HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mesazh nga redaksia e rrethuar me policė

-- nga Mero Baze, TemA - 09.01.2009

Mero Baze Tė dashur miq,
Ju falėnderoj pėr mbėshtetjen morale. Nė pamundėsi t’ju pėrgjigjem tė gjithėve, pasi mė duhet tė jem duke punuar, po ju sqaroj se policia rrethoi gazetėn dhe tentoi tė ndalonte gazetarėt tė hynin brenda. Njė pjesė e gazetarėve qė mbetėn brenda nuk lejoheshin tė dilnin jashtė dhe tė tjerėt nuk lejoheshin tė hynin brenda.

Rreth orės 19 mua m’u desh tė hyj me forcė nė redaksi. Fotoja e tregon qartė kėtė. Pas kėsaj nė zyrė thirra drejtorin e policisė dhe mė shpjegoi se kishte urdhėr nga ministri i Brendshėm tė na ndalonte tė hynim nė redaksi. Policia nuk jep shpjegime zyrtare. Gazeta TemA rrethohet me policė Nė datėn 16 dhjetor, Ministria e Ekonomisė ka prishur nė mėnyrė tė njėanshme pa na njoftuar njė kontratė investimesh 20-vjeēare qė ne kemi pėr tė investuar nė kėtė mjedis. Ne kemi arritur kuotėn e investimeve qė vitin e parė dhe kemi filluar punė. Ne e paditėm nė Gjykatėn e Tiranės njoftimin e njėanshėm pėr prishjen e kontratės dhe Gjykata e Tiranės na dha tė drejtė. Mė 6 janar, Gjykata e Tiranės mori vendim qė Ministria e Ekonomisė tė pezullojė tė gjitha aktet qė bien ndesh me interesat tona si investitorė nė ato mjedise.

Rrethimi i papritur me policė dhe arroganca e kryeministrit pėr tė na mbyllur gojėn, me sa duket, nuk njohin kufij as nga shteti ligjor. Nė kėto kushte, ne jemi sot tė rrethuar me policė dhe do ta nxjerrim gazetėn “TemA”. Por nesėr nuk do tė mundim dot tė hyjmė, pasi policia na e bėri tė qartė kėtė.

Kam njoftuar kolegėt e mi tė bėjnė njė protestė nė orėn 12 para derės sė mbyllur nga policėt, por kam shumė pak shpresa se kryeministri do tė tėrhiqet nga ky vendim.

Avokati jonė kontaktoi sot me ministrin e Ekonomisė, Genc Ruli, dhe ky i fundit nuk mori pėrsipėr asnjė pėrgjegjėsi qė buron nga vendimi i pezullimit qė ka marrė Gjykata e Tiranės.

Nė kėto kushte, ne do tė padisim penalisht policinė pėr mosrespektim tė vendimit gjyqėsor tė rrethit tė Tiranės dhe do tė vazhdojmė tė kėrkojmė tė hyjmė nė mjediset e redaksisė. Ne nuk do tė lėvizim asgjė nga inventari dhe investimet tona nė ato redaksi, derisa tė mbarojė procesi gjyqėsor. Shpresojmė qė shteti ligjor tė veprojė dhe kryeministri, Sali Berisha, tė kuptojė se, urrejtja e verbėr kundėr shtypit tė lirė nuk ėshtė njė betejė qė mund tė fitohet prej tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara