HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Eksportimi i propagandės drejt Kosovės

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 01.02.2009

Njė spot publicitar ka nisur tė shfaqet nė ekranet e varfra tė Kosovės. Spoti, i cili pėr fat ka dizajn dhe paraqitje mė tė mirė se ai i kryeministrit Berisha nė Shqipėri, nė tė vėrtetė bėn tė njėjtėn gjė. Flet pėr sukseset e qeverisė sė kryeministrit Thaēi gjatė kėtij njė viti e gjysmė… Edhe aty pėrmenden rrugė, taksa, rritje ekonomike… E pashė dje nė Kosovė dhe mė ra pika. M’u duk sikur po shikoja nė zyrė tė Hashim Thaēit Aleksandėr Frangajn, duke e kėshilluar tė bėjė ca spote pėr televizione, madje t’i japė dhe te TV “Klani”, se do dalė sė shpejti nė Kosovė.

E mbylla televizorin nė dhomėn e hotelit dhe zbrita nė kafe. Hapa gazetat. Debati pėr dosjet shfaqej dhe aty nė ballina. A duhen hapur apo jo? A kemi nė administratė njerėz tė regjimit tė vjetėr? Komente logjike dhe alogjike. Por zotėronte toni kėrcėnues i njerėzve tė qeverisė ndaj njerėzve tė vjetėr tė Kosovės, qė kanė qenė komunistė.

Njėsoj dhe kjo thashė me vete. Prapė m’u bė njė si hije nė zyrėn e Hashim Thaēit, qė e kėshillon si ta tėrheqė vėmendjen e njerėzve nga problemet e ditės, duke e ēuar tutje, te koha kur ishin nėn Serbi.

Por s’u mbyll me aq. Titujt e tjerė tė gazetave bėnin fjalė pėr njė “ofensivė antikorrupsion” tė qeverisė sė Kosovės ndaj qeverisė sė mėparshme tė Kosovės, por jo bash e atij kryeministrit tė mėparshėm, por e Ramush Haradinajt. Shkaku ėshtė se ky nuk paska pėrdorur mirė disa fonde qė duheshin pėrdorur pėr sistemimin e disa banorėve tė njė fshati. Shkaku ėshtė se Haradinaj ka ngritur ndjeshėm zėrin nė Kosovė kundėr qeverisė, dhe kjo po i pėrgjigjet.

E gjithė kjo mė trishtoi, jo si problem i Kosovės, por si njė problem i shkaktuar nga vendi im ndaj tyre. Lidhja shpirtėrore e Kosovės me Shqipėrinė, mania pėr t’u udhėhequr nga shkolla politike e Tiranės dhe sekserėt e njėjtė tė dy kryeministrave, duket se e kanė bėrė tashmė punėn e vet. Dhe puna e tyre ėshtė si tė bėsh propagandė bajate me taksat e qytetarėve duke u mbushur atyre mendjen pėr arritje, ndėrkohė qė nė mbrėmje s’kanė bukė tė hanė, si tė sulmosh kundėrshtarėt politikė duke hapur dosje, pėr tė cilat ke heshtur, kur kanė ndodhur, pėr shkak tė aleancės politike dhe mbi tė gjitha pėr t’u marrė me dosjet e sė shkuarės si njė lodėr zbavitėsve pėr qytetarėt, tė cilėt nuk duhet ta kenė mendjen se ē’po ndodh sot.

Ky eksportim i shkollės politike tė Tiranės zyrtare nė Prishtinė ėshtė njė pėrgjegjėsi e jona, njė pėrgjegjėsi e imja dhe kolegėve tė mi, si qytetarė tė Tiranės dhe vizitorė tė Prishtinės, por dhe njė pėrgjegjėsi e intelektualėve dhe shtypit tė Prishtinės qė shpesh janė vizitorė tė Tiranės. Ėshtė njė pėrgjegjėsi e jona, pasi ne sė pari nuk duhet tė lejojmė qė produktet e vetme qė duhet tė shkėmbehen mes Tiranės dhe Prishtinės tė jenė perversitetet e qeverisjes. Qeveria e kryeministrit Thaēi ėshtė ende e re dhe ka kohė tė mos gabojė. Ajo ka kohė tė bėjė vėrtet rrugė dhe jo vetėm show me rrugėt, ka kohė tė mos vjedhė, ka kohė tė mos gėnjejė, ka kohė tė merret me tė ardhmen e Kosovės.

Ajo ka boll probleme pėr tė zgjidhur dhe tė gjithė do ta respektojnė, dhe sikur tė mos i zgjidhė tė gjitha, po sė paku mos t’i pėrkeqėsojė ato. Ajo akoma s’ka bėrė ndonjė Gėrdec, falė Zotit akoma s’ka bėrė ndonjė gjėmė si ajo e 60 km tė rrugės Rrėshen-Kalimash qė kushton mbi njė miliard euro dhe sė paku akoma nuk e kanė Damir Fazlliēin apo tė klonuarin e tij sekser pėr tenderė energjie apo biznese tė sė ardhmes qė marrin licenca sot. Duke mos qenė nė hall sa qeveria Berisha, ajo qeveri nuk ka pse imiton qeverinė e Tiranės, panikun dhe problemet e saj. Ajo ka sfidat e veta dhe historinė e vet me Kosovėn.

Importimi prej Tiranės i shkollės politike propagandistike dhe imitimi njė pėr njė i gjithė problemeve ėshtė qesharak dhe fyes pėr inteligjencėn e qytetarėve tė Kosovės. Po ashtu, pėrpjekja e tyre pėr tė mbajtur medien nėn influencėn e pushtetit duke pėrkėdhelur gazetarė mediokėr dhe duke trafikuar me informacionin, janė simptoma tė njė sėmundjeje qė na kujtojnė qeverinė e Tiranės. Qeveria e zotit Thaēi ėshtė nė kohė pėr tė mos gabuar. Dhe do tė ketė njė bilanc tė mirė, qoftė dhe sikur tė mos imitojė ato qė bėn Tirana.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara