HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Burracakėt

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - mars 2009

I akuzuari kryesor pėr abuzimet nė segmentin rrugor Rrėshen-Kalimash, Lulzim Basha, i kėrkoi dje Gjykatės sė Lartė tė pezullojė gjykimin ndaj tij, pasi Prokuroria, sipas tij, ka shkelur afatet e hetimit. Pėr tė gjithė ata qė besonin se kjo nuk do tė ndodhte, tani ka njė fakt publik, ėshtė paraqitja e vetė Lulzim Bashės para trupit gjykues me kėtė kėrkesė. Bėhet fjalė pėr njė akuzė, e cila fillon me 200 milionė euro abuzime dhe nuk dihet sa mund tė shkojė, nėse bėhet realisht njė hetim gjyqėsor i paanshėm dhe mbi tė gjitha bėhet fjalė pėr nderin e qeverisė Berisha dhe betejėn e saj kryesore, luftėn kundėr korrupsionit.

Kryeakuzėn e ngritur ndaj ministrit mė tė rėndėsishėm tė tij, kryeministri, Sali Berisha, nuk paska ndėrmend ta hedhė poshtė me pėrballje me drejtėsinė, por me ikje nga beteja pėr t’u pėrballur. Ky nė tė vėrtetė ėshtė lajmi mė i ri qė ka prodhuar dje qeveria. Deri mė dje ka folur media. Deri dje kanė folur politikanė tė opozitės dhe shoqėria civile. Deri dje kam shkruar unė dhe kolegė tė mi pėr abuzime flagrante financiare dhe kapje tė shtetit prej familjes sė kryeministrit. Dje ne heshtėm, tė fliste drejtėsia. Por nė vend tė saj foli vetė Lulzim Basha dhe kėrkoi tė mos gjykohej!

Pėr cilindo vėzhgues tė rėndomtė tė jetės politike nė Shqipėri, ajo qė Lulzim Basha bėri dje, ėshtė pranimi me zė tė lartė dhe haptas i abuzimit nė segmentin rrugor Rrėshen-Kalimash, i cili ėshtė mė pak se gjysma e rrugės Durrės-Kukės dhe kushton 20 herė mė shumė se gjithė pjesa tjetėr e sė njėjtės rrugė. Lulzim Basha, i cili e ndjen se hetimi gjyqėsor mund ta prangosė si abuzues dhe shkelės tė ligjit, po kėrkon tė pėrdorė procedurėn gjyqėsore pėr t’iu shmangur gjykimit. Unė nuk jam kundėr procedurės gjyqėsore, edhe pse nė Shqipėri ato shkelen rėndom, kryesisht nga qeveria. Unė jam njė viktimė e shkeljes sė procedurave gjyqėsore nga qeveria, e cila nuk zbaton njė titull ekzekutiv gjykate.

Nuk jam as kundėr pėrpjekjeve qė bėjnė mafiozėt nėpėr burgje qė tė shpėtojnė nga gabime tė akuzės apo rrethana lehtėsuese. Por pėrpara shqiptarėve ėshtė njė qeveritar, i cili po akuzohet nga drejtėsia si pėrgjegjės dhe fajtor pėr shpėrdorimin e sė paku 200 e ca milionė eurove. Njė akuzė e tillė ėshtė aq e rėndė, sa njeriu i parė qė duhet tė ēonte te dera e gjykatės me Lulzimin pėr dore duhet tė ishte Sali Berisha. Kryeministri duhet tė merrte Lulzimin pa gdhirė dita e djeshme dhe ta ēonte nė Gjykatė pėr tė mbrojtur nderin e qeverisė.

Kryeministri i ardhur nė pushtet me sloganin e “Duarve tė pastra” nuk mund t’i fshihet betejės me drejtėsinė duke shpikur zvarritje procedurash hetimore. Njė kryeministėr i pastėr dhe i papėrzier nė kėtė krim shkon vetė drejt e nė gjykatė dhe pastrohet nga akuza. Lulzim Basha nuk mund tė pastrohet nga akuza duke mbyllur ēėshtjen, as duke blerė gjyqtarėt, as duke bėrė lobing dhe presion mbi ta dhe ndaj tyre. Ai duhet tė shkojė nė Gjykatė dhe tė dėshmojė se nuk ėshtė fajtor pėr kėtė supershpėrdorim. Nėse nuk ėshtė ai, ėshtė Sali Berisha, ose dikush tjetėr. Ato parį janė shpėrdoruar nga kjo qeveri dhe dikush duhet tė mbajė pėrgjegjėsi. I vetmi skenar qė nuk lejohet ėshtė ikja nga ballafaqimi me drejtėsinė.

Gjesti prej burracaku i ministrit Basha, qė kėrkon tė shpėtojė nga gjykimi “me procedurė”, jo vetėm qė e paragjykon atė nė opinion si fajtorin de facto tė kėtij skandali, por turpėron gjithė filozofinė e qeverisė, e cila pretendon se akuzat ndaj saj janė sajime tė medias. Tani ndaj Lulzim Bashės ka njė akuzė nė Gjykatėn e Lartė tė Shqipėrisė dhe rruga e duhur pėr t’u pastruar nga akuza ėshtė ulja nė bankėn e tė akuzuarit dhe pėrgjigjja e pastėr dhe e sinqertė pėr ēdo pyetje dhe paqartėsi tė Gjykatės.

Fakti qė nė vend tė kėtij gjesti normal dhe qytetar, ministri ynė ka zgjedhur kėrkesėn pėr tė mos u gjykuar sikur krimi nuk ka ndodhur, na tregon tė gjithėve se, pėrveēse pėrgjegjės, pėrveēse fajtor, pėrveēse varrosės i sė paku 200 milionė eurove, ky djalosh qė dje i kishte ngrirė buzėqeshja nė buzė, ėshtė dhe burracak. Qeveria e kryeministrit Berisha pas katėr muajsh do votėbesohet nga shqiptarėt dhe mjafton kjo ikje nga ballafaqimi me drejtėsinė i Lulzim Bashės qė t’i rėndojė asaj si gur nė qafė pėr ēdo akuzė pėr korrupsion qė i ėshtė bėrė.

Kėrkesa e kėtij burracaku pėr t’i ikur ballafaqimit me drejtėsinė, bėn legjitime jo vetėm akuzat ndaj tij, por apriori dhe ēdo akuzė tė ngritur ndaj vajzės sė Sali Berishės pėr pastrim parash, ndaj djalit tė Sali Berishės pėr trafik armėsh, ndaj dhėndrit tė Sali Berishės pėr trafik trojesh, ndaj Fatmir Mediut si djalė shpirtėror i Sali Berishės, jo vetėm pėr masakrėn e Gėrdecit, por dhe privatizimin e INSIG dhe grabitjen e mjediseve tė Spitalit Ushtarak pėr spitalin e tij privat nė mes tė Tiranės.

Kėta qeveritarė qė i kemi parė arrogantė prej pushtetit, tė krekosur prej parave, tė majmur prej korrupsionit dhe tė frustruar prej skandaleve, tashmė po i shohim tė trembur nga drejtėsia dhe totalisht burracakė para dyerve tė gjykatės. Po na kėrkojnė njė favor “tė vogėl”: tė mos gjykohen pėr ēfarė kanė bėrė! Si gjithė burracakėt!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara