HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TemA, tanimė njė botim ilegal


Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 16.01.2009

Shoqėria qė boton gazetėn TemA ka deklaruar pezullimin e veprimtarisė sė saj financiare nė zyrat e tatimeve, QKR, dhe Bashkinė e Tiranės, pėr shkak tė pamundėsisė fizike qė ne kemi pėr tė vazhduar veprimet financiare, pėr tė prerė fatura tatimore dhe pėr tė pasur nė dorė qoftė dhe fizikisht bllokun e tatimeve apo vulėn e shoqėrisė. Tashmė produkti i kėsaj kompanie, qė ka titullin gazeta TemA, nuk ėshtė mė produkt i veprimtarisė financiare tė shoqėrisė Mediasoft Albania shpk, pasi kjo shoqėri e ka tė pamundur tė funksionojė financiarisht. Kryeministri Sali Berisha po udhėheq njė operacion personal bllokimi dhe mbikqyrje pėr tė, duke na pamundėsuar fizikisht vazhdimin e veprimtarisė. Zyrat e taksave dhe tatimeve nė Tiranė, nuk mund tė marrin mė deklaratat tona pėr TVSH apo faturat tatimore, dhe as bilancin e shoqėrisė, pasi ēdo gjė ėshtė e burgosur brenda rrethimit policor.

TemA e kyēur

Botimi fizik i titullit “TemA” bėhet nė kushte tė papėrfytyrueshme. Shumica e reporterėve punojnė online, ndėrsa njė kompjuter qendror pėr dizajn, njė printer dhe 5 kompjutera pėr redaktorėt, zhvendosen thuajse ēdo ditė nga njė “bamirės” tek tjetri, nė pritje qė qeveria tė respektojė titullin ekzekutiv tė Gjykatės qė urdhėron zyrėn e Pėrmbarimit tė heqė rrethimin policor nga redaksia. Botimi i kufizuar, i cili ėshtė mė shumė pėrpjekje pėr tė mbajtur gjallė njė titull, se sa njė veprimtari e mirėfilltė gazetarie, tashmė ėshtė nė ilegalitet dhe online. Shumėfishimi i tirazhit tė gazetės, i cili ka ardhur dhe pėr shkak tė efekteve publike qė ka pasur pėrplasja me qeverinė, na e ka vėshtirėsuar dhe mė tej situatėn, pasi na duhet t’i pėrgjigjemi nevojės pėr tė mbajtur lexuesin tė informuar nga njė anė, dhe pamundėsisė pėr tė punuar nė kushte ilegale siē jemi tė detyruar. Avokatėt e gazetės po pėrgatisin njė padi civile pėr dėmin e shaktuar ndaj veprimtarisė sė biznesit dhe thuajse falimentimit de facto me forcė tė kompanisė qė boton gazetėn, e cila pėrveē gazetės Tema ka lėnė pa printuar dhe sė paku 5 tituj tė tjerė, tė cilėt kishin kontrata tė rregullta biznesi me tė.

Ky shkatėrrim i veprimtarisė financiare tė shoqėrisė si dhe hedhja poshtė e gjithė investimeve prej qindra mijėra euro tė realizuara brenda njė viti, natyrisht janė njė plan i studiuar mirė prej qeverisė pėr tė pamundėsuar mbijetesėn e gazetės TemA.

Por gazeta TemA do tė vazhdojė tė botohet pėrditė. Nė pritje tė zhbllokimit tė situatės juridike qė ka krijuar kryeministri Berisha ne do tė vazhdojmė tė botohemi ilegalisht. Sapo situate tė normalizohet dhe kryeministri tė kuptojė se ai nuk ėshtė pronar i kėtij shteti, por administrator edhe pėr 164 ditė nė krye tė tij, ne do t’i rikthemi veprimtarisė normale financiare dhe rregullave mbi tė cilėn zhvillohet biznesi nė Shqipėri. Shembulli ynė, ėshtė ndoshta ekstremi i dhunės jo vetėm mbi lirinė e fjalės dhe mendimit, por dhe i dhunės mbi lirinė ekonomike nė Shqipėri.

Ndėrkohė gazeta po shikon mundėsinė e zgjerimit tė saj dhe ristrukturimit mbi bazėn e pėrfshirjes tė njė numri tė madh gazetarėsh si aksionerė dhe kontribues nė tė. Goditja financiare dhe rrethimi policor qė kryeministri na ka imponuar me dhunė, na ka detyruar tė punojmė nė kushte ilegaliteti, dhe ndoshta tė jemi tė vetmit tė vetėpunėsuar nė punė tė zezė qė e deklarojmė publikisht kėtė gjė, pasi kjo nuk po ndodh pėr fajin tonė. Kur kjo situatė absurde tė marrė fund, ne do tė shkojmė pranė zyrave tatimore dhe tė deklarojmė aq sa kemi mundėsi pėr tė dokumentuar veprimtarinė tonė, por askush nuk e di nėse kjo kohė do tė jetė mė pak apo mė shumė se 164 ditėt qė na ndajnė nga vendimi politik i shqiptarėve pėr kryeministrin Sali Berisha.

Spekullimet e tij tė turpshme publike, heshtja e tij zyrtare pėr djegien e makinės sime para syve tė fėmijėve tė mi, denigrimi i tij publik ndaj meje si viktimė dhe dalja nė krah tė agresorėve qė dogjėn makinėn, gėnjeshtrat e liga dhe cinike tė dala nga zėvendėskryeministri fytyrshpėlarė qė thotė s’ka vendime gjykate pro nesh, tregojnė qartė se kryeministri Sali Berisha po udhėheq njė fushatė tė vetėdijshme shkatėrruese ndaj gazetės dhe veprimtarisė sė saj. Reagimet e forta ndėrkombėtare dhe imazhi i keq qė po krijohet pėr Shqipėrinė, duket se atė nuk e shqetėsojnė. E kam theksuar se mė shumė keq ndjehemi ne si gazetarė qė po bėhemi shkak qė Shqipėria tė lakohet si njė vend ku kryeministri dhunon mediat, se sa vetė kryeminstri qė kujdeset pėr gjithė detajet e kėsaj fushate denigruese, deri tė shkruarit e deklaratve pėr Ministrin Ruli apo gėnjeshtrat qė shpėrndan lart e poshtė vartėsi i tij, tashmė besnik, Genc Pollo.

Tė shqetėsuar seriozisht pėr vazhdimin absurd tė kėsaj situate, ne nuk kemi mė asnjė derė ku mund tė trokasim. Zyra e pėrmbarimit, e cila ishte zyra e fundit e kėtij shteti qė mund ta ēante gardhin e policėve me vendimin e gjykatės nė dorė, ėshtė urdhėruar nga Ministri Alibeaj, i cili po ashtu ėshtė urdhėruar nga kryeministri Berisha, ta hedhė nė kosh vendimin e gjykatės. Tė dėnuar tė presim rrugėve dhe pa asnjė kontakt fizik me biznesin tonė, sendet personale dhe mjetet e punės, ne po vazhdojmė tė botojmė ilegalisht njė version tė kufizuar tė gazetės Tema, i cili pėr hir tė sė vėrteės po kėrkohet nė treg disa herė mė shumė se sa gazetat normale me shumė faqe. Ne po ashtu u jemi mirėnjohės gjithė atyre bizneseve qė ofrojnė mundėsi financiare pėr mbijetesėn tonė, si dhe atyre organizatave ndėrkombėtare qė po na mbėshtesin. Dhe jemi tė vendosur ta bėjmė kėtė deri nė rikthimin e lirisė sonė pėr tė punuar normalisht dhe pėr tė pasur njė veprimtari legale biznesi. E vetmja gjė qė kemi nė dorė dhe qė e bėjmė me dėshirė, ėshtė qė t’i humbasim cdo mėngjes qetėsinė kryeministrit kur tė shikojė gazetėn TemA mbi tavolinė, ashtu sikundėr ai na ka humbur qetėsinė dhe na ka shkatėrruar projektet tona legjitime pėr shtypin e lirė, duke pėrdorur policinė, dhunėn shtetėrore dhe natyrisht urrejtjen e tij primitive ndaj medias sė lirė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara