HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė emėr tė djalit, tė vajzės, Lulit, dhe Fatmirit…

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 16.01.2009

Doganat shqiptare kanė hequr nga programi i tyre kompjuterik naftėn D2 duke shkelur ligjin, me qėllim qė tė pengojnė ēdo importues tjetėr nafte ta sjellė atė nė Shqipėri, duke lėnė prodhues dhe shitės tė vetėm Rezart Taēin, pronarin e ri tė ARMO-s. Ky fakt, i cili ėshtė ende larg veshėve dhe syve tė qytetarėve shqiptarė, do tė ndjehet pak nga pak me kalimin e ditėve, kur makinat shqiptare, nė vend tė naftės normale, do tė kenė vetėm naftė Ballshi, tė tregtuar dhe pėrzier me naftėn tjetėr nga Rezart Taēi, me njė pėrqindje tė tillė squfuri, qė ėshtė e patolerueshme pėr ēdo qenie tė gjallė. Pėr t’ua bėrė mė tė qartė qytetarėve shqiptarė kėtė problem duhet tė shpjegojmė si ka ndodhur kjo histori. Rezart Taēi vendosi tė privatizojė ARMO-n me ndihmėn e familjes Berisha, pa pasur asnjė qindarkė nė xhep.

TemA e kyēur

Atėherė, nėn kėshillat e studios ligjore tė vajzės sė Sali Berishės u formua njė konsorcium fals, ku pjesėtarė tė saj ishin: njė agjente e Rezart Taēit nė Zvicėr, njė kompani fantazmė nga SHBA me pesė punėtorė, dhe zemra reale e konsorciumit, kompania “Mercuria Investment” me bazė nė Limasol tė Qipros. Kjo e fundit ėshtė njė pėrfaqėsi e prodhuar nga familja Berisha pėrmes disa transaksioneve tė Damir Fazlliēit nė Qipro. Duke qenė kompani anonime, dhe duke ardhur me bazė nga Qipro, ruhet deri nė fund anonimati i pronarėve tė vėrtetė tė kėsaj kompanie, qė realisht tė ēojnė te familja Berisha. Kjo kompani, e cila hyri me dhjetė pėr qind, i ngriti kuotat menjėherė nė 25 pėr qind, pasi u sigurua se tenderi u fitua. Pas kėsaj konsorciumi i Berishės u transformua dhe nė krye tė tij u shfaq partneri i vėrtetė i familjes Berisha, Rezart Taēi. Ky i fundit, edhe pse ishte akuzuar dikur nga Berisha si trafikant i madh nafte, arriti tė depėrtonte nė familje, duke ēuar gruan e tij si bamirėse te fondacioni i Liri Berishės dhe vetė duke shkuar te studioja e Argita Berishės.

Pasi siguroi blerjen e ARMO-s, Taēi dhe familja Berisha ndryshuan kushtet e tenderit. Nė muajin korrik qeveria vendosi qė i vetmi subjekt qė kishte tė drejtė tė tregtonte naftė D2 nė Shqipėri ishte ARMO, duke ndryshuar kėshtu rregullat pėr tė cilat ishte konkurruar nė tender pas pėrfundimit tė tenderit. Mjafton kaq qė ministri Ruli tė shkojė pėr ndjekje penale nė prokurori pėr shkelje tė barazisė dhe shanseve tė barabarta nė tender. Vendimi i qeverisė, i cili i jep Rezart Taēit ekskluzivitetin e njė produkti nė treg, pėrveēse shkel konventat ndėrkombėtare tė Shqipėrisė me OBT dhe angazhimet e Shqipėrisė me MSA, dhunon tregun shqiptar dhe iu dikton qytetarėve shqiptarė tė djegin nė makinat e tyre ilegalisht naftė Ballshi nga Rezart Taēi me njė pėrqindje vdekjeprurėse squfuri, e cila nuk duhet tė tregtohet kurrė pa u rafinuar nė rafineri jashtė Shqipėrisė qė kanė standarde tė pranueshme tė nivelit tė squfurit.

Ky privilegj qė iu dha Rezart Taēit, u pasua me njė manovėr nė akcizėn e naftės qė shet ARMO, duke e ulur atė me 100 lekė tė vjetra pėr litėr, dhe tashmė tregu i naftės thuajse ka vdekur. I vetmi qė ėshtė nė treg me privilegje tė ligjėruara nga kryeministri dhe ministri i Ekonomisė ėshtė Rezart Taēi. Nėn sigurinė e kėtyre privilegjeve, banka familjare e Sali Berishės, “Credins”, i ka xhiruar 87 milionė euro pėr tė blerė ARMO-n, pa pasur ende njė kontratė kredie publike me tė, ēka do tė thotė qė ėshtė bėrė njė transaksion i dyshimtė, i cili po ashtu mund tė hetohet pėr pastrim parash. Gjithė ky mekanizėm mafioz, kryeministri Sali Berisha dhe familjarėt e tij, ka marrė vulėn dhe firmėn e ministrit tė Ekonomisė, Genc Ruli, qė me sa duket nuk ėshtė mė i lirė tė jetė njė ministėr i hapur, transparent dhe tė respektojė rregullat e tregut, por ėshtė kthyer nė njė noter tė bizneseve dhe licencave tė familjes Berisha.

Ishte mekanizmi kriminal dhe jo-transparent i rrėmbimit tė ARMO-s nga familjarėt e Berishės, qė ēoi nė deformimin e rregullave tė tregut, nė gėnjeshtrėn e madhe tė pagimit tė parave nga njerėz qė s’kishin lekė pėr tė paguar as mėsues tė njė shkolle private, qė ēoi nė krijimin e njė mekanizmi tė ri mafioz qė shtrembėron tregun e naftės dhe falimenton aktorėt e tjerė konkurrentė tė Rezart Taēit. Te mungesa e parave pėr tė paguar ARMO-n dhe te nevoja pėr ta blerė atė vetė me firma fantazmė, tė regjistruara nė Qipro, qėndron praktikisht detyrimi i Sali Berishės pėr tė shkatėrruar lirinė ekonomike nė vend dhe pėr t’iu mbyllur derėn bizneseve qė i bien tashmė nė qafė ortakut tė familjes sė tij, Rezart Taēi. Nė mos pėr asgjė, Sali Berisha do tė mbahet mend si kryeministri i parė dhe urojmė i fundit qė futi nė Shqipėri modelin e firmave anonime, tė regjistruara nė Qipro, pėr tė mos u marrė vesh kurrė, nėse ėshtė djali, vajza apo Fazlliēi pronari real.

Dhe njėsoj si pėr ARMO-n ėshtė vepruar dhe pėr INSIG. Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes, i dorėhequr pas tragjedisė sė Gėrdecit, qėndron praktikisht pas privatizimit brenda natės tė INSIG. Kompania amerikane me bazė nė Dallas ėshtė thjesht Jimi. Pėr tė gjithė ata qė e njohin sado pak Fatmir Mediun, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse miku, kumbari, biznesmeni dhe njeriu qė Fatmir Mediu ka 15 vjet qė ta lakon emrin e tij, nė ēdo tavolinė sa herė qė tė duhet tė bisedosh me tė. Privatizimi jotransparent, prapa tė cilit qėndron Fatmir Mediu, njėsoj si nė rastin e ARMO-s, ėshtė njė mekanizėm pėr tė kompensuar njeriun qė po sakrifikon pėr tė zėnė nė gojė emrin e djalit tė Sali Berishės nė Gėrdec. Llokma qė i mbyll gojėn nė kėtė rast Fatmir Mediut ėshtė INSIG. Ilirian Celibashi, kunati i tij, drejtoi deri nė fund procedurėn e privatizimit dhe tashmė qė gjithēka mbaroi, po bėjnė sikur s’ka ndodhur gjė.

Nė fakt, ka ndodhur e njėjta gjė si me ARMO-n. INSIG ėshtė shitur pėr 25 milionė euro, ndėrkohė qė ka shumė herė mė tepėr kapitale nė inventarin e vet dhe blerėsi ėshtė dikush tėrėsisht jo-prestigjioz, por mbi tė gjitha blerėsi real ėshtė njeriu i Gėrdecit. Shpėrndarja e pasurive tė Shqipėrisė pėr tė mbyllur gojė dhe plagė qė i kullojnė Familjes Berisha ėshtė njė pėrfundim logjik i degradimit tė pushtetit dhe futjes sė Familjes Berisha nė spiralen e pakthyeshme tė korrupsionit. Tanimė, ne do tė vuajmė mungesėn e lirisė ekonomike, mungesėn e konkurrencės, mungesėn e shtetit ligjor, mungesėn e lirisė sė medies dhe mungesėn e tregut tė lirė, pasi mekanizmat shtetėrorė do ta shtrembėrojnė atė, pėr hir tė djalit, tė vajzės, tė Lulit, tė Fatmirit dhe gjithė atyre qė sillen si hiena rreth kraterit vdekjeprurės tė Gėrdecit, hiri i tė cilit duket se do tė na shoqėrojė gjatė duke pluhurosur ēdo liri dhe tė drejtė tė qytetarėve tė tjerė nė kėtė vend.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara