HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Procesi i Gėrdecit dhe viktima reale

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 10.02.2009

Qindra banorė tė Gėrdecit ndoqėn dje me drithėrimė skenėn e komunikimit tė akuzave pėr disa ish-zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe natyrisht mbetėn tė pakėnaqur me atė qė dėgjuan. Zemėrimi i tyre nuk kėrkon shumė shpjegime. Ata kanė para sysh 26 arkivole, dhe mijėra probleme qė kanė shoqėruar shkatėrrimin e jetės sė tyre. Por, pėrtej zemėrimit tė tyre, serioziteti me tė cilin duhet hetuar dhe gjykuar Dosja e Gėrdecit, nuk ka tė bėjė vetėm me viktimat. Ajo nė radhė tė parė ka tė bėjė me standardet e shoqėrisė sonė dhe aftėsinė qė ne kemi pėr tė reflektuar ndaj asaj qė ka ndodhur.

Dosja e Gėrdecit nuk ėshtė aksident teknologjik, nuk ėshtė gabim njerėzor dhe nuk ėshtė as vetėm histori korrupsioni. Ajo ėshtė njė biopsi e marrė nga trupi i kalbėt i shtetit shqiptar qė tregon nivelin e depėrtimit tė metastazave tė korrupsionit dhe tribalizmit nė shtet. Ajo ėshtė njė histori e pastėr korrupsioni, e cila ka prodhuar papėrgjegjshmėri, shtet tribal, dhe nė fund gjak dhe viktima. Pėr kėtė arsye, gjykimi mbi tė, nuk mund tė jetė aq i thjeshtė sa ē’gjykohen kėto fenomene secila mė vete.

Ushtarakėt qė janė aty pėrgjegjės nuk mund tė gjykohen vetėm si shkelės tė rregullave teknike, por dhe si ushtarakė qė me vetėdije ose nėn presion i kanė hapur rrugė njė shteti tribal. Ministri Mediu nuk mund tė gjykohet si njeri qė vetėm firmos ēfarė i vėnė pėrpara vartėsit apo ēfarė i thonė shefat, ngaqė ėshtė njeri i paditur. Ai duhet tė gjykohet si njeriu qė ka lobuar kontratėn, qė ka qėndruar sė paku 5-6 muaj nga mėngjesi nė darkė me djalin e kryeministrit dhe biznesmenėt e tjerė, qė pėrfituan kontratėn, si njeriu qė e ka patur nė kokė planin e pėrfitimit financiar nga ky akt, dhe qė i ka hapur rrugė me vetėdije mospėrfilljes sė shtetit ligjor, derisa nė fund shkaktoi tragjedinė.

Unė e kuptoj atė gruan me tė zeza, qė ankohej dje nga Gėrdeci se kėrkon drejtėsi pėr djalin e vrarė, duke parė “Bang-Bang”, e kuptoj atė nėnė, qė kėrkon djalin 32-vjeēar, qė s'i kthehet mė, apo gruan qė ka humbur burrin, por zemėrimi i tyre ėshtė shumė mė pak i rėndėsishėm se sa precedenti qė do tė krijohet nė histori, nėse kėta njerėz nuk bėhen realisht model i ndėshkimit tė zyrtarėve tė korruptuar tė shtetit.

Nė asnjė rast tjetėr nė historinė e kėtij vendi njė tragjedi e vetme nuk ka shėrbyer si blic, qė ndriēon gjithė batakēillėkun e shtetit. Flaka e Gėrdecit na zbuloi nė njė tė qindtėn e sekondės mungesėn e shtetit ligjor, korrupsionin e familjes nė pushtet, kapjen e shtetit nga mafia, mungesėn e institucioneve financiare, mungesėn e institucionit tė policisė, mungesėn e shėrbimit inteligjent, mungesėn e sigurisė kombėtare etj. Tashmė, njė vit mė pas, rrezikon tė na dėshmojė dhe paaftėsinė tonė pėr tė reflektuar, pėr tė gjykuar vetveten dhe pėr tė krijuar standarde sigurie, sė paku pėrmes ndėshkimit.

Procesi i Gėrdecit nuk ėshtė njė proces nga i cili pritet drejtėsi vetėm pėr viktimat qė nuk jetojnė. Ajo do tė ishte mė e pakta. Nėse ky proces dėshton, tė pasigurt jemi ne, qė kemi mbetur gjallė. Nėse ky proces nuk bėhet shembull i vendosjes sė drejtėsisė, tė pasigurt dhe tė ndėshkuar janė 4 milionė shqiptarė, tė cilėt pas kėsaj e kanė shumė tė vėshtirė tė detyrojnė shtetin e tyre tė jetė korrekt me ta.

Ne nuk presim thjesht tė dėnohet Sali Berisha apo djali i tij, por presim qė asnjė kryeministėr tjetėr tė mos guxojė pas kėtij procesi, qė tė fusė djalin nė trafikun e armėve, tė lobojė ligje e vendime qeverie, tė punėsojė nė kėto punė tė pista gjithė njerėzit e shtėpisė sė vet, deri dhe djalin e pastrueses sė shtėpisė, dhe nė fund tė thotė s'kam gisht nė kėtė ēėshtje. Ne nuk presim tė dėnohet thjesht Fatmir Mediu, por presim qė pas kėtij procesi ēdokujt qė kėrkon tė merret me politikė nė Shqipėri, tė mos i shkojė mendja qė ditėn tė rrijė me trafikantė droge dhe nė mbrėmje me diplomatė, udhėtimet t’i bėjė me vrasės dhe killer tė shumėkėrkuar dhe nė fund nė mbrėmje tė shkojė nė kancelari perėndimore, qė tė jetė kokėbosh dhe vulgar nė formimin e tij dhe tė mbajė peng politikėn, si sekser i grupeve tė interesit, qė tė jetė njė milioner pa punuar asnjė ditė dhe nė fund tė dalė pa u lagur nga njė histori korrupsioni qė ka prodhuar sė paku 26 arkivole.

Ne nuk duam qė nga ky proces tė dėnohen doemos ushtarakė, por duam qė pas kėtij procesi gjeneralėt e mbetur shqiptarė tė mos u hapin rrugė batakēinjve, qė vijnė nga rruga pėrmes politikės, qė tė hedhin nė erė shtetin. Nėse secili do tė bėnte punėn e vet, Gėrdeci s'do tė kishte ndodhur, por, ngaqė tė gjithė iu nėnshtruan pushtetit tribal tė njė familjeje, ne jemi sot para njė procesi gjyqėsor, i cili duhet t'i bėjė gjyq ndėrgjegjes sė humbur tė shtetit shqiptar. Ai nuk ėshtė gjyq pėr viktimat, dhe as pėr fajtorėt. Viktima reale e Gėrdecit ėshtė vdekja e shtetit shqiptar nė emėr tė pushtetit dhe gjyqi duhet tė rivendosė drejtėsinė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara