HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė striptist nga Teksasi dhe njė regjisor nga Tirana

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - mars 2009

Kujtim Ēashku nuk e ka fatin e Nazarit. Nazari, ose siē i thėrret Fatmir Mediu, Nick, ėshtė njė biznesmen i suksesshėm i disa klubeve tė striptizmit nė Teksas tė SHBA. Ka, mos gaboj, katėr prej tyre. Ėshtė njė burrė i mirė, babaxhan, bujar me shqiptarėt nė nevojė dhe i dhėnė pas qejfit.

Emri i tij i vėrtetė ėshtė Nazar Mehmeti. Ėshtė me origjinė diku pranė kufirit me Shqipėrinė, nga pjesa qė sot ėshtė nė Maqedoni, ka dhe njė lidhje tė largėt fisnore me Ridvan Boden. Por nė Shqipėri e njohin tė gjithė si vėllai i Fatmir Mediut. Ėshtė njė mik i vjetėr i tij, ndoshta prej vitit 1993. Ka qenė sponsor bujar i tij dhe nuk ėshtė se ka nevojė tė fitojė diēka prej Mediut.

Ka qenė mikpritės i shumė politikanėve shqiptarė, kur shkojnė nė SHBA dhe duan tė vizitojnė ndonjė klub nate nė Teksas, dhe natyrisht njeriu qė e kishte mani t’i pasuronte gardėrobėn Mediut, sa herė qė gjendej nė SHBA. Ne qė na bie shpesh puna tė ulemi me Fatmir Mediun s’e kemi takuar ndonjėherė, por i dimė gjithė historitė e tij pėrmendėsh prej Fatmirit. Dimė dhe hallet qė mund tė ketė familja e tij, nėna, motra, xhaxhai, kunati, baxhanaku, gjithkush. Fatmir Mediu t’i tregon kėto me dhunė, po u ule nė njė tavolinė me tė.

Nazari ėshtė njeriu qė Fatmir Mediu ia jep nė telefon Berishės, Nanos, Ramės, Metės, Majkos, dhe ku di unė kush tjetėr shkon ndonjėherė nė Mėngjesin e Lutjeve. Ėshtė pra, si tė themi, vėllai amerikan i Fatmir Mediut. Dhe ėshtė burrė shumė i mirė. Dosja qė boton sot gazeta “TemA”, nxjerr nė publik emrin e tij. Fatmir Mediu, pasi i ka krijuar gjithė lehtėsitė njė biznesmeni nga Berati(?), qytet me tė cilin atė e lidh incidenti i ndalimit dhe dėnimit nė Milano, nėn shoqėrinė e njė trafikanti nė kėrkim, dhe pasi ky biznesmen nga Berati ka krijuar njė shoqėri me disa biznesmenė turq, duket se ka kėrkuar pjesėn e tij. Kushdo e mban mend se, kur ky spital filloi tė ndėrtohej, mjekėt dilnin nė protesta dhe kėrkonin t’iu lironin sallėn e kirurgjisė, qė ata kishin zaptuar. Pėr gati njė vit e ca ata paralizuan punėn nė Spitalin Ushtarak, thyen gjithė kontratat qė kishin formalisht me Mediun dhe njerėzit e tij dhe u bėnė aty si zot shtėpie.

Kur puna shkoi mbarė dhe Mediu e bėri detyrėn e tij si lobist, ata i kanė kaluar 5 pėr qind tė aksioneve Nazarit. Shpresoj qė Nazari tė ketė ardhur deri nė Tiranė pėr tė firmosur kėtė bezdi qė ia ka kėrkuar Mediu. Por, shihet qartė se pėr t’ia lehtėsuar punėn dhe besimin, Mediu ka zgjedhur motrėn e tij si notere. Dhe kėshtu ka marrė pjesėn qė i takonte nga pushteti.

Nė maj tė vitit 2008, kur kishte njė muaj i dorėhequr nga ministėr i Mbrojtjes, ka ndodhur dhe transaksioni i dytė. Nazari sė bashku me aksionerėt e tjerė i kanė shitur aksionet e spitalit te njė shoqėri anonime holandeze. Nuk jam shumė i sigurt cilėt janė kėta holandezė, por kjo mund tė jetė objekt kėrkimi herė tjetėr. Ndėrkohė qė holandezėt e blenė, kompania nėn lobimin e Mediut mori oborrin e pasmė tė qendrės spitalore ushtarake dhe ndėrtoi njė spital tė ri duke rimarrė dhe mjedise ekzistuese. E gjitha ėshtė biznes privat i pastėr, dhe jo akreditim i ndonjė spitali tė njohur. Biznesmenėt qė kanė themeluar shoqėrinė, nuk e kanė farė nė objektin e shoqėrisė veprimtarinė spitalore. Thjesht kanė marrė mjekė me pagesė nga Turqia, kur u janė dashur pėr reklamė dhe kanė vazhduar punėn. Ėshtė biznes i tyre dhe s’dua t’iu bie mė qafė. Ajo qė dua tė theksoj ėshtė mobilizimi i shtetit pėr tė prishur pronėn e vet dhe biznesin e vet nė favor tė tyre.

Nė skajin tjetėr tė Tiranės, kėto ditė po pėrjetohet njė dramė tjetėr. Kujtim Ēashku, regjisori mė i njohur shqiptar i filmit bashkėkohor, po prodhon njė histori tė re jofilmike tė dhunės sė shtetit ndaj njė njeriu qė nuk e pėlqen kryeministri. Arsyeja ėshtė se ai ėshtė prishur me kryeministrin dhe megjithėse ka investuar paratė e taksapaguesve perėndimorė (jo tė ndonjė mirditori) aty, ka shkuar njė skuadėr policėsh dhe i kanė shkatėrruar investimet. Askush nuk do qė ta zhvillojė atė biznes qė nderon Shqipėrinė. Askush nuk do tė pyesė ē’do bėhet me ata studentė qė vazhdojnė atė shkollė.

Askush nuk do t’i thotė faleminderit Ēashkut pėr atė qė ka bėrė pėr vendin e tij. Njė drejtor bashibozuk, nga ata qė kanė prerė gjysmat e pishave tė Golemit, i ėshtė turrur me rrjeta teli dhe kazma pėr t’i prishur gjithēka. Dalin dhe ca servilė tė qeverisė dhe thonė qė s’ka paguar taksa, ndėrkohė qė problemi nuk qėndron fare aty. Gazeta ime i ka paguar taksat, qiranė dhe gjithė kontratėn, por prapė kryeministri e ka nxjerrė nė rrugė dhe kėta servilė kanė heshtur. Pra, arsyeja ėshtė se atė regjisor nuk e do kryeministri dhe po ia shkatėrrojnė pasionin e tij vetėm pėr t’u hakmarrė.

Kujtim Ēashku nuk e ka fatin e biznesit qė luhet nė emrin e Nazarit nė Spitalin Ushtarak. Nuk e ka, se nuk ka mik Fatmir Mediun, Shkėlzenin, madje as Frangajn s’e paska. Dhe pėr kėtė do ta pėsojė. Do t’ia vrasin ėndrrėn e tij pėr njė shkollė filmi nė Shqipėri. Dhe do ta vrasin duke e poshtėruar nė emėr tė shtetit ata njerėz dhe ata servilė qė po poshtėrojnė pronat e shtetit pėr interesa private tė Fatmir Mediut. Po ta dinte Kujtim Ēashku si bėhen parį, dhe si duhet tė jesh mik me qeverinė, duhet tė hapte klube striptiste nė Kinostudio, tė zinte mik Fatmir Mediun dhe pastaj ndoshta i ecte. Biznesi natyrisht, se pasion s’do kish gjėkundi. Ėshtė diferencė e madhe se si nė Shqipėri respektohet njė biznesmen i klubeve tė seksit dhe njė regjisor modern i filmit shqiptar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara