HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qytetarėt e dorės sė parė dhe “tė tjerėt”


Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 15.01.2009

Shefi i Qarkullimit Rrugor tė Tiranės u shkarkua dje, pasi, sipas njoftimit gjysmė-zyrtar, ka goditur makinėn e shoqėruesve tė kryeministrit nė gjendje gjysmė tė dehur. Nuk dua tė gjykoj pėr fajėsinė ose jo tė kryepolicit rrugor tė Tiranės, por mbi gjestin e eprorėve tė tij dhe tė drejtat e qytetarėve. I njėjti person ėshtė akuzuar nga disa qytetarė pėr arrogancė dhe fyerje.

Madje, ēėshtja shkoi nė gjykatė dhe ministri Nishani e konsideroi kėtė njė sulm politik ndaj ministrisė sė tij. Dhe pėr shkak tė kėtij vlerėsimi, qeveria angazhoi gjithė potencialet e saj nė gjykata, qė shefi i qarkullimit tė dilte i pafajshėm dhe tė rikthehej nė detyrė.

E gjithė kjo betejė u bė praktikisht pėr njė njeri, karriera e tė cilit nė krye tė qarkullimit tė Tiranės kishte kaluar pėrmes familjarėve tė ministrit dhe jo sipas rrugės normale. Pėr shkak tė kėtij pėrkushtimi familjar, ministri e mbajti nė detyrė me dhunė dhe mes tij dhe qytetarėve qė u ankuan, donte tė besonte vartėsin e tij. Kjo tendencė pėr t’mos i dėgjuar ankesat e qytetarėve dhe pėr tė ēuar deri nė fund keqpėrdorimin e pushtetit, sjell njė gjendje tė dyfishtė arrogance nga zyrtarėt e vegjėl, tė cilėt pas kėsaj ndjehen tė pėrkėdhelur tė pushtetit.

Tashmė rezulton qė Ahmeti pushohet nga puna, se ka goditur eskortėn e kryeministrit nė gjendje tė dehur. Tashmė, kam tė drejtė unė si qytetar tė dyshoj pėr tė vėrtetėn, nėse ajo nuk ndjek tė njėjtėn rrugė. Bodyguard-ėt e kryeministrit duhet po ashtu si qytetarėt ta ēojnė ēėshtjen nė gjykatė dhe jo t’i telefonojnė Bujar Nishanit dhe gjykata tė pėrsėrisė procesin e gjykimit qė bėri pėr qytetarėt herėn e parė. Ėshtė e patolerueshme, qė mes ankesės sė njė qytetari dhe vartėsit tė tij ministri Nishani zgjedh vartėsin, duke shkelur me kėmbė pikėn mė delikate tė profilit tė policisė nė vend, qė ėshtė respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe po nė tė njėjtėn kohė, mes shefit tė tij dhe bodyguard-it tė kryeministrit beson menjėherė bodyguard-in.

Nėse Ahmetin e ka kthyer nė punė pėrmes gjykatės, po pėrmes gjykatės duhet ta rishkarkojė ose ta risjellė nė punė. Por kjo nuk pres tė ndodhė. Nuk pres tė ndodhė, pasi kėshtu tė gjithė imitojnė modelin e kryeministrit. Meqė kryeministri shumicėn e emėrimeve i bėn nga rekomandimet e djalit ose vajzės, dhe Nishani, aq pak vende bosh sa i lėnė, i bėn pėrmes vėllait apo familjarėve tė tjerė. Po ashtu, pėrderisa kryeministri, kur emėron apo shkarkon dikė, nuk pyet ligjin, por interesat e prishura apo tė ndrequra tė tij, dhe ministri pėrsėrit tė njėjtin mekanizėm. Tashmė, shefi i Qarkullimit Rrugor tė Tiranės ėshtė njė i papunė, i flakur, pėr shkak se ėshtė ndeshur me njė qytetar tė dorės sė parė, i cili ėshtė bodyguard i kryeministrit. Prokurori apo qytetarė tė tjerė qė janė ankuar pėr tė, janė sipas ministrit Nishani qytetarė tė dorės sė dytė dhe tė parėndėsishėm pėr tė justifikuar mbajtjen e njė qėndrimi ndaj shefit tė qarkullimit.

Ky model arrogance i ushtrimit tė pushtetit ėshtė modeli ndoshta mė i keq qė qeveria ofron pėr qytetarėt. Haptazi ajo ndan nė qytetarė tė dorės sė parė dhe nė qytetarė tė dorės sė dytė shoqėrinė tonė, duke u bazuar nė raportet qė kanė me kryeministrin. D.m.th., nėse dikush kėtu prek njerėzit e kryeministrit, bodyguard-ėt, fėmijėt, nipat dhe mbesat e tij, pra atė qė ai tashmė e ka formėsuar si oborri feudal i tij, gjithkush ndėshkohet. Nėse preken qytetarėt e tjerė, kjo s’ka asnjė rėndėsi. Madje, mė keq akoma, qeveria do tė hidhet nė luftė tė bėjė presione nėpėr gjykata, me qėllim qė e drejta tė mos shkojė kurrė te qytetari, por te zyrtari qė ka abuzuar.

Ky standard ėshtė ndoshta mė primitivi qė shteti ka vendosur me qytetarėt e vet, pas vitit 1992 nė Shqipėri. Garancitė pėr respektimin e dinjitetit tė qytetarėve nuk kanė qenė nė duar kaq tė pasigurta dhe nė kritere kaq selektive dhe poshtėruese. Zyrtari i vogėl, Krenar Ahmeti, e ka ilustruar mė sė miri gjithė kėtė tablo, edhe duke ushtruar pushtetin e tij, edhe duke u zbuar prej tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara