HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nuk ėshtė beteja ime!

-- nga Mero Baze, TemA - 04.01.2009

Mero Baze Po bėhen shumė ngjarje njėra pas tjetrės, tė cilat po evoluojnė nga debati im publik me kryeministrin dhe familjen e tij nė pushtet, te hakmarrjet e tij financiare, administrative, te pėrpjekjet pėr tė bllokuar botimin e gazetės pėrmes vendimeve arbitrare dhe selektive dhe nė fund te djegia kėrcėnuese e makinės para apartamentit tim. Ėshtė njė spirale e tėrė, e cila thellohet nga dita nė ditė, nga ora nė orė, me synim personalizimin e betejės sime gazetareske me kryeministrin.

I pafuqishėm tė pėrgjigjet si kryeministėr, frikacak tė pėrgjigjet si njeri, ai ka zgjedhur rrugėn e thellimit tė konfliktit nė ēdo pikėpamje, qė nė fund kjo tė mos quhet debat publik mes njė gazetari dhe kryeministri, por inat personal dhe problem personal i njė gazetari me dikė nė pushtet. E kam vėrejtur kėtė nga dhjetėra detaje tė fėlliqura tė luftės sė tij, qė nga ruspat qė iu ēon prindėrve nė shtėpinė e tyre e deri te banditėt qė dėrgon para pallatit pėr tė djegur makinėn, qė nga shantazhet financiare qė bėn mbi biznesin e deri te spiralet administrativo-politike qė hap me njerėzit qė mban nėn sqetullat e tij tė papastra.

Qėllimi ėshtė njė dhe i vetėm. I pafuqishėm tė mbrohet nga faktet publike qė dalin kundėr tij dhe familjes sė tij nė pushtet, ai kėrkon ekstremizimin e luftės ndaj meje, me shpresė se do ta kthejė kėtė nė njė betejė personale dhe do ta ndajė nga opinioni publik. Kėtė stil po pėrpiqet ta injektojė nė mediat qė ka nėn kontroll dhe te gramafonat qė pėrdor pėr propagandė publike.

Nė tė vėrtetė kjo nuk ėshtė beteja ime me Sali Berishėn, me tė cilin mund tė isha pėrplasur i fundit nė kėtė botė pėr shkak tė historisė sime me tė djathtėn dhe atė personalisht. Ky ėshtė aksidenti i madh i Sali Berishės me historinė.

Mandati i tij i dytė qeverisės, pėr tė cilin unė ndjehem tashmė pėrgjegjės qė kam luftuar aq shumė, dėshmoi jo vetėm qė nuk arriti tė mbajė premtimin e tij tė madh pėr qeverisje me duar tė pastra, por ndėrtoi njė sistem tė pashembullt tė monopolit familjar mbi qeverisjen dhe politikėn. Ajo qė shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare e tha qė javėn e parė tė pushtetit tė tij, duke paralajmėruar se ka shenja tė njė pushteti tribal, u bė realitet shumė shpejt. Shteti tribal qė ai tashmė ndėrtoi dhe me tė cilin po pėrpiqet tė diktojė politikėn dhe opinionin publik, ėshtė kthyer nė njė betejė pėr mua dhe kolegėt e mi tė lirė. Unė nuk kam ndonjė betejė personale me Sali Berishėn, pasi nuk mė duhet. Ėshtė shumė plak pėr t’u marrė me tė dhe shumė e panevojshme njė e shtyrė nga unė, kur ka shkuar me kėmbėt e veta nė buzė tė greminės.

Kur unė kam denoncuar i pari lobimin prej djalit tė tij dhe Fatmir Mediut tė kontratės sė zezė tė Gėrdecit, nuk kam patur inat me Sali Berishėn, por dhimbje pėr tė. Bashkė me tė ka humbur ėndrra ime dhe e mijėra shqiptarėve pėr njė kalorės kundėr korrupsionit nė vend. Kur unė kam parė i tmerruar se si djali i tij terrorizonte ministra dhe zyrtarė tė emėronin banditė nė vende kyēe nė polici, tė firmosin kontratat e tij pėr Gėrdecin nė emėr tė vėllait tė tij jo-biologjik, se si kėrcėnonte biznesmenė ndėrtimi pėr t’u marrė pėrqindje nga tokat qė ndėrtoheshin nga liqeni po nė emėr tė kėtij “vėllai”, kur kam parė si arrestoheshin ata qė hezitonin ose tentonin ta regjistronin shantazhin e tij, kur kam parė se Delijorgji, Taēi dhe njė sėrė e tėrė biznesmenėsh tė akuzuar prej vetė Sali Berishės u bėnė klientė tė familjes Berisha, ai qė jam tronditur kam qenė unė dhe jo Sali Berisha.

Ky i fundit ishte duke e bėrė kėtė me vetėdije. Kur kam parė e-mail-et e Shkėlzenit dhe Argitės qė i rekomandonin Elvana Hanės punėsimin e njerėzve tė tyre duke e kthyer ISKSH nė njė dhomė e kuzhinė tė “Familjes”, kur kam parė se si Berisha kaloi nė fondet e saj gjithė fondet e mjekėsisė shqiptare, tė cilat qarkullojnė te banka Credins, e cila pastaj u bė garante tė paguante 87 milionė euro pėr privatizimin e ARMO-s, isha i qartė se shteti ishte kapur dhe “Republika e Duarve tė Pastra” kishte vdekur.

Kur unė kam kėrkuar qė Lulzim Basha tė shkojė para drejtėsisė, pėr shkak tė abuzimeve tė frikshme nė segmentin Rrėshen-Kalimash, nuk kam patur parasysh faktin qė Lulzim Basha ka vjedhur. Ai ėshtė njė “kollovar” i rėndomtė i Sali Berishės, qė nuk bėn dot zė, por ka detyrė vetėm tė firmosė. Tronditja ime ishte se tenderi u nis pėr “Bechtel”-in, njė kompani prestigjioze amerikane, pėr tė cilėn dhe unė vetė jam pėrpjekur tė ofrohet qė ditėn e parė dhe pėrfundoi tek ENKA, njė kompani turke, presidenti i sė cilės ėshtė njė mik i vjetėr dhe shumė konfidencial i familjes Berisha dhe vetė Berishės personalisht. Ėshtė i vetmi mik i familjes Berisha, tek i cili Berisha ka qenė familjarisht i ftuar dhe kur ka qenė nė opozitė. Rishfaqja e tij nė minutat e fundit nė tender dhe shkuarja e vlerės sė rrugės nga 420 milionė euro nė mbi 1 miliard euro, mė bėn tė dyshoj realisht se abuzimet shkojnė te familja Berisha dhe jo te qyqari Lulzim Basha.

Kur kam denoncuar sekserin serbo-boshnjak, Damir Fazlliē, nuk kam parasysh evazionin e rėndomtė fiskal qė bėjnė shumė biznesmenė nė Shqipėri apo pastrimin e parave. Damir Fazlliē nuk ka bėrė krime tė mėdha, zbulimi i tė cilave mund tė sjellė ēudira, por Sali Berisha ka bėrė njė hata tė madhe, ka gjetur njė serbo-boshnjak pėr tė bėrė pazaret e shtėpisė sė tij. Damir Fazlliē thjesht ka blerė toka pėr park energjitik, dhe na ka shitur energji elektrike nė emėr tė sė bijės sė Sali Berishės. Nėse nuk do ishte mik i Sali Berishės dhe nėse ky i fundit nuk do hidhej nė luftė pėr ta mbrojtur atė, duke shantazhuar dhe jetėn e Prokurores sė Pėrgjithshme pėrmes zagarėve tė vet, nuk do tė ekzistonte ndonjė aferė me emrin Damir Fazlliē.

Do tė ishte njė krim i zakonshėm ekonomik, kurse duke pasur nė krah kryeministrin dhe vajzėn e tij, jemi para njė plaēkitjeje tė shtetit nga familja nė pushtet pėrmes njė dordoleci serbo-boshnjak qė krekoset si gjel rrugėve tė Ballkanit, si njė miliarder trevjeēar me paratė e shqiptarėve. Paratė nga llogaria e tij i tėrheq studioja ligjore e vajzės sė Sali Berishės dhe unė nuk di ndonjė mėnyrė mė legale pėr tė tėrhequr paratė e fituara nga lobimi i pushtetit. Ky degradim politik dhe moral i Sali Berishės ėshtė problem i tij. Beteja ime nuk ėshtė me Sali Berishėn, por me kauzėn e tij tė humbur. Dhe kjo nuk ėshtė vetėm beteja ime. Ėshtė betejė e shoqėrisė shqiptare, e kolegėve tė mi gazetarė qė duan tė punojnė dhe tė jetojnė gjatė si gazetarė nė kėtė vend. Kjo nuk ėshtė betejė pėr ata qė kanė halle pėr tė zgjidhur me kryeministrin, pėr ata qė kanė pengje nga e kaluara, pėr ata qė kanė personalitet tė dyfishtė, apo pėr ata qė mban nėn sqetulla kryeministri.

Ata s’kanė punė me kėtė betejė, se nuk e pėrballojnė dot. Nuk ėshtė betejė as pėr atė pjesė tė opozitės qė ditėn gėzohet, kur sulmohet Berisha dhe nė mbrėmje qetėson klientėt e tij tė mos shqetėsohen, se nuk i prek njeri nesėr, kur tė vijnė nė pushtet. Kjo nuk ėshtė betejė as pėr atė pjesė tė drejtėsisė apo policisė qė ėshtė e kapur nga pėrfshirja nė korrupsion. Ata nuk sillen dot as si gjyqtarė, as si policė, por vetėm si ushtarė tė Sali Berishės nė rrugėtimin e tij drejt humnerės politike qė e pret dhe duhet tė ikin bashkė me tė.

Nuk ėshtė beteja ime tė djeg makina si Ku Klus KLANI, apo tė pėrleshem me policė duke hyrė nė redaksi. Kjo ėshtė betejė pėr njerėz tė lirė, pėr njerėz qė duan profesionin e tyre, pėr njerėz qė s’kanė pengje nga e kaluara dhe qė dinė tė ndjehen tė lirė. Kam mijėra pėr tė mos thėnė qindra-mijėra mesazhe solidariteti dhe mbėshtetjeje pas perversiteteve tė fundit tė Sali Berishės dhe familjes sė tij, qė mė bėjnė tė besoj se kjo nuk ėshtė beteja ime. Shumica e heshtur do tė dijė tė flasė dhe tė bėjė betejėn e saj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara