HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tallja me implementimin korrekt dhe shkrirja e SHISH


Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 30.01.2009

Qeveria shqiptare po pėrpiqet tė zbusė presionin e institucioneve ndėrkombėtare perėndimore kundėr ligjit pėr lustrimin e figurave, duke premtuar se do ta zbatojė atė me korrektėsi dhe do tė jetė e paanshme nė implementimin e tij. Kjo formulė, e cila po recitohet pėrditė nga zyrtarėt mė tė lartė tė qeverisė, nė tė vėrtetė nuk pėrbėn asnjė shenjė reflektimi ndaj vėrejtjeve perėndimore pėr ligjin. Nėse ligji ėshtė gabim, ēdo implementim korrekt i tij ėshtė zbatim i gabimit.

Pėrpjekja pėr tė krijuar idenė se po reflektohet, ngaqė do tė bėhet kujdes nė implementim, ėshtė njė fasadė qesharake, e cila nuk duhet tė pranohet as si diskutim. Thelbi i problemit ėshtė nėse kemi njė ligj tė mirė real kundėr komunizmit apo njė ligj selektiv, i cili ėshtė hartuar jo duke pasur parasysh parime, por njerėz konkretė, disa pėr t’i ndėshkuar, e disa pėr t’i shpėtuar. Nė kėtė pikė dhe reagimet ndėrkombėtare nuk do t’ia vlente tė merreshin nė konsideratė, nėse do bazoheshin te mėnyra si do tė zbatohet ligji. Mėnyra se si do tė zbatohet ligji nuk duhet tė paragjykohet, por duhet marrė e mirėqenė qė do tė zbatohet mirė. Problem ėshtė, a ėshtė ligj i mirė apo jo, dhe ku qėndrojnė problemet e tij.

Korpusi i parė i kritikave ėshtė fokusuar tek ideja qė ligji prek sistemin e drejtėsisė. Kėtu kihet parasysh rasti Shtylla, i cili, sapo hoqi dorė nga dosja e Gėrdecit, u lavdėrua prej kryeministrit dhe nuk iu pėrmend mė e kaluara.

Fokusi i dytė i kritikave ka tė bėjė me dialogun politik dhe faktin qė ky ligj u bė pa konsensus dhe si i tillė ėshtė problematik.

Por, njė objektiv fare i qartė i ligjit ėshtė dhe shėrbimi sekret ekzistues. Shėrbimi ynė informativ ka aktualisht rreth 50 pėr qind tė ekipit tė tij nga ish-kuadro tė Sigurimit tė Shtetit. Kryeministri Berisha ka tentuar disa herė ta fusė atė nėn kontroll, por presioni ndėrkombėtar e ka zmbrapsur. Kėshtu dėshtoi pėrpjekja e tij, qė SHISH tė futej nė ombrellėn e qeverisė.

Dėshtoi po ashtu dhe pėrpjekja pėr tė ngritur njė super-shėrbim sekret si qendėr koordinative pėr t’i ulur rėndėsinė SHISH, sipas modelit tė Tom Ridge pas 11 Shtatorit. Tashmė goditja reale mund t’i vijė nga ligji. Nėse ligji zbatohet, gjysma e SHISH shpėrbėhet dhe qeveria i ka duart e lira ta kontrollojė atė para zgjedhjeve. Dhe ky ėshtė njė privilegj qė Berishės ia kanė bėrė vetė socialistėt, tė cilėt, nė pėrpjekje pėr ta mbajtur tė pareformuar SHISH, e kanė vėnė tashmė nėn goditje serioze, nėse ligji arrin tė implementohet me sukses, siē premton dhe Genc Pollo.

Ky besoj mund tė jetė dhe alarmi kryesor qė mund tė kenė disa kancelari perėndimore dhe sidomos SHBA, tė cilat e kanė shėrbimin sekret shqiptar njė bashkėpunėtor tė tyre, sidomos nė luftėn kundėr terrorizimit. Ka sė paku pesė vite, ndoshta pas vitit 2004, qė SHISH ėshtė shkėputur ndjeshėm nga implikimi politik dhe po merret me detyrėn e tij dhe sidomos me partnerėt e tij perėndimorė. Kjo status quo mund tė prishet papritur dhe kėtu qėndron ndoshta alarmi dhe nervozizmi i madh i disa kancelarive perėndimore ndaj kėtij ligji.

Duke qenė tė rezervuar tė flasin hapur pėr shėrbimin sekret, dhe duke pėrdorur gjuhėn e tyre diplomatike, Berisha po bėn sikur do t’i respektojė kėshillat e tyre nė zbatimin e ligjit.

Por problemi ėshtė se zbatimi i ligjit nuk ėshtė njė proces qė mund tė kthehet nė vlerė duke luajtur me cilėsinė e tij. Ligji ėshtė boll selektiv nė pėrmbajtje, nuk mund tė bėhet selektiv dhe nė zbatim, pasi kėshtu do tė rritej shkalla e abuzimit me tė. Ai ose ėshtė demokratik, ose nuk ėshtė demokratik. Dhe si i tillė, nėse ka problem, ai duhet tė korrektohet nga Gjykata Kushtetuese. Loja me mėnyrėn e zbatimit tė tij ėshtė vulgare dhe nuk duhet humbur kohė me tė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara