HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Abaz Ermenji, tė jetosh nė tre kohė!

Blendi Fevziu -- nga Blendi Fevziu, janar 2009

E kisha njohur mė 1998, por emrin e tij e kisha dėgjuar pėr herė tė parė nė verėn e vitit 1990, kur njė komunikatė e Partisė sė Punės e akuzonte si organizator tė refugjatėve qė kishin ikur me ambasadat po ato ditė. Kisha pyetur tim atė dhe dajėn me kuriozitet, pėr tė marrė njė pėrgjigje qė ndrydhte brenda saj edhe informacionin, por edhe ēudinė:
- Qenka ende gjallė!?
Mė shpjeguan me pak fjalė se flitej pėr njė eksponent tė Ballit Kombėtar, njė ish-komandant tė tij qė kish lėnė emėr tė mirė gjatė luftės dhe qė me sa duket ishte ende gjallė.

Abaz Ermenji Nė ditėt e ngarkuara tė vitit 1991 e humba sėrish, deri njė ditė tė vitit 1992, kur nė Kongresin e Ballit Kombėtar tė rilindur, mėsova se ishte zgjedhur Kryetar. Jetonte nė Paris dhe qe shfaqur nė Shqipėrinė e hapur si shumė emra tė tjerė tė harruar, pjesė e historisė sė viteve '30-'40, qė befas kishte filluar tė shfaqej e modifikuar, ndryshe, pa ato ngarkesa qė kishim mėsuar deri atė ditė. Emri i tij erdhi bashkė me atė tė Hasan Dostit, Vasil Andonit, Sadik Premtes, Iliaz Toptanit etj, qė befas, kishin dalė nė kufijtė e njė kohe tė re.

Arrita ta takoja dhe tė flisja mė gjatė me tė nė vitin 1998. Njė ditė tė nxehtė korriku, kishte ngjitur shkallėt e TVSH pėr tė marrė pjesė nė emisionin tim, duke lėnė edhe tė vetmen dėshmi televizive tė tij. Por nė tė vėrtetė, historia e Ermenjit mė kishte intriguar shumė vite mė parė, qė mė 1993, kur njė artikull mbi Shqipėrinė i revistės "The Economist" nėnvizonte faktin se ai ishte i vetmi personalitet i viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore, i gjithė Evropės Lindore, qė ishte rikthyer nė politikė, madje nė pozita tė larta drejtuese, pas rrėzimit tė komunizmit.

Duke ndjekur kėtė logjikė dhe duke parė qėndrimet e tij, kisha besuar se mė shumė se ēdo gjė tjetėr ai kishte arritur tė plotėsonte njė ėndėrr politike, njė ėndėrr qė me mijėra politikanė nacionalistė tė lindjes, nuk kishin mundur ta preknin mė.

Aventura e tij niste shumė kohė mė parė, diku nė fund tė viteve '30. I diplomuar nė Paris dhe njohės i mirė i historisė sė vendit tė tij, ai qe renditur qė nė fillim kundėr pushtimit italian. Shumė prej liceistėve tė Korēės rrėfenin se si nė fund tė marsit dhe fillim tė prillit, tė vitit 1939, kishte organizuar njė batalion nxėnėsish dhe i kish stėrvitur pėr tė pėrballuar pushtimin italian. Njė lloj batalioni bojskautish, i disiplinuar dhe nacionalist qė nė fund, veē demostratave tė ashpra nuk kish mundur tė bėnte ndonjė rezistencė tjetėr.

Por nė Liceun e Korēės, ku ai kish lėnė jo pak gjurmė, kish pasur edhe njė tjetėr histori. Tė panjohur atė moment, por qė kish shėnjuar jetėn dhe karrierėn e tij. Koleg i tij ishte njė djalė nga Gjirokastra, i quajtur Enver Hoxha, tre vjet mė i madh se ai dhe pa diplomė tė vėrtetė. Njė lloj dendi me bindje tė majta qė Abaz Ermenji nuk dukej se e honepste dot dhe me tė cilin shkonte shumė keq. Nė njė foto tė vitit 1938, duken tė dy me trupin pedagogjik, nė tė vetmen dėshmi tė njė marrėdhėnie tė vėshtirė dhe problematike, qė nuk do tė ishte mė vetėm e tyrja, por edhe e dy forcave politike qė do pėrplaseshin fort nė Shqipėrinė e pas disa viteve. Por nė ato vite ishte ende herėt.

Enver Hoxha ende nuk qe bėrė lider i komunistėve dhe Abaz Ermenji njihej nė Korēė pėr bindjet e tij. Por profesori i ri, nacionalist dhe radikal, antikomunist dhe antifashist i afishuar, kish rėnė nė sy tė autoriteteve tė pushtimit. Fashistė tė Tiranės e kishin arrestuar mė 1939 dhe pėr tre vjet kishte qenė i internuar nė Ventotene tė Italisė. Kishte jetuar atje, mes privimeve, me shumė personalitete tė tjera tė jetės shqiptare dhe asaj italiane, tė internuar nga Musolini.

Njė pjesė e tyre do tė bėheshin mė vonė drejtuesit mė tė lartė tė Italisė demokratike post fashiste dhe ai nuk do t'i humbiste kurrė lidhjet me ta. Djali i ri kish arritur t'i mbijetonte internimit dhe pas kapitullimit tė Italisė qe nisur pėr nė atdhe.

Ishte rikthyer mė 1943, pas njė udhėtimi tė gjatė dhe tė pabesueshėm, duke shpresuar se tashmė pas ēlirimit nga italianėt, vendi kishte nevojė pėr instalimin e njė sistemi demokratik. Ishte bėrė njė ndėr drejtuesit e Ballit Kombėtar, komandant ushtarak i tij, drejtues operacionesh dhe betejash tė suksesshme, bashkėpunuar me pushtuesit, nuk do tė ishin mė.

I ulur pėrballė meje nė studion e emisionit "Debat", mė 1998, mė kishte deklaruar: "Jam kthyer qė tė dal nga politika me votė, siē ėndėrroja dhe siē kam besuar gjithė jetėn, si nė gjithė vendet demokratike, ithtar i tė cilave kam qenė, por jo me armė, siē mė pėrzunė komunistėt mė 1947".

Nuk e di a kishte besuar gjithnjė Ermenji se kishte mbrojtur njė kauz tė drejtė? Besoj se po! Ramiz Alia, lideri i fundit komunist i Shqipėrisė dhe Presidenti i parė pluralist i saj mė 1991, mė kishte treguar se diku nė vitet '70, gjatė njė vizite nė Paris, duke shėtitur nė njė nga parqet pranė qendrės, ishte gjendur pėrballė me Ermenjin e ulur nė njė stol. Nuk e di cila ka qenė ndjesia qė ata kanė pasur atė moment. Kishin besuar dhe pėrfshirė kauza tė ndryshme, ishin pėrleshur pėr to; tashmė, Ramiz Alia ishte njė ndėr politikanėt mė tė rėndėsishėm tė vendit; Abaz Ermenji, njė refugjat politik, qė dukej se kishte humbur gjithēka. Edhe pse besonte se angazhimi i tij i kishte kushtuar shumė, shumė mė tepėr se sa mund t'i kushtojė angazhimi njė njeriu nė politikė.

Dhe pikėrisht pėr kėtė ishte rikthyer, duke deklaruar mė 1994, nė shkallėt e avionit nė Rinas, para njė turme entuziaste qė kishte dalė ta priste: "E vėrteta vonon, por nuk harron!" Po a ishte vėrtet kėshtu dhe sa vetė nga ai karvan ikanakėsh qė ecte me trishtim nė rrugėn Prezė - Laē, kishte pasur fatin tė besonte se "e vėrteta vonon, por nuk harron!" Sa prej tyre besonin se realisht kishin tė drejtė dhe sa do t'ju kushtonte kjo bindje nė tė ardhmen?

Historia e tij politike nė Shqipėri ėshtė po kaq e pabesueshme. U vu nė krye tė Ballit Kombėtar dhe tentoi tė krijonte jo njė parti mbetjesh historike, por njė parti tė vėrtetė dhe demokratike. I qėndroi fort bindjeve tė veta dhe mė 26 maj 1996, kur votimet degjeneruan dhe vetėm pėr zgjedhje tė lira nuk bėhej fjalė, ai u tėrhoq i pari. Kėto nuk janė zgjedhje, tha, zgjedhjet kanė mbaruar!

Ishte nė Lazarat. Njė njeri qė e njihte mirė demokracinė dhe kishte sakrifikuar kaq shumė pėr tė, nuk mund ta pranonte njė filopėrfshi edhe rrethimin dhe rėnien e Beratit. Nuk kish besuar asnjė moment nė marrėveshjen e Mukjes, nuk kishte asnjė lloj besimi tek Enver Hoxha dhe po ashtu i urrente gjermanėt. Bėri ē'mundi t'i qėndronte rritjes dhe hegjemonisė komuniste dhe luftoi deri nė fund. Me tė gjitha forcat qė pati. Por edhe ai e dinte se komunizmi ishte mė i fortė, se balli kishte bėrė gabime fatale dhe se asgjė nuk mund ta kthente mbrapsht rrjedhėn e asaj qė ishte vendosur tashmė nė Jaltė. Aleatėt e kishin lėnė Shqipėrinė nė dorė tė komunistėve.

Xhulian Emeri, e pėrshkruan mrekullisht marshimin e tij tė fundit, sė bashku me plot nacionalistė, por edhe kolaboracionistė tė trishtuar, nga lartėsitė e Prezės drejt malėsive tė Laēit. I hipur mbi njė kalė tė bardhė, nė krye tė 200 forcave besnike, ai kalėronte pa e kuptuar, ashtu si Abaz Kupi, se pse duhej tė merrte njė ndėshkim tė tillė nga njė vend qė e donte.

Do tė rikthehem, i kishte thėnė oficerit anglez, shumė shpejt dhe shumė i bindur se Shqiptarėt do tė jenė njė vend demokratik dhe jo njė shtojcė e Moskės. Pastaj kishte ngarė tutje, duke mbetur i patundur nė besimin e tij. Kundėrshtar i komunizmit, ai kish vijuar betejat luftarake kundėr tyre. Kishte tentuar tė aplikonte idetė e tij politike, por i mundur nga forcat e Hoxhės, ish-kolegut tė tij tė Liceut tė Korēės, i braktisur nga aleatėt dhe njė pjesė e Ballit Kombėtar, kishte qenė i detyruar tė largohej mė 1947, pas tre vjet qėndrese brenda vendit. Kur kish mbėrritur nė Greqi, i kish kujtuar oficerit tė lartė Britanik qė kish gjetur atje, nė anėn tjetėr tė kufirit, premtimin qė i kish dhėnė pėr t'u kthyer sėrish.

E kish mbajtur kėtė premtim brenda vetes pėr mė shumė se 4 dekada dhe njė ditė tė vitit 1992 i kish telefonuar nė shtėpinė e tij nė Londėr. Nė moshė tė thyer, me dy karriera kaq tė ndryshme, njėri, Emeri, ish-Ministėr i Madhėrisė sė Saj dhe deputet, i respektuar dhe nderuar nė vendin e tij; tjetri, Ermenji, njė emigrant politik qė kish mbijetuar duke punuar si mėsues nė Paris, por qė nuk e kish humbur kurrė besimin tek kauza e tij.

- Po kthehem! - i tha. - I dashur Mik, po bėj atė qė tė premtova atėherė! Nė tė vėrtetė u kthye, por kur kishte kaluar tashmė gjysmė shekulli.

Njė javė mė pas shtypi njoftoi se ai mbahej peng nė njė vilė nė rrugėn e Kavajės nė Tiranė. Me sa duket qenė vetė anėtarėt e partisė sė tij qė donin ta bindnin qė tė pranonte rezultatin e zgjedhjeve dhe atė qė mund tė fitonin ata vetė. Ai rezistonte. Nuk u mor vesh kurrė nėse ishte vėrtet peng apo u ngujua vetė aty. Rrethohej gjithnjė nga njerėz besnikė, siē kish bėrė edhe gjatė luftės; njerėz qė qenė gati tė flijoheshin pėr tė dhe tė cilėve ju ngjallte njė besim tė pakuptueshėm. Pak ditė mė vonė iku. U kthye sėrish mė 1998, pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e pjesshme lokale dhe pėr tė qenė nė krye tė Ballit Kombėtar.

Po atė muaj, kur erdhi nė emision, mė dhuroi njė libėr qė e kishte shkruajtur shumė vjet mė parė dhe titullohej: "Vendi i Skėnderbeut nė historinė e Shqipėrisė" Njė libėr qė ndryshe nga titulli, ishte njė version i plotė i historisė sė Shqipėrisė dhe njė lloj apologjie pėr humbjen e Ballit Kombėtar nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Dhe aty mė tha frazėn qė mė befasoi fort: Kam ardhur tė iki nga politika me votė, siē kam besuar gjithnjė, jo me armė. Unė jam demokrat!
Dhe ashtu iku vėrtet. La vendin nė krye tė partisė, u bė sėrish kandidat pėr deputet dhe fitoi njė vend tė cilin e la pėr dikė tjetėr. Pėr tė nuk kish rėndėsi vendi i deputetit, por ideja se bindja dhe besimi i tij kish triumfuar tashmė. Vdekja nuk e kish marrė deri nė pėrfundim tė besimit tė tij…

Njė ditė tė vitit 2004, qėlloi qė makina ime tė ngecte nė njė bllokim trafiku, fare pranė qendrės sė Tiranės. I paduruar dhe nėn presionin e njė axhende tė ngjeshur dola tė shoh se cili ishte shkaku dhe se sa kohė do tė mė duhej tė qėndroja i bllokuar si sanduiē mes njė autobusi linje dhe njė furgoni nga ata qė Edi Rama i ka lyer me tė bardhė dhe i ka dekoruar me ngjyrat kuq e blu tė Bashkisė sė kryeqytetit. Pa shumė mundim, dallova disi mė larg, pranė monumentit tė Skėnderbeut, njė kortezh qė mbante njė krahė njė arkivol dhe qė ecte nė heshtje, me solemnitet drejt zemrės sė sheshit.

Tė mėsuar t'i respektojnė tė vdekurit me njė ceremonialitet pėr t'u admiruar, shoferėt kishin ndalur makinat, kishin fikur motorėt dhe njė pjesė kishin dalė jashtė pėr tė nderuar nė kėmbė dhe me heshtje njeriun qė po udhėtonte pėr nė banesėn e fundit. Pak minuta mė vonė, kur ceremonia mbaroi, trafiku u lirua dhe makina ime u nis me nxitim drejt Hotel "Rognerit", mėsova se arkivoli i takonte njėrit prej tė paktėve politikanė shqiptarė, qė me 50 vjet vonesė i kishin realizuar aspiratat e tyre politike.

Bėhej fjalė pėr tė, Abaz Ermenjin, profesor i vjetėr historie, ish-themelues i Ballit Kombėtar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ish-emigrant politik dhe mė pas sėrish Kryetar i Partisė sė re tė Ballit Kombėtar, nga 1992 deri mė 2003. Politikani i vjetėr kishte vdekur rreth njė javė mė parė nė Paris dhe sipas amanetit, trupi i tij po prehej nė vendlindje.

Procesioni i gjatė qė ndiqte arkivolin e tij, turma e madhe e njerėzve qė e shoqėronte, monumenti i Skėnderbeut, heroit tė cilit ai i kishte kushtuar njė nga tekstet mė tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė dhe qė qėndronte si roje mbi trupin e tij tashmė pa jetė, dhe shoferėt e makinave qė nderonin nė heshtje jashtė automjeteve tė tyre, mė rikthyen edhe njė herė bindjen se besimi ėshtė gjithēka nė jetė.

Se Profesor Ermenji kishte besuar te bindjet e tij; e kish dashur Shqipėrinė me atė dashuri, qė ai besonte se ishte e pakufi; nuk ish tėrhequr prej bindjeve tė tij nė asnjė kohė dhe rrethanė dhe tashmė fati e kish shpėrblyer. Kish arritur tė jetonte pėrtej kohės sė errėt tė komunizmit, kish superuar mėrinė dhe izolimin e asaj kohe, kish sjellė sėrish nė shesh bindjet dhe parimet e asaj kohe dhe pastaj kish ikur i qetė. Jo i harruar dhe i vetmuar si shumė refugjatė tė tjerė politikė. Diku nė botė.

Por nė Tiranė, nė kryeqytetin qė ai kish kėrkuar tė kontestonte demokratikisht, i pėrcjellė nga mijėra vetė dhe nėn hijen e monumentit tė heroit kombėtar. Pavarėsisht jetės sė tij, mund tė thuash se ai ishte njeri me fat…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara