HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


INSIG, njė shpėrblim paraburgimi pėr Mediun


Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 25.01.2009

Qeveria shqiptare po mban larg syve tė publikut procedurėn e privatizimit tė kompanisė shtetėrore, INSIG. Njoftimi pėr shitje ėshtė bėrė, kur procedura kishte pėrfunduar dhe pas gjithė procesit ka qėndruar ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas tė dhėnave nga zyrtarė brenda INSIG, i autorizuari i parė me tė drejta tė plota nė formėn e pėrfaqėsuesit pėr procesin e privatizimit ka qenė kunati i zotit Mediu, Ilirian Celibashi, por, pėr shkak tė frikės nga debati politik, gjatė rrugės ėshtė ndryshuar pėrfaqėsuesi formal, duke mbetur ai pėrfaqėsuesi real.

Problemi i parė madhor qė del dhe nga ky privatizim ėshtė mungesa e njė blerėsi serioz strategjik qė vjen kėtu pėr tė investuar. Njėsoj si nė rastin e ARMO-s, blerėsit praktikisht janė shqiptarėt qė qėndrojnė pas privatizimit, tė cilėt me 25 milionė euro kanė blerė njė kompani qė ka mbi 60 milionė euro asete dhe kapitale tė qarkullueshme.

TemA e kyēur

Pėr ta kuptuar mė mirė diferencėn mes plaēkitjes, qė i ėshtė bėrė pasurisė shtetėrore nė kėtė rast mjafton tė krahasojmė shitjet e kompanive private tė sigurimeve nė raport me atė shtetėrore. SIGAL dhe SIGMA, dy kompani private qė kanė nisur aktivitet nė vitin 1999 dhe qė pėrveē pranisė nė treg nuk kanė ndonjė aset tė vetin, janė shitur te dy kompani shumė prestigjioze austriake. SIGAL ėshtė shitur tek UNIQUA, njė kompani lider nė Austri, qė e njeh ēdo austriak pėr shkak tė prestigjit tė saj dhe SIGMA ėshtė shitur te Vienna Insurance Group, po ashtu njė kompani shumė agresive nė tregun e sigurimeve nė Austri. Edhe kompani mė tė vogla tonat, siē ėshtė rasti i INTERALBANIAN, ėshtė shitur te njė grup prestigjioz nė Greqi. Nė ndryshim nga kėto, kompania jonė shtetėrore shitet te njė kompani thuajse inekzistente nė SHBA, e cila ende nuk ka njė faqe tė saj interneti, por funksionon me link brenda njė dege banke qė e ka blerė. Sipas vetė deklarimit tė saj “American Reserve Life Insurance Company” (ARL) ėshtė pronare me njė qind pėr qind e Liberty Bankers Life Insurance Company.

ARL ėshtė tėrėsisht nė pronėsi tė Heritage Guaranty Holdings, Inc. ARL ofron risigurim dhe mbėshtetje financiare pėr degėt e saj. ARL u themelua nė 1922 dhe u ble nga American Reserve Group nė 1999. American Reserve Life dhe kompanitė pėrbėrėse tė saj janė kompani tė vogla sigurimesh pėr standardet amerikane. Njohėsit e saj thonė qė ka njė histori tė errėt nė veprimtarinė e saj dhe nuk pėrbėn asnjė faktor nė tregun e sigurimeve amerikane. ARL ėshtė e vendosur nė shtetin e Oklahoma-s dhe me qendėr nė Dallas. Pėr gjithkėnd qė e njeh qoftė dhe njė ditė Fatmir Mediun ose ėshtė ulur me tė nė tavolinė, me siguri qė ka dėgjuar pėr Nick-un ose pėr Xhimin nė SHBA, nė Dallas, tė cilėt janė miqtė e tij familjarė dhe ndoshta miqtė e jetės sė tij. Nick, nė fakt e ka emrin Nazar, ėshtė nga fshati i Ridvan Bodes (ish-pronarit shtetėror tė INSIG), por familja e tij ka emigruar nė fshatrat e Prespės matanė kufirit. Xhimi ėshtė miku i Nazarit qė shėrbente gjithmonė si shoqėrues i Mediut nė udhėtimet e tij nė Dallas. Kėta janė blerėsit e autorizuar tė INSIG.

Nė fakt, me aq sa unė njoh background-in e tyre, Nazari, ose Nick, siē i thėrret Mediu, mund ta blinte INSIG-un dhe mund tė bėhej aksioner i tij. Jo vetėm se ka lidhje dhe me Ridvan Boden, por se mbi tė gjitha ka parį. Ai ėshtė pronar i disa klubeve striptizmi nė Dallas dhe supozohet se ka bėrė shumė parį mė anė tė kėtij biznesi. Mediu bėn kujdes, sa herė ėshtė me dikė tė rėndėsishėm, pėr shembull dikur me Fatos Nanon ose tani me Berishėn, i bėn telefon Nazarit dhe pastaj ia zgjat telefonin Berishės, Nanos apo dikujt qė ka rėndėsi pėr imazhin e tij te Nick. Kjo e lartėson shumė figurėn e Mediut te Nazari.

Edhe ky Xhimi mund ta blinte INSIG-un, nėse donte, se ka plot pasuri nė Dallas. Problemi ėshtė se nuk e ka blerė asnjė njėri e as tjetri, por i kanė mundėsuar njė biznes Fatmir Mediut, duke i dhėnė kartėvizitėn e njė kompanie thuajse tė parėndėsishme amerikane pėr tė maskuar pronarin dhe pėrfituesin real nga ky privatizim. Po t’i shtojmė kėsaj skeme dhe drejtorin aktual tė INSIG-ut, njė ish-emigrant i rėndomtė, qė ka qenė roje godine nė Bruksel dhe ėshtė emėruar aty dhunshėm nga kryeministri, vetėm pse djali i tij e kishte njohur gjatė kohės sė mėrgatės nė Bruksel, lidhja mes Fatmir Mediut dhe Shkėlzenit na forcohet dhe ngjan dukshėm si njė shpėrblim pėr heshtjen dhe sjelljen shembullore tė Mediut gati njė vit pas tragjedisė sė Gėrdecit.

Siē e theksova, nė kėtė privatizim nuk janė problem emrat qė janė pėrdorur dhe as kartėvizita amerikane e kompanisė. Problem ėshtė se qeveria po pėrdor standarde shumė herė mė tė ulėta nga tregu privat pėr tė shitur pasuritė e saj. Dhe arsyeja e vėrtetė ėshtė se njerėz tė saj qėndrojnė gjithmonė pas ēdo kontrate apo pas ēdo blerjeje.

Tashmė, INSIG formalisht ėshtė pjesė e njė kompanie, e cila ėshtė mė e dobėt ose mė pak e njohur se INSIG. Tashmė, INSIG ėshtė shitur mė pak se sa ka asetet e tij. Mbi tė gjitha, tashmė INSIG ėshtė shitur te njė kompani, e cila ėshtė shumė herė mė e dobėt se kompanitė e huaja austriake apo greke qė kanė hyrė nė tregun e sigurimeve nė Shqipėri. Shkaku ėshtė se nuk ėshtė shitur pėr tė investuar, por pėr t’u plaēkitur. Tė gjitha kėto mė duket se e kanė bėrė mė tė sigurt Fatmir Mediun, pasi e dėgjova dje qė kėrkonte konsensus kombėtar pėr t’u anėtarėsuar nė BE.

S’di kush ėshtė ndonjė forcė antiperėndimore nė kėtė vend qė Mediu i kėrkon konsensus. Ajo qė shihet qartė, ėshtė se gjestet mė antiperėndimore po i bėn qeveria dhe ato kanė tė bėjnė me prishjen e rregullave tė ekonomisė sė tregut, dėmtimi i lirisė ekonomike, korrupsioni me pasojė 26 tė vdekur dhe futja nė konflikt me institucionet e gjyqėsorit vetėm pėr shkak tė kėtyre aferave. Pas kėsaj i vetmi konsensus qė duhet tė kėrkojmė ėshtė t’i japim zemėr drejtėsisė, e cila duhet ta shikojė kėtė gjest si njė shpėrblim paraburgimi pėr tė pandehurin Fatmir Mediu nga pushteti, i cili ėshtė i pėrfshirė nė krim.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara