HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrse rasti “TemA” dhe rasti “Marubi” janė tė njėjtė

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - shkurt 2009

Ka disa ditė qė kur polica mbėrriti nė dyert e akademisė “Marubi” pėr ta rrethuar dhe atė me tela me gjemba, qė shumė njerėz afėr qeverisė janė bėrė “tė gjallė” dhe pėrpiqen tė mė kujtojnė se rasti i Ēashkut nuk ėshtė i ngjashėm me rastin e gazetės “TemA”. Kjo, me sa duket, ngaqė mendojnė se mund tė zbehė mbėshtetjen time publike pėr rastin “Marubi”. Arsyetimi i thjeshtė, sipas tyre, ėshtė se gazeta “TemA” ka njė kontratė tė rregullt, ka fituar njė gjyq dhe qeveria po i bie mė qafė, kurse ky Ēashku… dhe vazhdojnė dėrdėllitjet publike tė ministrave tė Sali Berishės. Interesant ėshtė fakti qė tė njėjtėt njerėz nuk e kanė mbrojtur publikisht gazetėn “TemA” dhe vazhdojnė tė heshtin, ndėrsa gazetarėt e saj janė rrugėve dhe e ardhmja e gazetės po futet nė kolaps financiar. Ata tashmė janė tė shqetėsuar pėr tė fituar konfliktin e radhės me njė armik tė pushtetit dhe ky ėshtė Kujtim Ēashku.

Nė tė vėrtetė edhe historia e gazetės “TemA”, edhe historia e akademisė “Marubi”, jo vetėm qė janė tė ngjashme, por kanė vetėm njė shkak, historinė e raporteve personale tė Sali Berishės me mua dhe Kujtim Ēashkun. Gjithēka tjetėr, gjithēka qė duket ndryshe, gjithēka qė pėrpiqet tė paraqitet njėherė si ligjore dhe njėherė si antiligjore, ėshtė ilustrim se sa pak respekt ka qeveria pėr arsyet e vėrteta.

Problemi ėshtė se kryeministri, Sali Berisha, vendosi tė shkatėrrojė gazetėn “TemA” dhe, sapo ajo pėrfundoi investimet e saj, sipas kontratės 20-vjeēare qė kishte, i ēoi aty nė mėnyrė tė rrufeshme policėt dhe telat me gjemba pėr t’ia varrosur ato investime dhe pėr ta bėrė fakt tė kryer bllokimin e gazetės dhe mosdaljen e saj mė nė treg. Arsyeja ishte se kryeministri kėrkonte tė hakmerrej ndaj politikės botuese tė gazetės, e cila pėr hir tė sė vėrtetės i krijoi telashe, pasi provoi publikisht se Shqipėria po e paguan shtrenjtė pushtetin e vajzės, djalit, dhėndrit, Lulit dhe pjesėtarėve tė tjerė tė familjes biologjike dhe politike tė Sali Berishės.

Edhe pse nuk pyeti pėr asnjė vendim gjykate, pėr asnjė urdhėr pėrmbarimi, pėr asnjė reagim kombėtar dhe ndėrkombėtar, Sali Berisha e vazhdoi dhe po e vazhdon kėtė luftė me perversitete tė tjera, me presione tė ndyra fizike, financiare dhe publike. Dje, nė orėt e vona tė mbrėmjes, reporterė tė gazetės “Koha Jonė” mė merrnin nė telefon dhe mė tregonin se si Aleksandėr Frangaj kishte mbėrritur nė redaksi dhe i lexonte nga kompjuteri kryeministrit tė Shqipėrisė njė shkrim makabėr qė pėrshkruante se si duhet tė vritem unė, ē’duhet tė bėhet me kokėn, trupin, gjuhėn, sytė, trutė dhe gjithė gjymtyrėt e tjera. Kryeministri natyrisht qė ndihej mirė nė anėn tjetėr tė telefonit, edhe pse reporterėt e gazetės ishin tė terrorizuar nga shkrimi. Deri kėtu ka shkuar urrejtja dhe pėrfytyrimi makabėr i Sali Berishės pėr kundėrshtarėt.

E njėjta gjė ndodh dhe me Kujtim Ēashkun. Arsyet pėrse njė sharlatan shkon aty me forca policie pėr tė rrethuar me tela me gjemba oborrin e tij, ėshtė se Kujtim Ēashku ėshtė njė intelektual qė urrehet prej Sali Berishės. Arsyet e tjera janė vulgare dhe tė shpikura. Nėse Kujtim Ēashkut i merret oborri, ēfarė i pengon tė njėjtit qė nesėr t’i marrin dhe pjesėn tjetėr tė akademisė? Qeveria qė ofron toka pėr 1 euro pėr Damir Fazlliēin, qeveria qė po legalizon 200 mijė ndėrtime pa leje, qeveria qė duhet tė paguajė pėr filmat dhe kulturėn shqiptare, kur regjisori Ēashku ėshtė njė ikonė e pazėvendėsueshme, i ēon atij policė dhe e rras nė qeli sikur tė ishte kriminel.

Shkaku ėshtė se ai urrehet prej Sali Berishės. Dhe pėr kėtė shkak, sulmi ndaj tij dhe sulmi ndaj “TemA”-s janė tė njėjtė. Kujtim Ēashku ėshtė nga ata intelektualė jokonformistė qė kanė mbėshtetur ardhjen e demokracisė nė vendin tonė dhe Partinė Demokratike, deri nė atė masė qė tė mos bėhej pjesė e ėndrrave tė pėrjetshme pėr pushtet tė Sali Berishės. Dhe ky i fundit nuk ia fal kurrė kėtė. Vetėm disa metra larg akademisė “Marubi”, tė gjithė pamė nė ekranet e televizionit se si Aleksandėr Frangaj komandonte furgonėt e policisė pėr tė arrestuar ata qė i pengonin atij punimet pėr zaptimin e njė rrugice. Ai arreston njerėz, zapton toka pronarėsh, pret majtas e djathtas, se ėshtė njeri i Sali Berishės.

Kujtim Ēashku po fyhet dhe poshtėrohet, se nuk konsiderohet mik i tij. Kėtu fillon dhe mbaron gjithė thelbi i konfliktit. Tė tjerat janė pallavra ministrash tė kapur qė nuk guxojnė dot tė shikojnė tė vėrtetėn nė sy. Janė ata ministra qė e bėjnė nė brekė, po t’i marrė nė telefon dhe vėllai i Aleksandėr Frangajt, janė ata burracakė qė nė kafe shajnė Berishėn, se po i rrėzon nga pushteti, dhe publikisht bėhen ushtarė tė pėshtirė tė tij. Ėshtė interesante se si kėta ministra janė nė tė dy rastet me Berishėn, dhe kur ai e nxjerr gazetėn “TemA” qė ėshtė nė rregull me letra, dhe kur nxjerr Ēashkun qė sipas tyre nuk ėshtė nė rregull me letra. Pra, sipas tyre, nė tė dyja rastet, qeveria ka tė drejtė ta bėjė kėtė.

Qė tė kenė tė drejtė tė flasin pėr arsye burokratike dhe administrative, duhet sė paku tė provojnė qė qeveria mund tė tėrhiqet nga njė prej dy rasteve. D.m.th., nėse thotė qė sulmi ndaj “Marubit” bėhet pėr arsye ligjore, atėherė tėrhiqet nga rasti i gazetės “TemA”. Qeveria s’mund tė jetė nė tė dyja rastet fituese, nėse bėhet fjalė pėr arsye ligjore. Kjo dėshmon qartė se arsyet nuk janė as ligjore, as burokratike. Ato janė fryt i mendėsisė hakmarrėse tė pushtetit personal tė Sali Berishės.

Pėr kėto arsye beteja pėr tė mbrojtur akademinė “Marubi” nuk duhet parė as si betejė ligjore dhe burokratike, siē duan ta kanalizojnė ithtarėt e qeverisė, as si betejė politike, por si njė pėrplasje e mendėsisė sė shtetit personal tė Sali Berishės me vlerat publike tė Shqipėrisė. Ndaj, nė mbrojtje tė tij duhet tė ngrihen studentėt dhe organizatat joqeveritare, jo pėr t’i shtuar apo pėr t’i hequr dhjetė metra tokė Kujtim Ēashkut, por pėr t’i hequr nga duart pushtetin, qoftė dhe mbi dhjetė metra katrorė, familjes sė Sali Berishės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara