HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Armiqtė” tanė nė Bankėn Botėrore

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 03.02.2009

Ka disa kohė qė zoti Berisha po artikulon publikisht disa mėri tė tij me disa zyrtarė tė Bankės Botėrore. Po ta dėgjoni me vėmendje, ai ka nisur tė tregojė dhe ritregojė shpesh njė histori qė i referohet Orsalia Kalantzopoulos, Drejtoreshė e Bankės Botėrore pėr rajonin. Atė ka nisur ta quajė “armike tė egėr tė rrugės Rrėshen- Kalimash” dhe citon gjithmonė vetveten qė i ka thėnė se ėshtė gati tė shkrijė florinjtė dhe bizhutė e vajzave dhe grave shqiptare pėr tė bėrė rrugėn. Nė tė vėrtetė, kjo zyrtare e lartė e Bankės Botėrore duhet tė jetė tronditur shumė kur e ka dėgjuar kėtė betim tė kryeministrit tė Shqipėrisė.

Ajo thjesht i preu atij shpresat qė Banka Botėrore tė pėrfshihej nė njė projekt tė padobishėm pėr nevojat e Shqipėrisė, siē ishte ndėrtimi super i shtrenjtė i gjashtė kilometrave nga 130 gjithsej qė ka rruga Durrės-Kukės. Ajo i sugjeroi pjesėmarrje tė Bankės Botėrore nė njė projekt rruge me dy korsi pėr tė justifikuar zhvillimin rural tė vendit. Betimi i tij i papritur patriotik natyrisht qė e ka tronditur, por janė ndarė miqėsisht. Tashmė, dy vjet mė pas, Berisha po e etiketon atė si njė armike tė egėr tė segmentit rrugor Rrėshen-Kalimash, ku 60 km po shkojnė mbi njė miliard euro. Nuk jam i sigurt kush ėshtė armik i rrugės nė kėtė rast, por zonja Orsalia mė duket mė shumė mike me Shqipėrinė dhe shqiptarėt, po tė kemi parasysh se ka qenė duke shmangur njė shumė tmerrėsisht tė pajustifikuar pėr njė segment tė shkurtėr rrugor.

Dje, zoti Berisha foli sėrish nė Kuvend. I pafuqishėm pėr tė mbuluar batakēillėqet e dhėndrit tė tij, urdhrat e tij pėr policinė ndėrtimore pėr prishje shtėpish, pėrdorimin e postit tė tij pėr punė private e tė tjera si kėto, gjeti sėrish armiq nė Bankėn Botėrore. “Aty, - tha, - ka dy rryma dhe luftojnė njėra- tjetrėn”, dhe me kėtė arsyetoi hetimin ndaj dhėndrit tė tij dhe pezullimin e financimit tė projektit. Nėse i lidhim me njėra-tjetrėn kėto grupe tė identifikuara brenda Bankės Botėrore, na rezulton qė kemi njė betejė mes sė mirės dhe sė keqes, qė pėrfaqėsohet nga Berisha dhe familja e tij nė njė anė dhe armiqtė tanė nė Bankėn Botėrore nė anėn tjetėr.

Po ē’na ofrojnė miqtė dhe ē’na ofrojnė armiqtė?
Miqtė tanė qė po luftojnė me kuēedrėn e Bankės Botėrore, d.m.th., Sali Berisha dhe dhėndri i vet, na ofrojnė njė rrugė 60 km pėr mbi 1 miliard euro, kurse armiqtė tanė nė Bankėn Botėrore na ofronin njė rrugė tė mirė, modeste dhe tė mjaftueshme pėr rreth 100 milionė euro. D.m.th., armiqtė tanė donin qė mbi njė miliard euro ne t’i pėrdorim pėr punė tė tjera.

Miqtė tanė, d.m.th., Sali Berisha me dhėndrin e vet, na ofrojnė njė projekt klientelist pėr zhvillimin e turizmit, ku mund tė rrafshohet ēdo shtėpi dhe 300-vjeēare, po qe se tokės ia vė syrin dhėndri, kurse Banka Botėrore, kjo armikja jonė, na kėshillon qė t’u japim paratė atyre fshatarėve qė iu kemi prishur shtėpitė, t’iu kėrkojmė falje dhe tė ecim pėrpara.

Pra, siē shihet, miqtė dhe armiqtė tanė kanė dimensione tė ndryshme. Miqtė tanė, d.m.th., Sali Berisha me dhėndrin, na ofrojnė gjėra tė shtrenjta e luksoze, tė paarritshme, kurse armiqtė tanė, d.m.th., Banka Botėrore, na ofron arsye, racionalitet dhe qeverisje me kėmbė nė tokė.

Pikėrisht kėtė diferencė Berisha e ka shpallur si kufi mes tė mirės dhe tė keqes. Me idenė e tij provokuese, se nė Bankė Botėrore ka armiq tė egėr tė Shqipėrisė, ka armiq tė egėr tė segmentit tė tij tė artė rrugor Rrėshen- Kalimash, ai do tė mbulojė skandalet qė praktikisht po shoqėrojnė qeverisjen e papėrgjegjshme dhe babėzinė e familjes sė tij nė pushtet.

Banka Botėrore ėshtė njė institucion shumė i madh pėr t’u ndarė dhe pėrēarė prej Sali Berishės. Institucionet e saj nuk i pėrngjajnė as gjyqeve tė Apelit, ku pėrmes procedurės haptazi tė gabuar kėrkohet tė bllokohet hetimi pėr 200 milionė euro, nuk janė as mbledhje grupi parlamentar i PD, ku shpallen armike institucionet e vendit, si presidenti, prokuroria apo gjykatat.

Banka Botėrore ėshtė njė institucion qė qėndron nė kėmbė mbi rregulla dhe procedura. Pėr shkak tė dhėndrit tė tij, ajo ka pezulluar dje financimin e projektit prej gati 40 milionė dollarėsh. Prej papėrgjegjėsisė sė tij si kryeministėr, ajo u tėrhoq nga financimi ekstremisht i shtrenjtė dhe i pabazuar i segmentit tė florinjtė Rrėshen-Kalimash. Kurse prej papėrgjegjėsisė sė deklaratave tė tij publike, pėr armiq tė rrugės apo armiq tė Shqipėrisė, ata nuk mėrziten. Thjesht vazhdojnė punėn e tyre tė pėrgjegjshme, e cila bie ndesh me punėn e papėrgjegjshme tė Sali Berishės dhe familjes sė tij nė pushtet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara