HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rrėnjėt e regjimit hibrid nė Shqipėri

-- nga Besnik Gjongecaj

Bazuar nė nivelin e demokracisė qė aplikohet nė vend, Shqipėria u klasifikua pėrsėri si njė regjim hibrid. Cilėsia e ulėt e qeverisjes sė shqiptarėve nga qeveria e tyre ishte nė fakt faktori kryesor qė ndikoi pėr klasifikimin e regjimit politik tė Shqipėrisė nė njė nivel tė tillė, qė pas pothuajse 20 vjetėsh, nuk mund tė mos konsiderohet si poshtėrues. Shqipėria nuk u klasifikua as si demokraci e plotė dhe as si demokraci e paplotėsuar dhe nga ana tjetėr, as si regjim autoritar, d.m.th., diktatorial. Ajo u klasifikua si regjim hibrid, qė nė thelb nuk nėnkupton thjesht vendosjen e Shqipėrisė midis dy grupeve tė mėdha tė sistemeve politike, por nė radhė tė parė shpreh bashkekzistencėn nė raporte tė caktuara dhe pavarėsisht nga njėri-tjetri tė elementėve tė tė dy sistemeve, prandaj edhe ėshtė njė absurd qė vėshtirė tė imagjinohet. Kjo do tė thotė qė Shqipėria nuk e ka rrėzuar akoma totalitarizmin, pavarėsisht se sot nuk ka statuja diktatorėsh nė rrugė.

Kjo do tė thotė se ky vend nuk e pranon demokracinė ashtu siē ėshtė, jetėsore, tė gjallė, por e do tė gjymtuar, deri nė masėn qė e lejon atė tė bashkėjetojė me mbeturinat e totalitarizmit apo me autoritarizmin shqiptar tė dalė mode. Nė botėn e gjallė, prej ku ėshtė huazuar ky term, qeniet hibride krijohen nga bashkime qeniesh tė gjalla me distanca tė largėta gjenetike, tė cilat kanė tipare komplementare, njėri ka diēka pozitive qė tjetri s’e ka dhe anasjelltas. Prandaj pasardhėsi apo qenia hibride ėshtė shumė vitale dhe e aftė tė jetojė me sukses nė ambientin qė ndryshon vazhdimisht. Ėshtė jashtė ēdo pėrfytyrimi, qė nė kontekstin shoqėror, hibridizimi tė ēojė nė njė sistem politik vital, aq mė shumė kur vitaliteti i kėtij sistemi pėrfytyrohet tė zhvillohet nga ngjizja e sistemit diktatorial shqiptar, nga mė tė egėrit nė botė, me njė sistem demokratik, qė pretendohet se po lind. Pėrkundrazi, sistemet hibride janė shumė mė tė rrezikshme se demokracitė e paplotėsuara, sepse, para sė gjithash, mjegullojnė objektivin, krijojnė keqkuptimin e tė jetuarit nė njė sistem demokratik, qė nė fakt sillet, funksionon si njė sistem autoritarist.

Tė jesh njė sistem qė heziton pėr tė aplikuar demokracinė, ėshtė mė afėr sistemit totalitar se sistemit tė vėrtetė demokratik. Ruhet formalisht liria pėr tė votuar, liria e fjalės, dhe kėto janė elementė tė pjesės demokratike brenda regjimit hibrid. Por, pėrbindėshi, pra pjesa e edukatės, e formimit shpirtėror apo e stilit tė zgjedhjeve politike tė mėsuar nė totalitarizėm, nuk fle nė anėn tjetėr tė regjimit hibrid, nė pjesėn e autoritarizmit, qė pėrkundrazi, ėshtė gjithmonė vigjilent. Ky pėrbindėsh hidhet menjėherė nė aksion, posa ndjen “erėn” e zgjedhjeve. Ėshtė kjo arsyeja, pse vota ka qenė dhe ėshtė edhe sot e rrezikuar pėr t’u vjedhur nga politikanėt, ashtu sikundėr ėshtė kjo arsyeja, pse ėshtė kaq e vėshtirė pėr qytetarin tė bėjė qė zėri i tij tė dėgjohet nė shoqėri dhe nga politika.

Liria e tė mėsuarit ruhet formalisht nė programin e qeverisė pėr liberalizimin e pranimeve nė universitete dhe ky ėshtė njė element demokratik brenda regjimit hibrid. Por, nė thelb, secili ėshtė i privuar nga kjo liri pėr shkak tė nivelit dramatik, nė tė cilin po zhytet sot shkolla. Diplomat nuk kanė qenė kurrė me cilėsi mė tė ulėt, tekstet nuk kanė qenė kurrė mė tė kėqija, tė paaftėt nuk kanė qenė kurrė kaq tė shumtė dhe kaq mizerabėl nė krye tė sistemit, kėrkimi shkencor nuk ka qenė kurrė kaq kėrkim joshkencor, shkollat dhe universitetet nuk kanė qenė kurrė kaq tė skllavėruara dhe pedagogėt e vėrtetė nuk kanė qenė kurrė mė tė poshtėruar se sot. Pra, qytetari shqiptar ėshtė i lirė tė shkojė nė njė shkollė, vlera e sė cilės ėshtė vėnė nė njė dyshim tė thellė. Regjimi hibrid tė jep njė gjė qė nuk ekziston, sepse tė jep lirinė pėr tė shkuar nė njė shkollė qė pothuajse nuk ekziston nė kėndvėshtrimin e standardeve.

Qeverisja ka bashkuar demokratė, punistė, pseudo-demokratė, tė motivuar nga paratė. Bashkekzistenca e demokratėve me punistėt, sipas modelit tė qeverisė ekzistuese, pra sipas modelit tė shokėve atje lart, ėshtė shtrirė vertikalisht poshtė, pothuajse nė tė gjitha institucionet, pėrfshi edhe ato me zgjedhje. Tė gjithė po ndjekin tė njėjtin model. Deri kėtu forma e paraqitjes sė vetė qeverisė, si njė bashkim i shumė krahėve, mund tė konsiderohet pėrfshirėse, ēka ėshtė vendosur nė pjesėn e demokracisė tė regjimit dypjesor, hibrid nė Shqipėri. E keqja vjen se e ndėrtuar kėshtu formalisht, kjo qeverisje nuk prodhon atė pėr tė cilėn ėshtė krijuar, pra nuk prodhon qeverisje. Kjo ndodh, sepse interesat politike tė qeveritarėve brenda qeverisė janė tė tilla qė nuk mund tė ēojnė nė formulimin e asnjė programi politik afatgjatė, nė asnjė sektor tė shoqėrisė. Tė bashkuar jashtė njė bazamenti moral, qeveritarėt rrinė sė bashku nė qeveri vetėm pėr njė motiv: pėr t’i siguruar asaj njė jetė tė gjatė, megjithėse pa qeverisje. Ėshtė kjo arsyeja, pse secili anėtar i qeverisė mban njė profil politik tė ulėt, njėsoj si ministrat nė sistemin autoritarist tė viteve para ‘90, pėr t’i lėnė tė parit tė gjithė hapėsirėn qė i takon dhe qė nuk i takon nė njė sistem demokratik.

Nė Shqipėri pushtetet janė tė ndara formalisht, ashtu sikundėr decentralizimi i pushtetit brenda qeverisjes artikulohet shpesh si njė vlerė nga qeveria, dhe kjo vlerė ėshtė vendosur nė pjesėn e demokracisė nė regjimin hibrid shqiptar. Realiteti ėshtė ndryshe, pra ėshtė ndryshe ajo qė ekziston nė pjesėn totalitare tė regjimit hibrid. Janė tė njohura sot veprimet konkrete tė qeverisė pėr tė tretur kufijtė e pushteteve midis qeverisė dhe drejtėsisė, qeverisė dhe medieve me synimin e kontrollit tė tyre. Ose, p.sh., po tė analizohen financat e shtetit, pra ajo pjesė e tyre, pasi ėshtė bėrė ndarja e buxhetit, e cila ka si destinacion institucionet, veēanėrisht institucione si universitetet apo spitalet, shumė shpejt del nė konkluzionin se asgjė nuk ka ndryshuar me mėnyrėn e pėrdorimit tė kėsaj pjese tė buxhetit me sistemin totalitar tė para viteve ‘90. Nuk ėshtė ndėrtuar infrastruktura ligjore dhe joligjore pėr t’i financuar kėto institucione sipas parimeve tė njė shoqėrie demokratike. Financimi i tyre, edhe sot, bėhet mbi bazė tė njė shume historike, dhe jo sipas njė modeli qė nė vetvete ėshtė nxitės pėr zhvillimin universitar apo shėndetėsor. Akoma mė shumė, paratė qė i jepen kėtyre institucioneve nuk pėrdoren prej vetė institucioneve mbi bazė tė parimeve tė autonomisė financiare dhe administrative, pėrkundrazi, pėrdorimi i tyre bėhet thellėsisht i kontrolluar nga qeveria, nėpėrmjet rregulloreve dhe urdhrave, ēka e bėn financimin jo nxitės pėr zhvillimin e kėtyre institucioneve, pėrkundrazi, frenues tė tyre.

* * *

Tė qenit hibrid krijon edhe keqkuptimin mė tė madh: tė menduarit se jeton nė demokraci duke mos e pasur nė fakt atė. Qytetarėt jetojnė njė realitetit tė dyzuar: kudo, nė media, nė publik, nė programet qeverisėse, nė mesazhet qė dėrgon qeveria apo qė i dėrgohen qeverisė, pra kudo bėhet kujdes qė tė theksohet formati i jetesės nė njė vend demokratik, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė, nė jetėn e tyre tė pėrditshme, shqiptarėt hasin pengesa qė nuk i pėrgjigjen formatit tė deklaruar, por atij formati politik, nė tė cilin ata jetonin para viteve ‘90. Kjo gjendje e dyzuar, ky keqkuptim, squll rezistencėn e qytetarėve, tė opozitės, nė pėrcaktimin e qartė tė luftės pėr ndryshimin e gjendjes. Tė qenit edhe kėshtu, edhe ashtu mjegullon objektivat, e bėn pėrpjekjen qytetare tė paqartė, prandaj edhe me rendiment tė ulėt. Sepse pjesa mė e madhe e energjisė sė prodhuar nuk shkon pėr qėllimin e ndryshimit demokratik tė vendit, pėr vrasjen e fantazmės tė sistemit totalitarist, por pėr zhurmė, keqkuptime, shtrembėrime faktesh, pėr procese qė nuk pėrfundojnė asnjėherė. Nė kėtė pikėpamje, regjimi hibrid tashmė i instaluar nė shoqėrinė shqiptare, ėshtė nė thelb njė demokraci e harxhuar kot, ku ligji shihet vetėm si zbukurim, por jo detyrim pėr t’u zbatuar, sepse qė te krijimi i tij nuk janė parė interesat e vendit, por interesat pjesore tė njerėzve e grupeve qė po rriten e po marrin njė fuqi tė frikshme nė Shqipėri. Pra, qė nė krijimin e ligjit, si pjesė e ndėrtimit demokratik tė vendit, shihet vrasja e demokracisė, si njė element esencial, mbi tė cilin ndėrtohen regjimet totalitare, autoritariste.

* * *

Qė tė mos kishim njė regjim hibrid nė Shqipėri, periudha e tranzicionit duhet tė ishte nė thelbin e saj njė periudhė transformimi. Transformimi ėshtė nė fakt njė emėrtim mė i mirė sesa tranzicion, sepse e lidh kohėn me synimin e shoqėrisė pėr ta pėrdorur atė, qė ta pėrdorė kohėn pėr transformimin plotėsisht tė vetvetes nga njė shoqėri totalitariste nė njė shoqėri demokratike. Transformimi do tė lidhej ngushtėsisht me shkatėrrimin e institucioneve tė diktaturės nė radhė tė parė, dhe pastaj, nė boshllėkun e mbetur, tė ndėrtoheshin institucionet e demokracisė. Kjo do ta zeronte shansin e bashkekzistencės sė totalitarizmit me demokracinė, pra do tė zeronte edhe shansin e krijimit tė njė regjimi hibrid nė Shqipėri. Nė fakt, kjo nuk ka ndodhur. Sepse qeveria ekzistuese, por edhe qeveritė pėrpara saj, nuk kanė pasur vullnet politik pėr tė ndėrmarrė reforma tė thella, dhe aq mė shumė, nuk kanė pas vullnetin e duhur politik pėr t’i ēuar ato deri nė fund. Ky dėshtim ka ndodhur nė ēdo sektor tė zhvillimit tė shoqėrisė nė Shqipėri. Prandaj, ėshtė jashtė ēdo dyshimi, qė regjimi hibrid si bashkėjetesė e tė sotmes me tė djeshmen, ėshtė ekzistent nė tė gjithė gjeografinė shoqėrore shqiptare.

Ekzistenca e hibrideve nė botėn biologjike ka njė veēori esenciale, qė ndoshta ėshtė e vetmja qė mund tė konsiderohet si e vėrtetė, pra e aplikueshme edhe pėr botėn shoqėrore nė Shqipėri. Nė bashkimin biologjik pėr tė formuar hibridin, disa karakteristika tė njėrit prej prindėrve dominojnė karakteristikat simetrike tė sė njėjtės natyrė tė prindit tjetėr. Prandaj, te hibridi i lėnė si pasardhės, karakteristikat dominuese tė trashėguara nga njėri prind, janė ato qė duken, dhe si tė tilla, ato shtypin karakteristikat e sė njėjtės natyrė tė ardhura nga prindi tjetėr, tė cilat qėndrojnė tė fshehura. Nė regjimin hibrid shqiptar, elementėt e totalitarizmit ekzistojnė si elementė tė pėrmbajtjes sė qeverisjes, ndėrsa ato tė marra nga sistemet demokratike janė formalė, tė dukjes mė shumė sesa tė pėrmbajtjes. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja pse nė regjimin hibrid shqiptar, elementėt e sistemit totalitarist tė trashėguar janė nė dominancė ndaj elementėve tė sė njėjtės natyrė tė marra nga sistemet demokratikė, tė cilėt praktikisht ndodhen nė gjendje recesive, tė fshehur.

Kjo e vė regjimin hibrid shqiptar nė njė pozitė mė afėr sistemeve autoritare se atyre demokratike, apo atyre me demokraci tė paplotėsuar. Sepse, nė mungesė tė reformave tė vėrteta, Shqipėria ka humbur edhe mjetet pėr tė ndryshuar shoqėrinė, ka humbur mjetet pėr shkatėrrimin e pjesės totalitare tė regjimit hibrid. Ligjet e miratuara nė parlament, nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, kanė njė pėrmbajtje qė jo vetėm nuk krijon hapėsirė pėr reformė, por pėrkundrazi, e kufizojnė atė. Nė kėtė pikėpamje, nė mungesė tė hapėsirės ligjore, jo qeverisja, por mjetet pėr tė realizuar qeverisjen janė konsumuar. Pra, nuk ka mė mjete pėr tė ndryshuar arsimin, nuk ka mė mjete pėr tė ndryshuar qeverisjen nė shėndetėsi, nuk ka mė mjete pėr tė ndryshuar qeverisjen apo vetėqeverisjen e sistemit tė drejtėsisė, sepse nuk ka hapėsirė ligjore qė reformat tė ndodhin. Pavarėsisht nga fakti se zgjedhjet politike po afrohen, pėr njė sy tė vėmendshėm, shterimi i tė gjitha mundėsive dhe mbyllja e hapėsirės pėr demokraci, prej kohėsh kishte sjellė nevojėn e pėrdorimit tė mjeteve politike pėr ndryshimin e gjendjes nė vend.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara