HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Refleksion dhe pėr ata qė sabotuan dekomunistizimin

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - shkurt 2009

Shqipėria mbetet vendi model nė gjithė vendet e Lindjes komuniste qė ka dėshtuar nė projektet e saj politike pėr tė rehabilituar dhe integruar nė shoqėri njė shtresė tė gjerė tė qytetarėve tė saj qė janė pėrndjekur, persekutuar dhe privuar nga shanset e barabarta gjatė regjimit komunist. Reformat gjysmake dhe politike, tė ndėrmarra nė ndihmė tė tyre, kanė devijuar gjithmonė thelbin pėr tė cilin janė ndėrmarrė, dhe nė disa raste kanė dėshtuar ose degraduar.

Problemi madhor qė kanė tė persekutuarit politikė ėshtė starti i pabarabartė i tyre nė vitin 1991 me pjesėn tjetėr tė shoqėrisė shqiptare. Fėmijėt e tyre ishin tė pashkolluar, ekonomia e tyre ishte e tejrrėnuar dhe pozita e tyre shoqėrore shumė e ulėt. Qeveria e kryeministrit Aleksandėr Meksi ndėrmori njė sėrė masash lehtėsuese pėr ta, ku pėrfshihej arsimimi pa konkurs i fėmijėve tė tyre, kompensimi me letra me vlerė i viteve tė burgut, si dhe disa pėrpjekje modeste pėr tė zgjidhur ēėshtjen e strehimit dhe integrimit tė tyre.

Por, duke pasur njė politikė parimore dhe ligjore ndaj tyre, masat mbetėn nė nivel politik dhe humbėn kuptimin e tyre pas vitit 1997. Me rikthimin nė pushtet tė Partisė Socialiste, efekti i atyre masave lehtėsuese u ndėrpre. Nė njė shenjė karshillėku tė paprecedent, qeveria e asaj kohe kompensoi financiarisht dhe amnistoi gjithė ish-anėtarėt e Byrosė Politike, tė dėnuar po ashtu me gjyqe qesharake pėr shpenzime financiare gjatė viteve ‘90. Ish-byroistėt morėn paratė pėr dy apo tri vite burg nė demokraci, ndėrsa ish-tė persekutuarit ende nuk kanė marrė sot shpėrblimin qė iu takon, jo vetėm pėr humbjen e dhunshme tė lirisė sė tyre, por dhe pėr kontributet e papaguara gjatė regjimit komunist.

Pėrpjekja zyrtare pėr t’i pėrdorur politikisht pėrfaqėsuesit jozyrtarė tė tė pėrndjekurve, u kthye po ashtu nė njė garė. Grevat dhe protestat e tė persekutuarve sabotoheshin rregullisht prej politikės dhe gjithmonė ekzistonin dy ose mė shumė rryma qė pėrfaqėsonin krahėt politikė nė kėto shoqata. Kjo e uli ndjeshėm autoritetin e tyre dhe dėmtoi kauzėn e ish-tė persekutuarve.

Por, me rikthimin nė pushtet tė Partisė Demokratike, situata nuk ndryshoi shumė. Njė ligj pėr kompensimin financiar tė ish-tė pėrndjekurve u kthye nė njė kalvar tė ri pėr ta, ndėrkohė qė shumica e tė persekutuarve nuk janė mė gjallė. Kėrkimi i dokumentacionit pėr burgjet e tyre, stėrmundimi burokratik dhe poshtėrues pėr plotėsimin e dokumentacionit, dhe nė fund hedhja e lotarisė pėr ata qė do tė marrin lekėt tė parėt, ėshtė i gjithi njė proces i dyshimtė dhe shumė fyes pėr ish-tė pėrndjekurit. Nga ana tjetėr, ky ėshtė i vetmi ligj i historisė sonė qė hyn nė fuqi jo pas 15 ditėsh, por pas 15 muajsh, ēka do tė thotė qė qeveria Berisha e ka llogaritur tė fillojė zbatimin nė fund tė mandatit tė tij pėr ta pėrdorur politikisht dhe pėr ta lėnė pa zbatuar, nėse humbet zgjedhjet.

Kjo natyrisht ka rritur pakėnaqėsinė e tyre ndaj qeverisė dhe i ka bėrė ata skeptikė ndaj premtimeve tė zotit Berisha. Fatura e tyre financiare ėshtė afėrsisht 200 milionė euro, pak mė pak se sa akuzohet pėr shpėrdorim fondesh ministri Lulzim Basha vetėm pėr njėrin nga segmentet e rrugės Milot-Kukės. Duke e kuptuar kėtė problem, dhe duke qenė nė vitin e fundit elektoral, qeveria e zotit Berisha filloi tė marrė disa masa propagandistike pėr tė mbajtur tė lidhur pozicionin e saj me kėtė shtresė shoqėrore. Nė kėtė fushatė u pėrdor dhe ligji pėr lustracionin, njė ligj i paplotė, i cili fal ish-klasėn komuniste nė pushtet, dhe pėrqendrohet te gjyqtarė, ndihmėsgjyqtarė dhe prokurorė tė asaj kohe, pėr ta bėrė sa mė emocionale mbėshtetjen e tė persekutuarve pėr nismėn e qeverisė. I interesuar dukshėm qė ligji tė bllokohej dhe tė vazhdonte debati mbi ligjin, zoti Berisha ka pėrfshirė nė tė nene tė panevojshme qė nuk ndihmojnė ish-tė pėrndjekurit, por ndihmojnė persekutuesit e tyre pėr tė bllokuar ligjin si antikushtetues.

Kėshtu, ėshtė krejt e pakuptimtė qė nga njė anė zoti Berisha tė bėjė lobing njė vit mė parė pėr tė emėruar nė krye tė Gjykatės Vladimir Kriston, me votat dhe kėmbėnguljen e tij personale, nga ana tjetėr tė fusė nė ligj njė nen qė ndalon Vladimir Kriston tė shqyrtojė kėtė ligj. Kjo mėnyrė, gjoja diletante, nė tė vėrtetė synon vetėm zhurmėn pėr ligjin. Gjėja tjetėr e pakuptimtė e kėtij ligji janė tolerimet. Ligji ėshtė dukshėm i kritikuar nga organizatat ndėrkombėtare, kurse procedura e miratimit tė tij ėshtė kritikuar dukshėm nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Nė kėto kushte, Berisha nuk kishte pse hiqte sekretarėt e partive apo ministrat e kohės sė Enver Hoxhės nga ligji. Nėse ai duhet tė bėjė kompromis me Perėndimin, le ta bėjė pėr gjithēka ose pėr asgjė. Kjo do tė thotė qė tolerimet pėr ato poste kryesore tė komunizmit Berisha i ka bėrė pėr interes tė vet, pasi ato nuk i kanė zbutur kritikat e Perėndimit, por kanė zbutur problemet e miqve tė Berishės dhe vetė atij.

Pavarėsisht kėtyre fakteve dhe talljes sė kėsaj qeverie me tė persekutuarit e regjimit komunist, fiksimi i njė date pėr memorien kundėr komunizmit dhe ngritja e njė instituti qė do tė merret me dokumentimin e krimeve kundėr komunizmit do tė ishin hapa seriozė qė do tė krijonin njė arshivė tė kėsaj periudhe tė errėt tė Shqipėrisė, dhe do t’u shėrbente sė paku brezave tė ardhshėm pėr tė kuptuar ē’ka ndodhur dhe ēfarė s’duhet tė pėrsėritet mė nė kėtė vend. Data 20 shkurt nuk duhet tė mbetet si datė pėrkujtimi, por si datė refleksioni pėr historinė tonė tė hidhur tė komunizmit. Por qė kjo datė tė ketė vlerė, duhet doemos qė Instituti pėr dokumentimin e krimeve tė komunizmit tė administrojė nė mėnyrė urgjente gjithė dosjet e gjyqeve politike, gjithė arshivat e vrasjeve nė kufi, gjithė pėrpjekjet e disidenteve shqiptarė pėr ēlirimin nga komunizmi dhe gjithė statistikat e njerėzve qė kanė bashkėpunuar me regjimin. Vetėm njė database e tillė profesionale dhe e dixhitalizuar do tė na e bėnte mė tė lehtė nė tė ardhmen tė mos etiketonim njėri-tjetrin, por tė bėnim njė ‘search’ tė thjeshtė dhe tė tregonim se ē’ka ndodhur.

Unė e di qė zoti Berisha sot nuk do tė flasė pėr ata qė kanė vuajtur dhe persekutuar, por pėr pėrpjekjet e tij pėr tė bėrė njė ligj nė favor tė tyre, por qė komunistėt nuk po e lėnė. Sabotatori i parė i atij ligji ėshtė vetė zoti Berisha. Ai ėshtė vonuesi i atij ligji, shkatėrruesi i parimeve tė atij ligji dhe nė fund keqpėrdoruesi i pezullimit tė kėtij ligji. Njė ligj i pezulluar kundėr krimeve tė komunizmit ėshtė vėrtet njė dhimbje pėr ata qė kanė vuajtur, por njė ligj i paplotė dhe hileqar si ky i zotit Berisha ėshtė njė shans pėr tė mos u keqpėrdorur e drejta pėr tė bėrė njė ligj tė plotė kundėr krimeve tė komunizmit dhe njė infrastrukturė shtetėrore dhe kombėtare qė tė prodhojė njė vizion pėr tė ardhmen e njė shoqėrie tė dekomunistizuar. 20 shkurti ėshtė dita kur duhet tė reflektojmė dhe pėr djegien e shanseve pėr dekomunistizimin e vendit, nga ata qė pėrfituan nga vuajtjet dhe hipoteka antikomuniste e njė pjese tė shoqėrisė shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara