HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Topalli, si drejtuese e Plenumit tė radhės


Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 27.01.2009

Njė pėrfaqėsues i shumicės sė Shqipėrisė nė Strasburg kishte arritur falė lobimit tė tij dhe rrethanave tė papėrsėritshme tė ishte nėnkryetar i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Pėr arsye tėrėsisht tė brendshme nė PD dhe sidomos pėr shkak tė nevojės pėr t’u kualifikuar si qendėr pushteti, zonja Topalli ia ndėrpret kėtė mandat duke e pėrjashtuar fare dhe nga delegacioni i KE. Kjo bėn qė automatikisht Shqipėria tė humbasė njė pėrfaqėsim ndėrkombėtar qė s’e ka pasur mė parė dhe tė lakohet si njė vend me probleme nė funksionimin e demokracisė sė brendshme. Por rėndėsia mė e madhe e kėtij vendimi arbitrar qėndron te mosfunksionimi i institucioneve tė PD.

Pėrjashtimi i Biberajt si nevojė e brendshme pėr tė konfirmuar lidere tė Plenumit tė radhės kundėr grupeve armiqėsore zonjėn Topalli, duhej tė merrte doemos miratimin formal tė strukturave udhėheqėse tė PD, para se tė kryhej veprimi. Duke u vėnė para faktit tė kryer, ato natyrisht e miratuan kėtė gjest, por bashkė me tė kanė miratuar nisjen e njė debati tė ashpėr brenda PD mbi mėnyrėn se si ndėrtohet dhe si shkatėrrohet nga arbitrariteti karriera dhe investimi politik i njė individi. Duke shfrytėzuar rrethana shumė specifike dhe konjuktura tė mjaftueshme kundėr zotit Biberaj, Topalli ia arriti t’i mbyllė gojėn Berishės dhe tė marrė firmėn e tij dhe njerėzve poshtė tij pėr kėtė akt, por me kėtė gjest ajo ka frikėsuar realisht ēdo individ politik qė ka kontribute nė PD. E ka frikėsuar, pasi provoi se, dhe nėse ke qė mė 1990 nė PD, dhe nėse ke ardhur mė 1996, kur ka ardhur zonja Topalli, dhe nėse ke ardhur mė 2009, kur ka ardhur zonja Pėrnaska, nuk ka asnjė rėndėsi.

Dikush tjetėr e ka nė dorė karrierėn tėnde, dikush tjetėr e ka nė dorė tė tė shpallė armik apo pėrfaqėsues tė denjė tė PD. Dhe kjo nė rastin konkret ėshtė zonja Topalli. Ky ėshtė njė shembull i rėndė ndėshkimi, i frikshėm dhe i turpshėm pėr gjithkėnd. Ky ėshtė njė model shumė jashtė kohe i prishjes sė karrierės sė njė individi. Dhe njė parti qė nuk respekton njė sistem vlerash tė ndėrtuara brenda saj, ėshtė njė parti qė nuk ngjall shpresė se do tė jetė institucion. Ajo mund tė jetė njė sekt apo njė klan tribal, mund tė jetė njė rreth njerėzish tė lidhur me interesa, por kurrsesi njė institucion ku njerėzit tė aspirojnė karrierė bazuar mbi parime tė qarta. Zonja Topalli e ka goditur nė mėnyrė vdekjeprurėse ėndrrėn e ēdokujt qė mendon se nė PD mund tė bėjė karrierė bazuar mbi aftėsitė e veta, vlerat e veta dhe kontributin e vet. Zonja Topalli, e cila tėrbohet kur dėgjon emrat e tė rinjve tė KOP qė kanė ardhur nga kurbeti mė 2005, nė fakt ėshtė gati tė zėvendėsojė dikė qė ka nė PD qė mė 1990 me dikė qė e gjen nė rrugė, mjaft qė tė promovohet si qendėr pushteti qė merr vendime brenda PD.

Kjo do tė thotė qė gjithė betejat e saj janė tė pasinqerta. Janė tė pasinqerta betejat e saj kundėr tė rinjve, tė pasinqerta betejat e saj kundėr grave, tė pasinqerta betejat e saj pro militantėve. Janė tė pasinqerta, pasi ajo provoi qė nuk pėrfaqėson ndonjė opsion legjitim, por pesha e madhe e pushtetit e ka bėrė demodé, i ka prishur qetėsinė dhe mendon se bota fillon e mbaron te listat e deputetėve qė harton ajo, listat e armiqve dhe miqve tė saj apo listat e vlerave dhe antivlerave qė ajo promovon. Gjesti i saj ndaj Biberajt provoi se ajo nuk pėrfaqėson shpresėn, por makthin qė ekziston nė PD, nga frika se mos dikush u zė vendet. Unė e siguroj se kėshtu si po e katandis ajo dhe shefi i saj PD, tė jenė tė qetė se askujt nuk i duhen ato vende pas 28 qershorit. Kjo nuk ėshtė njė luftė qė ngjall shpresė, qė tė ēon nė fitore, por njė luftė qė ngjall makth dhe qė pėrgatit njė shpellė ku tė futėsh kokėn pas humbjes. Pėr kėtė tė fundit njerėzit e lirė dhe tė aftė nuk kanė nevojė. Ata s’kanė kujt t’i ruhen kur nuk janė nė pushtet dhe mbi tė gjitha kanė me se jetojnė, edhe nėse nuk kanė makina zyrtare, dieta, bodyguard-ė dhe licenca tė marra paraprakisht nė kuadrin e Shqipėrisė 1 Euro.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara