HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Problemet joseksuale tė qeverisė qė zbulon skandali Pango

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - mars 2009

Ylli i qeverisė Berisha, ministri i tij i Turizmit dhe Kulturės, u shkarkua pak ēaste pasi emisioni “Fiks Fare” provoi publikisht njė nga veset mė tė pėrfolura tė tij, qė ka tė bėjė me ngacmimet seksuale pėr shkak tė detyrės. Pango, njė ministėr i pėrfolur pėr shumė probleme qė lidhen me korrupsionin e vogėl, klientelizmin nė prokurimin e parave publike tė qeverisė dhe manitė e tij seksuale, ėshtė ministri i parė nė historinė e Shqipėrisė qė po del nga politika me njė skandal tė tillė.

Kryeministri Berisha ka bėrė gjestin e duhur duke e shkarkuar atė, por rasti Pango zbulon disa anė tė errėta tė funksionimit tė pushtetit tė kėsaj qeverie. Ana mė e shėmtuar ėshtė primitivizmi i pėrdorimit tė postit pėr qėllime seksuale. Ministri i Turizmit, i cili tentoi tė paraqitej i suksesshėm nė promovimin e turizmit seksual, nė tė vėrtetė u bė personazh i promovimit tė turizmit seksual nė qeveri. Gjesti i tij zbuloi se sa false janė rregullat e punėsimit nė administratėn publike dhe sa klienteliste dhe personale ėshtė politika e punėsimit. Edhe sikur ta shkėputėsh si skandal seksual dhe tė shikosh vetėm skandalin administrativ nė kėtė histori, kupton lehtė se skandali Pango ėshtė tregues i njė qeverisjeje jokorrekte dhe tė korruptuar qė nė rekrutimin e zyrtarėve tė saj.

Problem tjetėr qė nxjerr nė pah ky skandal ėshtė niveli kulturor i njė ministri. Mėnyra se si ai ngacmonte seksualisht njė vajzė tė re dhe pėrpiqej tė pėrdorte detyrėn e tij pėr qėllime seksuale, ishte vulgare dhe jashtė ēdo standardi njerėzor. Fakti mė i rėndė nė gjithė atė histori ishte se Pango nuk e kishte njohur mė parė kėtė vajzė, apo nuk ishte nė mjedise bashkėjetese me tė qė t’i interpretohej si dobėsi njerėzore. Ai thjesht zbuloi njė nga parimet e jetės sė tij private qė ėshtė detyrimi pėr seks pėr gjithė ata qė kanė marrėdhėnie pune me tė. Kjo mund tė nxisė hetime pėr raste tė tjera abuzive tė tij nė kėtė dikaster, por dhe punė tė tjera qė ka pasur mė parė.

Sė fundmi, duhet thėnė se ky nuk ėshtė njė rast vetėm pėr shkarkim, por dhe njė rast pėr hetim. Zoti Pango duhet tė dorėzojė sot imunitetin e tij si deputet dhe t’i dorėzohet drejtėsisė pėr t’u hetuar pėr raste tė ngjashme. Prokuroria mund tė nisė ose jo hetimet, por shumica nė pushtet duhet tė demonstrojė vullnet pėr t’i shkuar deri nė fund kėtij perversiteti publik. Sipas Kodit tonė Penal, neni 105, “Kryerja e marrėdhėnieve seksuale ose homoseksuale duke shpėrdoruar marrėdhėniet e varėsisė ose tė detyrės dėnohet me burgim deri nė tre vjet”.

Skandali i zotit Pango tre muaj para zgjedhjeve ėshtė njė barrė e re nė listėn e skandaleve tė qeverisė Berisha dhe do tė ketė ēmimin e saj nė zgjedhjet e pėrgjithshme, ku shqiptarėt do tė vendosin duke pasur parasysh njė ministėr tė shkarkuar pėr vrasje masive, njė tjetėr tė akuzuar pėr vjedhje masive dhe tjetrin tė shkarkuar pėr ngacmim seksual masiv tė gjithkujt qė kishte punė me dikasterin e tij. Pėr njė qytetar tė thjeshtė, natyrisht ky ėshtė njė bilanc i rėndė, pasi, nėse ka pasur punė me kėtė qeveri, ka qenė i rrezikuar ose tė vritej, ose tė vidhej, ose tė pėrdhunohej.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara