologjik. Shumicės sė tyre nuk po u pėrgjigjesha. Nisa dy tė afėrmit e mij nė Golem tė sqaronin prindėrit dhe njerėzit e tjerė tė familjes dhe t'i siguronin se isha mirė. Disa muaj mė parė prindėrit e mij, po ashtu ishin bėrė viktima tė njė shantazhi tė fėlliqur. Njė i panjohur ishte shfaqur para shtėpisė sė tyre dhe kishte nisur ta fotografonte. Pastaj kishte shkuar tek shtėpia e motrės sime ku kam dhe unė njė apartament dhe kishte bėrė tė njėjtėn gjė. Ishte hequr si tip misterioz dhe kishte ikur. Dy ditė mė pas policia e ndėrtimit nė Tiranė ishte vėnė nė lėvizje pėr tė prishur shtėpinė e tyre. Shtėpia pėr fat ishte me leje dhe e ndėrtuar pik pėr pik sipas projektit tė miratuar. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Ndėrtimit kėrkoi njė takim joformal me mua dhe mė shpjegoi situatėn. Ja qava hallin dhe i tregova ca fotokopje tė lejes sė ndėrtimit tė shtėpisė dhe hipotekės sė truallit. I shpjegova se shtėpitė janė nė fshat, jo nė bregdet, dhe janė nėn autoritetin e Komunės.

- E di tha, por mė merr ai nga PD ēdo ditė nė telefon dhe mė thotė ose prishi ose tė zhduka.

Sdija ē'ti thoshja. Fotokopjet e fotografive tė shtėpisė qė ai kishte sjell me vete si provė qė bėhej fjalė pėr shtėpitė e prindėrve dhe motrės sime, mė mbetėn nė dorė dhe mė rėndonin si plumb. Dikujt i kishte shkuar nė mendje tė pėrdorte rruspat kundėr familjes simė kundėr babait, nėnės, motrės, …Mu dhimbs Drejtori i pafajshėm nė kėtė histori dhe pėrfytyroja atė burrin nga PD-ja duke marrė nė telefon dhe duke e kėrcėnuar me bukėn e fėmijve tė tij. I vetidjshėm pėr kėtė skenė tė re terrori mbi prindėrit e mij, mė duhet t'i qetėsoja ata tė parėt.

E gjithė kjo mė kujtohej dje paradite, ndėrsa pėrfytyroja presionin psikologjik mbi ta dhe tė afėrmit e tjerė tė mij. Rreth mesditės gjithēka ishte tejkaluar. Bėra disa deklarata tė pėrmbajtura nė media. I kėrkova policisė tė jetė e pa-anshme nė hetime dhe tė mos ndikohet nga raportet e mija si gazetar me qeverinė. Mediat kryesore televizive e raportuan lajmin me korrektesė. I vetmi qė nuk dha asnjė lajm ishte Tv Klani. Drejtori i lajmeve Andi Bejtja mė kishte telefonuar i pari nė mėngjes dhe kishte shprehur shqetėsimin e tij njerėzor. Por nė redaksi natyrisht nuk komandon ai. Deri nė lajmet e orės 15 asnjė njoftim. Gazeta nuk dilnin dhe shumė kolegė tė mij e quanin kėtė si njė gjetje rasti pėr tė bėrė shantazhin. Nga ambasada amerikane pata njė telefonatė tė rėndėsishme qė mė shprehėn shqetėsimin e tyre pėr ngjarjen dhe mė uruan qė nuk pati dėme njerėzore. Mė thanė se po e ndjekin situatėn dhe reagimin e qeverisė.

Nė mbasdite mė njoftuan se Gerti Bogdani, zėdhėnėsi i Partisė Demokratike ka nisur me emal njė deklaratė. E lexova. Fjalė pėr fjalė teksti i Sali Berishės. Po e citoj tė plotė.

“Zėdhnėsi i PD hedh poshtė me pėrēmim akuzat e Edi Ramės, sipas tė cilave gazetarit tė njė gazete afėr tij, tė cilėn Rama e bleu pas zgjedhjeve tė vitit 2005, qeveria i ka djegur makinėn.
PD dėnon ēdo akt ndaj ēdo botuesi apo gazetari nė vend dhe u kėrkon autoriteteve kompetente tė gjejnė shkaktėrėt e vėrtetė. Por gjithashtu PD konsideron njė primitivitet tė pacipė tė Edi Ramės akuzat se makina e gazetarit afėr tij, ėshtė djegur pėr qėllime politike.
E ftojmė Edi Ramėn tė organizojė njė miting proteste nė mbrojtje tė fjalės sė lirė, ashtu siē organizoi mitingun pėr tė shpallur tė aksidentuarin njė tė egzekutuar politik”.

Ishte njė ligėsi rrėnqethėse qė buronte nga njeri i mbushur me urrejtje. Reagimi merrte shkas nga njė deklaratė shumė e pėrmbajtur e kryetarit tė PS sė Tiranės Besnik Bare, i cili kishte kėrkuar hetim pėr ngjarjen, duke cituar se gazetari ka bėrė akzua tė rėnda pėr korrupsionin e qeverisė. Dhe kėtė ma thanė pasi lexova deklaratėn e Bogdanit. Unė s'e kam takuar ndonjė herė nė jetėn time Edi Ramėn pėrveēse kur kam qenė nė debate televizive me tė dhe s’kam asnjė kontakt me tė. Hera e parė qė m'u desh tė pyes kolegun tim Arban Hasani pse nuk reagoi vetė ky Rama, ishte ai ēast. Mė tha se Edi Rama ėshtė nė Paris dhe se Mimi Kodheli qenka diku tjetėr pėr festėn e vitit tė ri. Nė fakt deklarata e Bares ishte shumė njerėzore dhe s’kisha asgjė me tė. Por trazimi qė mė shkaktoi urejtja e verbėr e Sali Berishės nė atė deklarate mė bėri tė pyes pėr herė tė parė se ē'ndodhte nė familjen socialiste, me tė cilėn kam njė histori tė tėrė distance dhe luftrash, sidomos nė periudhėn kur ishin nė pushtet.

E rilexova deklaratėn e Bogdanit. Paragrafi i fundit ishte shumė interesant dhe rrezatonte kontrollin qė kishte Sali Berisha mbi gjithēka mė kishte ndodhur mua. “E ftojmė Edi Ramėn tė organizojė njė miting proteste nė mbrojtje tė fjalės sė lirė, ashtu siē organizoi mitingun pėr tė shpallur tė aksidentuarin njė tė egzekutuar politik”. E njoh mirė Sali Berishėn dhe kjo fjali mė bindi se ai po kontrollonte procesin e hetimit. Shihej qartė se ai po pėrpiqej tė hiqte njė paralele mes asaj qė mė kishte ndodhur mua dhe asaj qė i kishte ndodhur Kosta Trebickės. Por nė rastin tim duket se e kishte pėrcaktuar “shkakun” dhe po ftonte Edi Ramėn “tė gabonte” dhe tė thoshte qė “makina ishte djegur pėr arsye politike”, ndėrkohė qė sipas Berishės ishte vendosur diagnoza se ishte djegur “pėr arsye elektrike”.

U thashė disa kolegėve tė mij se ai po kontrollon gjithēka. M'u kujtuan sėrisht zjarfikėset e vonuara pa ujė dhe “Metkua”, njeriu i vjetėr i pėrdorur nga politika, i cili na solli me vete dhe ekspertizėn ende pa u shuar zjarri. Deklarata e Bogdanit nė pjesėt e tjera ishte banale dhe ishin thjesht shfrime dufesh tė Sali Berishės. Mė konsideronte “tė blerė” prej Edi Ramės nė vitin 2005, pasi PD kishte ardhur nė pushtet. Kjo duhet tė kenė qenė njė pjesė e sikletshme nė komunikimin telefonik tė Berishės me Bogdanin, pasi deri nė 2005, Bogdani ka qenė njė eurosocilasit tepėr i angazhuar sė bashku me gruan e tij, e cila vazhdon tė jetė e tillė dhe sot. E pėrfytroja sikletin e tij, kur Berisha e merr nė telefon dhe i thotė tė shkruajė kėto gjėra.

Dukej sikur unė dhe Bogdani ishim shkėmbyer nė 2005, mua mė kishte blerė Edi Rama, kurse Bogdanin e paksėsh blerė Sali Berisha. Pastaj pak mė poshtė mė pėrshkruante si gazetar afėr Ramės dhe nė fund dėshira e fshehtė e Berishės duket se mbetet njė miting i madh i Edi Ramės nė mbrojten time. Si nė rastin e tė ndjerit Kosta Trebicka. Dhe thellė-thellė ndoshta dhe mua nė vend tė tij. Kjo deklaratė i thotė tė gjitha, ndaj dhe po e citoj tė plotė. Dhe po e botoj qė tė ruhet gjatė pėr ta lexuar ēdo psikolog dhe politikan ēfarė ka ėndėrruar Sali Berisha mė 31 dhejtor tė vitit 2008, nė pėrpjekje pėr tė mė treguar vendin, duke mė djegur makinėn para shtėpisė.

Dhe nuk kisha gabuar nė parandjenjėn time. Njė telefonatė mė njoftoi se TV Klani mė nė fund e dha lajmin. Ekspertiza ishte mbaruar dhe ishte dorėzuar sė pari nė Tv Klan. Shkaku sipas saj ishte “njė shkėndijė elektrike e shkaktuar nga njė fallco kontakt nė impiantin elektrik”. U pėrpoqa tė gjej deklaratėn origjinale por s'e kishte askush. Pyeta sėrisht deri zėvendėsministrin e brendshėm, por as ai s'e dinte. Duket se kishte dalė me biografi tė keqe, ngaqė kishte dėrguar policinė nė vendngjarje. Njerėzit e Sali Berishės qė kishin bėrė deklaratėn ia kishin ēuar vetėm Tv Klanit dhe Ora News. Pėrfundimisht nuk po e gjeja dot tekstin e plotė. Por parandjenja ime, se Berisha para se tė nxirrte Bogdainin ishte marrė me hartimin e deklartės pėr epskertizėn m’u vėrtetua. M’u kujtua sėrisht ai Metkua. Mu kujtua dhe pista e mundėshme e sulmit qė s’guxoja t’ia thoshja as vetes. Njė tip gardisti, kishte javė tė tėra qė shfaqej papritur para pallatit tim dhe rrinte i ulur pa fjalė.

S'e njihte njeri nė lagje dhe s’fliste me askėnd. Njė miku im mė njoftoi nė telefon se donte tė mė thoshte diēka. Shkova dhe e takova dhe pėrshkroi skenėn.

- Unė e njoh atė tha, ėshtė shok i ngusht i “X”, qė ti e ke akuzuar pėr Gėrdecin dhe ėshtė tip i rrezikshėm… Pasuan njė sėrė hollėsish tė tjera”.

Mund tė jetė ai mendova me vete, por s’kisha kujt t’ia thoshja. Metkua qė kishte ardhur aty e kishte gjetur armikun pa filluar punė. Kishte ardhė me “shkėndijen elektrike” me vete.

M'u kujtuan dhe zjarrfikėset, qė silleshin vėrdallė rrotull pallatit pa ujė dhe i bllokonin rrugėn njėra tjetrės. Pyeta kush ishte shef i tyre nė Tiranė. Mė treguan se ėshtė njė burrė nga Tropoja me mbiemrin Hoxha. Nuk e njihja nga afėr. Mė thanė, jo pa cinizėm, se “kisha shkruar mirė pėr fisin e tyre” tek libri i fundit. Ishte vėllai ose njė i afėrm i dikujt, qė ėshtė vrarė prej Fatmir Haklajt nė komisariat nė Tropojė. Dhe unė e kam pėrshkruar me shumė dhimbje atė vrasje makabre nė librin tim tė fundit “Pėrballja me antiopozitarizmin”. Ishte njė vrasje mafioze, arrogante dhe e pashpirt nė zyrat e shtetit, nga njė njeri i veshur me pushtet, kudrejt njė tjetri, fisin e tė cilit e kishte shpall armik. Skenat po pėrsėriteshin. Tashmė nė pushtet ishte pala e viktimės qė kam mbrojtur unė atėhere. Por viktima jam unė. Nėse makina do ishte shpėtuar qė nė fillim, do tė ishte e thjeshtė tė konstatoje se ku ishte vėnė zjarri dhe ndoshta dhe kush e kishte vėnė.

Zjarrfikėset realisht dogjėn makinėn dhe zhdukėn ēdo provė nė vendngjarje. M'u kujtua prap ndėrrimi i viteve 1998 – 1999 - dhjetė vjet mė parė. Prapė ishim tė njėjtat personazhe. Aleksandėr Frangaj atėhere drejtonte Tv Klanin duke mbėshtetur qeverinė dhe Fatmir Haklaj, dhe unė qė pėrpiqesha thuajse i vetėm tė ngrija zėrin pėr viktimat e vrasjeve nė Tropojė nga fisi Haklaj, tė cilit ishin kryesisht njerėz nga fisi Hoxha, nga familja e njeriut tė zjarrfikėsve. Atė kohė Berisha u nxeh dhe ja hoqi Tv Klanit akreditimin nga PD-ja pasi s’majftoi kjo, por e akuzuan dhe qė njerėzit e tij kishin gisht nė njė vrasje nė Vlorė. M'u desh njė vit tė ndėrmjetėsoja tė regulloja marrėdhniet mes tyre.

Tashmė sėrisht Aleksandėr Frangaj me qeverinė, nė anėn e kėtij tė zjarrfikėsve dhe unė qė pėpriqem tė gjej kush mė shantazhoi duke djegė makinėn si “Ku Klus KLANI” para shtėpisė. Ishte shumė e pistė qė deklarata kishte shkuar fillimisht tek Tv Klani, tek ai ekran qė nuk e kishte dhėnė fare lajmin deri nė atė orė. I bėra “forward” njė mesazh qė mė erdhi nga njė miku im nga Jugu Andi Bejtes, mesazh qė komentonte lajmin e Tv Klanit. Mė ktheu njė pėrgjigje qė e dija pėrafėrsisht qė do tė mė kthente, por qė kishte njė element sigurie mė tepėr pasi thoshte se i kishte vdekė gjyshja dhe s’kish qenė nė Tv. Dmth. e kishte bėrė Aleksandėr Frangaj. Kjo mė qetėsonte. Kam njė jetė tė tėrė qė e kam busull qėndrimin tim ndaj qeverisė, duke bėrė tė kundėrtėn e tij. Sė paku pas vitit 1997.

M'u kujtua viti 2000 dhe arrestimi i Sali Berishės, mburrjet e Frangajt qė kishte drejtuar operacionin pėr arrestimin e Sali Berishės nga zyra e Ilir Metės dhe “kritikat” e tij pėr Ilir Metėn, qė “nuk ja q… robt ta vriste” dhe tė shpėtonte prej tij. E pėrfytrova, duke i thėnė tė njėjtėn gjė dhe pėr mua. “T'ia kishit vėnė kur tė ishte nė makinė t’ia q… robtė tė shpėtonit prej tij”. Ky ėshtė fjalori qė ai flet me Sali Berishėn tashmė. S’do ta kisha besuar po tė mos dėgjoja shpėrthimin me fjalė tė pista tė Sali Berishės kundėr Taulant Ballės nė Kuvend.

Pėr 17 vite qė e kam njohur atė njeri, nuk ka pėrmend kurr fjalėn “kurvė”, apo tė shajė nė atė gjuhė dikė qoftė dhe nė biseda shumė private. I vetmi shpjegim mė dukej induktimi i fjalorit tė Aleksandėr Frangaj, kėtij biznesmeni plaēkitės tė shtetit, qė ka ngrit njė TV me lekėt e Ilir Metės, e ka zhvilluar me lobingun e Edi Ramės, dhe po e mban me pazaret e Sali Berishės.

Natyrisht duke e parkuar makinėn e tij dy orė para kryeminsitrisė dhe dy orė para Bashkisė pėr tė treguar se ėshtė dhe nejriu qė i bashkon tė dy tė mėdhejtė e kėtij vendi. Dhe jam krejt i qetė pėr ditėn kur do tė vijė nė pushtet Edi Rama. Nė paradhomėn e tij do tė jetė prap ky njeri, herė duke kėrkuar legalizimin e 5 kateve pa leje, herė tokat qė ka zaptuar nė Kinostudio, herė tenderat apo kthimin e pronave tė ndonjė tjetri. Ėshtė produkti tipik i medias, qė ka prodhuar politika nė Shqipėri, pėr t'i shėrbyer asaj. Dhe mua mė ngelet tė pres ditėn kur “Gerti Bogdani” i PS tė bėjė ndonjė deklaratė dhe tė thojė prap pėr mua “gazetari i blerė nė 2009 nga PD-ja dhe kreu i saj”… dhe kjo tė trasmetohet po ashtu vetėm nė Tv Klan.

1 Janar 2009

Nė Tiranėn e zbrazur nga njerėzit dhe qeveritarėt e ke tė lehtė tė shėtisėsh. Bledar Zaganjori i Top Channel mė kėrkoi njė intervistė tė shkurtėr pėr tė komentuar deklaratėn e policisė pėr pėrfundimet e ekspertizės. Kjo mė nxorri nga shtėpia nė Tiranėn e boshatisur dhe ende tė pėrgjumur. Sali Berisha kishte vizituar shtėpinė e lindjes, kurse Bamir Topi spitalin e pediatrisė. Njė kolegu im po bėnte humor dhe mė tha se Berisha pėr pak kishte anulluar vizitėn nė Shtėpinė e Lindjes se kishin hapur fjalė qė fėmija i parė qė ka lindur ėshtė njė nuse nga Gėrdeci. Dhe i binte tė ishte ngjizur ditėt e shpėrthimit. Por s'kish qenė e vėrtetė dhe kishte shkuar. Njė pjesė e madhe e minsitrave kanė ikur nė Mavrovė, nė njė hotel tė ndėrtuar nga biznesmenė tė Shqipėrisė tė lidhur me politikėn. Nė kėto raste kihet gjithmonė parasysh lobi i njerėzve tė Bankės Kredins, qė po ashtu si Frangaj bashkojnė familjen e sotme nė pushtet me ish-familjen nė pushtet nė kohė tė Partisė Socialiste.

Nė Top Channel arrita tė gjej kopjen e deklaratės, qė dje e kishte vetėm Tv Klani. I bėra njė koment tė shkurtėr qė e pėrsėrita mė pas pėr “Vizion Plus” dhe “News 24”. Rreziku i asaj qė mė kishte ndodhur qėndronte tek inkurajimi qė kryeministri Sali Berisha i bėn sulmeve ndaj gazetarėve, qė kritikojnė qeverinė. Tanimė ēdo bandit, qė do tė lajė hesapet me njė gazetar, nėse e heton qė ai nuk i ka punėt mirė me Sali Berishėn, mund t'i hedhė makinėn nė erė, mund t'i hedhė shtėpinė ne erė, mund ta godasė nė rrugė apo nė punė. E sigurt ėshtė se Sali Berisha do jetė nė anėn e atij qė ka qėlluar. Do tė gjejė njė “Metko” si ai lugati, qė m'u shfaq mua nė mesnatė tek shtėpia qė do tė thotė “defekt elektrik”, aksident teknologjik, papėrgjegjėsi njerėzore etj., terma tė futur nė politikėn shqiptare pas Gėrdecit. M'u kujtua njė libėr i Besnik Mustafaj pėr Lėvizjen e Dhjetorit 1990, ku termi “defekt elektrik” ishte arsyetimi i parė i qeverisė komuniste nė ikje pėr protestėn e studentėve.

Historia ime si gazetar ėshtė e mbushur me ngjarje tė tilla. Nė vitin 2001 makinėn time e qėlluan me plumba nga pas. BMW ishte dhe ajo. E morėn nė komisariat dhe pas njė jave, (por tė paktėn patėn durim njė javė), nxorrėn eksperitzėn sipas sė cilės makina ishte qėlluar “me njė mjet metalik, me lėvizje rrotulluese, me fuqi tė madhe dinamike, nė momentin e takimit me objektin” . U trondita kur e lexova. Pyeta ekspertin ē’ėshtė kjo fjali kineze.

- Ėshtė pėrkufizimi i plumbit nė gjuhėn tonė tha, por nuk e themi dot plumb, se vetėm majėn gjetėm, nuk dijmė ku ėshtė gėzhoja. Shpjegimi i tij sė paku ishte cinik dhe me veten. Rrotull tij kishin qėlluar dhe me pesė plumba tė tjerė pėr tė provuar kalibrin. Dhe ma kthyen makinėn tė bėrė shosh nga plumbat. Mė kujtohet qė ajo foto ka pas tronditur Bujar Bukoshin ish-kryeministri i Kosovės dhe kur unė i shpjegova se vetėm njė ishte pėr mua jo tė pestė, ai mė tha jo pa humor:

- Paskeni polici tė mirė. Dmth. nėse shkon njė femėr dhe ankohet se dikush e ka zhvirgjėruar, policia juaj duhet ta provojė vetė fizikisht femrėn pesė herė, qė tė arrijė nė pėrfundime tė sakta…

Ishte njė humor i zi, por qė mė ka mbetur nė mendje. Shpresoj mos tė ketė qenė ky “Metkua” i tanishėm, dhe nė atė grup ekspertėsh. Dhe kėtė lajm atėhere e trasmetoi vetėm Tv Klan dhe TVSH. Tė tjerėve sė paku u erdhi zor dhe e mbajtėn gojėn. E njėjta gjė ndodhi dhe nė vitin 2005. Pas njė sulmi shtazarak nga disa njerėz tė angazhuar nė fushatėn e Makbule Ēeēos, TVSH tha se unė i kisha provokuar dhe kisha tentuar t'i qėlloja. Tani herė pas here nga disa tipa tė afruar nė PD pas vitit 2005 dėgjoj komente, qė rikujtojnė me pendesė faktin qė nuk mė vranė ata banditėt nė Gjirokastėr. Kanė njė adhurim tė heshtur dhe janė gati tė bėhen aleatė me ēdo bandit kundėr medias. Kreu i tyre Sali Berisha po bėhet njė inkuarujes i madh.

Njė javė mė parė, ai dėshmoi publikisht se po udhėhiqte operacionin pėr bllokimin e botimit tė gazetės TemA dhe nxjerjen e saj nga mjediset e punės, duke prishur kontratėn nė mėnyrė tė nėjanshme. Pas djegies sė makinės, gjuha e tij e urrjetjes ėshtė njė thirrje pėr linēim ndaj ēdo gazetari, qė drejton gishtin ndaj tij si pėrgjegjės pėr kapjen e shtetit nga mafia, si pėrgjegjės pėr korrupsionin e familjes sė tij, si pėrgjegjės pėr frenimin e rrugės sonė drejt njė shoqėrie tė lirė. Deklaratat e tij, shpėrndarė prej Gert Bogdanit, tregojnė qartė sa e thellė ėshtė urrjetja e tij reale pėr median e lirė dhe sa shumė e ėndėrron ai njė miting qoftė dhe tė opozitės pėr njė funeral gazetari, qė e lė pa gjumė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara