HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Magdalena shqiptare

-- nga Berat Buzhala, mars 2009

Sipas pėrshkrimeve tė Dhiatės sė Re, njė tempull nė Malin e Ullinjve ka qenė vendi i preferuar i Jezu Krishtit pėr t'u takuar dhe debatuar me banorėt e Jerusalemit.

Zakonisht aty Jezusi ėshtė provokuar prej skeptikėve pėr probleme tė ndryshme.

Nė njė mėngjes, shkruan Gjoni, nė pjesėn e tij tė Dhiatės sė Re, kur Jezusi kishte mbėrritur nė Tempull, farisenjtė u grumbulluan rreth tij, duke sjellė me vete njė femėr. Ajo grua ishte Maria Magdalena dhe ishte zėnė nė marrėdhėnie jashtėmartesore.

“Mjeshtėr, kjo grua ėshtė zėnė nė flagrancė duke e tradhtuar burrin e saj. Sipas urdhrave tė Moisiut kjo duhet tė vritet duke e goditur me gur: Por, ēfarė thua ti?”

Ndėrkohė qė farisenjtė flisnin, Jezusi po shkruante diēka nė tokė, duke provuar tė mos ua vinte shumė veshin. Mirėpo, kur ata insistuan qė tė merrnin njė pėrgjigje prej tij, atėherė ai u ngrit nė kėmbė dhe iu drejtua tė pranishmeve qė mbanin nė duar gurėt pėr ta goditur Marinė.

“Ai qė ėshtė pa mėkat nė mesin tuaj, le ta hedhė gurin i pari nė drejtim tė saj”. Dhe prapė Jezusi u ul dhe vazhdoi tė shkruaj diēka nė tokė.

Ata qė e dėgjuan se ēfarė iu kishte thėnė Mjeshtri, shkruan Gjoni, filluan ta lėshojnė tempullin njė nga njė, prej mė tė vjetrit deri tek mė i riu. Jezusi mbeti vetėm, dhe gruaja duke qėndruar nė mes tė tempullit tė braktisur. “Grua, ku mbetėn akuzuesit e tu? Asnjė njeri nuk tė dėnoi”, - Jezusi e pyeti.

“Jo Zotėri, askush”, - u pėrgjigj Maria. Jezusi i tha se “as unė nuk tė dėnoj: shko, dhe mos bėj mė mėkat”.

Ky rrėfim paksa i gjatė, m'u kujtua, derisa dėgjova farisenjtė e Kuvendit tė Shqipėrisė, kur po hidhnin baltė mbi Ylli Pangon, ministrin mjeran qė u cyt nė mėkat prej njė skenari tė pėrgatitur medial.

Nuk kam ndėrmend ta shfajėsoj Pangon. Ai po e paguan ēmimin e punės sė tij. Gur dhe rrasa nė drejtim tė Magdalenės shqiptare ka tė drejtė tė hedhė e gjithė shoqėria civile, edhe mediet. Vetėm duhet ta kenė parasysh njė gjė: Ylli Pango as nuk ėshtė politikani i parė e as i fundit, qė ka rėnė viktimė e dėshirės sė madhe pėr mė shumė seks, duke mos i zgjedhur mjetet. Ose duke i zgjedhur mjetet. Nė rastin konkret duke e shfrytėzuar pozitėn e tij si ministėr, pėr t'i joshur gocat e reja. Mirėpo, a nuk ka qenė po kaq skandaloz edhe ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton? Pėr mendimin tim, ka qenė edhe mė keq sesa kaq. Ai ka performuar me tė dashurėn e tij, Monikėn, nė zyrėn mė vendimmarrėse tė botės. Nė dhomėn Ovale. Aty ku potencialisht paradite ka mundur tė jetė zhvilluar njė bisedė pėr kokat bėrthamore, pėr shembull me Boris Jelcinin, pasdite ka mundur tė ketė qenė e shtrirė mbi tavolinė e zhveshur asistentja e presidentit tė SHBA, duke u zbavitur seksualisht me shefin e saj. Dikush mund tė thotė se Clinton nuk e ka kushtėzuar kukullėn e tij, por a nuk mjafton fakti se ajo ka qenė vartėse e presidentit dhe presidenti ka qenė burrė i martuar?

Ēfarė ka bėrė Ylli Pango? E ka bėrė faqen e zezė.

Pėr ketė ka marrė dėnimin meritor tė shefit tė tij, kryeministrit Berisha. U shkarkua, ndoshta nė afat rekord nė historinė e parlamentarizmit disa minuta pasi nė “Fiks Fare” u shfaqėn pamjet. Krejt nė rregull ėshtė deri kėtu. Kryeministri Berisha, ndonėse pa ndonjė alternative serioze, e kreu obligimin e tij si shef i ekzekutivit. Ēdo akuzė pėr ketė rast kundėr Berishės, prej kujtdo qoftė, ėshtė pėrpjekje dėshpėrimisht joserioze pėr ta dėmtuar tė gjithė qeverinė.

Kryeministri nuk e ka pėr obligim t'i kontrollojė ministrat e tij, kur gjenden nėn jorgan.

Apo ndoshta deputetėt fisnikė tė Kuvendit tė Shqipėrisė po kėrkojnė qė Pango tė vritet me gurė nė ndonjė vend publik?

Shumė do tė dėshiroja qė disa ēaste nė atė Kuvend t'i kalonte Jezusi. Do tė doja t'i shihja ato fytyra deputetėsh dhe deputetesh, kur do t'u thuhej: “Ai qė ėshtė pa mėkat, le ta hedhė gurin i pari”.

Jam i bindur deri nė asht qė gardianėt e moralit nė Kuvendin shqiptar tė parėt do tė largoheshin kokulur prej sallės. Tė mė ndieni qė prej nga kėndej kufirit po e gjykoj gjendjen nė Shqipėri, por klithjet se “nuk qėndroj mė nė kėtė sallė me atė deputet”, mė duken krejtėsisht tė pasinqerta dhe janė tepėr irrituese. Por, mendoj qė Ylli Pango e mori dėnimin e merituar. Kurse ēdo pėrpjekje tjetėr pėr tė krijuar drama mbi ketė rast, ose Zoti na ruajt qė dikush tė provojė t'i fitojė zgjedhjet vetėm prej kėtij rasti, mė duket e kalkuluar gabimisht. Bill Clinton, pas skandalit me Monika Levinskin nuk kishte humbur nė sondazhe. Vetėm sa i ishte rritur popullariteti, pėr shkak tė mėnyrės se si e ka menaxhuar krizėn. Ndoshta Ylli Pangos nuk do t'i rritet popullariteti, por, nėse vazhdohet tė mbahet kjo temė e nxehtė nė Shqipėri, fitues prej saj do tė dalė kryeministri Berisha, i cili bėri atė qė duhej tė bėnte.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara