HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Reagim primitiv ndaj njė gjesti primitiv

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 6 mars 2009

Disa mijėra SMS qė kam marrė dje dhe pardje nė telefonin e emisionit “Faktori Plus”, nė tė vėrtetė tė shtyjnė tė mendosh mė gjerė pėr standardin e debatit qė provokon njė skandal i tillė. Debatet publike dhe jopublike mbi problemet qė ngre pėr shoqėrinė shqiptare skandali “Pango”, po pėrpiqen tė ngushtohen te reagimi i shpejtė politik i kryeministrit Berisha dhe te pėrpjekja pėr tė krijuar njė alibi pafajėsie pėr gjestin e ministrit, duke pranuar de facto se ky fenomen shtrihet dhe nė shumė zyra tė tjera tė shtetit shqiptar. Por mijėrat e SMS qė unė kam nė kompjuterin tim tė frikėsojnė, jo vetėm me egėrsinė e reagimit, por dhe morinė e fakteve qė japin, jo vetėm pėr Ylli Pangon, por pėr shumė zyrtarė apo nėpunės tė tjerė nga Vermoshi nė Konispol.

Problemi i parė qė mė duket i rėndė ėshtė numri i madh i denoncimeve jopublike qė bėjnė qytetarėt me SMS me statistikėn e varfėr tė denoncimeve publike pėr kėtė fenomen. Ka mesazhe tė vajzave tė dhunuara, mesazhe tė bashkėshortėve tė lėnduar nga dhunimi i grave tė tyre, mesazhe tė qytetarėve tė thjeshtė qė denoncojnė nėpunėsit e tyre pėr gjeste tė ngjashme, por ka pak dhe gati aspak raste tė denoncimeve publike nė drejtėsi tė kėtyre rasteve. Pėr kėtė arsye, gjykimi i kėsaj ēėshtjeje nga drejtėsia duhet tė shėrbejė si rast inkurajimi qė skandale tė tilla tė pėrfundojnė nė gjykatė.

Problemi i dytė ėshtė ai i reagimit tė shpejtė politik. Kryeministri Berisha nuk ka pasur shumė zgjedhje pėr tė bėrė nė kėtė rast dhe ēdo vonesė do tė ishte kundėr tij. Por ajo qė ėshtė shqetėsuese te reagimi politik ėshtė se shpejtėsia me tė cilėn ai veproi mė shumė sesa nga rėndėsia e skandalit tė Pangos kushtėzohet nga “pastėrtia” e Berishės nė kėtė histori. Duke mos qenė pėrgjegjės pėr perversitetet e ministrit tė tij nė fushėn seksuale, Berisha e shkarkoi atė pėr “4 minuta” siē lavdėrohen njerėzit e tij, por akuzat ndaj Pangos pėr korrupsion dhe mitmarrje kanė qenė afatgjata dhe s’ka patur asnjė reagim. Mė e keqja ėshtė se, nėse Pango do tė akuzohej pėr njė akt, nė tė cilėn mban pėrgjegjėsi dhe Berisha, ai nuk do tė shkarkohej. Rasti i Lulzim Bashės ėshtė shumė ilustrues. Meqenėse akuza ndaj Bashės pėrfshin dhe pėrgjegjėsinė e Berishės, ky i fundit nuk e ka shkarkuar atė as pas 400 ditėve. Kėshtu qė reagimi i shpejtė i Berishės nė kėtė rast nuk ėshtė dimension real i qėndrimit politik tė Berishės, por qėndrim konjukturial qė lidhet me faktin se Berisha nuk ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė skandal.

Problem i tretė qė duket se del nga reagimi popullor ėshtė egėrsia e tejskajshme ndaj vetė Ylli Pangos. Unė e kuptoj se ai ėshtė i pambrojtshėm nė aktin e tij, por nė tė vėrtetė ka mbetur dhe pa mundėsi mbrojtjeje. Kryeministri e ka ndaluar tė dalė nė konferenca pėr shtyp dhe po flasin pėr tė si pėr njė njeri qė nuk ka ekzistuar. Ai ka tė drejtėn e tij tė mbrohet dhe tė debatojė pėr atė qė ka ndodhur dhe natyrisht tė kėrkojė ndjesė dhe tė reflektojė pėr atė ēfarė ka bėrė. Skandali “Pango” nuk ėshtė shpikur nga Pango dhe nuk pėrfundon tek Ylli Pango. Ai shihet qartė dhe nga reagimet se ėshtė njė fenomen qė ka ekzistuar nė Shqipėri dhe vazhdon tė ekzistojė. Fakti qė Ylli Pango u kap nė flagrancė nga media, nuk e bėn atė mbartėsin e vetėm tė kėtij fenomeni. Qė ky fenomen tė luftohet, duhet mė shumė guxim publik pėr tė debatuar pėr dhunimin e femrės nė shoqėrinė shqiptare dhe keqpėrdorimin e pushtetit, jo vetėm politik, por dhe financiar apo administrativ, pėr ta nėnshtruar atė.

Nuk ka vetėm ministra apo zyrtarė qė bėjnė atė qė bėri zoti Pango, por dhe biznesmenė dhe drejtues kompanish. Rasti Pango duhet kthyer nė model ndėshkimi juridik dhe publik pėr kėtė fenomen, por Ylli Pango nuk duhet kthyer nė kufomė brenda 24 orėsh. Flakja e tij nga tė gjitha palėt ėshtė teprim dhe reagim primitiv ndaj njė fenomeni, nga i cili duhet tė shėrohemi dhe jo tė sėmuremi si shoqėri. Berisha detyroi medien tė shkonte nė shtratin e zotit Pango pėr ta shkarkuar atė, ndėrkohė qė pėr ēdo reagim tė ngjashėm tjetėr tė medias e ka akuzuar atė pėr ēimka apo konflikt interesi. Kjo na bėn tė dyshojmė se nuk jemi para njė reagimi serioz, as politik dhe as publik, por para njė histerie qė do tė kalojė bashkė me zhurmėn e skandalit dhe fenomeni nuk do tė preket.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara