HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


JETA NĖ LITARIN E KOMUNIZMIT

-- nga Blerim Ēoēaj, Prizren, shkurt 2009

(Libri "Kryqėzimi i Havzi Nelės", i Petrit Palushit)

Kohėt e fundit doli nga shtypi libri "Kryqėzimi i Havzi Nelės" i shkrimtarit tė njohur Petrit Palushi. I ndėrtuar nė formė eseje, ky libėr hedh dritė nė krimin e shėmtuar tė diktaturės komuniste ndaj martirit Havzi Nela, ndriēon shumė anė tė panjohura se si u veprua ndaj atij misionari tė fjalės sė lirė. I shkruar me shumė kulturė, ky libėr sjell njė informacion tė hollėsishėm mbi fatin tragjik tė H. Nelės qė u ekzekutua barbarisht nė Kukės, me 10 gusht tė 1988-s. Nė librin "Kryqėzimi i Havzi Nelės", shkrimtari Petrit Palushi ka arritur tė ndriēojė nė mėnyrė objektive fatin tragjik tė jetės dhe veprės sė martirit Nela nga fshati Kollovoz i Kukėsit (Shqipėri).

Pėrmes kėtij libri krijohet njė pėrfytyrim i qartė se ēfarė ka ndodhur nė Shqipėrinė e diktaturės komuniste; vetėm njė segment i pėrshkrimit tė asaj kohe, pikėrisht jeta dramatike e martirit Nela, ėshtė njė prej dėshmive tė mėdha, i sjellė me aq realizėm dhe natyrshmėri nga Petrit Palushi nė librin "Kryqėzimi i Havzi Nelės". Ky libėr i shkėlqyer ėshtė informacion, njohje, pėrkujtesė pėr njė kohė dramatike. Njė libėr qė lexohet me mjaft interes, por qė tė bėn tė meditosh thellė. Me plot tė drejtė studiuesi A. Morina ėshtė shprehur se "e veēanta e kėtij libri mbetet stili i zgjedhun, poetika e rrėfimit, zhdėrvjelltėsia e shprehjes nėpėrmjet mendimit dhe gjamės, paraqitja e vendosun nė mes tė njė njėmendėsie dhe sendėrgjese pėrplot dhembje, tė pahetueshme drejtpėrdrejt". Palushi, duke hulumtuar tė kaluarėn historike, nė kėtė libėr ofron tė dhėna pėr ndėshkimet politike qė pushteti komunist i Shqipėrisė kishte bėrė ndaj popullit tė vet.

Vėshtruar nė aspektin e pėrgjithshėm, ky libėr ėshtė njė kontribut i ēmueshėm pėr ndriēimin e historisė sė errėt tė komunizmit nė Shqipėri. Nė librin "Kryqėzimi i Havzi Nelės", shkrimtari Palushi shpalos nė tėrėsi rrugėn jetėsore qė nga fėmijėria e deri nė momentin e varjes nė litar tė martirit Havzi Nela, i cili me angazhimin dhe kontributin e tij, artikuloi mendimin kundėr sistemit komunist tė vendit. Autori nėpėrmjet kėtij libri, gjithashtu pėrforcon faktet historike se, si pasojė e sistemit komunist nė Shqipėri, qytetarėt janė keqtrajtuar dhe terrorizuar nė mėnyrėn mė mizore. Libri "Kryqėzimi i Havzi Nelės", nė vetvete ngėrthen dy elemente tė rėndėsishme qė i duhen kompozicionit tė njė libri: pėrmbajtjen dhe strukturėn. Autori ka pėrdorur me mjaft mjeshtėri referenca, rrėfime tė tė afėrmve dhe shokėve, dhe burimeve arkivore tė rėndėsishme qė ndriēojnė fatin tragjik tė martirit Nela.

Havzi Nela, personazh i kėtij libri, ashtu si nė jetėn e pėrditshme, veēori dalluese e veprimtarisė sė tij, ishte guximi dhe sakrifica nė jetėsimin e pikėpamjeve dhe ideve tė tij kundėr sistemit tė egėr komunist, sistem, i cili, nė fund nė shenjė hakmarrje e dėnoi me varje nė litar. Sipas shkrimtarit Palushi, martiri Nela, u sakrifikua pėr dinjitetin njerėzor dhe, "si i tillė, ai nė vetvete, mbeti triumfi i moralit tė njerėzishėm nė njė kohė tė pamoralshme dhe vrasėse njėkohėsisht. Ai gjithashtu paraqiti anėn mė fisnike dhe sfidoi kohėn e vet". Palushi, nė kėtė libėr fatin e Havzi Nelės, e paraqet tė nėpėrkėmbur deri nė skajshmėri. Kėshtu ai e jep tė plotė fatin dramatik tė H. Nelės fakt pas fakti, pėrsiatje pas pėrsiatje, duke krijuar tė plotė profilin e tij. Dhe, tė vėrtetat qė mėsohen nė kėtė libėr janė pakontestueshme.

Poeti dhe mėsuesi nga fshati Kollovoz i Kukėsit tė Shqipėrisė, Havzi Nela, nė vitin 1988 u ndėshkua politikisht prej pushtetarisė komuniste shqiptare. Krimi ndaj Nelės, qė shkrimtari Palushi, nė mėnyrė estetike pėrshkruan nė librin "Kryqėzimi i Havzi Nelės", ėshtė njė nga dėshmitė mė tronditėse se si komunistėt kishin vepruar mbi njeriun qė nuk kėrkonte asgjė mė shumė se sa lirinė e shprehjes dhe tė vendit tė vet. Kėsisoj, faktet shpalohen njė pas njė: Gjykata e Kukėsit mė 24 qershor 1988, kishte marrė vendim pėr varjen nė litar tė tij. Me 10 gusht 1988, kryen ekzekutimin nė Kukės, pėrkatėsisht te sheshi i agjencisė sė udhėtarėve. Autori nė libėr arrin tė sjellė fakte konkrete dhe rrėfime tė dėshmitarėve pėr kėtė ekzekutim qė sistemi komunist kishe bėrė ndaj martirit Nela.

Nė bazė tė dosjeve qė autori ka arritur t'i zbulojė dhe botojė nė kėtė libėr rreth kėtij ekzekutimi del edhe fytyra e vėrtetė e kreut tė atėhershėm tė shtetit, R. Alia. "Por, R. Alia nuk lėvizi asnjė hap prej ēatisė sė dikurshme tė monstrės Hoxha", shkruan autori Palushi. "Nė kėtė vorbull, R. Alia, firmosėsi pėrfundimtar i ndėshkimit tė H. Nelės, dy vjet pas asaj firme ndėshkuese, nė korrik tė 1990-s (kur 5800 shqiptarė u futėn nėpėr ambasada tė huaja dhe 3200 prej tyre nė territorin e ambasadės gjermane), deklaroi se "Njerėzit qė kėrkojnė strehim nė ambasadat e huaja s'janė patriotė, as njerėz tė ndershėm tė kėtij vendi", si njė dėshmi se ai kėrkonte ende tė ruhej izolimi i Shqipėrisė.

Ēeshtja Nela rishqyrtohet nė tė njėjtėn frymė ashpėrsie edhe nga Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė (16 korrik), qė lė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Kukėsit, ndėrsa pesė ditė mbas kėsaj (21 korrik), kryetari i Gjykatės sė lartė, A. Ēela, pėrcjell materialin pėrmbledhės tė Kolegjit Penal nė Presidiumin e Kuvendit Popullor, Presidium i cili, edhe pse mė pak se i pėrgjysmuar, miratoi vendimin pėr ekzekutimin e H. Nelės; me 9 gusht Ministri i Brendshėm (H. Isai), ngarkonte Degėn e Punėve tė Brendshme Kukės pėr zbatimin e atij vendimi frymėmarrės, duke saktėsuar edhe orėn kur do tė realizohej marrja e frymės sė H. Nelės. Po sipas Palushit "Me 10 gusht 1988, nė orėn 3.30, urdhėrzbatuesit, tepėr pėrpiktas, kur duheshin rreth dy orė tė ēelte mėngjesi, kryejnė ekzekutimin nė Kukės, mu te sheshi i agjencisė sė udhėtarėve".

Sipas njė dėshmie tė shpaluar nė libėr "Sa pėr Enver Hoxhėn, balta e zezė shumė shpejt ka me ia mbulue emnin, edhe nė rast se ia pėrmendė kush, ka me ia pėrmendė me pėrbuzje. Punėt janė pėr mirė. Ky regjim do tė pėrmbyset fort shpejt... Do tė hyjmė shpejt nė Bashkimin Evropian. S'do ketė ma kufij, por do jenė vetėm formalė. Edhe nė Kosovė kemi me hy shpejt lirisht", qe shprehur Nela. Edhe pse kėrkonte qė t'i jepej drejtėsia qė i takonte, Nela nuk i kishte shpėtuar varjes nė litar. Nė pėrshkrimin qė i bėnė veprės sė Nelės, autori Palushi, po ashtu tregohet tepėr i kujdesshėm nė shpalosjen e fakteve dhe rrėfimin e banorėve tė Kukėsit, tė cilėt kanė pėrjetuar dhe parė me sytė e tyre varjen nė litar tė bashkėvendėsit, Havzi Nela. Varjen nė litar tė mėsuesit dhe poetit H. Nela, shkrimtari Palushi e pėrshkruan si njė lajm tė keq, " i rėndė, i ftohtė si mortja vetė".

Mbytja e tė panėnshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ėndėrrimtarit dhe luftėtarit tė lirisė, njeriut tė profilizuar ndjeshėm si luftėtar antidiktaturė, mė saktė, marrja e frymės sė tij, sipas autorit tė librit, Palushi, qe njė prej akteve mė cinike tė regjimtarisė komuniste, njė primitivizėm dhe humbje e ndjeshmėrisė deri nė fijen mė tė imėt. Festa mortore e varjes sė Nelės, u krye sipas tė gjitha riteve komuniste. "Ne ta hėngrėm kryet dhe ti s'je as i pari dhe i fundit qė po e provon kėtė gjė, prandaj kush del kundėr rrjedhės e ka tė rezervuar fatin e vet. Njėlloj si fatin tėnd dhe mos mė keq.

Si shumė e shumė tė tjerėve qė s'ka pėr t'u mbetė as nami as nishani nė kėtė botė. Ashtu siē mund tė zhduket bryma nė mėngjes". Varja e Nelės, po merrej si shembull i ndėshkimit ndaj tė gjithė atyre tė cilėt kėrkojnė lirin e shprehjes dhe integrimin e vendit. Autori Palushi, pėr kėtė krim tė komunizmit, ka arritur tė shfletojė dosjet hetimore dhe gjyqėsore, dhe tė mbledhė rreth 500 dėshmi tė njerėzve qė e njohėn Nelėn. Nė bazė tė dosjeve dhe rrėfimeve, H. Nela ishte kryqėzuar nė krejt jetėn e vet mu pėr shkak tė mospėrshtatjes me regjimin, tė refuzimit dhe reagimit sistematik ndaj atij regjimi tė jashtėkohshėm, ndėrsa dėnimi i tij i mbramė (me lak nė fyt) qe mbyllja e dramės fizike.

Mospėrshtatja me regjimin dhe dėshira qė tė bėhej zėdhėnės i fjalės sė lirė, martirit Nela i kushtoi jetėn. Sipas Palushit "H. Nela qe familjarizuar prej kohėsh me vdekjen dhe tashmė s'i bėnte mė pėrshtypje as vdekja. Dėnimi i katėrt i pushtetarisė komuniste, qe fatal pėr Nelėn, dhe qė nga vera e vitit 1988-s, ai do gjendej nėn dhé, si pėr tė shpėtuar nga bota e mjegullt, e mbrapshtė dhe trazuese e tė gjallėve". I varur nė litar trupin e pajetė tė Nelės regjimi komunistė e lė qė tė ekspozohej nė diell dhe tė kundrohej prej shikuesve.

Mizoria e regjimit komunist nė Shqipėri, nuk kishte pėrfunduar vetėm me varjen nė litar. Trupin e pajetė tė Nelės, e pėrplasin nė tokė dhe e fusin nė njė gropė tė hapur pėr shtyllė betoni. Pėr kėtė krim regjimi komunist nuk kishte lejuar qė tė jepej asnjė njoftim nė mediumet e shkruara dhe nė ato elektronike... Nė librin "Kryqėzimi i Havzi Nelės", autori Petrit Palushi, jep edhe njė informacion pėr poezitė qė martiri Nela ka lėnė nė dorėshkrim. Sipas Palushit "H. Nela nėpėr burgje ka vazhduar tė krijojė, por ēdo varg duke e mbajtur natyrshėm brenda nė tru, pa pas mundėsi ta hedhė nė letėr.

Kur ka gjetur mundėsinė t'i hedhė vargjet nė fletore, sikur ėshtė liruar prej etheve tė gjata dhe tė stėrlodhshme tė krijimit, por ėshtė mbushur me njė ndjenjė gėzimi pėr materialin qė po gjente mundėsinė tė shpėtonte". Sipas autorit te librit, Nela sikur e pati parandie se nė njė Shqipėri normale, do tė kishte njėfarė mundi tė gjendej varri i tij: Kur tė pyesni: "Ku e ka vorrin?", Kur t'kėrkoni me ma gjetė, Thoni: "Ai urreu mizorin", Thoni: "Dheu s'ka me tretė!". "Vargjet ėshtė pėrpjekur t'i rimojė me anė tė gishtave. Kur ka gjetė mundėsinė t'i hedhė vargjet nė fletore, sikur ėshtė liruar prej etheve tė gjata dhe tė stėrlodhshme tė krijimit", kėshtu vlerėson Palushi. Mė sė fundi do tė shtoja se "Kryqėzimi i Havzi Nelės" ėshtė libri i njė dėshmie tė madhe pėr njė kohė jashtėzakonisht tragjike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara